E Premte, 04.26.2024, 08:03am (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
LAJMI I FUNDIT
 
Presidenti Obama niset drejt Kanadasë për vizitën e tij të parë zyrtare jashtë shtetit
E Enjte, 02.19.2009, 08:04am (GMT+1)

Zëri i Amerikës -Presidenti amerikan Barak Obama nis sot udhëtimin e tij të parë jashtë vendit ku do të vizitojë Kanadën. Në bisedimet me kryeministrin kanadez Stiven Harper do të bisedohet mbi çështje me rëndësi të gjithanshme si ekonomia, mjedisi, energjia dhe Afganistani.
Zyrtarë të Shtëpisë së Bardhë thonë se çështjet ekonomike do të jenë në krye të axhendës së zotit Obama gjatë vizitës së tij në Kanada. Kjo nuk është e habitshme pasi ekonomitë e këtyre dy vendeve janë të lidhura ngushtë. Kanadaja është partneri më i madh tregtar i Shteteve të Bashkuara si dhe eksportuesi më i madh i naftës dhe gazit natyror për në Amerikë.
Pikërisht për këtë arsye një deklaratë e ish kandidatit presidencial Obama një vit më parë gjatë fushatës për kandidaturën e Partisë Demokrate solli shumë shqetësim në pjesën veriore të kufirit amerikan.
Z. Obama ngriti çështjen e rinegocimit të Marrëveshjes për Tregti të Lirë për Amerikën Veriore quajtur ndryshe NAFTA.
Që prej asaj deklarate, komentet e tij mbi këtë marrëveshje kanë qënë më të kujdesshme. Në një intervistë për Korporatën e Transmetimeve Kanadeze këtë javë, ai tha se Shtetet e Bashkuara i respektojnë marrëveshjet e tregtisë së lirë. Ai tha se do thjesht që marrëveshjet e veçanta mbi punëtorët dhe ambjentin të përfshihen në marrëveshjen e tregtisë së lirë mes dy vendeve.
"Kanadaja është një prej partnerëve tanë më të rëndësishëm sa i përket tregtisë. Mbështetemi shumë tek ta. Çdo ditë këto dy vende shkëmbejnë produkte me vlerë 1,5 miliardë dollarë dhe asnjëra palë nuk ka interes ta ulë këtë shifër."
Kjo deklaratë përbën një lajm pozitiv për udhëheqësit kanadezë, të cilët kanë theksuar se vendi i tyre është një burim i besueshëm energjie për Shtetet e Bashkuara.
Por nafta kanadeze sjell me vete një kosto të madhe për ambjentin. Shumica e naftës bruto që shitet në SHBA vjen nga rezervat gjigande në provincën perëndimore të Albertës, aty ku nafta është e përzier me rërë dhe argjilë. Ndarja e këtyre lëndëve zhvillohet gjatë një proçesi që shkakton shumë gaze të dëmshme për ajrin.  
Presidenti Obama i tha televizionit kanadez se zbulimet teknologjike do të jenë përgjigja ndaj këtij problemi.
"Duhet të bashkëpunojmë për të zbuluar mënyra për të mos lejuar përçimin e karbonit, apo gazet që shkaktojnë efektin serrë, që të kalojnë në atmosferë. Kjo do të jetë diçka pozitive për të gjithë ne".
Por megjithatë, ambjentalistët po i bëjnë thirrje zotit Obama të kërkojë më shumë kufizime për prodhimin e naftës së përzier me rërë. Sjuzën Kejsi Lefkovitz punon pranë Këshillit Kombëtar për Burime Natyrore.Siç thotë ajo:
"Çdo lloj përjashtimi, apo mbrojtjeje që do t'i ofrohej prodhuesve të kësaj lloj nafte do të binte ndesh me zotimet që Kandaja dhe SHBA-ja kanë bërë për të luftuar ngrohjen globale".
Një tjetër çështje me rëndësi në bisedimet dypalëshe do të jetë Afganistani. Kanadaja ka rreth 2700 ushtarë në Kandahar dhe misioni i tyre përfundon në vitin 2011.
Eksperti i marrëdhënieve ndëramerikane pranë Qendrës për Studime Ndërkombëtare dhe Strategjike në Uashington, Piter Deshazo, thotë se presidenti Obama nuk ka gjasa t'i kërkojë kryeministrit Harper ta rishqyrtojë këtë vendim.
"Nuk besoj se kjo çështje do të diskutohet. Situata në Afganistan dhe çfarë duhet bërë atje do të jenë më me rëndësi për bisedimet e sotme".
Ky do të jetë takimi i parë mes z. Obama dhe një udhëheqësi të huaj, që pas inaugurimit. Dhe ndonëse çështjet që do të diskutohen do të kenë rëndësi të veçantë, takimi i tyre do t'u japë rastin të dy udhëheqësve të njihen më mirë me njëri-tjetrin.
Z. Obama do të qëndrojë në Otaua për më pak se 7 orë, gjatë të cilave ai do të zhvillojë një sërë takimesh, si dhe një konferencë për shtyp.
Pritet që Kanadaja të ketë sot një siguri të lartë, ku do të mbyllen rrugë dhe do të ketë kufizime në lëvizjet ajrore.
Por pranë godinës së Parlamentit, ku do të zhvillohen të gjitha takimet, pritet të ketë turma të mëdha njerëzish. Anketat e fundit thonë se 86% e kanadezëve gëzojnë mendim pozitiv për Presidentin e ri të Shteteve të Bashkuara. Voal-online.



Rating (Votes: )   
    Comments (0)        Dërgoja shokut        Printo


Other Articles:
Shqipëria drejt anëtarësimit të plotë në NATO (02.19.2009)
Kosova e kallur në festë (02.18.2009)
SHBA përshëndesin përparimin e bërë nga Kosova (02.18.2009)
Presidenti Obama ia uron Kosovës njëvjetorin e pavarësisë dhe sovranitetit (02.16.2009)
54 vendet që e kanë njohur deri tani Kosovën shtet të pavarur dhe sovran (02.15.2009)
Deklarata e G7-s: Masa kundër proteksionizmit kombëtar mejgithë krizën ekonomike (02.14.2009)
Sytë e të dashurës sime nuk janë si dielli   Nga Uilliam Shekspir (02.14.2009)
Plani antikrizë $787 miliardë tani pret firmën e Obamës (02.14.2009)
Portugalia po Shqipërisë në NATO (02.14.2009)
Denis Bleir: Ballkani është kërcënimi më i madh për Evropën më 2009 (02.13.2009)



 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Prill 2024  
D H M M E P S
  1 2 3 4 5 6
7 8 9 10 11 12 13
14 15 16 17 18 19 20
21 22 23 24 25 26 27
28 29 30        
 
::| Hot News
KLIKONI NË WWW.VOAL.CH - ZËRIN E SHQIPTARËVE NË NJË DIZAJN TË RI - WWW.VOAL.CH  -  VOAL
80 TË RINJ AMERIKANË E MBAJTËN PARA KUVENDIT KONCERTIN ME KËNGË PATRIOTIKE SHQIPTARE
80 AMERIKANË KËNDOJNË SOT PARA KUVENDIT TË SHQIPËRISË KËNGË PATRIOTIKE SHQIPTARE
PROTESTA SOT NË SHKUP - TË DORËHIQET QEVERIA NË TËRËSI
NËNKRYETARI I PARLAMENTIT EVROPIAN KËRKON DORËHEQJEN E GRUEVSKIT
DEPARTAMENTI AMERIKAN I SHTETIT - NDJEKIM NGA AFËR SITUATËN NË MAQEDONI
MAQEDONIA NGRE TRIDHJETË AKUZA PËR TERRORIZËM
LUBOMIR FËRÇKOSKI - QEVERIA NË SHKUP PO NXIT TENSIONET NDËRETNIKEFërçkoski - Konflikti në Maqedoni s'ka të bëjë me “Shqipërinë e Madhe”
MANIFESTIM SPONTAN NË TIRANË 'KUMANOVË NUK JE VETËM'
MUSTAFA - 700 SHQIPTARË NGA MAQEDONIA JANË ZHVENDOSUR NË PRESHEVË

 
VOAL
[Shko lart]