E Hënë, 05.06.2024, 09:10am (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
LAJMI I FUNDIT
 
Hashim Thaçi deklaroi se mandati i UNMIKut dhe rezolutës 12 44 është i tejkaluar
E Shtunë, 03.07.2009, 11:46am (GMT+1)

RTK - Askush nuk mund të punojë më në Kosovë me ligjet e UNMIK-it dhe as në bazë të Rezolutës 1244, që janë tejkaluar, tha sot kryeministri i Kosovës, Hashim Thaçi. Duke komentuar fillimin e punës së gjykatësve të EULEX-it në veri, kreu i ekzekutivit kosovar u shpreh kundër mundësisë së aplikimit të ligjeve që janë përdorur deri më tash nga UNMIK-u. Thaçi tha se institucionet e Kosovës do ta përkrahin EULEX-in në funksionalizimin e tij në të gjithë territorin e vendit.

Pas takimit me Drejtori i Përgjithshëm për BE në Ministrinë e Jashtme të Çekisë, Libor Secka, kryeministri Thaçi tha se e ardhmja e Kosovës dhe e të gjitha vendeve të rajonit është në Bashkimin Evropian. Vizioni i Kosovës është plotësimi i të gjitha standardeve demokratike që kërkohen nga Bashkimi Evropian, ka thënë kryeministri Thaçi.
Ndërsa, Drejtori i Përgjithshëm për BE në Ministrinë e Jashtme të Çekisë, Libor Secka, ka deklaruar se vendi i tij mbështet perspektivën evropiane të Kosovës dhe se prioritet i politikës së jashtme të vendit të tij është Ballkani Perëndimor. Këto komente ai i bëri pas takimit me kryeministrin Hashim Thaçi.
Pas takimit me Drejtorin e përgjithshëm për integrime evropiane të Republikës së Çekisë, Libor Secka, vendi i të cilit kryeson BE-në, kryeministri Hashim Thaçi tha se e ardhmja e Kosovës dhe e të gjitha vendeve të rajonit është në Bashkimin Evropian. "Vizioni i Qeverisë është i qartë, Kosova ka të ardhme të sigurt evropiane", theksoi kryeministri Thaçi.
Libor Secka, Drejtor për integrime evropiane i Republikës Çeke, tha se Ballkani është prioritet në politikën e jashtme të Çekisë. Diplomati çek theksoi se Kosova ka përkrahjen e plotë Çekisë për integrim në Bashkimin evropian.
"Kemi fokusuar vendet e Ballkanit si prioritet dhe po bisedojmë me këto shtete për mënyrën e integrimit të tyre në BE", theksoi diplomati çek.
"Po bisedojmë me këto shtete mënyrat më efektive se si ato të integrohen më shpejtë në BE. Kemi pasur bisedime shumë të mira me kryeministrin Thaçi për eksperiencën çeke në rrugën e saj në BE. Çekia mbështet perspektivën evropiane të Kosovës", ka thënë Secka.
Kryeministri Thaçi ka komentuar edhe zërat për tërheqjen e NATO-s nga Kosova. Sipas kryeministrit kjo tregon se Kosova është vend i sigurt, ku sundon paqja dhe ligji.
Ndërkaq që rreth problemeve të zbatimit të ligjeve të UNMIK-ut, nga EULEX-i në veri të vendit, kryeministri tha se mandati i UNMIK-ut dhe rezolutës 12 44 është i tejkaluar.
"Roli i UNMIK-ut është i tejkaluar nga realiteti dhe shpallja e Kosovës shtet. Realiteti ka tejkaluar rezolutën 1244. EELEX ka mandatin e plotë në gjithë territorin e Kosovës, do të kemi vetëm suksese në hapat e mëtutjeshëm", ka thënë në fund kryeministri Hashim Thaçi.
Ministri i Jashtëm Skënder Hyseni tha se është biseduar me diplomatin çek për koordinimin e veprimeve ndërqeveritare, në përgatitjen e Kosovës për integrime evropiane, në mënyrë që Kosova të jetë e gatshme t'i përmbush të gjitha kërkesat dhe standardet e kërkuara për integrime evropiane.
Ministri Hyseni foli edhe për takimin e KS më 23 Mars dhe tha se Kosova do të marrë pjesë në takim që ta prezantojë pikëpamjet e qarta për aktualitetin në Kosovë. Voal-online.


Rating (Votes: )   
    Comments (0)        Dërgoja shokut        Printo


Other Articles:
Ministërja italiane do ta kalojë 8 Marsin në Kosovë me femrat ushtarake nga Italia (03.07.2009)
Jakup Krasniqi: Beogradi kontrabandon krimin në Kosovë (03.06.2009)
Hillari Klinton: Shqipëria anëtare e NATO-s në Samitin e prillit (03.06.2009)
Kosova sot kujton 11 Vjetorin e Rënies të Heroit Legjendar Adem Jashari - Fillon Manifestimi "Epopeja e UÇK-së" (03.05.2009)
Pas videos në Fiks Fare kryeministri shkarkon ministrin (03.05.2009)
Kryeministri britanik iu drejtua Kongresit Amerikan (03.04.2009)
U nda nga jeta regjisori Viktor Gjika (03.04.2009)
Shefer: Ata që flasin për reduktime të KFOR-it, nuk flasin në emër të NATO-s (03.04.2009)
Kryeministri britanin Braun flet sot para Kongresit amerikan (03.04.2009)
Prishtina shmang UNMIK-un (03.03.2009)



 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Maj 2024  
D H M M E P S
      1 2 3 4
5 6 7 8 9 10 11
12 13 14 15 16 17 18
19 20 21 22 23 24 25
26 27 28 29 30 31  
 
::| Hot News
KLIKONI NË WWW.VOAL.CH - ZËRIN E SHQIPTARËVE NË NJË DIZAJN TË RI - WWW.VOAL.CH  -  VOAL
80 TË RINJ AMERIKANË E MBAJTËN PARA KUVENDIT KONCERTIN ME KËNGË PATRIOTIKE SHQIPTARE
80 AMERIKANË KËNDOJNË SOT PARA KUVENDIT TË SHQIPËRISË KËNGË PATRIOTIKE SHQIPTARE
PROTESTA SOT NË SHKUP - TË DORËHIQET QEVERIA NË TËRËSI
NËNKRYETARI I PARLAMENTIT EVROPIAN KËRKON DORËHEQJEN E GRUEVSKIT
DEPARTAMENTI AMERIKAN I SHTETIT - NDJEKIM NGA AFËR SITUATËN NË MAQEDONI
MAQEDONIA NGRE TRIDHJETË AKUZA PËR TERRORIZËM
LUBOMIR FËRÇKOSKI - QEVERIA NË SHKUP PO NXIT TENSIONET NDËRETNIKEFërçkoski - Konflikti në Maqedoni s'ka të bëjë me “Shqipërinë e Madhe”
MANIFESTIM SPONTAN NË TIRANË 'KUMANOVË NUK JE VETËM'
MUSTAFA - 700 SHQIPTARË NGA MAQEDONIA JANË ZHVENDOSUR NË PRESHEVË

 
VOAL
[Shko lart]