E Hënë, 05.25.2020, 04:42am (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
OPINONE-EDITORIALE
 

20 SHKURTI 20 VJET MË VONË

RËNIA E SIMBOLIT TË DIKTATURËS

Nga MUJË BUÇPAPAJ


E Djelë, 02.20.2011, 08:22am (GMT+1)

Qeveria vëzhgonte, Sigurimi vëzhgonte. Këto struktura në mënyrë instiktive kishin kaluar nga stepja e dhjetorit 1990, kur patën humbur betejat e para me studentët e Tiranës dhe Shkodrës, tek përgatitja e hakmarrjes. Ata prisnin çastin e duhur. Fundi i dhjetorit 1990 fillimi i janarit 1991 u shoqërua me një ngritje të pasigurisë dhe kaosit në vend.

Më 11 janar mbahet i pari antimiting, gjatë një tubimi të PD në Tropojë. Grupe enveristësh kërkonin të përmbysnin situatën në favor të tyre. Të gjitha shenjat dukeshin se opozita e re e drejtuar nga Berisha dhe Hajdari po fitonte terren pas terreni, betejë pas beteje. PPSH kishte frikë nga eliminimi i plotë si forcë politike, siç pati ndodhur një vit më parë me Lidhjen e Komunistëve të Kosovës. Diktatori komunist Ramiz Alia filloi përgatitjen e minimit të terrenit të opozitës. Një duel i egër po shfaqej gjatë janar-shkurtit të këtij viti, ku rol të rëndësishëm do të luanin studentët dhe punëtorët e organizuar në sindikata. PPSH kishte akoma shpresë tek ushtarakët. Ata bënë përpjekje për të manipuluar studentët e Shkollës së Bashkuar të Oficerëve në Tiranë. Por edhe aty kishte lindur opozita. Më 8 janar filluan protestat e para publike në këtë shkollë, ku më vonë do të përgatitej edhe puçi i dështuar i 22 shkurtit.

Regjimi e ndiente vetën të kërcënuar. Ai po përpiqej të ruante simbolet e veta dhe bashkë me të edhe trashëgiminë mbi të cilën ishte mbështetur shoqëria e kazermës. Për këtë më 30 janar Ramiz Alia nxjerr dekretin për mbrojtjen e monumenteve.

Protestat e studentëve të ILB

Ndërsa strukturat e regjimit të diktaturës së proletariatit po vinin duke u shkatërruar, pas mbetej anarkia dhe pakënaqësia popullore. Lëvizja që do të çonte në rrëzimin e simbolit të diktaturës më 20 shkurt, do të lindte përsëri në ambientet studentore dhe pikërisht në Institutin e Lartë Bujqësor Kamëz. Më 5 shkurt një grup i gjerë studentësh të pakënaqur nga gjendja e mjerë ekonomike filluan protestat. Aty rreth mesnatës vendosin të krijojnë një Komision me në krye studentin Osman Stafa, si dhe hartimin e një peticioni me kërkesa ekonomike, kryesisht për kushtet e fjetjes, ushqimit, mësimit, si dhe heqjen e lëndëve ideologjike nga programi mësimor. Ditën e dytë të protestës ata realizojnë bojkotimin e mësimit. Komisioni i përfaqësimit organizon rezistencën. Ditën e tretë protesta jep rezultatin e parë. Jep dorëheqjen rektori i ILB, Haxhi Aliko.

Solidariteti i studentëve të Tiranës

Më 6 shkurt Amfiteatri i qytetit studentor në Kamëz ishte i mbushur plot me studentë. Osman Stafa lexon kërkesat e studentëve drejtuar qeverisë, kryesisht kërkesa ekonomike. Në këtë tubim merr pjesë nga PD edhe Azem Hajdari si kryetar i Komisionit Nismëtar të kësaj partie, si dhe Arben Imami. Ata po instalonin lidhjet mes studentëve të ILB dhe UT. Po këtë mëngjes në Qytetin "Studenti" në Tiranë u afishuan posterat e parë që bënin thirrje për solidaritet me studentët e ILB Kamëz. Në mesditë të kësaj date në sheshin "Demokracia" u organizua një miting me pak pjesëmarrje. Studentët e Tiranës akoma nuk ishin njohur mirë me këtë lëvizje, thjesht nuk kishin njohjen e duhur. Ndërsa studentët e Kamzës do të vazhdonin negociatat me Adil Çarçanin dhe qeverinë, protestat do të zhvendoseshin përsëri në Qytetin "Studenti" në Tiranë. Studentët e UT ishin radikalë. Ata do ta merrnin këtë protestë dhe do ta ngrinin lart. Ata e dinin mirë se çfarë duhej bërë. Ata kishin vendosur të hiqnin emrin e diktatorit nga Universiteti i tyre. Që nga kjo datë deri më 18 shkurt në sheshin "Demokracia" do të zhvillohej gjyqi i parë publik ndaj Enver Hoxhës.

Më 7 shkurt në tubimin e orës dhjetë, drejtuesit e studentëve paraqesin një peticion të tyre. Peticioni kishte kërkesa ekonomike, ai mbështeste studentët e ILB Kamëz, por kërkonte edhe shkarkimin e drejtorit të RTSH, V. Kule dhe ministrit të Jashtëm R. Malile. Në pikën katër të peticionit thuhej, "në bazë të peticionit të hartuar nga studentët, pedagogët dhe punonjësit e shkollave të larta të hiqet emri i Enver Hoxhës nga UT dhe ai të quhet thjesht Universiteti i Tiranës". Në pikën 8 të peticionit të studentëve të Tiranës shkruhej, "të shfuqizohet dekreti i fundit për mbrojtjen e figurave historike".

Partia Demokratike dhe Berisha denoncojnë përgatitjen e grushtit të shtetit

Protesta e studentëve në Tiranë, Kamëz dhe Shkodër inkurajonte Partinë Demokratike dhe lidershipin e saj për të ecur përpara. Opozita kishte kundërshtuar me forcë mbajtjen e zgjedhjeve më 10 shkurt, ashtu siç ishin parashikuar nga PPSH. Komunistët në fillim e hodhën poshtë kërkesën e opozitës për shtyrjen e datës së zgjedhjeve nën pretekstin se datën e kishte caktuar Parlamenti, i cili tani ishte praktikisht i shpërndarë, por udhëheqësi komunist R. Alia i detyruar nga presionet e opozitës dhe të popullit, pranoi shtyrjen e zgjedhjeve parlamentare deri më 31 mars 1991. Në fakt opozita kishte kërkuar që zgjedhjet e para pluraliste pas gati 50 vjetësh diktaturë të mbaheshin në fund të majit të këtij viti. PD kërkonte kohë që të ballafaqohej në zgjedhje me gardën e vjetër, e cila po lëvizte të gjithë gurët për të mbajtur vendin të lidhur pas së shkuarës. PD po kërkonte anembanë Shqipërisë orientimin e vendit drejt Europës Perëndimore dhe SHBA.

Nga ana tjetër udhëheqësi komunist Alia ishte kundër reformave demokratike që preknin në thelb sistemin. Në këtë kohë në Tiranë flitej për një grusht shteti që po përgatisnin ushtarakët. Në një intervistë dhënë Zërit të Amerikës Sali Berisha deklaronte se, "kishte përherë dhe më shumë shenja se ministri i Mbrojtjes Kiço Mustaqi po përgaste grusht shteti".

Vazhdimi i protestave në Qytetin "Studenti"

Gjyqi ndaj diktatorit Hoxha po vazhdonte për të pestën ditë radhazi. Studentë, punëtorë, intelektualë dhe punëtorë ngjiteshin në tribunën e improvizuar për të demaskuar kultin e diktatorit. Më 10 shkurt në këtë shesh u zhvillua një miting i madh, të në cilin morën pjesë mijëra qytetarë të kryeqytetit. Më 12 shkurt në tubim folën edhe Godo, Gjinushi, Pashko dhe Hajdari. Godo dhe Gjinushi nuk preferohen nga studentët, pasi u kërkojnë kompromis për emrin e diktatorit, ndërsa Hajdari dhe Pashko përfaqësues të PD duartrokiten. Më 14-15 shkurt Lëvizja Studentore fitoi mbështetje edhe nga rrethe të ndryshme të vendit, intelektualë dhe personalitete publike në Shqipëri, diasporë dhe Kosovë. Në ILP Shkodër studentët nën drejtimin e Flamur Buçpapajt kishin shpallur bojkotim të mësimit në shenjë solidariteti me studentët e UT. Ata kishin hartuar një peticion me të cilin kërkonin jo vetëm heqjen e emrit të E. Hoxhës nga UT, por edhe nga të gjitha institucionet publike të vendit, deri edhe burgosjen të të gjithë Byrosë politike të PPSH-së. Më 15 shkurt qeveria në përgjigje të kërkesave të studentëve, i njoftoi ata se kërkonte referendum për emrin e Enver Hoxhës vetëm nga studentët, pedagogët dhe punonjësit që nga themelimi i UT, vetëm pas zgjedhjeve të 31 marsit.

Më 16-17 shkurt protestat morën një tjetër drejtim. Këtë ditë studentët miratuan edhe Komisionin e Grevës të përbërë nga B. Gonxhe, Ridvan Peshkëpia, Ilir Disadari, Ndue Lugja, Tefalin Malshyti, Mesila Doda. Në edicionet e lajmeve të kësaj dite u mor vesh se ministri i Arsimit, Gjinushi kishte vendosur për mbylljen e universiteteve dhe shkollave të larta deri më 25 shkurt 1991. Në mënyrë brutale policia kërkoi menjëherë lirimin e godinave të studentëve nga studentët. Familjet tiranase nën organizimin e sindikatave njoftuan se ishin të gatshëm të merrnin studentë në shtëpitë e tyre. Mbi 1500 familje tiranase paraqitën kërkesat me shkrim pranë Komisionit të Grevës.

Në fakt më 17 shkurt pasdite në Qytetin "Studenti" kishte shumë pak njerëz.

18 shkurt dita e fillimit të studentëve

Ata në fakt ishin njerëz të veprimit, të lëvizjes së fortë të gjërave. Ata ishin ngritur në dhjetor kundër mortajës morale, shoqërore dhe politike, duke thyer gardianët e regjimit të vjetër. Ndërsa tani kishin zgjedhur një tjetër formë të luftës, grevën e urisë. Tetëmbëdhjetë shkurti ishte një ditë e pastër pas shumë ditëve të tjera me shi. Rreth orës 10 të paradites sheshi ishte plot me protestues. Komisioni i Grevës kishte lënë afatin e fundit për përgjigjen e qeverisë deri në orën 11.30. Deri atëherë kishin dështuar disa takime me autoritetet. Rreth orës 12.00 Komisioni i Grevës bëri komunikimin e fundit me studentët. Ai shpalli përfundimin e afatit për bisedime me qeverinë. U dhanë sqarimet e rastit për grevën, gjëra teknike. Komisoni i Grevës tha se pranonte vetëm studentët në grevë dhe ata të pajisur me librezat e studentëve. Nga rreth 300 vetë që kishin firmosur deri atëherë, tani emrat për çudi u dyfishuan. Të gjithë ne që kemi qenë të pranishëm në këtë moment, e kemi edhe sot përpara syve atë ceremoni. Studentët në fillim puthnin flamurin kombëtar pastaj hynin në grevë. Rreth orës 13.20 Komisioni i Grevës mbylli portat e ambientit të grevës në Kinoklubin "Studenti". Krahas studentëve në grevë kishin hyrë edhe pedagogët e njohur Abdi Baleta, Ylli Vejsiu, Omer Stringa etj. Baleta gjatë një fjalimi plot emocione bëri thirrje për solidaritet me studentët.

Qëndrimet ndaj grevës së studentëve

Këshilli i Ministrave hodhi poshtë kërkesat e studentëve gjatë një mbledhjeje të mbajtur më 19 shkurt. Këtë qëndrim do ta miratonte edhe KQPPSH. Ky vendim, i cili çonte drejt flijimit rreth 725 studentë dhe pedagogë tensionoi shumë situatën në vend. Në fakt gjendja në Shqipëri ishte përkeqësuar qysh në fillim të shkurtit, kur mbi 10 mijë qytetarë u përleshën me policinë në Durrës pas përhapjes së fjalës se kishte ardhur një traget për të çuar njerëz në Itali. PD fillimisht nuk tregoi shumë entuziazëm në mbrojtjen e kërkesës së studentëve nga frika e manipulimit dhe e kthimit të saj kundër opozitës. Krahu konservator i PPSH kërkonte publikisht nxjerrjen jashtë ligjit të PD.

PD dhe Berisha u përgjigjen menjëherë, duke u dhënë përkrahje studentëve. Sali Berisha deklaroi menjëherë se: "Do të ishte tragjike sikur kulti i Enver Hoxhës të bëhej shkak për një dramë të madhe kombëtare, që historia nuk do ta përligjte kurrë".

Regjimi u përpoq të forconte opinionin kundër grevës dhe studentëve, duke manipuluar më shumë figura nga Kosova, prej së cilës erdhën qëndrime kundërthënëse. Për shembull M. Krasniqi, M. Bakalli etj., bënë thirrje që studentët t'i jepnin fund grevës, ndërsa Rugova dhe Qosja mbrojtën studentët. Mesazhe të ndryshme vinin edhe nga Universiteti i Prishtinës. Një ditë më vonë studentët e këtij Universiteti do të përgënjeshtronin lajmet e Tiranës zyrtare, duke u dhënë përkrahje të hapur studentëve të Tiranës.

Bashkimi i sindikatave të pavarura ishte i fuqishëm. Ato dolën hapur në anë e studentëve.

20 shkurt thirrja për të rrëzuar diktatorin

A ishte përgatitur rrëzimi i shtatores së diktatorit Enver Hoxha, unë mendoj se jo. Studentët kishin kërkuar vetëm heqjen e emrit të tij nga Universiteti. Për ne që kemi qenë atë ditë në shesh rrëzimi ishte një gjetje spontane, e aty për atyshme. Nga dolën idetë për rrëzimin e tij? Unë mendoj se ato dolën në çast nga një lëvizje urrejtjeje e nxitur nga policia dhe qentë e Sigurimit të Shtetit, nga krismat e armëve dhe tmerri i vdekjes së mundshme të studentëve të ngujuar, por edhe nga një urrejtje 50-vjeçare.

Megjithatë le të kthehemi për një çast në Qytetin "Studenti". Sheshi para Kinoklubit ku ishin ngujuar studentët më 20 shkurt 1991 kishte grumbulluar mbi 100 mijë vetë.

Atë mëngjes 4-5 studentë u nxorën me barrela për në spital. Rreth orës 10 situata rreth ambientit të grevës ishte shpërthyese. Në një foltore të improvizuar po flisnin njerëz të ndryshëm. Situata po ndizej. Po të perifrazoj Viktor Hygonë, Qyteti "Studenti" në këtë çast i ngjante një topi kur është i mbushur plot, mjafton të bjerë një shkëndijë dhe të pëlcasë. Aktorja e njohur Rajmonda Bulku u bëri thirrje që të gjitha nënave, grave dhe vajzave të parakalonin para selisë së Presidiumit të Kuvendit Popullor dhe selisë së PPSH. Turma e egërsuar pas disa përleshjeve me policinë rrëzoi shtatoren e diktatorit.

Rreth orës 14.10 minuta kishte rënë simboli më i rëndësishëm i komunizmit në Shqipëri.

Ndërsa këto ngjarje dramatike po zhvilloheshin në sheshin "Skënderbej", KQ i PPSH po mbante një mbledhje të ngutshme". E veja e diktorit thuhet se doli nga mbledhja duke qarë pas lajmit të rrëzimit të monumentit. Ajo dënoi udhëheqjen që nuk kishte përdorur forcën për të ndaluar këtë veprim, duke thënë se, "atë ditë një njeri duhej të ishte vrarë për Enverin".

Sidoqoftë vetëm pak orë pas rrëzimit të shtatores autoritetet ndryshuan qëndrim. S. Gjinushi njoftoi studentët se emri i diktatorit do të hiqej nga Universiteti. Një dekret i lëshuar nga Kryeministri A. Çarçani thoshte: "Meqë do të riorganizohet, Universiteti i Tiranës nuk do të ketë më emrin e Enver Hoxhës. Ky dekret hyn në fuqi menjëherë".

Shoqata e vullnetarëve të Enverit tensionon situatën politike

Gjatë gjithë shkurtit të mbrapshtë, siç do të shprehej shkrimtari i shquar Ismail Kadare, ngado vinin lajme të tmerrshme. Ngado flitej për komplote, luftëra civile, vrasje enigmatike të Sigurimit të Shtetit, grushte shteti, kufij të hapur dhe tragete që do të vinin për t'i çuar shqiptarët e rinj në botën e lirë. Në këtë kohë kur PPSH kishte frikë likujdimin e saj, konservatorët miratuan krijimin e një organizate të quajtur "Bashkim i vullnetarëve të Enverit", e cila u themelua më 12 shkurt e drejtuar nga Hysni Milloshi. Që kjo organizatë ishte nën drejtimin e shtetit dukej qartë në faktin se si përdoreshin makinat e ushtrisë për të grumbulluar vullnetarët e Enverit në mitingje të ndryshme, biles edhe brenda një dite ata shfaqeshin në antimitingjet e opozitës në disa qytete të ndryshme. Thuhej se Kiço Mustaqi po përgatiste një grusht shteti. Ai kishte dhënë urdhër që të armatoseshin enveristët.

Vullnetarët e Enverit për të bërë prezent veten si një forcë e rrezikshme ndaj demokracisë i dërgojnë një mesazh kërcenues R. Alisë më 12 shkurt, por që do të botohej vetëm më 19 shkurt. Ata akuzonin opozitën për destabilizim. Ata deklaronin se do të mbronin emrin e Enver Hoxhës. Enveristët organizuan mitingje në të gjithë vendin. Ata kërcënuan dhe rrahën anëtarët e opozitës. Anëtarët e organizatës kërcënuan se do të rivendosnin monumentin e dikatorit dhe se do të shpallnin Vlorën kryeqytet të ri të Shqipërisë.

Tentativa e dështuar për grusht shteti

Pas 20 shkurtit pritej kundërveprimi i komunistëve dhe Sigurimit të Shtetit. Menjëherë autoblindat e ushtrisë dhe forcat speciale rrethuan Tiranën. Ramiz Alia kundërveproi duke siguruar pushtet personal në vend, duke njoftuar krijimin e një qeverie të re. Ai zëvendësoi A. Çarçanin me ekonomistin konservator Fatos Nano, në këtë kohë zëvendëskryeministër. Alia shpalli krijimin e një këshilli presidencial, ku përveç F. Nanos ishin edhe Haxhi Lleshi, Kleanthi Koçi, Kiço Blushi, Rexhep Meidani, Lufter Xhuveli etj. Ai pretendonte se këshilli ishte vetëm organ këshillimor, por PD nuk mendonte kështu. Sipas Abdi Baletës, "këshilli ishte antikushtetues". Ndërsa Sabri Godo i kishte sugjeruar Alisë publikisht që të merrte këto masa nëpërmjet një shkrimi të botuar në "Z. Populli" shkurt 1991. Godo kishte propozuar që të pezulloheshin të gjitha veprimtaritë që kishin të bënin me emrin e Enver Hoxhës. Sipas tij çështja duhej të zgjidhej me referendum pas zgjedhjeve. (Gazeta "Republika" 24 shkurt 1991)

Situata më 21 shkurt është e tensionuar. Disa mijëra qytetarë të Tiranës marshojnë drejt Bllokut të udhëheqjes komuniste. Pranë urës së hotel "Dajtit" Neritan Ceka dhe disa drejtues të tjerë të PD e stopojnë turmën, duke e vendosur atë në sheshin "Skënderbej".

Më 22 shkurt shpallet "Komisioni Nismëtar për lëvizjen, për mbrojtjen e institucioneve të popullit dhe atdheut" nga oficerë të pakënaqur të Akademisë Ushtarake në Tiranë.

Ata nëpërmjet një ultimatumi drejtuar presidentit, partive politike dhe mbarë popullit kërkonin mbajtjen e menjëhershme të një referendumi për çështjen e Enver Hoxhës, zbatimin e ligjit për mbrojtjen e monumenteve të E. Hoxhës.

Në një takim të mbajtur më 22 shkurt mes përfaqësuesve të partive politike dhe ushtarakëve pati replika të ashpra. Abdi Balea pedagog dhe anëtar i forumit të të drejtave të njeriut deklaroi se veprimet e ushtarakëve ishin jo kushtetuese. Përfaqësuei i PD-së, N. Ceka kërkoi respektimin e Kushtetutës. Ai denoncoi çdo veprim kundër Kushtetutës dhe Ramiz Alisë. ("Aleanca" 29 dhjetor 1995)

Gjatë orëve të tensionuara të takimit flitej për një grusht shteti. Për këtë përfaqësuesit e opozitës rrethuan Shkollën e Bashkuar të Oficerëve, pasi thuhej se oficerët enveristë do të merrnin bustin e Enverit që ishte në Akademi dhe do ta çonin në shesh. Pati përplasje me armë. Katër vetë përfshirë edhe një polic u vranë.

Ushtarakët të pakënaqur me hakmarrjen për rrëzimin e bustit të diktatorit e thirrën Alinë në Ministrinë e Brendshme për t'i kërkuar llogari se, "përse nuk kishte marrë masa për të mbrojtur bustin". Alia siç dihet u përgjigj se, "kishte kishte dhënë urdhër për të qëlluar, por urdhri i tij nuk ishte zbatuar". Më vonë Hekuran Isai ministër i Brendshëm i kohës, tha se, "nuk e kishte zbatuar urdhrin, pasi do të krijonte gjakderdhje". Ushtarakët i kërkuan udhëheqësit komunist Alia që të vendoste gjendjen e jashtëzakonshme. Alia kishte deklaruar në takim se, "Forcat e Armatosura nuk ishin në gjendje të merrnin pushtetin po të vendosej gjendja e jashtëzakonshme". Regjimi nuk kishte më mbështetje në popull. Ai urrehej nga të gjithë. Prandaj dështoi edhe grushti i shtetit. Baleta në një shkrim të botuar në 4 shtator 1991 në "RD" pati akuzuar vetë Alinë për këtë grusht shteti. Sali Berisha po bënte të gjitha përpjekjet për të forcuar PD për zgjedhjet e 31 marsit. Në një shkrim të botuar më 27 shkurt në "RD" ai deklaron se, "PD do të vazhdonte luftën për demokratizimin e vendit".

MUJË BUÇPAPAJ


Rating (Votes: )   
    Comments (0)        Dërgoja shokut        Printo


Other Articles:
FARAONI PA MUMJENga THOMAS L. FRIEDMAN (02.18.2011)
LIRIA E TYRE, FRIKA JONËNga ANGELO PANEBIANCO, Corriere della Sera (02.18.2011)
SHQIPTARËT PËRBALLË NJË BETEJE TË PAPËRFUNDUARNga BEQIR SINA, New York (02.18.2011)
ME RASTIN E 3-VJETORIT TË PAVARËSISË SË KOSOVËSNDERIMI I DËSHMORËVE DHE AMANETI I TYRENga FRANK SHKRELI (02.17.2011)
MODELI TURK PËR EGJIPTINNga SERGIO ROMANO, "Panorama" (02.16.2011)
GRUAJA DHE TË DREJTAT E SAJNga MIMOZA DAJÇI (02.15.2011)
NJË KARTOLINË NGA EGJIPTINga THOMA L. FRIEDMAN, New York Times (02.13.2011)
SI T'I LEXOJË KLASA POLITIKE KËSHILLAT E TOMAS KANTRIMENITNga Elida BUÇPAPAJ (02.13.2011)
QEVERISJE FER DHE FER JASHTË QEVERISJESNga ELIDA BUÇPAPAJ (02.13.2011)
ANTI-AMERIKANIZMI I PRO-KORRUPSIONITNga FRANK SHKRELI (02.10.2011)



 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Maj 2020  
D H M M E P S
          1 2
3 4 5 6 7 8 9
10 11 12 13 14 15 16
17 18 19 20 21 22 23
24 25 26 27 28 29 30
31            
 
::| Hot News
PËRMBYTJET NË SHQIPËRI - QEVERIA THOTË SE GJENDJA ËSHTË KRITIKE, KËRKON NDIHMË NGA BRUKSELI
ARVIZU - PRESIM QË DREJTËSIA SHQIPTARE TË DËNOJË TRAFIKANTËT E NJERËZVE
NATO NUK MUND TË NDIHMOJË NË KRIJIMIN E USHTRISË NË KOSOVË
GJERMANIA, FRANCA, BRITANIA E MADHE, HOLLANDA DHE DANIMARKA KUNDËR STATUSIT TË VENDIT KANDIDAT PËR SHQIPËRINË
THAÇI PARALAJMËRON ZGJEDHJEN E PRESIDENTIT GJATË JAVËS SË ARDHSHME
MISIONI MISHELËNga MICHELLE OBAMA, Newsweek
BABAI E NJEH MË MIRËNga THOMAS L. FRIEDMAN, New York Times
NATO dhe BE borxhlinj ndaj Kosovës ?Nga Elida Buçpapaj

 
VOAL
[Shko lart]