E Martë, 05.21.2024, 04:23am (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
LAJMI I FUNDIT
 
POLONIA NDERON VIKTIMAT E AKSIDENTIT, PREMTON PËR TË MOS HARRUAR
E Shtunë, 04.17.2010, 06:18pm (GMT+1)

 

Voal-online -Polonia ia bëri një nderim tejet emocional të shtunën (sot) presidentit Lech KaczyÅ„ski, gruas së tij Maria dhe 94 zyrtarëve të tjerë kryesisht të lartë politikë dhe ushtarake të vrarë në aksidentin ajror një javë më parë në Rusi.


Rreth 100 000 vetë shtrëngonin shumë flamuj të kuq dhe të bardhë kombëtarë, me shirita të zes, duke mbushur sheshin e gjerë Pilsudski në Varshavën qendrore për të përkujtuar viktimat e aksidentit më shkatërruese të vendit që nga Lufta e Dytë Botërore.

"Ata të gjithë i kishin ëndrrat dhe shpresat e tyre për të ardhmen e atdheun e tyre. Kjo është një provë serioze për ne që t'i kuptojmë ato shpresa mirë dhe t'i kemi me vete ato në të ardhmen," i tha turmës Kryeministri Donald Tusk, i cili kishte qenë një rival politik i KaczyÅ„skit.

"Kjo është më e shumta që mund të bëjmë për ta. Ne jemi këtu për t'i kujtuar ata. Polonia është këtu për t'i kujtuar ata. Ne nuk do të harrojmë," tha Tusk.

Pas tij në podium, një kryq i gjatë, bardhë e kuq, latohej mes dy paneleve të mëdha të zeza duke mbajtur portretet e të gjithë të vdekurve, emrat e të cilëve i lexoi një aktor një nga një.

Vëllai binjak Jaroslaw KaczyÅ„ski, një ish kryeministër i cili tani kryeson partinë kryesore të opozitës të Polonisë, qëndroi në krye të pranishmëve bashkë me anëtarët e familjeve të tjera, duke përfshirë edhe vajzën e presidentit Marta, 29 vjeçe. KaczyÅ„ski kishte dy nipër e mbesa.

Përkujtimi i së shtunës, i cili përfshinte një përshëndetje me tri të shtëna armësh dhe një meshë katolike romake requiem, u bë një ditë para varrimit të planifikuar të KaczyÅ„skit dhe gruajs së tij në dhomën (kriptin) e nëndheshme të katedrales Wawel në kryeqytetin e lashtë Krakov në Poloninë jugore.

Udhëheqësit botërorë, përfshirë presidentin e SHBA Barack Obama parashilohej të merrnin pjesë në funeralin e Wawel. Por re e madhe hiri vullkanik që përhkon të gjithë Evropën nga Islanda ka mbyllur aeroportet polake dhe nuk ishte e qartë sa nga ata do të arrijnë të vijnë. Instituti i meteorologjisë i Polonisë tha se reja ka mbuluar të gjithë territorin polak të shtunën, por pjesërisht do të shpërndahet herët të dielën.

KATINI


Përplasja e avionit ka habitur Poloninë. Dhjetra mijëra vetë u rreshtuan në rrugët e Varshavës për kthimin e arkivoleve nga Rusia dhe zona para pallatit të KaczyÅ„skit në Qytetin e Vjetër piktoresk të Varshavës e qytetit është transformuar në një altar për tzë nderuar të vdekurit, mbushur me qirinj, lule, kryqa dhe flamuj kombëtarë.

Ndihmësi presidencial Jacek Sasin tha se 180 000 veta kishin kaluar para arkivoleve që ishin vendosur në pallat të martën. Arkivolet do që qëndrojnë në katedralen e Varshavës deri mesnatën e së shtunës ku shumë njerëz të tjerë pritet t'ua bëjnë nderimet e tyre.

Një avion ushtarak ka për të transportuar arkivolin në Krakov të dielën në mëngjes, duke fluturuar në një lartësi prej më pak se 5000 metra për shkak të resë së hirit vullkanik.


KaczyÅ„ski dhe stafi i tij po shkonin në pyllin e Katinit pranë Smolenskut në Rusinë perëndimore të shtunën e kaluar për të përkujtuar 70 vjetorin e masakrës së 22 000 oficerëve dhe intelektualëve polakë nga policia e fshehtë sovjetike.

 

Presidenti në detyrë i Polonisë Bronislaw Komorowski tha se tragjedia kishte bashkuar polakët e të gjitha bindjeve politike dhe ai gjithashtu falënderoi udhëheqësit e Rusisë për bashkëpunim e ngushtë të tyre menjëherë pas rrëzimit dhe për gjestet e tyre te solidaritetit.

Polonia prej kohësh ka marrëdhënie të vështira me Rusinë, sundimtare e saj gjatë periudhës komuniste, por polakët shpresojnë se tragjedia e dytë e tyre e Katinit mund të nxisë një afrimi të kujdesshëm filluar nga Tusk.

Të dielën e kaluar, në një ndryshim të papritur, Moska lejoi për herë të parë një kanal kryesor televiziv shtetëror të japë filmit pikëllues "Katin" të regjisorit polak Andrzej Wajda, që bën kronikën e masakrësë vitit 1940. Për dekada, deri më 1990, Moska kishte mohuar përgjegjësinë sovjetike për vrasjet, duke fajësuar Gjermanisë naziste.


"Është bërë e njohur në Rusi që stafi i KaczyÅ„ski po shkonte në Katin në një pelegrinazh të së vërtetës, në mbrojtje të një të vërtete, duke shprehur me zë të lartë diçka që kishte qenë e dënueshme me represion dhe burg. E vërteta tani ka triumfuar," tha Komorowski./Elida Buçpapaj

 

Përktheu dhe përgatiti Elida Buçpapaj


Rating (Votes: )   
    Comments (0)        Dërgoja shokut        Printo


Other Articles:
ANULLOHEN FLUTURIMET NGA PRISHTINA (04.17.2010)
TIRANË: HIRI VULLKANIK ANULLON FLUTURIMET (04.17.2010)
Kosova rrezikon të humbë miliona euro (04.16.2010)
TANJA FAJON: HEQJA E VIZAVE PËR SHQIPËRINË NË VERË, TË MENDOJMË PËR KOSOVËN (04.16.2010)
KAOS I VËRTETË EDHE PËR 24 ORË - 17 MIJË FLUTURIME TË ANULLUARA (04.16.2010)
OBAMA: DO TË SHKOJMË NË MARS (04.16.2010)
Gordon: Pavarësia e Kosovës, e pakthyeshme (04.16.2010)
KAOS I TRAFIKUT AJROR PËR SHKAK TË SHPËRTHIMIT TË VULLKANIT ISLANDEZ (04.15.2010)
LËSHOHET URDHËR-ARRESTI PËR ALBIN KURTIN (04.15.2010)
 BERISHA I DORËZON KOMISIONERIT FYLE PYETËSORIN (04.15.2010)



 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Maj 2024  
D H M M E P S
      1 2 3 4
5 6 7 8 9 10 11
12 13 14 15 16 17 18
19 20 21 22 23 24 25
26 27 28 29 30 31  
 
::| Hot News
KLIKONI NË WWW.VOAL.CH - ZËRIN E SHQIPTARËVE NË NJË DIZAJN TË RI - WWW.VOAL.CH  -  VOAL
80 TË RINJ AMERIKANË E MBAJTËN PARA KUVENDIT KONCERTIN ME KËNGË PATRIOTIKE SHQIPTARE
80 AMERIKANË KËNDOJNË SOT PARA KUVENDIT TË SHQIPËRISË KËNGË PATRIOTIKE SHQIPTARE
PROTESTA SOT NË SHKUP - TË DORËHIQET QEVERIA NË TËRËSI
NËNKRYETARI I PARLAMENTIT EVROPIAN KËRKON DORËHEQJEN E GRUEVSKIT
DEPARTAMENTI AMERIKAN I SHTETIT - NDJEKIM NGA AFËR SITUATËN NË MAQEDONI
MAQEDONIA NGRE TRIDHJETË AKUZA PËR TERRORIZËM
LUBOMIR FËRÇKOSKI - QEVERIA NË SHKUP PO NXIT TENSIONET NDËRETNIKEFërçkoski - Konflikti në Maqedoni s'ka të bëjë me “Shqipërinë e Madhe”
MANIFESTIM SPONTAN NË TIRANË 'KUMANOVË NUK JE VETËM'
MUSTAFA - 700 SHQIPTARË NGA MAQEDONIA JANË ZHVENDOSUR NË PRESHEVË

 
VOAL
[Shko lart]