E Shtunë, 10.31.2020, 09:23pm (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
OPINONE-EDITORIALE
 

NJË NATO PËR SHEKULLIN XXI

Nga ANNE APPLEBAUM, Washington Post


E Martë, 11.23.2010, 12:00pm (GMT+1)

Historianët në të ardhmen nuk do ta cilësojnë si sukses të padiskutuar misionin e NATO-s në Afganistan. NATO-ja nuk ishte e përgatitur të luftonte në Afganistan, fillimisht nuk kishte udhëheqje, çfarë u shoqërua dhe me mungesën e objektivave të qarta.

Disa vende kontribuuan me një numër të madh ushtarësh dhe luftuan. Kishte dhe të tjerë të cilët fshiheshin pas vendimeve të shteteve përkatëse, që përcaktonin kur dhe si duhet të luftonin ushtarët e tyre.

Thuajse të gjitha qeveritë e vendeve të Aleancës mënjanuan një diskutim të ndershëm e të hapur me votuesit e tyre rreth luftës në Afganistan.

Me pak fjalë, NATO-ja nuk dështoi, por as nuk shkëlqeu. Për të shpëtuar nderin e Aleancës, e ndoshta dhe vetë Aleancën, ushtarët duhet të kthehen në shtëpi e të planifikojnë misionin tjetër.

Ky mision është mbrojtja e demokracisë në Evropë.

Ky ka qenë dhe qëllimi i themelimit të NATO-s. Ndonëse NATO-ja është zmadhuar thuajse shtatë herë krahasuar me vitin 1949, kur u krijua, shpërndarja e trupave të NATO-s dhe institucionet e saj nuk kanë ndryshuar në dy dekadat e fundit. Aleanca ka sot 28 vende anëtare, përfshirë dhe shumicën dërrmuese të vendeve anëtare të Paktit të Varshavës.

Me gjithë ndryshimet, tri komanda të përbashkëta gjenden ende në jug dhe në perëndim të kontinentit, përkatësisht në Portugali, në Itali dhe në Holandë.

Edhe forcat amerikane nuk janë më mirë të shpërndara. Mbi 50 mijë ushtarë amerikanë gjenden në Gjermani, vend ky tashmë i rrethuar nga vende anëtare të NATO-s, kurse Polonia e Norvegjia - dy shtetet që kanë kufirin më të gjatë që kufizohet me vende jo anëtare të Aleancës, kanë 100 respektivisht 80 ushtarë.

NATO-ja nuk ka plane paraprake për të mbrojtur disa nga vendet më të reja anëtare si Poloninë dhe vendet baltike. Aleanca, gjithashtu, nuk ka zhvilluar stërvitje të rëndësishme ushtarake për më shumë se një dekadë.

Një herë e një kohë NATO-ja zhvillonte ushtrimet vjetore të quajtura "Reforger". Në kohët e shkuara këto lloj ushtrimesh synonin të trembnin Rusinë.

Sot, këto lloj stërvitjesh duhet të mbahen sërish, por padyshim jo për të trembur Rusinë. Qëllimi duhet të jetë që strukturat e NATO-s të mbeten të integruara, që gjeneralët amerikanë të njohin homologët e tyre evropianë dhe anasjelltas.

Në këtë mënyrë, vendet anëtare mund të vazhdojnë të besojnë se NATO-ja është reale. Stërvitje në terren dhe në internet për t’u mbrojtur nga sulmet elektronike duhen zhvilluar, e, madje, në disa prej e tyre, në një të ardhme, mund të përfshihet dhe Rusia. Një ditë ndoshta Aleanca mund ta shohë veten duke ndihmuar Rusinë të mbrohet nga Kina.

Zgjerimi i NATO-s edhe me disa nga ish-armiqtë e vjetër, është një nga pak historitë e suksesit në politikën e jashtme pas Luftës së Ftohtë. Ne mund ta vazhdojmë procesin e zgjerimit, ndonëse vendet jashtë NATO-s sot janë më të varfra dhe më të trazuara se vendet që donin të hynin në Aleancë në vitet ’90-të.

Megjithatë, ekzistenca e një aleance të besueshme ushtarake të perëndimit mbetet një nxitje për të tjerët në kufijtë e Evropës. Momentalisht në Moldavi ka një qeveri pro perëndimore, në Bjellorusi mbahen zgjedhjet në dhjetor, e gjeopolitika haset ngado në Ukrainë.

Ndonëse Perëndimi mund të tregohet idhnak me veten për evropianët jashtë kufijve të NATO-s, ai mbetet sërish tërheqës. Por, perëndimi do të mbetet i tillë vetëm nëse është real. (i.b.)

(http://www.evropaelire.org)

--

A NATO for the 21st century

By Anne Applebaum
Tuesday, November 23, 2010;

In Afghanistan a couple of years ago, I flew in one plane with a Portuguese pilot and another plane with a German pilot. I met a Turk who worked in NATO's Kabul headquarters and a Dutch woman who lived on a NATO base in the south. During the course of a very short visit, I also met Frenchmen, Czechs and, of course, Americans. When the International Security Assistance Force leaves Afghanistan in 2014 or thereabouts - as last weekend's NATO summit has agreed - NATO's soldiers can return home having proved, if nothing else, that the Western military alliance still exists.

Not that future historians will call NATO's Afghan mission an unqualified success: NATO wasn't prepared to fight in Afghanistan and at first had no leadership and thus no clear objectives in Afghanistan, either. Some countries put large numbers of troops on the ground and fought hard. Others hid behind national "caveats," which dictated where, when and how their soldiers were allowed to fight. Almost all of the alliance governments avoided an honest discussion of the war with their voters.

NATO didn't fail, in other words, but neither did it shine. To save the alliance's honor - and possibly to save the alliance - its soldiers should therefore come home, unpack their duffel bags and start planning their next mission: the defense of democracy in Europe.

This, of course, is what NATO was set up to do. But while NATO has enlarged itself seven times since its creation in 1949, most recently in 2009, the placement of NATO forces and institutions has hardly changed in two decades. The alliance now has 28 members, including almost all of the states that used to be the Warsaw Pact, but the three joint forces commands are all still in the south and the west of the continent, in Portugal, southern Italy and the Netherlands. American forces are dispersed in odd ways as well. More than 50,000 U.S. troops are based in Germany - a country now surrounded on all sides by NATO allies - while Poland and Norway, countries with long, non-NATO borders, have 100 and 80, respectively.

The alliance could also update its military plans for a new era. Europeans and Americans already cooperate over terrorism and are rightly adding cyber-terrorists to their list of joint enemies. NATO does now have contingency plans for the defense of some of its newer members, notably Poland and the Baltic states (the latter drawn up this year after the Obama administration finally noticed their absence).

But the alliance has not held serious military exercises for more than a decade. Once upon a time, NATO conducted a major annual exercise called "Reforger" ("Return of Forces to Germany") designed to prove that the United States could still move troops quickly into Europe if necessary. The last, anemic version of that exercise was conducted in 1993.

In times past, such exercises were meant to scare Russia. Now they should be renewed, not to scare Russia but rather to ensure that NATO's military establishments remain integrated, that American generals get to know their European counterparts and vice versa - and so that NATO's members and neighbors continue to believe that the alliance is real. The alliance's strength lies in its ability to project the image (and to maintain the reality) of strength, confidence and integration. Exercises, in reality and in cyberspace, can help achieve this. I can even imagine Russia being included, at some date. Who knows? One day we may find ourselves helping Russia defend its borders against China, so we might as well start practicing. It looks as though Russia has tentatively agreed to join in a missile defense pact, whatever that means.

Institutions should do what they are good at. And the expansion of NATO is one of the few true post-Cold-War foreign-policy success stories. By including some of NATO's old enemies inside its security umbrella, we ensured, at a minimal cost, the political, economic and ideological "Westernization" of an enormous swath of the continent.

We could continue that process. The stakes are lower - 2010 is not 1990, and the countries outside NATO are poorer and more turbulent than even those that have recently joined. Nevertheless, the very existence of a credible Western military alliance remains - yes, really - an encouragement to others on Europe's borders. This is a uniquely propitious moment. Right now there is a pro-Western government in Moldova; Ukraine's geopolitics are up in the air; elections are due to take place in Belarus in December. We in the West might have gone sour on ourselves, but Europeans on our borders still find us magnetically attractive. But we will only remain so if we try.

applebaumletters@washpost.com  (http://www.washingtonpost.com)

www.voal-online.ch


Rating (Votes: )   
    Comments (0)        Dërgoja shokut        Printo


Other Articles:
PARTIA E KANOÇEVENga MIMOZA DAJÇI (11.23.2010)
DOSIADANga SKËNDER BUÇPAPAJ (11.22.2010)
TIPOLOGJIA E LISTAVENga SKËNDER BUÇPAPAJ (11.22.2010)
SOT NUK MJAFTON TË THUASH SE FAJIN E KA OPOZITAKUR KA KULTURË FETARE E PËRSE TË MOS KETË EDHE KULTURË POLITIKENGA ELIDA BUÇPAPAJ (11.22.2010)
ZGJEDHJET PO BËHEN SHPEJT, ZGJIDHJET ASSESI!Nga FATON BISLIMI (11.21.2010)
XHANDARËT E FJALËS SË LIRË PO E KTHEJNË KOSOVËN NË ABSURDISTANNga Elida BUÇPAPAJ (11.20.2010)
SHKRIRJA E MEDIAVE NË PUSHTETIN POLITIKNga SKËNDER BUÇPAPAJ (11.18.2010)
OHHH, AMERIKË, TI JE AQ E FORTËNga MATT MILLER, Washington Post (11.18.2010)
TAKIME TË NATO-s NË LISBONËNga FRANK SHKRELI (11.17.2010)
DEMONIZOHET SPARKS E KËRCËNOHET GAZETARJA SEBAHATE SHALANGA ELIDA BUÇPAPAJ (11.16.2010)



 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Tetor 2020  
D H M M E P S
        1 2 3
4 5 6 7 8 9 10
11 12 13 14 15 16 17
18 19 20 21 22 23 24
25 26 27 28 29 30 31
 
::| Hot News
PËRMBYTJET NË SHQIPËRI - QEVERIA THOTË SE GJENDJA ËSHTË KRITIKE, KËRKON NDIHMË NGA BRUKSELI
ARVIZU - PRESIM QË DREJTËSIA SHQIPTARE TË DËNOJË TRAFIKANTËT E NJERËZVE
NATO NUK MUND TË NDIHMOJË NË KRIJIMIN E USHTRISË NË KOSOVË
GJERMANIA, FRANCA, BRITANIA E MADHE, HOLLANDA DHE DANIMARKA KUNDËR STATUSIT TË VENDIT KANDIDAT PËR SHQIPËRINË
THAÇI PARALAJMËRON ZGJEDHJEN E PRESIDENTIT GJATË JAVËS SË ARDHSHME
MISIONI MISHELËNga MICHELLE OBAMA, Newsweek
BABAI E NJEH MË MIRËNga THOMAS L. FRIEDMAN, New York Times
NATO dhe BE borxhlinj ndaj Kosovës ?Nga Elida Buçpapaj

 
VOAL
[Shko lart]