E Martë, 05.14.2024, 12:38am (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
LAJMI I FUNDIT
 
VAN RAMPUY: SHQIPTARËT NJË HAP AFËR NGA LIBERALIZIMI I VIZAVE
E Enjte, 10.21.2010, 07:33am (GMT+1)

Presidenti i Këshillit Evropian, Herman Van Rampuy deklaroi në përfundim të vizitës së tij në Tiranë se procesi i liberalizimit të vizave për shqiptarët është një hap pranë

Në një konferencë të përbashkët shtypi me kryeministrin Berisha, presidenti i Këshillit Evropian, Herman Van Rampuy rikonfirmoi perspektivën evropiane të rajonit dhe të Shqipërisë, si pjesë e tij, dhe inkurajoi thellimin e reformave si kusht kryesor për progres në procesin e integrimit evropian. Kështu mesazhet që ai dha në Tiranë, në stacionin e fundit të turit ballkanik që kreu ditët e fundit, patën dimensione rajonale dhe enkas për Shqipërinë.


" Konfirmoj angazhimin e fortë të BE-së për paqen, stabilitetin, sigurinë dhe të ardhmen evropiane të Ballkanit Perëndimor", tha ai në konferencën e përbashkët për shtyp me Kryeministrin Berisha.


Duke sjellë argumenta për këtë mesazh ai tha se besueshmëria ndërkombëtare e BE-së dhe pesha e tij fillon në vendet përreth, prandaj BE bën shumë përpjekje për të mbështetur vendet e Ballkanit Perëndimor.

" Progresi drejt anëtarësimit në tregun unik më të madh të botës do të jetë një vlerë e madhe për të tërhequr investitorë të huaj dhe reduktuar papunësinë", theksoi ai.

Integrimi evropian- bazë për të lënë pas të shkuarën konfliktuale në Ballkanin Perëndimor

Duke iu referuar të kaluarës konfliktuale të Ballkanit ai vuri në dukje se "me vlerat thellësisht tolerante dhe respektin për diversitetin, integrimi evropoian do të shërbejë njëherazi edhe si frymëzim për të lënë pas të shkuarën, pasi për herë të parë Ballkani Perëndimor ndan një vision strategjik për të ardhmen: integrimin në BE."

Shqipëria- rruga drejt integrimit kalon nga thellim i reformave

Duke iu kthyer Shqipërisë ai tha se "mesazhi i tij është inkurajimi për të vazhduar reformat dhe rolin pozitiv që ajo luan në rajon".

Herman Van Rampuy vuri në dukje se rruga drejt BE ka shumë punë për të bërë dhe se zgjerimi i tij me anëtarë të rinj nga Ballkani Perëndimor do të bazohet në performancën e secilit vend, në arritjen e standarteve që kërkon integrimi. Axhenda e demokracisë, shteti i së drejtës, lufta kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar mbeten çështje thelbësore. Po kështu theksoi ai, edhe zbatimi efikas i reformave.

"BE do ta mbështesë Shqipërinë në rrugëtimin e saj drejt BE por përgjegjësia mbetet tek shqiptarët dhe lidershipi I tyre", paralajmeroi ai.

Liberalizimi i vizave për qytetaret e Shqipërisë- vetëm një hap larg

Me vizitën e tij në Tiranë, presidenti i Këshilit Evropian, Van Rampuy, shtoi shpresat se Këshilli i Ministrave të Brendshëm të BE-së do të marrë vendim përfundimtar pozitiv për liberalizimin e vizave. "Liberalizimi i vizave, tha ai, është një hap larg."

Ai shprehu gjithashtu besimin se edhe raportin i KE-së për aplikimin e Shqipërisë për statusin e vendit kandidat, do të jetë i drejtë dhe objektiv, pasi do të mbështetet në arritjet dhe sfidat që ka përpara Shqipëria.

Bashkëpunim rajonal- proces krahas integrimit evropian

Ky bashkëpunim u vlerësua shumë i rëndësishëm për procesin e integrimit evropian të Ballkanitit Perëndimor. "Integrimi evropiann duhet shoqëruar me bashkëpunimin rajonal dhe promovimin e tij. Por e ardhmja evropiane nuk zëvendësohet nga bashkëpunimi rajonal por ecën krahas tij. Jo në vend të.. por përveç tij edhe", tha ai.

Nga ana e tij kryeministri Sali Berisha shprehu angazhimin e qeverisë së tij për të vazhduar reformat dhe afruar më shumë Shqipërinë me BE-në. Visita e presidentit të Këshillit Evropian në Tiranë, bëhet kur Shqipëria pret në nëntor vendimin përfundimtar të Këshillit të Ministrave të Brendshëm të BE-së për liberalizimin e vizave si edhe vlerësimin e Komisionit Evropian për aplikimkin për statusin e vendit kandidat për anëtarësim në BE.

(http://www.dwelle.de)

www.voal-online.ch


Rating (Votes: )   
    Comments (0)        Dërgoja shokut        Printo


Other Articles:
TANJA FAJON SOT NË PRISHTINË: "BASHKIMI EVROPIAN T'IA JAPË KOSOVËS UDHËRRËFYESIN PËR VIZA" (10.20.2010)
DY SULME NË VERI TË KOSOVËS (10.20.2010)
DERI KUR MUND TË FUNKSIONOJË QEVERIA? (10.20.2010)
VAN ROMPEI: TIRANA NJË HAP LIBERALIZIMIT TË VIZAVE (10.20.2010)
KLINTON: SA MË SHUMË SHTETE TA NJOHIN KOSOVËN (10.20.2010)
AKR MUND TË PARAQESË MOCION MOSBESIMI NDAJ QEVERISË (10.20.2010)
REPORTERËT PA KUFIJ: SHQIPËRIA E 80-ta KOSOVA E 92-ta PËR LIRINË E SHTYPIT (10.20.2010)
NAIM FRASHËRI - PROFET PËR SHQIPTARËTNga Artur ShkurtiDrejtor i shkollës “Udha e shkronjave” (10.20.2010)
MARGARET THATCHER SHTROHET NË SPITAL (10.20.2010)
FYTYRA MË E BUKUR E EVROPËS TANJA FAJON VIZITON SOT KOSOVËN (10.20.2010)



 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Maj 2024  
D H M M E P S
      1 2 3 4
5 6 7 8 9 10 11
12 13 14 15 16 17 18
19 20 21 22 23 24 25
26 27 28 29 30 31  
 
::| Hot News
KLIKONI NË WWW.VOAL.CH - ZËRIN E SHQIPTARËVE NË NJË DIZAJN TË RI - WWW.VOAL.CH  -  VOAL
80 TË RINJ AMERIKANË E MBAJTËN PARA KUVENDIT KONCERTIN ME KËNGË PATRIOTIKE SHQIPTARE
80 AMERIKANË KËNDOJNË SOT PARA KUVENDIT TË SHQIPËRISË KËNGË PATRIOTIKE SHQIPTARE
PROTESTA SOT NË SHKUP - TË DORËHIQET QEVERIA NË TËRËSI
NËNKRYETARI I PARLAMENTIT EVROPIAN KËRKON DORËHEQJEN E GRUEVSKIT
DEPARTAMENTI AMERIKAN I SHTETIT - NDJEKIM NGA AFËR SITUATËN NË MAQEDONI
MAQEDONIA NGRE TRIDHJETË AKUZA PËR TERRORIZËM
LUBOMIR FËRÇKOSKI - QEVERIA NË SHKUP PO NXIT TENSIONET NDËRETNIKEFërçkoski - Konflikti në Maqedoni s'ka të bëjë me “Shqipërinë e Madhe”
MANIFESTIM SPONTAN NË TIRANË 'KUMANOVË NUK JE VETËM'
MUSTAFA - 700 SHQIPTARË NGA MAQEDONIA JANË ZHVENDOSUR NË PRESHEVË

 
VOAL
[Shko lart]