E Martë, 05.21.2024, 02:05pm (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
LAJMI I FUNDIT
 
KRYEMINISTRI BERISHA PRITI MISIONIN E BANKËS EVROPIANE TË INVESTIMEVE
E Premte, 06.04.2010, 06:40pm (GMT+1)

 

- Z. Dario Scannapieco shprehu gatishmërinë dhe angazhimin e Bankës Evropiane për bashkëpunim të mëtejshëm për financim të projekteve të ardhshme, si projekti i rrugës Tiranë Elbasan, projekti i bypasit të Fierit, projekti i mbështetjes dhe financimit të SME, vazhdimi i financimit të projekteve në infrastrukturën ujore dhe energjetike,etj. Gjithashtu krahas financimit të projekteve dhe mbështetjes me asistencë teknike, z. Dario Scannpieco vuri në dukje se projekti i rrugës Tiranë Elbasan është projekti i parë, i cili do të realizohet në kuadrin e programit të "Instrumentit te Financimit te Ballkanit Perëndimor".

Kryeministri Berisha ka pritur në takim misionin e Bankës Evropiane të Investimeve të kryesuar nga z. Dario Scannapieco, zëvendës President i Bankës. Kryeministri Berisha e ka vlerësuar të rëndësishëm kontributin e Bankës Evropiane të Investimeve për financimin dhe asistencën teknike për vendin tonë në një sërë projektesh të shtrira kryesisht në sektorin e infrastrukturës rrugore, ujësjellës-kanalizimeve, arsim, si edhe në sektorin energjetik.

Kryeministri Berisha përshëndeti nënshkrimin e marrëveshjes ndërmjet ministrisë së Financës dhe Bankës Evropiane të Investimeve për financimin e "Projektit të Rrugëve Rurale" me një vlerë prej 50 milionë Euro.

Zoti Dario Scannapieco duke u ndalur në progresin e arritur në Shqipëri, theksoi ne mënyrë të veçantë punën e qeverisë në drejtim të përcaktimit të qartë të prioriteteve të zhvillimit të vendit, si dhe të identifikimit të projekteve për bashkëpunim.

Zoti Dario shprehu gatishmërinë dhe angazhimin e Bankës Evropiane për bashkëpunim të mëtejshëm për financim të projekteve të ardhshme, si projekti i rrugës Tiranë Elbasan, projekti i by pasit të Fierit, projektit të mbështetjes dhe financimit të SME, të vazhdimit të financimit të projekteve në infrastrukturën ujore dhe energjetike,etj. Gjithashtu krahas financimit të projekteve dhe mbështetjes me asistencë teknike, z. Dario Scannpieco vuri në dukje se projekti i rrugës Tiranë Elbasan është projekti i parë, i cili do të realizohet në kuadrin e programit të "Instrumentit te Financimit te Ballkanit Perëndimor".

Kryeministri Berisha shprehu vlerësimin dhe mbështetjen e tij për rëndësinë e rrugës Tiranë Elbasan, jo vetëm si një segment i rëndësishëm i zhvillimit të korridori të tetë, por dhe si një segment i rëndësishëm i zhvillimit të boshtit të jugut, nënvizoi faktin se financimi dhe bashkëpunimi në projektet e infrastrukturës rrugore, të mbështetjes së investitorëve në fushën e energjisë, të mbështetjes së ndërmarrjeve të vogla dhe të mesme, janë të një rëndë vitale për zhvillimin e rrjetit të infrastrukturës dhe të zhvillimit ekonomik te vendit. (http://www.keshilliministrave.al)

www.voal-online.ch


Rating (Votes: )   
    Comments (0)        Dërgoja shokut        Printo


Other Articles:
AKTIVISTËT TË VENDOSUR PËR TË SHKUAR NË GAZA (06.04.2010)
JAPONIA ZGJEDH KRYEMINISTRIN E RI (06.04.2010)
SHBA: KOMPANIA PRIVATE DO TA LËSHOJË RAKETËN (06.04.2010)
DY GAZETA AFRIKANO-AMERIKANE MBËSHTESIN JOE DIOGUARDIN PËR SENATIN AMERIKAN (06.03.2010)
"MISHEL" NË SHTËPINË E BARDHË, KËNDON PAUL MCCARTNEY (06.03.2010)
GEORGE W. BUSH ZBARKON NË INTERNET (06.03.2010)
MASAKRA E TIVARITNga FRANK SHKRELI (06.02.2010)
ERDOGAN DHE OBAMA BISEDUAN PËR SULMIN IZRAELIT (06.02.2010)
PJESËMARRJA NË SARAJEVË ËSHTË SUKSES PËR KOSOVËN (06.02.2010)
ISH NËNPRESIDENTI AL GORE DHE GRUAJA TIPPER NJOFTOJNË SE DO TË NDAHEN (06.01.2010)



 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Maj 2024  
D H M M E P S
      1 2 3 4
5 6 7 8 9 10 11
12 13 14 15 16 17 18
19 20 21 22 23 24 25
26 27 28 29 30 31  
 
::| Hot News
KLIKONI NË WWW.VOAL.CH - ZËRIN E SHQIPTARËVE NË NJË DIZAJN TË RI - WWW.VOAL.CH  -  VOAL
80 TË RINJ AMERIKANË E MBAJTËN PARA KUVENDIT KONCERTIN ME KËNGË PATRIOTIKE SHQIPTARE
80 AMERIKANË KËNDOJNË SOT PARA KUVENDIT TË SHQIPËRISË KËNGË PATRIOTIKE SHQIPTARE
PROTESTA SOT NË SHKUP - TË DORËHIQET QEVERIA NË TËRËSI
NËNKRYETARI I PARLAMENTIT EVROPIAN KËRKON DORËHEQJEN E GRUEVSKIT
DEPARTAMENTI AMERIKAN I SHTETIT - NDJEKIM NGA AFËR SITUATËN NË MAQEDONI
MAQEDONIA NGRE TRIDHJETË AKUZA PËR TERRORIZËM
LUBOMIR FËRÇKOSKI - QEVERIA NË SHKUP PO NXIT TENSIONET NDËRETNIKEFërçkoski - Konflikti në Maqedoni s'ka të bëjë me “Shqipërinë e Madhe”
MANIFESTIM SPONTAN NË TIRANË 'KUMANOVË NUK JE VETËM'
MUSTAFA - 700 SHQIPTARË NGA MAQEDONIA JANË ZHVENDOSUR NË PRESHEVË

 
VOAL
[Shko lart]