E Premte, 05.03.2024, 12:03pm (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
LAJMI I FUNDIT
 
Bajdën: S'ka tërheqje trupash nga Kosova
E Mërkurë, 03.11.2009, 06:56pm (GMT+1)

Radio Evropa e Lirë: "Dua ta bëj të qartë se nuk mund të ketë këmbim në raport me shqetësimet tona për Kosovën dhe përparimin atje dhe asaj çfarë duhet bërë në Afganistan", tha z. Biden pas takimit me sekretarin e pergjithshem te NATO-s, Jap de Hoop Scheffer. Nënpresidenti i Shteteve të Bashkuara, Joseph Biden, ka deklaruar në Bruksel se nuk do të ketë tërheqje trupash nga Kosova për shkak të Afganistanit. Këto komente, zoti Biden i bëri pas takimit që ka zhvilluar me sekretarin e përgjithshëm të NATO-s, Jap de Hoop Scheffer. "Jo, nuk besoj se do të kemi nevojë të tërhiqemi apo të marrim një vendim për Afganistanin, bazuar në përparimin apo mungesën e tij në Kosovë", ka thënë z. Biden.
"Së dyti, ka ende punë për t'u bërë në Kosovë; puna atje ende nuk ka përfunduar.
Dhe, së treti, është fillimisht përgjegjësi e Bashkimit Evropian dhe komunitetit evropian në përgjithësi për t'i përmbushur zotimet që kemi dhënë", tha z. Biden, në një takim të përbashkët me gazetarë me sekretarin e përgjithshëm të NATO-s.
"Dua ta bëj të qartë se nuk mund të ketë këmbim në raport me shqetësimet tona për Kosovën dhe përparimin atje dhe asaj çfarë duhet bërë në Afganistan", tha z. Biden.
Ai ka qëndruar në selinë e NATO-s në Bruksel, për të marrë pjesë në takimin e Këshillit Veri-Atlantik. Gjatë këtij takimi, z. Biden ka tërhequr vërejtjen se situata në përshkallëzim në Afganistan paraqet një kërcënim të sigurisë për çdo vend anëtar të NATO-s.
Duke iu drejtuar ambasadorëve nga 26 vendet anëtare të NATO-s, ai ka thënë se aleatët e ekstremistëve janë duke u rigjeneruar në Afganistan dhe Pakistan.
Nënpresidenti amerikan gjithashtu ka thënë se Uashingtoni synon të punojë më afërsisht me aleatët evropianë për të eliminuar kërcënimet ekstremiste në rajon.
Voal-online.ch.



Rating (Votes: )   
    Comments (0)        Dërgoja shokut        Printo


Other Articles:
Hillari Klinton inkurajon shtetet që ta njohin pavarësinë dhe sovranitetin e Kosovës (03.11.2009)
Në Doha kreu i qeverisë mori garancinë për njohjen e shtetit të Kosovës (03.11.2009)
Në Al Jazeera Berisha apel vendeve islame të njohin pavarësinë e Kosovës (03.11.2009)
Xhozef Bajdën: Bashkimi Evropian të përmbushë premtimet ndaj Kosovës (03.10.2009)
Republika e Palaut njohu shtetin e Kosovës (03.09.2009)
Kryeministri i Shqipërisë vizitë dyditore në Katar (03.09.2009)
Shillovë: Serbët përleshen me policinë e Kosovës (03.09.2009)
Bexhet Pacolli: Katari do ta njohë shumë shpejt Kosovën e pavarur dhe sovrane (03.09.2009)
Sunday Times: Ja fytyra e vërtetë e Shekspirit (03.08.2009)
Pas takimit me Lavrovin, Hilari Klinton shpreh mbështetjen për Kosovën (03.07.2009)



 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Maj 2024  
D H M M E P S
      1 2 3 4
5 6 7 8 9 10 11
12 13 14 15 16 17 18
19 20 21 22 23 24 25
26 27 28 29 30 31  
 
::| Hot News
KLIKONI NË WWW.VOAL.CH - ZËRIN E SHQIPTARËVE NË NJË DIZAJN TË RI - WWW.VOAL.CH  -  VOAL
80 TË RINJ AMERIKANË E MBAJTËN PARA KUVENDIT KONCERTIN ME KËNGË PATRIOTIKE SHQIPTARE
80 AMERIKANË KËNDOJNË SOT PARA KUVENDIT TË SHQIPËRISË KËNGË PATRIOTIKE SHQIPTARE
PROTESTA SOT NË SHKUP - TË DORËHIQET QEVERIA NË TËRËSI
NËNKRYETARI I PARLAMENTIT EVROPIAN KËRKON DORËHEQJEN E GRUEVSKIT
DEPARTAMENTI AMERIKAN I SHTETIT - NDJEKIM NGA AFËR SITUATËN NË MAQEDONI
MAQEDONIA NGRE TRIDHJETË AKUZA PËR TERRORIZËM
LUBOMIR FËRÇKOSKI - QEVERIA NË SHKUP PO NXIT TENSIONET NDËRETNIKEFërçkoski - Konflikti në Maqedoni s'ka të bëjë me “Shqipërinë e Madhe”
MANIFESTIM SPONTAN NË TIRANË 'KUMANOVË NUK JE VETËM'
MUSTAFA - 700 SHQIPTARË NGA MAQEDONIA JANË ZHVENDOSUR NË PRESHEVË

 
VOAL
[Shko lart]