E Premte, 05.03.2024, 07:08am (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
LAJMI I FUNDIT
 
Në Al Jazeera Berisha apel vendeve islame të njohin pavarësinë e Kosovës
E Mërkurë, 03.11.2009, 07:21am (GMT+1)

Në vazhdim të vizitës së tij në Katar, kryeministri Berisha u intervistua nga televizioni Al Jazeera. Përmes kësaj interviste, kreu i ekzekutivit shqiptar i ka bërë thirrje vendeve islamike të njohin shtetin e Kosovës. Shefi i ekzekutivit, i cili ndodhet për një vizitë zyrtare në Katar, u kujtoi vendeve mike të Konferencës Islamike, se që në vitin 1999 ato kanë shfaqur një mbështetje të gjerë për Kosovën brenda Organizatës së Kombeve të Bashkuara. "Ju keni apeluar për fundin e dhunës e genocidit që po kryhej asokohe në Kosovë". Kryeministri ka theksuar se njohja e pavarësisë nga kombet arabe dhe vendet anëtare të Konferencës Islamike është me rëndësi fondamentale. Sipas tij, të gjitha këto vende mike në vitin 1994 votuan rezolutën e Kombeve të Bashkuara, ku kërkohej zgjidhja e çështjes së Kosovës. Gjithashtu, kryeministri ka vlerësuar se që nga shkurti i vitit të kaluar, Kosova është njohur nga 55 vende, duke nënvizuar se askush prej tyre nuk e ka njohur Kosovën për të shpërblyer shqiptarët apo për të ndëshkuar serbët, por për të kontribuar për paqen dhe stabilitetin në rajon. Gjithashtu, kryeministri ka theksuar se Shqipëria është një anëtare e Konferencës Islamike dhe se po përpiqet ta luajë rolin e saj brenda kornizës së saj. Ai vlerësoi se Shqipëria, definitivisht, duhet të ketë një rol më të rëndësishëm brenda Konferencës dhe veçanërisht në këto kohë, kur ka keqkuptime të mëdha mes besimeve, mes rajoneve dhe kështu me radhë. "Ne jemi një vend me tre besime fetare, por me një tolerancë të shkëlqyer fetare. Të gjithë ne jetojmë në paqe dhe në harmoni", është shprehur kryeministri.

-Sekretarit të Përgjithshëm të Konferencës Islame i është drejtuar një kërkesë në emër të popullit shqiptar, ku i kërkohet njohja e pavarësisë së Kosovës si Republikë e pavarur, nga shtetet anëtare të Konferencës Islamike dhe ndërtimin e marrëdhënieve mbi këtë bazë. Kërkesa për njohjen e pavarësisë së Kosovës, shoqërohet me urimin që ngurimi i shteteve që nuk e kanë njohur akoma pavarësinë e Kosovës të jetë i përkohshëm. Prej këtyre shteteve pritet që të solidarizohen me popullin e Kosovës duke pranuar pavarësinë e shtetit të tyre, me qëllim që ky rajon të gjejë stabilitetin e shpresuar nga të gjithë. A e mbështesni këtë apel të popullit shqiptar?

Unë e mbështes dhe ju shpreh mirënjohjen time ju si televizion, për shfaqjen e këtij apeli për pavarësinë e Kosovës. Njohja e pavarësisë është me rëndësi fondamentale nga kombet arabe dhe vendet anëtare të Konferencës Islamike. Te gjitha këto vende mike në vitin 1994 votuan rezolutën e Kombeve të Bashkuara, ku kërkohej zgjidhja e çështjes se Kosovës. Që atëherë janë kryer shfarosje kriminale nga serbët dhe Millosheviçi në Kosovë. Me shumë se një milion persona u deportuan, u vranë dhe u zhdukën me mijëra të tjerë. Që nga shkurti i vitit të kaluar, Kosova është njohur nga 55 vende. Askush prej tyre nuk e ka njohur Kosovën për të shpërblyer shqiptarët apo për të ndëshkuar serbët, por për të kontribuar për paqen dhe stabilitetin në rajon.

-Shqipëria është anëtare e Konferencës Islamike. Do të luani vetë ju si vend një rol më të madh brenda Konferencës për sa i përket pavarësisë së Kosovës?

Shqipëria është anëtare e Konferencës Islamike. Shqipëria përpiqet ta luajë rolin e saj brenda kornizës së kësaj Konference. Megjithëse një vend i vogël që i përket Evropës, Shqipëria, definitivisht, duhet të ketë një rol më të rëndësishëm brenda konferencës dhe veçanërisht në këto kohë, kur ka keqkuptime të mëdha mes besimeve, mes rajoneve dhe kështu me radhë. Ne jemi një vend me tre besime fetare, por me një tolerancë të shkëlqyer fetare. Të gjithë ne jetojmë në paqe dhe në harmoni. RD/Voal-online.


Rating (Votes: )   
    Comments (0)        Dërgoja shokut        Printo


Other Articles:
Xhozef Bajdën: Bashkimi Evropian të përmbushë premtimet ndaj Kosovës (03.10.2009)
Republika e Palaut njohu shtetin e Kosovës (03.09.2009)
Kryeministri i Shqipërisë vizitë dyditore në Katar (03.09.2009)
Shillovë: Serbët përleshen me policinë e Kosovës (03.09.2009)
Bexhet Pacolli: Katari do ta njohë shumë shpejt Kosovën e pavarur dhe sovrane (03.09.2009)
Sunday Times: Ja fytyra e vërtetë e Shekspirit (03.08.2009)
Pas takimit me Lavrovin, Hilari Klinton shpreh mbështetjen për Kosovën (03.07.2009)
Një tufë mimozash poetike në vend të urimit për 8 Marsin nënave, grave dhe vajzave shqiptare (03.07.2009)
Hashim Thaçi deklaroi se mandati i UNMIKut dhe rezolutës 12 44 është i tejkaluar (03.07.2009)
Ministërja italiane do ta kalojë 8 Marsin në Kosovë me femrat ushtarake nga Italia (03.07.2009)



 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Maj 2024  
D H M M E P S
      1 2 3 4
5 6 7 8 9 10 11
12 13 14 15 16 17 18
19 20 21 22 23 24 25
26 27 28 29 30 31  
 
::| Hot News
KLIKONI NË WWW.VOAL.CH - ZËRIN E SHQIPTARËVE NË NJË DIZAJN TË RI - WWW.VOAL.CH  -  VOAL
80 TË RINJ AMERIKANË E MBAJTËN PARA KUVENDIT KONCERTIN ME KËNGË PATRIOTIKE SHQIPTARE
80 AMERIKANË KËNDOJNË SOT PARA KUVENDIT TË SHQIPËRISË KËNGË PATRIOTIKE SHQIPTARE
PROTESTA SOT NË SHKUP - TË DORËHIQET QEVERIA NË TËRËSI
NËNKRYETARI I PARLAMENTIT EVROPIAN KËRKON DORËHEQJEN E GRUEVSKIT
DEPARTAMENTI AMERIKAN I SHTETIT - NDJEKIM NGA AFËR SITUATËN NË MAQEDONI
MAQEDONIA NGRE TRIDHJETË AKUZA PËR TERRORIZËM
LUBOMIR FËRÇKOSKI - QEVERIA NË SHKUP PO NXIT TENSIONET NDËRETNIKEFërçkoski - Konflikti në Maqedoni s'ka të bëjë me “Shqipërinë e Madhe”
MANIFESTIM SPONTAN NË TIRANË 'KUMANOVË NUK JE VETËM'
MUSTAFA - 700 SHQIPTARË NGA MAQEDONIA JANË ZHVENDOSUR NË PRESHEVË

 
VOAL
[Shko lart]