E Hënë, 04.29.2024, 08:31am (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
LAJMI I FUNDIT
 
KËTO JANË DHJETË DYSHIMET PËR AKSIONIN POLICOR NË KUMANOVË

E Hënë, 05.11.2015, 12:12pm (GMT+1)


"‹Një pjestar i policisë maqedonase ka deklaruar për portalin maqedonas Dokaz.mk se një nga kolegët polic i plagosur në Kumanovë ka thënë se grupi i armatosur ka qenë tepër i stërvitur mirë ushtarakisht dhe trajnuar në beteja lufte që mund te vërehet edhe në lëvizjet e tyre

Aksioni i fundit i MPB-së në paralagjen e qytetit të Kumanovës është aksioni më i paqartë në botë. Bilanci i viktimave është 8 policë të vrarë dhe mbi 30 policë tjerë janë të plagosur ku sipas MBP-së ka ndodhur në përleshjen e armatosur mes njësitive speciale policore dhe një grupi të armatosur, transmetn Almakos.

Beteja luftarake mes palëve ka zgjatur me shumë se 30 orë të plota në një vendbanim urban ku jetojnë më shumë se 20 mijë shqiptar civil. Ky aksion policorë është shoqëruar me shumë paqartësi.

E para, përleshjet e armatosura mes grupit të panjohur dhe policisë së shtetit kanë shkaktuar viktima katastrofale në rradhët e njësiteve speciale(8 polic janë vrarë). Kur gjithë maqineria e shtetit(njësitet elitare të policisë, për intervenim të shpejt dhe "TIGRAT") janë vënë në dispozicion për të shkatruar një grup të panjohur dhe humbin jetën 8 policë, ndërsa në fund grupi i armatosur dorëzohet vë në pikëpyetje se kush janë antarët e këtij grupi. Mos vallë janë mercenar shqiptar, rusë, serbë me një fjalë profesionist të tipit të filmave "RAMBO" që po të keshin armatim do të vritshin gjithë policinë e shtetit.

E dyta, po të ishte një grup i armatosur prej mbi 50 vetave dhe është shumë e paqartë, të vendosen në një mjedisë urban në Kumanovë dhe mos i vëren policia dhe shërbimet sekrete, madje as popullata. E mos të flasim për armatimin, pasi të luftosh 30 orë me policinë e shtetit të nevojiten 3 kamionë armë municion. A thua si ka hyrë aq lehtë ky armatim në këto shtëpi që mund të furnizohet një brigadë ushtarake.

E treta, shërbimet sekrete të Maqedonisë, Drejtoria për Siguri dhe Kundërzbulim cfarë informacione operative të besueshme I kanë dhënë ministres Jankullovska e cila e ka komanduar aksionin e policisë në Kumanovë. Sot zëdhënësi Kotevski tha se grupi ka qenë më i rrezikshmi në Ballkan. Atëher del se shërbimet sekrete nuk i kanë dhënë informacion të drejtë Jankullovskës për rrezikun e madh që mund të ketë policia në betejën me grupin e panjohur. Por në këtë rast dikush i ka vënë në "thertore" policët e Maqedonisë. Pasi nëse ka qenë rreziku aq i lartëm atëher duhet të evakuohet popullata dhe gjithë maqineria policore dhe ushtarake të vihet nën shërbim. Kuptohet nëse duhet vetëm me granatime të helikoptërevë do të digjeshin shtëpit dhe grupi i armatosur.Por vdekja e 8 policëve dëshmon se shërbimi sekret i Maqedonisë ka dështuar.

E katërta, Ministria e Punëve të Brendshme po del me video-xhirim skandaloz ku shihen vetëm 5-6 persona në mesin e tyre disa me uniform të UCK-së e disa me veshje civile. Por askush nuk e din saktë se a janë këta persona civil të montuar nga shteti, apo janë civil banorë të lagjes së Trimave në Kumanovë. Ministrja Jankullovska nuk del me listë konkrete të emrave se kush janë këta persona a janë nga Maqedonia apo nga ndonjë shtetë i huaj. MPB nuk del me video-xhirim të qartë se kur e ka bërë arrestimin e tyre.

E pesta, dje u publikua lajmi se janë dorëzuar pjestarët e grupit të armatosur, mirëpo sot zëdhënësi Kotevski deklaron se pjesa më e madhe kanë qenë pjestar të Brigadës së Karadakut të Kumanovës gjatë vitit 2001. Është e paqartë se mu para 14 viteve në luftën e Maqedonisë asnjë ushtar i UCK-së nuk u dorrëzua para forcave maqedonase të sigurisë, atë vetflijuan, por nuk u dorërzuan. Edhe ky është moment tepër i dyshimtë për rastin.

E gjashta, përgjegjësia e shtetit është e pakontestueshme në këtë rast. Pasi të vriten 8 policë, dhe shumë të tjerë të plagosën, ndërsa një pjesë të Kumanovës të bësh poligon lufte në mesin e popullatës civile është papërgjegjësi e kryeministrit, ministrit të brendshëm dhe shefit të policisë sekrete se me kohë nuk e ka penguar grumbullimin e grupit dhe armatimit për një brigadë ushtarake.

E shtata, plagët e policëve dëshmojnë se ata janë zënë në kurthë.

E teta, grupi nuk ka emër dhe mbiemër. Për dallim nga konflikti i vitit 2001, ish komandant Hoxha, Xhezair Shaqiri doli me emër dhe mbiemër. Kjo nuk ndodhi me grupin në fjalë, sikur të ishte. Por dikush lëshonte vetëm komunikata interneti pa emër dhe mbiemër.

E nënta, nuk dihet numri i viktimave civile. Pse fshihet kjo informatë. Popullata shqiptare nuk është e interesuar për luftë. Kush ju dha logjistikën këtij grupi të ashtuquajtur. Vallë pushteti apo ndonjë agjentur e huaj. Po pse nuk e zbuloi shërbimi sekret i Maqedonisë.

E dhjeta, një pjesë e mediave raportonin dy ditë më parë se në rajonin e Kumanovës ka grupe të armatosura, të cilët u demantuan nga qytetarët e Kumanovës, dhe nga një pjesë e mediave si dhe nga Ministria e Punëve të Brendshme. Mirëpo dje ministrja Jankullovska pranoi se ka pasur të dhëna operative për grupin në fjalë Këta dhe shumë dilema të tjera do të mbeten mister në aksionin e fundit policor të Maqedonisë ku u vranë policë dhe civilë, ndërsa më shumë se 20 mijë banorë shqiptar përjetuan tmerrin e betejës së armatosur.
www.voal-online.ch


Rating (Votes: )   
    Comments (0)        Dërgoja shokut        Printo


Other Articles:
FOTOJA NGA KUMANOVA QË PO QARKULLON NË RRJETET SOCIALE (05.11.2015)
SERBIA NGRE NIVELIN E GATISHMËRISË LUFTARAKE (05.11.2015)
HOMOLOGU BULLGAR E KËSHILLON GRUEVSKIN TË JAPË DORËHEQJE (05.11.2015)
BANORËT E KUMANOVËS PYESIN - KU JANË BDI DHE AHMETI?! (05.11.2015)
MANIFESTIM SPONTAN NË TIRANË 'KUMANOVË NUK JE VETËM' (05.11.2015)
KUMANOVË - LIROHET EKIPI I ARRESTUAR I 'KOHËS DITORE' (05.11.2015)
PRESHEVA HAP SHËRBIMIN EMERGJENT PËR REFUGJATËT NGA KUMANOVA (05.11.2015)
EPILOGU I PËRLESHJEVE NË KUMANOVË - 22 TË VRARË (05.11.2015)
SHUMË PAQARTËSI PËR BANORËT E LAGJES SË TRIMAVE (05.11.2015)
DY HERË MË PAK INVESTIME TË HUAJA NË KOSOVË (05.11.2015)



 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Prill 2024  
D H M M E P S
  1 2 3 4 5 6
7 8 9 10 11 12 13
14 15 16 17 18 19 20
21 22 23 24 25 26 27
28 29 30        
 
::| Hot News
KLIKONI NË WWW.VOAL.CH - ZËRIN E SHQIPTARËVE NË NJË DIZAJN TË RI - WWW.VOAL.CH  -  VOAL
80 TË RINJ AMERIKANË E MBAJTËN PARA KUVENDIT KONCERTIN ME KËNGË PATRIOTIKE SHQIPTARE
80 AMERIKANË KËNDOJNË SOT PARA KUVENDIT TË SHQIPËRISË KËNGË PATRIOTIKE SHQIPTARE
PROTESTA SOT NË SHKUP - TË DORËHIQET QEVERIA NË TËRËSI
NËNKRYETARI I PARLAMENTIT EVROPIAN KËRKON DORËHEQJEN E GRUEVSKIT
DEPARTAMENTI AMERIKAN I SHTETIT - NDJEKIM NGA AFËR SITUATËN NË MAQEDONI
MAQEDONIA NGRE TRIDHJETË AKUZA PËR TERRORIZËM
LUBOMIR FËRÇKOSKI - QEVERIA NË SHKUP PO NXIT TENSIONET NDËRETNIKEFërçkoski - Konflikti në Maqedoni s'ka të bëjë me “Shqipërinë e Madhe”
MANIFESTIM SPONTAN NË TIRANË 'KUMANOVË NUK JE VETËM'
MUSTAFA - 700 SHQIPTARË NGA MAQEDONIA JANË ZHVENDOSUR NË PRESHEVË

 
VOAL
[Shko lart]