E Premte, 05.03.2024, 06:07pm (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
LAJMI I FUNDIT
 
Kosova në raportin e Departamentit të Shtetit mbi të Drejtat e Njeriut
E Enjte, 02.26.2009, 08:50am (GMT+1)

Zëri i Amerikës -Departamenti amerikan i Shtetit veçon si problemet më të mprehta në kapitullin për Kosovën trajtimin e pakicave, sulmet dhe kërcënimet ndaj figurave politike, korrupsionin, mungesën e transparencës, trafikun njerëzor etj.

Ndër aktet e dhunës kundër zyrtarëve, raporti vë në dukje se më 8 janar të vitit të kaluar, prokurorët shpallën fajtorë 4 banorë serbë që kishin sulmuar pjesëtarë të ekipit të shefit të UNMIK-ut Joakim Ryker dhe komandantit të KFOR-it.
Ndikimi qeveritar dhe korrupsioni mbetet problem në radhët e forcave të sigurisë, thekson raporti, duke sjellë si shembull një incident në muajin shtator kur policia arrestoi pjesëtarë të Shërbimit Doganor për përfshirje në një rrjet të kontrabandës së ilaçeve.

Lidhur me problemet në gjyqësor, raporti vë në dukje se në përgjigje të kritikave për mungesë drejtësie në gjykimin e pjesëtarëve të pakicave, gjatë vitit 2008 proceset gjyqësore kundër pjesëtarëve të pakicës serbe vazhduan të drejtohen nga prokurorët dhe gjykatësit ndërkombëtarë. Megjithë punën në drejtim të ndjekjes penale të autorëve të krimeve të luftës nga sistemi i drejtësisë në Kosovë shumë çështje mbeten pa zgjidhje.

Departamenti i Shtetit thekson në raportin e tij mbi gjendjen e të drejtave të njeriut në Kosovë gjatë vitit 2008 se megjithëse nuk ka pasur raste të rënda dhune ndaj pakicave, janë vërejtur incidente që vënë në dukje vazhdimin e tensioneve mes komuniteteve të ndryshme etnike, si për shembull incidente të gjuatjes me gurë të makinave të serbëve dhe komuniteteve të tjera pakicë, apo të makinave të shqiptarëve në veri të Kosovës. Megjithëse sporadike, këto incidente vazhduan të kufizojnë lirinë e lëvizjes së pakicave, por edhe të shqiptarëve që banojnë në pjesën veriore të Kosovës.
Ritmet e kthimit të personave të zhvendosur vazhdojnë të përbëjnë shqetësim, thekson më tej raporti. Që nga muaji janar deri në nëntor, Zyra e OKB-së për Refugjatët regjistroi vetëm 533 individë që u kthyen në Kosovë, një rënie e ndjeshme nga shifra prej 1815 vetësh në vitin 2007.
Ligji në Kosovë parashikon masa ndëshkimore për korrupsion në radhët e zyrtarëve, por si rezultat i mos zbatimit efektiv të ligjit, thekson raporti ka akuza për korrupsion të zyrtarëve. Në radhët e publikut ka një perceptim të gjerë se ekziston korrupsion në radhët e qeverisë dhe UNMIK-ut. Organizata joqeveritare vazhduan të raportojnë se korrupsioni është një problem serioz. Mungesa e një kontrolli efektiv nga ana e gjyqësorit si dhe dobësia e shtetit ligjor janë faktorë që kanë kontribuuar në vazhdimin e korrupsionit në qeveri. Ndër problemet e tjera, raporti veçon edhe trafikun njerëzor, veçanërisht të grave e vajzave për motive prostitucioni, diskriminimin social ndaj personave me aftësi të kufizuara, si dhe homoseksualëve si dhe shfrytëzimin e punës së të miturve në ekonominë informale.


Rating (Votes: )   
    Comments (0)        Dërgoja shokut        Printo


Other Articles:
Raporti i Departamentit të Shtetit për të drejtat e njeriut në Shqipëri (02.26.2009)
Tragjedia e avionit turk: Nëntë viktima e 50 të plagosur, 25 prej tyre rëndë (02.25.2009)
Rrëzohet në Amsterdam avioni turk me 135 veta (02.25.2009)
Clooney takohet me Presidentin Obama për krizën në Darfur (02.25.2009)
Punimet po ecin sipas parametrave që rruga të jetë gati në qershor (02.25.2009)
Presidenti Obama shpalosi planet për rimëkëmbjen e ekonomisë (02.25.2009)
Presidenti Obama sonte mban fjalimin e parë vjetor para dy dhomave të Kongresit (02.24.2009)
Kosova siguron dalje në Adriatik - Shqipëria i ofron Kosovës Portin e Shëngjinit (02.24.2009)
Rekord vizitorësh te shtëpia muzè e Nënë Terezës në Shkup (02.24.2009)
Ramush Haradinaj ka pranuar të jetë mediator paqeje në Ugandë (02.24.2009)



 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Maj 2024  
D H M M E P S
      1 2 3 4
5 6 7 8 9 10 11
12 13 14 15 16 17 18
19 20 21 22 23 24 25
26 27 28 29 30 31  
 
::| Hot News
KLIKONI NË WWW.VOAL.CH - ZËRIN E SHQIPTARËVE NË NJË DIZAJN TË RI - WWW.VOAL.CH  -  VOAL
80 TË RINJ AMERIKANË E MBAJTËN PARA KUVENDIT KONCERTIN ME KËNGË PATRIOTIKE SHQIPTARE
80 AMERIKANË KËNDOJNË SOT PARA KUVENDIT TË SHQIPËRISË KËNGË PATRIOTIKE SHQIPTARE
PROTESTA SOT NË SHKUP - TË DORËHIQET QEVERIA NË TËRËSI
NËNKRYETARI I PARLAMENTIT EVROPIAN KËRKON DORËHEQJEN E GRUEVSKIT
DEPARTAMENTI AMERIKAN I SHTETIT - NDJEKIM NGA AFËR SITUATËN NË MAQEDONI
MAQEDONIA NGRE TRIDHJETË AKUZA PËR TERRORIZËM
LUBOMIR FËRÇKOSKI - QEVERIA NË SHKUP PO NXIT TENSIONET NDËRETNIKEFërçkoski - Konflikti në Maqedoni s'ka të bëjë me “Shqipërinë e Madhe”
MANIFESTIM SPONTAN NË TIRANË 'KUMANOVË NUK JE VETËM'
MUSTAFA - 700 SHQIPTARË NGA MAQEDONIA JANË ZHVENDOSUR NË PRESHEVË

 
VOAL
[Shko lart]