E Hënë, 05.20.2024, 10:28am (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
LAJMI I FUNDIT
 
DENIS BLER: KOSOVA KËRKON VËMENDJE, BOSNJA SFIDON STABILITETIN
E Mërkurë, 02.03.2010, 12:02pm (GMT+1)

 

 

Në dëshminë e paraqitur në Kongresin e Shteteve të Bashkuara, shefi i Inteligjencës Kombëtare, Denis Bler, ka paralajmëruar se ruajtja e stabilitetit në Kosovë kërkon vëmendjen e vazhdueshme të SHBA-ve dhe BE-së. Ai ka ngritur edhe çështjen e Bosnjës, duke thënë se ndasitë etnike atje, përbëjnë sfidë për stabilitetin në Evropë.

Kosova kërkon vëmendjen e vazhdueshme për të ruajtur stabilitetin, tha në një dëshmi për Kongresin e Shteteve të Bashkuara, drejtori i Inteligjencës Kombëtare, Denis Bler.

"Kosova, ku pakica serbe dhe shumica etnike shqiptare mbeten të acaruar rreth pjesës të ndarë në veri, kërkon vëmendjen e vazhdueshme të Shteteve të Bashkuara dhe të Bashkimit Evropian për të ruajtur stabilitetin", tha Bler.

Në dëshminë me shkrim, zyrtari më i lartë i shërbimit të inteligjencës, gjithashtu tha se tensionet e vazhdueshme etnike në Bosnje e Hercegovinë vazhdojnë të paraqesin kërcënimin më të madh për stabilitetin në Evropë.

Bler tha se kundërshtitë ndërmjet bashkësive kroate, myslimane dhe serbe të Bosnjës, janë në rritje dhe se ngurtësimi i mundshëm i qëndrimeve mund ta kërcënojë stabilitetin e këtij shteti ballkanik.

Bler tha se në procesin politik në Bosnjë ende dominojnë "agjendat etnike", ndërsa reformat kanë ngecur për shkak të dallimeve ndërmjet tri grupeve më të mëdha.

Ai ka shtuar se tensionet ndërmjet myslimanëve dhe serbëve të Bosnjes janë "sfidat kryesore" për stabilitetin evropian në vitin 2010.

Duke folur për Afganistanin, Bler tha se aftësimi i forcave të sigurisë do ta rritë përgjegjësinë e tyre për bartjen e sigurisë tek autoritetet afgane.

"Për afro katër vjet, talibanmët e kanë rritur ndikimin e tyre dhe e kanë përhapur kryengritjen. Sfidat që po përballemi janë të qarta. Ta ndalim hovin e tyre dhe ta përforcojmë sigurinë në pjesët tjera", tha Bler.

Në pjesën për Rusinë, Bler theksoi përpjekjet e Moskës për të ushtruar ndikimin e saj në ish-fqinjët sovjetikë, veçanërisht Gjeorgjinë.

Bler ka thënë se pikëpamja e presidentit rus Dimitri Medvedev që ish fqinjët e Moskës të shihen si "zonë e interesit të privilegjuar", është një arsye tjetër për brengosje, dhe mund të përbëjë kërcënim për marrëdhëniet me Uashingtonin.

Zyrtari i lartë i kundërzbulimit gjithashtu ka vërejtur se vazhdon "dhuna sporadike e shkallës së ulët" në rajon, e cila mund të nxisë kthimin e luftimeve.

Sipas Bler, luftimet mund të shpërthejnë edhe ndërmjet Armenisë dhe Azerbajxhanit, për shkak të rajonit të kontestuar të Nagorno Karabahut.

Në pjesën për Kinën, Bler ka thënë se Kina e ka shtuar grumbullimin e informatave dhe operacionet e procesimit kundër Shteteve të Bashkuara.

Bler tha se sulmet e fundit kibernetike ndaj kompanisë Google janë thirrje alarmi dhe se Qeveria amerikane e as sektori privat nuk mund ta mbrojnë plotësisht infrastrukturën kibernetike të Amerikës.

"Aktiviteti malicioz kibernetik po ndodh në një shkallë të paparë me sofistikim të jashtëzakonshëm", tha Bler.

(http://www.evropaelire.org)

www.voal-online.ch


Rating (Votes: )   
    Comments (0)        Dërgoja shokut        Printo


Other Articles:
Suedia e Polonia kërkojnë reduktim të armatimit taktik (02.02.2010)
Mujota: FSK do ta kryejë misionin në tërë territorin (02.02.2010)
OBAMA PARAQET BUXHETIN 3 800 MILIARDË DOLLARË (02.02.2010)
ANSA: Skënder Hyseni me Obamën në Lutjen e Mëngjesit (02.02.2010)
Obama: Deri më 2020 nuk do të ketë vajtje tjetër në Hënë (02.01.2010)
Kosovë: Shkurtohet në 10 mijë numri i trupave të KFOR-it (01.31.2010)
Mbyllet Forumi i Davosit, konsideruar një edicion i toneve të ulëta (01.31.2010)
NUK E KISHA DËGJUAR KURRË MË PARËNga THOMAS L. FRIEDMAN, New York Times (01.31.2010)
Miss Virgjinia Caressa Cameron kurorëzuar Miss Amerika (01.31.2010)
Hillary Clinton në Pallatin Elizé, në një skenë alla Hirushe (01.30.2010)



 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Maj 2024  
D H M M E P S
      1 2 3 4
5 6 7 8 9 10 11
12 13 14 15 16 17 18
19 20 21 22 23 24 25
26 27 28 29 30 31  
 
::| Hot News
KLIKONI NË WWW.VOAL.CH - ZËRIN E SHQIPTARËVE NË NJË DIZAJN TË RI - WWW.VOAL.CH  -  VOAL
80 TË RINJ AMERIKANË E MBAJTËN PARA KUVENDIT KONCERTIN ME KËNGË PATRIOTIKE SHQIPTARE
80 AMERIKANË KËNDOJNË SOT PARA KUVENDIT TË SHQIPËRISË KËNGË PATRIOTIKE SHQIPTARE
PROTESTA SOT NË SHKUP - TË DORËHIQET QEVERIA NË TËRËSI
NËNKRYETARI I PARLAMENTIT EVROPIAN KËRKON DORËHEQJEN E GRUEVSKIT
DEPARTAMENTI AMERIKAN I SHTETIT - NDJEKIM NGA AFËR SITUATËN NË MAQEDONI
MAQEDONIA NGRE TRIDHJETË AKUZA PËR TERRORIZËM
LUBOMIR FËRÇKOSKI - QEVERIA NË SHKUP PO NXIT TENSIONET NDËRETNIKEFërçkoski - Konflikti në Maqedoni s'ka të bëjë me “Shqipërinë e Madhe”
MANIFESTIM SPONTAN NË TIRANË 'KUMANOVË NUK JE VETËM'
MUSTAFA - 700 SHQIPTARË NGA MAQEDONIA JANË ZHVENDOSUR NË PRESHEVË

 
VOAL
[Shko lart]