E Premte, 05.03.2024, 08:17pm (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
LAJMI I FUNDIT
 
Raporti i Departamentit të Shtetit për të drejtat e njeriut në Shqipëri
E Enjte, 02.26.2009, 08:43am (GMT+1)

Zëri i Amerikës - Departamenti amerikan i Shtetit sapo nxori sot raportin mbi gjendjen e të drejtave të njeriut gjatë vitit 2008. Në kapitullin për Shqipërinë, në raport ngrihen një numër shqetësimesh që kanë të bëjnë me qëndrimin e autoriteteve ndaj pronës private, respektimit të të drejtës së të pandehurve për procese të drejta gjyqësore, kushtet e burgimit etj.

 

Në komentet lidhur me të drejtën për një proces gjyqësor të hapur dhe të drejtë, Departamenti i Shtetit jep komentet e tij mbi ligjin e pastërtisë së figurave. Raporti thekson se ky ligj është formuluar me terma të mjegullta që i japin qeverisë hapësirë tepër të gjerë për të përcaktuar se çfarë nënkuptohet nga aktiviteti politik i ish-zyrtarëve të sistemit komunist, duke i dhënë dorë të lirë të vendosë se kush do të shkarkohet nga detyra. Raporti nënvizon edhe konfliktin e lindur ndërmjet ekzekutivit dhe gjyqësorit nga ky ligj, pasi pritet që ligji të prekë një numër anëtarësh të gjykatës kushtetuese.

Edhe gjatë vitit 2008, thuhet më tej në raport, policia, prokurorët dhe gjyqësori vazhduan të fajësojnë njëri-tjetrin për dështime që u dhanë mundësi autorëve të veprave penale t'i shpëtojnë dënimit. Raporti vlerëson ngritjen e task-forcës për të luftuar krimin ekonomik, i cili merr tani informacion të drejtpërdrejtë nga qytetarët për problemet e kësaj natyre.

Raporti i Departamentit të Shtetit thekson më tej se kthimi i pronave të konfiskuara nga regjimi komunist vazhdon të jetë një problem i madh në Shqipëri.

Lidhur me këtë çështje në analizën vjetore të Departamentit ngrihet problemi i hendekut mes kompetencave të kufizuara të avokati i popullit për të vepruar dhe ankesave që i parashtrohen atij lidhur me çështjen e pronave. Autoritetet, thekson më tej raporti, nuk vunë në zbatim shumë vendime lidhur me kthimin e pronave si rezultat i pasojave të mëdha sociale dhe ekonomike të këtyre vendimeve.

Lidhur me transparencën dhe luftën kundër korrupsionit, raporti veçon ndër të tjera përpjekjet e Ministrisë së Drejtësisë për të marrë në dorë dosjet e biznesmenit Damir Fazlliç që dyshohet për pastrim parash. Më 11 tetor, thuhet në raport, Ministria e Brendshme deklaroi se do të ngrinte padi ndaj 2 prokurorëve që po përpiqeshin ta merrnin në pyetje Z. Fazlliç. Ekspertët ligjorë e kanë komentuar kërcënimin e Ministrisë së Brendshme si përpjekje për të frikësuar zyrën e Prokurores së Përgjithshme për të mos ngritur padi ndaj Damir Fazlliçit, i cili akuzohet se ka lidhje me zyrtarë të lartë qeveritarë.

Në komentet për lirinë e fjalës dhe shtypit, raporti ngre shqetësimin e politizimit të medias. Grupet mediatike ndjekin një politikë redaksionale të politizuar, gjë që u intensifikua më tej në fund të vitit 2008, ndërkohë që afrojnë përgatitjet për zgjedhjet. Departamenti i Shtetit vë në dukje akuzat e ndërsjellta mes disa organeve të informimit dhe disa zyrtarëve për përfshirje në aktivitete të paligjshme.

Në kapitullin për Shqipërinë, Departamenti i Shtetit ngre gjithashtu shqetësimin lidhur me kushtet në burgje, të cilat ende nuk përmbushin standartet ndërkombëtare. Po ashtu, në raport përmendet edhe rasti i 7 të ndaluarve në një rajon policie që ishin mbajtur mbi 15 ditë, pra për një kohë shumë më të gjatë se periudha prej 48-orësh që lejohet për ndalim para gjykimit.


Rating (Votes: )   
    Comments (0)        Dërgoja shokut        Printo


Other Articles:
Tragjedia e avionit turk: Nëntë viktima e 50 të plagosur, 25 prej tyre rëndë (02.25.2009)
Rrëzohet në Amsterdam avioni turk me 135 veta (02.25.2009)
Clooney takohet me Presidentin Obama për krizën në Darfur (02.25.2009)
Punimet po ecin sipas parametrave që rruga të jetë gati në qershor (02.25.2009)
Presidenti Obama shpalosi planet për rimëkëmbjen e ekonomisë (02.25.2009)
Presidenti Obama sonte mban fjalimin e parë vjetor para dy dhomave të Kongresit (02.24.2009)
Kosova siguron dalje në Adriatik - Shqipëria i ofron Kosovës Portin e Shëngjinit (02.24.2009)
Rekord vizitorësh te shtëpia muzè e Nënë Terezës në Shkup (02.24.2009)
Ramush Haradinaj ka pranuar të jetë mediator paqeje në Ugandë (02.24.2009)
Administrata Obama zotohet të përgjysmojë deficitin federal (02.23.2009)



 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Maj 2024  
D H M M E P S
      1 2 3 4
5 6 7 8 9 10 11
12 13 14 15 16 17 18
19 20 21 22 23 24 25
26 27 28 29 30 31  
 
::| Hot News
KLIKONI NË WWW.VOAL.CH - ZËRIN E SHQIPTARËVE NË NJË DIZAJN TË RI - WWW.VOAL.CH  -  VOAL
80 TË RINJ AMERIKANË E MBAJTËN PARA KUVENDIT KONCERTIN ME KËNGË PATRIOTIKE SHQIPTARE
80 AMERIKANË KËNDOJNË SOT PARA KUVENDIT TË SHQIPËRISË KËNGË PATRIOTIKE SHQIPTARE
PROTESTA SOT NË SHKUP - TË DORËHIQET QEVERIA NË TËRËSI
NËNKRYETARI I PARLAMENTIT EVROPIAN KËRKON DORËHEQJEN E GRUEVSKIT
DEPARTAMENTI AMERIKAN I SHTETIT - NDJEKIM NGA AFËR SITUATËN NË MAQEDONI
MAQEDONIA NGRE TRIDHJETË AKUZA PËR TERRORIZËM
LUBOMIR FËRÇKOSKI - QEVERIA NË SHKUP PO NXIT TENSIONET NDËRETNIKEFërçkoski - Konflikti në Maqedoni s'ka të bëjë me “Shqipërinë e Madhe”
MANIFESTIM SPONTAN NË TIRANË 'KUMANOVË NUK JE VETËM'
MUSTAFA - 700 SHQIPTARË NGA MAQEDONIA JANË ZHVENDOSUR NË PRESHEVË

 
VOAL
[Shko lart]