VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve - SHKOI PUTINI NË BELIGRADNga FRANK SHKRELI

                                                                                      

E Premte, 04.26.2024, 09:33am (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
OPINONE-EDITORIALE
 

SHKOI PUTINI NË BELIGRAD

Nga FRANK SHKRELI


E Mërkurë, 03.23.2011, 10:13pm (GMT+1)

Kryeministri i Rusise Vladimir Putin, një ish-agjent bolshevik i KGB-së, vizitoi Beligradin të mërkurën, në vigjiljen e 12 vjetorit të bombardimeve të NATO-s kundër Serbisë për të ndaluar shtypjet dhe gjenocidin serb ndaj popullsisë shqiptare të Kosovës. Serbia e konsideron Rusinë të jetë partneri i saj kryesor ekonomik si dhe aleati i saj politik dhe ushtarak. Duke përshëndetur Kryeminstrin rus, Presidenti i Serbisë Boris Tadiç tha se dy vendet kanë lidhje miqësore prej shekujsh dhe vuri në dukje "lidhjet historike dhe shpirtërore", si dhe ngjashmërinë në gjuhë e në ngjyrat e flamujve të dy vendeve.

Delegacioni rus pritej qe ne kryeqytetin serb ta ndiente veten si ne shtepine e vet ku bisedoje per ceshtje te interesit te perbashket ekonomik dhe politik, mbi ceshtje nderkombetare dhe mbi subjektin perhere ne agjenden serbo-ruse, Kosoven, gjithmone e ngjyrosur me solidaritetin midis dy popujve te krishtere ortodoks. Vizita e tij ne Beligrad, ne vigjiljen e12 vjetorit te bombardimit te Serbise nga forcat ajrore te NATO-s, duket se eshte nje provokim ndaj Perendimit por edhe nje rast per te theksuar lidhjet e forta midis dy vendeve dhe popujve te krishtere ortodoks. Telegramet diplomatike amerikane te botuara nga Wikileaks -- theksonin gjithashtu edhe shqetsimet e Washingtonit ne lidhje me diplomacine ruse rreth te njejtit pervjetor, dy vjete me pare. Ne te njejten kohe, analistet e shikojne kete vizite, ne kete pervjetor, edhe si nje perpjekje nga ana e Putinit per te distancuar Serbine nga Bashkimi Evropian. Provokim ose jo, dikush duhet t'i kujtoj Zotit Putin se 12 vjet me pare NATO -- me rolin udheheqes amerikan bombardoi Serbine, jo per perfitime ekonomike, ose pushtim territoresh, por ne emer te vlerave te perbashketa njerzore, vetem e vetm per te shpetuar popullesine shqiptare ne Kosove nga gjenocidi, spastrimi etnik dhe krime te shumeta kunder njerezimit qe regjimi serb i Millosheviqit beri kunder shqiptareve ne trojet e tyre shekullore ne Kosove.

Ruset, nepermjet Serbise, historikisht kane shkaktuar gjithmone probleme ne Ballkan, kryesisht ne kurriz te kombit shqiptar. Si rrjedhim, eshte shqetsues fakti qe kejo vizite eshte planifikuar te behet tamam ne 12 vjetorin e bombardimit te NATO-s kunder Serbise. Cfare mesazhi po percjelle Moska per rajonin e Ballkanit dhe per Evropen me kete vizite ne kete pervjetor. Me shume se asgje tjeter, kejo vizite eshte nje nxitje e elementeve te nacionalizmit serb, te cilit Ballkani e sidomos shqiptaret gjithmone ia kane pare sherrin. Intrigat simbolike apo faktike te Putinit ne Ballkan, sidomos ne raste sic eshte pervjetori i bombardimit te Serbise nga NATO-ja, vetem inkurajone imperializmin e ri rus dhe perkrahesit e tij ne Serbi. Putini dhe bashkpuntoret e tij ne mafien ruse kane adaptuar Serbine si perfaqsuese te tyre ne Ballkan dhe gjithnje vazhdojne, jo vetem te kundershtojne pavaresine legjitime te Kosoves, por nuk pushojne hic se vepruari ne bashkrendim, qe te minojne shtetin e ri, me cdo rast, me cdo kusht e me cdo mjet qe u vjen per dore, sidomos ne arenen nderkombetare. Fatkeqsisht, si Moska ashtu edhe Beligradi vazhdojne te luftojne nje lufte qe eshte humbur, nga ana e tyre.

Njezet vjet me pare, diktaturat komuniste ane e mbane Evropes u rrexuan nga deshira e madhe e popujve te shtypur per liri e demokraci. Evropa ka ndryshuar njehere e pergjithmone. Do te ishte mire qe si Rusia ashtu edhe Serbia te bashkpunojne me Evropen dhe me Shtetet e Bashkuara per te zgjidhur ceshtjet me rendesi nderkombetare,sic eshte njohja e pavaresise se Kosoves, ashtuqe te realizohet "projekti historik", per nje Evrope te lire, demokratike e te bashkuar. Eshte qendrimi i Shteteve te Bashkuara si edhe i Evropes se "projekti historik" nuk do te mund te realizohet per derisa vendet e Ballkanit Perendimor nuke behen antare te Bashkimit Evropian.

Keshtuqe,vizita e Putinit ne Beligrad ne 12 vjetorin e bombardimit te Serbise nga NATO-ja, ne mbrojtje te popullesise shiptare ne Kosove, edhe megjithse kane kaluar 20 vjete nga mbarimi i Luftes se Ftohet, dhe megjith deklaratat per bashkpunim me Mosken-- eshte e qarte se Rusia edhe sot e kesaj dite e sheh boten krejt ndryshe. Prandaj eshte detyre e Evropes dhe Washingtonit qe te bejne cdo perpjekje per te bindur ruset, e kryesisht Vladimir Putin-in, se lojrat dhe davate e Luftes se Ftohet jane te rrezikshme, te padeshirueshme dhe te kota por edhe ne dem te zhvillimit dhe bashkpunimit reciprok te vendeve te Ballkanit, zhvillim dhe bashkpunim ky per te cilin Moska dhe zyrtaret e saj te larte si Putin, duhej te luanin nje rol me konstruktiv, qe do te conte ne nje te ardhme me demokratike, ne paqe dhe me me shume begati per te gjithe popujt e Ballkanit.

FRANK SHKRELI


Rating (Votes: )   
    Comments (0)        Dërgoja shokut        Printo


Other Articles:
NË KUJTIM TË 24 MARSIT 1999: PËR ÇKA U MUNDUAM ATËHERË DHE TASH?Nga CHRISTOPHER DELL, ambasador i SHBA në Kosovë (03.23.2011)
URIMET EVROPIANE NDOSHTA NUK DO TË VIJNËNga SKËNDER BUÇPAPAJ (03.21.2011)
STRATEGJIA PËR DEMOKRACI NË LINDJEN E MESMENga ZALMAY KHALILZAD, Washington Post (03.20.2011)
ÇFARË DO TË BËHET PASTAJ NË AFRIKËN E VERIUT?Nga CATHERINE ASHTON, New York Times (03.19.2011)
RAMIZ ALIA NË MES VLERËSIMEVE DHE KRITIKAVE NDAJ ENVER HOXHËS DHE KOMUNIZMIT SHQIPTARCitime dhe komente rreth librit tw tij ‘Jeta ime’,(Kujtime)- Nga SKIFTER KËLLIÇI (03.18.2011)
AZEM HAJDARI, SIMBOL I RINISË DHE DEMOKRACISË SHQIPTARENga BUJAR LESKAJ (03.18.2011)
FORCËN E OPOZITËS NUK E BËJNË NUMRATNuk e bën as dobësia e shumicës qeverisëseNga SKËNDER BUÇPAPAJ (03.17.2011)
MENDIME TË HEDHURA ME RASTIN E 20 VJETORIT TË RIVENDOSJES SË MARRËDHËNIEVE MIDIS SHTETEVE TË BASHKUARA DHE SHQIPËRISËNga FRANK SHKRELI (03.15.2011)
DALJA NGA TUNELINga DANIEL GÀZULLI (03.13.2011)
PRANVERA E VITIT 1981 DHE BASHKËSIA NDËRKOMBËTARENga Mr. sc. LLUKMAN HALILI (03.13.2011)



 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Prill 2024  
D H M M E P S
  1 2 3 4 5 6
7 8 9 10 11 12 13
14 15 16 17 18 19 20
21 22 23 24 25 26 27
28 29 30        
 
::| Hot News
PËRMBYTJET NË SHQIPËRI - QEVERIA THOTË SE GJENDJA ËSHTË KRITIKE, KËRKON NDIHMË NGA BRUKSELI
ARVIZU - PRESIM QË DREJTËSIA SHQIPTARE TË DËNOJË TRAFIKANTËT E NJERËZVE
NATO NUK MUND TË NDIHMOJË NË KRIJIMIN E USHTRISË NË KOSOVË
GJERMANIA, FRANCA, BRITANIA E MADHE, HOLLANDA DHE DANIMARKA KUNDËR STATUSIT TË VENDIT KANDIDAT PËR SHQIPËRINË
THAÇI PARALAJMËRON ZGJEDHJEN E PRESIDENTIT GJATË JAVËS SË ARDHSHME
MISIONI MISHELËNga MICHELLE OBAMA, Newsweek
BABAI E NJEH MË MIRËNga THOMAS L. FRIEDMAN, New York Times
NATO dhe BE borxhlinj ndaj Kosovës ?Nga Elida Buçpapaj

 
VOAL
[Shko lartë]