E Premte, 05.03.2024, 06:13pm (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
LAJMI I FUNDIT
 
Kuçi: Përfundimi i mandatit të KFOR-it në përputhje me integrimin e Kosovës në NATO
E Shtunë, 02.28.2009, 05:24pm (GMT+1)

Kosova ka prodhuar stabilitet, jo vetëm për veten, por edhe për rajonin, por mendojmë se reduktimi i trupave të NATO-s duhet të shkojë paralelisht me ndërtimin e Forcës së Sigurisë së Kosovës, ka thënë zv/kryeministri Hajredin Kuçi, duke komentuar paralajmërimet e komandantit të KFOR-it për mundësinë e reduktimit të misionit. Sipas Kuçit, përfundimi i mandatit të KFOR-it duhet të jetë në përputhje edhe me integrimin e Kosovës në NATO.

 

RTK - Kosova vazhdon të ballafaqohet me sfida të shumta, ndërkaq sfidë kryesore mbetet integrimi i komunitetit serb në institucionet shtetërore, ka thënë sot zv/kryeministri Hajredin Kuçi gjatë qëndrimit në Mitrovicë, për të shtuar se përkundër kërcënimeve nga Beogradi zyrtar, Kosova është e konsoliduar si asnjëherë më parë.
Zëvendëskryeministri Hajredin Kuçi ka thënë se të gjithë qytetarët e Kosovës po i shohin sfidat me të cilat po ballafaqohemi pasi edhe vet ata po i përjetojnë këto sfida, në veçanti banorët e Mitrovicës, për të shtuar se çështje problematike mbetet edhe integrimi i serbëve në jetën politike dhe shoqërore në Kosovë.
"Edhe sot ka zëra që ftojnë të mos integrohen minoritetet dhe nuk ndalen pretendimet territoriale dhe kërcënimet për sovranitet politik. Por sot, jemi më të konsoliduar se kurrë. Jemi me institucione të fuqishme dhe demokratike që funksionojnë sipas vullnetit demokratik të qytetarëve dhe kemi mbështetje të fuqishme nga miqtë ndërkombëtarë, të cilët respektojnë vullnetin e qytetarëve të Kosovës, të cilët mbrojnë paqen dhe sigurinë në botë dhe janë mbrojtës të demokracisë liberale përfshi edhe demokracinë në Kosovë", ka theksuar zëvendëskryeministri Kuçi.
Zëvendëskryeministri Kuçi edhe njëherë ftoi serbët e Kosovës që të bashkohen në institucionet demokratike, si dhe ta pranojnë realitetin e krijuar. Ai garantoi se të gjithë qytetarët, pa dallim do të kenë trajtim të barabartë.
"Ne e përsërisim ftesën për minoritetin serb që të bashkohen në institucione dhe jetën demokratike të vendit tonë, por edhe një herë theksojmë se jemi të vendosur për rend dhe ligj dhe trajtim të barabartë për të gjithë qytetarët e vendit tonë", ka thënë Kuçi.
Në zhvillime të tjera, zëvendëskryeministri Hajredin Kuçi ka reaguar sot edhe ndaj deklaratës së komandantit të KFOR-it, gjeneralit Emilio Gay, se paqeruajtësit e KFOR-it mund ta reduktojnë praninë e tyre në Kosovë, pasi që Kosova tani është një vend i qetë dhe i sigurt.
Kuçi ka thënë se gëzon fakti kur thuhet se situata e sigurisë është e mirë.
"E keni parë që Kosova ka prodhuar stabilitet, jo vetëm për vetën, por edhe për rajonin, por mendojmë se reduktimi i trupave të NATO-s duhet të jetë paralel me ndërtimin e trupave të sigurisë në Kosovë", ka thënë Kuçi.
Sipas tij, përfundimi i mandatit të KFOR-it duhet të jetë në përputhje me integrimin e Kosovës në NATO.

 



Rating (Votes: )   
    Comments (0)        Dërgoja shokut        Printo


Other Articles:
Dekorohen familjarët e viktimave të pushkatuar më 1951 gjoja për bombën në ambasadën sovjetike (02.28.2009)
Nënpresidenti Bajdën rikonfirmoi mbështetjen e SHBA-ve për Kosovën (02.27.2009)
Haga dënon pesë zyrtarë të lartë serbë për krimet në Kosovë (02.27.2009)
Hillari Klinton: SHBA-të do t'i qëndrojnë pranë Kosovës (02.26.2009)
Sekretarja e Shtetit Klinton përsërit mbështetjen amerikane për Kosovën (02.26.2009)
Kosova në raportin e Departamentit të Shtetit mbi të Drejtat e Njeriut (02.26.2009)
Raporti i Departamentit të Shtetit për të drejtat e njeriut në Shqipëri (02.26.2009)
Tragjedia e avionit turk: Nëntë viktima e 50 të plagosur, 25 prej tyre rëndë (02.25.2009)
Rrëzohet në Amsterdam avioni turk me 135 veta (02.25.2009)
Clooney takohet me Presidentin Obama për krizën në Darfur (02.25.2009)



 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Maj 2024  
D H M M E P S
      1 2 3 4
5 6 7 8 9 10 11
12 13 14 15 16 17 18
19 20 21 22 23 24 25
26 27 28 29 30 31  
 
::| Hot News
KLIKONI NË WWW.VOAL.CH - ZËRIN E SHQIPTARËVE NË NJË DIZAJN TË RI - WWW.VOAL.CH  -  VOAL
80 TË RINJ AMERIKANË E MBAJTËN PARA KUVENDIT KONCERTIN ME KËNGË PATRIOTIKE SHQIPTARE
80 AMERIKANË KËNDOJNË SOT PARA KUVENDIT TË SHQIPËRISË KËNGË PATRIOTIKE SHQIPTARE
PROTESTA SOT NË SHKUP - TË DORËHIQET QEVERIA NË TËRËSI
NËNKRYETARI I PARLAMENTIT EVROPIAN KËRKON DORËHEQJEN E GRUEVSKIT
DEPARTAMENTI AMERIKAN I SHTETIT - NDJEKIM NGA AFËR SITUATËN NË MAQEDONI
MAQEDONIA NGRE TRIDHJETË AKUZA PËR TERRORIZËM
LUBOMIR FËRÇKOSKI - QEVERIA NË SHKUP PO NXIT TENSIONET NDËRETNIKEFërçkoski - Konflikti në Maqedoni s'ka të bëjë me “Shqipërinë e Madhe”
MANIFESTIM SPONTAN NË TIRANË 'KUMANOVË NUK JE VETËM'
MUSTAFA - 700 SHQIPTARË NGA MAQEDONIA JANË ZHVENDOSUR NË PRESHEVË

 
VOAL
[Shko lart]