E Premte, 04.26.2024, 11:03pm (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
LAJMI I FUNDIT
 
Diplomatja çeke në Tiranë tha se ligji i lustracionit është i nevojshëm dhe nuk pengon procesin e integrimit të Shqipërisë
E Premte, 02.13.2009, 08:19am (GMT+1)

Voal-online - Ambasadorja e Çekisë në Tiranë, Marketa Fialkova, deklaroi se ligji i lustracionit i miratuar nga Parlamenti shqiptar nuk e pengon aspak procesin e integrimit të Shqipërisë në Bashkimin Europian. Duke folur në rolin e përfaqësueses diplomatike të Presidencës së BE-së, ambasadorja çeke gjithashtu deklaroi se, ky ligj është mëse i nevojshëm dhe garanton se do të japë asistencën e nevojshme për zbatimin sa më korrekt të këtij ligji. Si ish-juriste Fialkova shprehet, se nuk do të bënte asgjë më ndryshe. "Nëse dikush ka qenë bashkëpunëtor i Sigurimit të Shtetit, kjo presupozon që ai ka spiunuar një njeri tjetër, i cili për shkak të këtij spiunimi apo denoncimi apo dëshmie, ka humbur lirinë, është varur, pushkatuar, ka vdekur në hetuesi, është burgosur, internuar apo dëbuar nga vendbanimi i tij në një fshat apo zonë të thellë, është diskriminuar e privuar nga e drejta për të pasur një punë sipas arsimit apo zotësisë, po ashtu familja, të afërmit, fëmijët, nipërit e mbesat dhe farefisi, kanë pësuar genocid që shkonte deri tek kushurinjtë e largët", tha ambasadorja çeke. Diplomatja çeke theksoi dhe njeherë se, Bashkimi Europian, Këshilli i Europës, do të ndihmojnë Shqipërinë në zbatueshmërinë e ligjit. Ajo theksoi se ankesa e opozitës mbi ligjin e dosjeve do të diskutohet në Bruksel nga Komisionerë të Këshillit të Europës, të cilët do të shqyrtojnë për mënyrën e zbatimit të këtij ligji në Shqipëri. Ambasadorja cceke në Tiranë i bëri këto komente gjatë një takimi përkutjimor me ish- të përndjekur politikë, ku hoqi edhe paralelizma të dënimit të krimeve të komunizmit dhe hapjes së dosjeve në vendin e saj. Ajo pohoi se Ccekia tashmë e ka mbyllur këtë proces, i cili është e dukshme se nuk ka patur asnjë ndikim negativ, përkundrazi ka shpejtuar rrugën e këtiv vendi drejt vlerave europiane. Aktualisht Ccekia jo vetëm është një nga vendet anëtare të BE-së, por në 6-mujorin e parë të këtij viti mban Presidencën e radhës të Bashkimit Europian. Spekullimet e opozitës së majtë në Shqipëri dhe mediave pranë saj se ligji i lustracionit do të ketë ndikime negative në marrëdhëniet e Shqipërisë me BE-në janë hedhur përfundimisht poshtë jo vetëm nga deklaratat e diplomates që përfaqëson edhe Presidencën e radhës të BE-së në Tiranë, por edhe nga shembujt që ajo ka ofruar nga vendet ish-komuniste të Europës, të cilat aktualisht janë anëtare të BE-së. Ndërkohë deklaratat e diplomates cceke në Tiranë janë mirëpritur nga shtresa e ish-të përndjekurve politikë, të cilët e vlerësojnë ligjin për hapjen e dosjeve të ish-bashkëpunëtorëve të Sigurimit të Shtetit si një mënyrë ndonëse të zbutur, por të domosdoshme për shkëputjen nga regjimi komunist. Ata vlerësojnë se është një persekutim i dytë për ta, fakti që agjentë dhe ish-bashkëpunëtorë të Sigurimit që kanë marrë pjesë në vrasjet, pushkatimet, gjyqet dhe internimet masive të kësaj shtrese, të vazhdojnë të qëndrojnë ende në poste të larta administrative. Ligji do të përfshijë të gjithë ata nënpunës të emëruar apo të zgjedhur nga taksat e taksapaguesve apo nga të ardhurat nga emigrantët që në forma të ndryshme riciklohen në buxhetin e shtetit shqiptar.

 



Rating (Votes: )   
    Comments (0)        Dërgoja shokut        Printo


Other Articles:
Hashim Thaçi: Shteti ynë nuk është kërcënim për askënd por faktor paqeje dhe stabiliteti (02.12.2009)
Islanda i thotë po Shqipërisë në NATO (02.12.2009)
Ahtisari, Ishinger dhe Rohan: Vetëm një qëndrim unik i BEsë mund ta ndryshojë qëndrimin e serbëve ndaj Kosovës (02.12.2009)
Ambsadori i Shqipërisë ia dorëzoi letrat kredenciale Presidentit Sejdiu (02.12.2009)
Sot fillojnë ceremonitë e 200 vjetorit të Abraham Linkolnit (02.12.2009)
Obama Thaçit: Jam i përkushtuar për bashkëpunim të ngushtë (02.12.2009)
Themelohet Këshilli i Sigurisë Kombëtare të Kosovës (02.11.2009)
Ambasadori i Shqipërisë Islam Lauka takon sot krerët më të lartë të shtetit të Kosovës (02.11.2009)
Polonia vendos masa drastike për pensionistët, ish-bashkëpunëtorët e Sigurimit (02.10.2009)
Hashim Thaçi për Reuters: Në raport me Kosovën, Beogradi nuk ka ndrysuar asgjë nga Milosheviçi (02.10.2009)



 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Prill 2024  
D H M M E P S
  1 2 3 4 5 6
7 8 9 10 11 12 13
14 15 16 17 18 19 20
21 22 23 24 25 26 27
28 29 30        
 
::| Hot News
KLIKONI NË WWW.VOAL.CH - ZËRIN E SHQIPTARËVE NË NJË DIZAJN TË RI - WWW.VOAL.CH  -  VOAL
80 TË RINJ AMERIKANË E MBAJTËN PARA KUVENDIT KONCERTIN ME KËNGË PATRIOTIKE SHQIPTARE
80 AMERIKANË KËNDOJNË SOT PARA KUVENDIT TË SHQIPËRISË KËNGË PATRIOTIKE SHQIPTARE
PROTESTA SOT NË SHKUP - TË DORËHIQET QEVERIA NË TËRËSI
NËNKRYETARI I PARLAMENTIT EVROPIAN KËRKON DORËHEQJEN E GRUEVSKIT
DEPARTAMENTI AMERIKAN I SHTETIT - NDJEKIM NGA AFËR SITUATËN NË MAQEDONI
MAQEDONIA NGRE TRIDHJETË AKUZA PËR TERRORIZËM
LUBOMIR FËRÇKOSKI - QEVERIA NË SHKUP PO NXIT TENSIONET NDËRETNIKEFërçkoski - Konflikti në Maqedoni s'ka të bëjë me “Shqipërinë e Madhe”
MANIFESTIM SPONTAN NË TIRANË 'KUMANOVË NUK JE VETËM'
MUSTAFA - 700 SHQIPTARË NGA MAQEDONIA JANË ZHVENDOSUR NË PRESHEVË

 
VOAL
[Shko lart]