E Hënë, 05.06.2024, 10:57am (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
LAJMI I FUNDIT
 
Hillari Klinton: Shqipëria anëtare e NATO-s në Samitin e prillit
E Premte, 03.06.2009, 08:08am (GMT+1)

Sekretarja e amerikane e Shtetit, Hillari Klinton, vlerëson progresin e Shqipërisë në rrugën e saj të anëtarësimit në NATO, duke shprehur bindjen se në Samitin e Strasburg/Kehl-it, Shqipëria do të ulet si anëtare me të drejta të plota në Organizatën e Traktatit të Atlantikut të Veriut. Këto komente, kreu i diplomacisë amerikane i bëri gjatë një takimi me homologun shqiptar, Lulzim Basha, gjatë ministerialit të ministrave të Jashtëm të vendeve anëtare të NATO-s në Bruksel. Qëllimi kryesor i këtij takimi ishte përgatitja e dokumenteve që do të adoptohen në Samitin e Strasburg/Kehl-it nga kryetarët e Shteteve dhe qeverive të vendeve anëtare të Aleancës. Në takim u diskutuan një numër i madh çështjesh që kanë të bëjnë me të ardhmen e NATO-s, në mënyrë të veçantë operacionet e saj në Afganistan dhe Kosovë, marrëdhëniet e saj me Rusinë, rritja e efiçencës së organizatës, etj. Në të gjitha takimet që Basha zhvilloi gjatë dy ditëve të qëndrimit të tij në Bruksel, si dhe gjatë Plenares së Këshillit të Atlantikut të Veriut, ai mori vlerësimin e qartë të të gjithë interlokutorëve për reformat e ndërmarra nga Shqipëria në drejtim të arritjes së standardeve të Aleancës. Sekretari i Përgjithshëm, Scheffer, dhe të gjithë ministrat e Jashtëm të vendeve anëtare i shprehën kreut të diplomacisë shqiptare kënaqësinë, që në Samitin e Strasburg/Kehl-it Shqipëria dhe Kroacia do të jenë anëtare me të drejta të plota të Aleancës, duke shprehur në të njëjtën kohë edhe besimin në rolin dhe kontributin e çmuar që këto dy vende do të japin në forcimin e sigurisë në rajon e më gjerë. Në fjalën e tij, Basha falenderoi vendet anëtare për finalizimin në një kohë rekord të të gjitha procedurave të nevojshme për ratifikimin e protokolleve të anëtarësimit të Shqipërisë në NATO. "Ndërsa, Shqipëria përgatitet për t'u bërë anëtare me të drejta të plota e Aleancës në Samitin e Strasburg/Kehl 2009, pikërisht në 60-vjetorin e Aleancës, ne jemi më shumë se kurrë të vetëdijshëm për vlerat dhe parimet që mbart kjo Aleancë dhe më të vendosur se kurrë për të dhënë kontributin tonë për t'i ruajtur dhe për t'i avancuar ato, si në vendin tonë, në rajon dhe kudo", është shprehur Basha.

 

Basha, takime të suksesshme me homologët e NATO-s dhe BE-së

 

Përsa i përket angazhimit të NATO-s në Kosovë, Basha vlerësoi vazhdimin e mëtejshëm të misionit të KFOR-it në konfigurimin aktual si parësor. Gjithashtu, ai mbështeti të gjitha konstatimet e bëra në Këshill, si nga Sekretari i Përgjithshëm, ashtu edhe nga ministrat pjesëmarrës se, situata në Kosovë është përmirësuar rrënjësisht gjatë vitit të fundit që nga pavarësia. Kreu i diplomacisë shqiptare vlerësoi gjithashtu vendosjen e EULEX-it në të gjithë territorin e Kosovës dhe bërjen e tij tërësisht funksional. Ai tha se, një nga sfidat më të mëdha të Kosovës është integrimi i pakicës serbe në institucionet dhe shoqërinë kosovare. "Ky integrim, ka si pengesë kryesore financimin dhe mbështetjen e strukturave paralele në Kosovë. Kapërcimi i kësaj pengese do të shtojë sigurinë dhe stabilitetin në Kosovë dhe rajon dhe do t'i shërbejë objektivave afatgjata të Aleancës në Ballkanin Perëndimor", është shprehur kreu i diplomacisë shqiptare. Përsa i përket angazhimit të NATO-s në Afganistan, ministri Basha, në emër të qeverisë shqiptare, shprehu mbështetjen e Shqipërisë për objektivat e NATO-s, si dhe gatishmërinë e Shqipërisë për rritjen e kontributit, duke demonstruar në këtë mënyrë rolin e Shqipërisë si kontribuese e sigurisë globale. Gjatë Ministerialit, Basha u takua dhe bisedoi me një sërë personalitetesh të larta të politikës si, Sekretarin e Përgjithshëm të NATO-s, Jaap de Hoop Scheffer, Përfaqësuesin e Lartë të BE-së, Havier Solana, me Sekretaren amerikane të Shtetit, Hillari Klinton, ministrat e Punëve të Jashtme të Britanisë së Madhe, Belgjikës, Holandës, Norvegjisë, Çekisë, Kroacisë, Spanjës, Sllovenisë. Gjatë takimeve me homologët e tij të vendeve të Bashkimit Evropian, Basha trajtoi dhe një numër çështjesh që kanë të bëjnë me zhvillimet në kuadër të procesit të integrimit evropian të Shqipërisë dhe zhvillimet në rajon. RD/Voal-online.


Rating (Votes: )   
    Comments (0)        Dërgoja shokut        Printo


Other Articles:
Kosova sot kujton 11 Vjetorin e Rënies të Heroit Legjendar Adem Jashari - Fillon Manifestimi "Epopeja e UÇK-së" (03.05.2009)
Pas videos në Fiks Fare kryeministri shkarkon ministrin (03.05.2009)
Kryeministri britanik iu drejtua Kongresit Amerikan (03.04.2009)
U nda nga jeta regjisori Viktor Gjika (03.04.2009)
Shefer: Ata që flasin për reduktime të KFOR-it, nuk flasin në emër të NATO-s (03.04.2009)
Kryeministri britanin Braun flet sot para Kongresit amerikan (03.04.2009)
Prishtina shmang UNMIK-un (03.03.2009)
Komandanti i KFOR-it thotë se reduktimet e misionit të NATO-s do të bëhen në të gjithë Kosovën (03.03.2009)
Nju Jork Tajms: Obama-Moskës: Ne nuk i vendosim raketat, ju mos e lejoni Iranin të prodhojë armë bërthamore (03.03.2009)
Një fitore tjetër e krimit - Euleksi zbrapset përballë sfidës së Beogradit (03.02.2009)



 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Maj 2024  
D H M M E P S
      1 2 3 4
5 6 7 8 9 10 11
12 13 14 15 16 17 18
19 20 21 22 23 24 25
26 27 28 29 30 31  
 
::| Hot News
KLIKONI NË WWW.VOAL.CH - ZËRIN E SHQIPTARËVE NË NJË DIZAJN TË RI - WWW.VOAL.CH  -  VOAL
80 TË RINJ AMERIKANË E MBAJTËN PARA KUVENDIT KONCERTIN ME KËNGË PATRIOTIKE SHQIPTARE
80 AMERIKANË KËNDOJNË SOT PARA KUVENDIT TË SHQIPËRISË KËNGË PATRIOTIKE SHQIPTARE
PROTESTA SOT NË SHKUP - TË DORËHIQET QEVERIA NË TËRËSI
NËNKRYETARI I PARLAMENTIT EVROPIAN KËRKON DORËHEQJEN E GRUEVSKIT
DEPARTAMENTI AMERIKAN I SHTETIT - NDJEKIM NGA AFËR SITUATËN NË MAQEDONI
MAQEDONIA NGRE TRIDHJETË AKUZA PËR TERRORIZËM
LUBOMIR FËRÇKOSKI - QEVERIA NË SHKUP PO NXIT TENSIONET NDËRETNIKEFërçkoski - Konflikti në Maqedoni s'ka të bëjë me “Shqipërinë e Madhe”
MANIFESTIM SPONTAN NË TIRANË 'KUMANOVË NUK JE VETËM'
MUSTAFA - 700 SHQIPTARË NGA MAQEDONIA JANË ZHVENDOSUR NË PRESHEVË

 
VOAL
[Shko lart]