E Enjte, 10.17.2019, 08:12am (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
OPINONE-EDITORIALE
 

ÇDO REVOLUCION ËSHTË KTHESË RRËNJËSORE NË MËNYRËN E TIJ

Nga SIMON SEBAG MONTEFIORE, New York Times


E Martë, 03.29.2011, 08:28am (GMT+1)

 

Londër - Një Revolucion i përngjan vdekjes së një ylli të venitur, një shpërthimi të gjallëruar Technicolor, që i jep udhë jo një galaksie të re të paracaktuar, por një mjegullnaje, një reje të paformë energjie të ndryshueshme. Edhe pse secili prej revolucioneve është i ndryshëm, sepse të gjitha revolucionet janë vendore, në këtë epokë të pasigurt kryengritjesh Arabe dhe ndërhyrjesh Perëndimore, historia e revolucionit mund të na ofrojë ende disa të dhëna mbi të ardhmen, ndërsa raketat amerikane bombardojnë mospërfillësin, Kol.Muammar el-Qaddafi në Libi, sunduesi i Jemenit ëshë në praglëkundjeje dhe trupat siriane qëllojnë mbi protestuesit.

Sociologu gjerman Max Weber, përmend tri arsye pse qytetarët u binden sunduesve të tyre: "autoriteti i një së djeshme të përjetshme", ose prestigji historik; "autoriteti i një dhurate të jashtëzakonshme vetjake hirësie", ose forca tërheqëse e sunduesit; dhe "mbizotërimi për shkak të virtytit të ligjshmërisë", ose urdhëri dhe drejtësia. "Autoriteti i së djeshmes së përjetshme" është veçanërisht i rëndësishëm, sepse në botën arabe, madje edhe republikat, priren të shndërrohen në dinastike. Para përzënies së tij, Hosni Mubarak i Egjiptit përkujdesej për pasardhësit e vet të trashëgimtarë. Para vdekjes së tij në vitin 2000, Hafez al-Assad, diktatori sirian, sundues për një kohë të gjatë, e kaloi pushtetin në duart e djalit të tij, Bashar. Kolonel Qaddafi ka qeverisur që prej shumë kohësh, përmes një falange delfinësh banditë, ku secili prej tyre luan një rol të pangjashëm - njëri si zbatues i totalitarizmit, tjetri si liberal properëndimor - dhe sekush konkurron për marrjen e fronit. Ali Abdullah Saleh i Jemenit, në mënyrë krejt të ngjashme, ruhet me kujdes nga forcat speciale të drejtuara prej të bijve dhe nipërve. Prapëseprapë, "jetëgjatësia e dinastisë i përngjan jetëgjatësisë së një individi", shkruante Ibn Khaldun, historian-burrë shteti islamik i shekullit të 14-të. Të gjitha këto "monarki" arabe janë mbështetur mbi prestigjin e besimit fetar (Saudi Wahhabism ose Shiizmi i Dymbëdhjetë Iranian), të një personaliteti (në Iran, Ayatollah Ruhollah Khomeini, themeluesi i revolucionit; në Egjiptin e Hosni Mubarak, kujtimi i sunduesit më popullor arab, që prej kohës së Saladin, Presidenti Gamal Abdel Nasser; në Arabinë Saudite, mbreti-themelues Ibn Saud), ose një lidhje trashëgimie (Mbreti Abdullah II i Jordanisë, pasardhës i Muhamedit). Por, "prestigji ... kalbet pashmangshmërisht", vendoste Ibn Khaldun.

Po, revolucionet shënohen nga ngjarje dramatike - zgjedhje të vjedhura në Iran në vitin 2009, një vetëflijim në Tunizi. Por, ato, pasqyrojnë, gjithashtu, depresionin e vjetër ekonomik, për të mos përmendur shpresa pritjeje në rritje dhe joshjet e krahasimit: interneti do të thoshte që, rinia arabe mund të krahasonte tashmë, të drejtat e saj të frenuara me ato të homologëve të tyre perëndimorë. Ndryshimet e brezave midis faraonëve të tyre të fishkur dhe rinisë së fiksuar pas Twitter, përkeqësuan krizën, çka mund të shënojë edhe fundin e një paradigme të hershme të sunduesit arab, sheikut të fortë e të mençur, el Rais, Bosi. Një diktator, i cili sulmohet rregullisht nga të rinjtë, për ngjyrën e zezë gotike të flokëve dhe mollëzave të zmadhuara me kirurgji, e që shpura e tij shoqëruese paraqet po aq infermiere në numër sa edhe gjeneralë, gjendet në telash - ai ka humbur "dhuratën vetjake të hirësisë".

Diktatorë të tillë janë shpesh kaq sklerotikë, saqë nuk arrijnë të kuptojnë se ka ndodhur një revolucion, deri u ka rënë mbi krye. Në vitin 1848, Princi Metternich, kancelari austriak, ishte aq i moshuar, saqë mezi ia rrokte veshi turmat që qëndronin të mbledhura para pallatit të tij. Kur kryengritjet nisën, e përfytyrova Kolonel Qaddafi ose Mbretin Hamad al-Khalifa të Bahrein, të zhvillonin një bashkëbisedim si ky që vijon:

"E çfarë është kjo? Kryengritje?", pyeti Mbreti Luigj XVI në Paris, në vitin 1789.

"Jo, Zotëri", ia ktheu i besuari i vet, La Rochefoucauld-Liancourt, "është revolucion".

Revolucionet pa udhëheqës, pa organizim, kanë një momentum magjik të vetvetishëm, që vështirë se mund të dërrmohen. Lenini sapo kishte arsyetuar se revolucioni nuk do të ndodhte kurrë në jetën e tij, kur në shkurt të vitit 1917, turmat e uritura në Petrograd përmbysën nga froni Nicholas II, ndërsa revolucionarët gjendeshin jashtë vendit, të mërguar ose të depërtuar nga policia sekrete.

Këtë herë, spontaniteti i pakrye u ndihmua nga Facebook, i cili, sigurisht, që përshpejton mobilizimin e turmave - dhe përcjellja e kulturës perëndimore, qoftë kur ka të bëjë me monologjet e Charlie Sheen, apo gëzimet e demokracisë amerikane. Por ndikimi i teknologjisë është i ekzagjeruar: në vitin 1848, revolucioni që i përngjan më shumë këtij të sotmit, qenë kryengritjet që, pa telefon, për të mos përmendur Twitter, u përhapën nga Sicilia deri në Paris, Berlin, Vienë dhe Budapest. Ato u shtrinë përmes teprisë së vrullit dhe izolimit të ngurtë të sunduesve shtypës.

Sapo turmat mbushin rrugët, aftësia për t’i shtypur revolucionet varet nga vullneti i sunduesit dhe zotësia për gjakderdhje. Sa më të moderuara regjimet, si Irani i Shahut në vitin 1979, ose Egjipti i Hosni Mubarak, aq më e lehtë është përmbysja. Sa më çnjerëzor shteti policor, si Libia e Kolonel Qaddafi, Jemeni i Presidentit Saleh, ose Siria e Presidentit Assad, aq më i vështirë rrëzimi i tyre. Irani e ka shtypur brutalisht opozitën - është më ndihmëtare të mos jesh aleat amerikan dhe të përjashtosh median ndërkombëtare të lajmeve, sepse bëhet më i lehtë masakrimi i popullit tënd pa qenë i frenuar nga Departamenti i Shtetit apo CNN.

"Fillimet shumë të kënaqshme", shkruante Edmund Burke, vëzhgues i spirales së Revolucionit Francez, që nga liria e deri tek terrori, "kanë shpesh përfundime të turpshme e të vajtueshme". Hidhini një sy Revolucionit Cedar të Libanit kundër Sirisë dhe aleatit të saj Hezbollah, që përfundoi me një qeveri të mbështetur nga sirianët e të zotëruar nga Hezbollah. Suksesi i parë i revolucionit krijon kalamendjen e harbuar të lirisë demokratike, që e vumë re në Kajro dhe Benghazi. Në Europën e vitit 1848, në Rusinë e vitit 1917, u zhvilluan brofje të ngjashme gjallëruese.

Shpesh ka ngritje të liderëve të përkohshëm - sjellim ndërmend Aleksandër Kerenskij, kryeministrin e krekosur rus, disa muaj para marrjes së pushtetit nga Bolshevikët - por çdo revolucion ka figurat e tij, që sigurojnë gjethet e fikut për burrat e fortë. Khomeini caktoi Mehdi Bazargan, një demokrat, si kryeministër të tij, i cili në fund të fundit dha dorëheqjen, gjatë krizës së pengjeve.

Festa nuk zgjat shumë. Rrëmuja, pasiguria dhe konflikti i një revolucioni i bën qytetarët të kenë mall për autoritet të qëndrueshëm, ose ata kthehen për kah radikalizmi. Sigurisht, ekstremistët e mirëpresin këtë dëmtim, ashtu sikurse Lenini, ai dekan lakonik i universitetit të revolucionologjisë, e pati shprehur me sloganin e tij: "Pa u bërë keq nuk bëhet më mirë". (Në atë pikë, zgjidhjet e skajshme shndërrohen më të pëlqyeshme: "Si mundet që dikush të bëjë revolucion pa skuadra pushkatimi?" pyeste Lenini).

Në këtë skenë, aftësia drejtuese bëhet jetësore: Lenini drejtoi personalisht grushtin Bolshevik të tetorit të vitit 1917. Khomeini ishte vendimtar në krijimin e teokracisë Shiite në Iran, në vitin 1979, sapo Nelson Mandela pati siguruar një kalim të paqtë në Afrikën e Jugut. Por nuk ka udhëheqës të qartë të opozitës në Libi, Jemen ose Siri: një organ i pamëshirshëm sigurie, jeton prej shumë kohësh, që kur pati asgjësuar çdo kandidat të tillë.

Në vitin 1848, pranvera demokratike nuk zgjati shumë para se të ndodhte një ndërhyrje së jashtmi: Cari Nicholas I i Rusisë i thërrmoi revolucionet në Perandorinë Habsburge, çka i dha atij nofkën "xhandari i Europës". Ndërhyrja saudite kundër rebelëve Shiite në Bahrein na sugjeron se sauditët janë xhandarët e Gjirit; në Jemen, Presidenti Saleh ka kërkuar, gjithashtu, ndihmën saudite, të cilën ata e kanë mbajtur të tërhequr deri më sot. Në Libi, sigurisht, ka ndodhur e kundërta: Perëndimi ka mbështetur rebelët kundër sulmit të vrullshëm të Kolonel Qaddafi. Secili prej rasteve është i ndryshëm; të gjitha revolucionet janë vendore.

Çfarëdo që të ndodhë më pas në botën arabe, nuk do të jetë thjesht një rikthim tek faraonizmi ushtarak Mubarak-ish. Pas trazirave të vitit 1848, hibridet e çuditshme politike, moderne e prapë autoritare, u shfaqën nga pasiguria: së pari Luigj-Napoleon Bonaparti, i ashtuquajturi princi-president dhe më vonë perandor, në Francë; dhe, më vonë, në vitet 1860-të, Otto von Bismarck në Prusi. Në Egjiptin e ndërlikuar, rezultati i revolucioneve arabe ka gjasën më të madhe të jetë një hibrid i ngjashëm, një demokraci e re, me ushtrinë që mban një rol të veçantë të kujdestarisë së stilit turk; në Libinë e shtypur, mundet që thjesht të kemi një kthim në rivalitetin fisnor.

Libia, e ndëshkuar nga planet britanike dhe amerikane, ka mundësi të gjendet në titujt e artikujve, por është një vend i vogël: është fati i tre vendeve kyçe - Egjipti, Arabia Saudite dhe Irani - që do të vendosë gjithçka. Pas së gjithash, Princi Metternich, austriaku konservator, i cili zotëroi Europën midis Kongresit të Vjenës në vitin 1815 dhe revolucioneve të vitit 1848, pati thënë, "Kur Parisi teshtin, Europën e zë e ftoma".

Vendet më të vogla, megjithatë, mund të mbajnë çelësin e atyre më të mëdha: Siria është zemra e moçme arabe. Kryengritja në Siri mund t’i japë kurajë rigjallërimit të revolucionit, te mbrojtësi i saj, Irani, i cili përballet me sfidën e shfrytëzimit të trazirave që minojnë aleatët amerikanë pa u gjunjëzuar ndaj shqetësimit vetjak. Ndryshimi në Siri mundet që të çlirojë, gjithashtu, edhe Libanin nga Hezbollahu; rënia e mbretit të Bahreinit mund të infektojë monarkinë saudite - ashtu sikurse përmbysja që i bëri Nasser, Mbretit Farouk në vitin 1952, në Egjipt, shpuri në asgjësimin e monarkisë irakene, pak vite më vonë. Dhe duhet të mbajmë mend gjithnjë se, sado liberale të jenë këto revolucione Facebook, rivalitetet midis Shiitëve dhe Sunnitëve shkojnë përtej fuqisë së Twitter dhe demokracisë.

Ç'do të ndodhë më pas? Kur Çu En Lai, kryministri komunist kinez, analizonte Revolucionin Francez dy shekuj më pas, pati deklaruar se, "është tepër herët për të rrëfyer". Na duhet të rikujtojmë që, ndërsa entuziastët kanë cituar në mënyrë të përsëritur revolucionet, nga viti 1989 deri në vitin 1991, si pararendësit kurajozë të revolucioneve të sotme, sa të suksesshme kanë qenë ato? Demokracia ka lulëzuar në Europën Lindore, sikurse edhe në Gjeorgji dhe vendet Baltike, por pjesa më e madhe e ish-republikave sovjetike janë diktatura, sikurse është Uzbekistani ose Bjellorusia, apo edhe autoritare, si Rusia Putiniste.

Asnjë doktrinë e vetme amerikane, nuk mundet apo të zërë vend në këtë univers shumëfaqësh kaleidoskopik të sapokrijuar, që mban emrin e Lindjes së Mesme, që nga Irani e deri në Marok. Na duhet të kuptojmë se kjo do të jetë një lojë e gjatë, turneu i madh i shekullit 21. Na duhet të mbrojmë jetët e të pafajshmëve atëherë kur mundemi - me fuqi ajrore të kufizuar, pa çizme mbi dhe. Duhet të analizojmë se cilat vende kanë vlerë për ne nga ana strategjike, dhe pasi festat e Facebook të shuhen dhe studentët të dalin rrugëve, të kuptojmë se cili i kontollon në të vërtetë ngjarjet, në ato vende që janë të rëndësishme për ne.

Gjykimet më të mençura u përkasin burrave të shtetit, të cilët dinin mjaft mbi shtypjet dhe krijimet e revolucioneve. "Europa e Vjetër ndodhet në fillimin e fundit", arsyetonte ultrakonservatori Metternich, ndërsa qe i rrethuar nga revolucionet, "por Europa e Re, megjithatë, nuk ka nisur ende gjalljen e saj, dhe midis Fundit e Fillimit, do të ketë Kaos". Lenini e pati kuptuar se, pyetja thelbësore në çdo revolucion është gjithnjë alkimia e pazbulueshme e pushtetit: cili kontrollon kë. Ose, si do ta vendoste ai në mënyrë të përmbledhur: "Kush kë?".

-

Përktheu nga anglishtja: Etleva Sakajeva

(http://www.gazeta55.net)

--

March 26, 2011

Every Revolution Is Revolutionary in Its Own Way

By SIMON SEBAG MONTEFIORE

London

A REVOLUTION resembles the death of a fading star, an exhilarating Technicolor explosion that gives way not to an ordered new galaxy but to a nebula, a formless cloud of shifting energy. And though every revolution is different, because all revolutions are local, in this uncertain age of Arab uprisings and Western interventions, as American missiles bombard a defiant Col. Muammar el-Qaddafi in Libya, as the ruler of Yemen totters on the brink and Syrian troops fire on protesters, the history of revolution can still offer us some clues to the future.

The German sociologist Max Weber cited three reasons for citizens to obey their rulers: "the authority of the eternal yesterday," or historical prestige; "the authority of the extraordinary personal gift of grace," or the ruler’s charisma; and "domination by virtue of legality," or order and justice. The "authority of the eternal yesterday" is especially important because in the Arab world even republics tend to be dynastic.

Before his ouster, Hosni Mubarak of Egypt was grooming hereditary heirs. Before his death in 2000, Hafez al-Assad, the long-reigning Syrian dictator, handed over power to his son Bashar. Colonel Qaddafi has long ruled through a phalanx of thuggish dauphins, each playing a different role — one the totalitarian enforcer, another, the pro-Western liberalizer — and each vying for the succession. Yemen’s Ali Abdullah Saleh similarly is safeguarded by special forces commanded by sons and nephews.

Yet "the life span of a dynasty corresponds to the life span of an individual," wrote Ibn Khaldun, the brilliant 14th-century Islamic historian-statesman. All these Arab "monarchies" have rested on the prestige of a religion (Saudi Wahhabism or Iranian Twelver Shiism), a personality (in Iran, Ayatollah Ruhollah Khomeini, the founder of the revolution; in Hosni Mubarak’s Egypt, the memory of the most popular Arab ruler since Saladin, President Gamal Abdel Nasser; in Saudi Arabia, the founder-king Ibn Saud) or a heredity link (Jordan’s King Abdullah II’s descent from Muhammad). But "prestige ... decays inevitably," ruled Ibn Khaldun.

Revolutions are set off by dramatic events, yes — a stolen election in Iran in 2009, a self-immolation in Tunisia. But they also reflect longstanding economic depression, not to mention rising expectations and the temptations of comparison: the Internet meant Arab youth could now compare their own stunted rights with those of their Western counterparts. The generational difference between their wizened pharaohs and the Twitter-obsessed youth worsened the crisis, which may yet mark the end of the ancient paradigm of the Arab ruler, the wise strong sheik, el Rais, the Boss. A dictator who is regularly mocked by the young for his Goth-black dyed hair and surgically enhanced cheekbones, and whose entourage features as many nurses as generals, is in trouble — he has lost "the personal gift of grace."

Such dictators are often so sclerotic that they do not even realize there is a revolution until it is upon them. In 1848, Prince Metternich, the Austrian chancellor, was so old that he literally could not hear the mobs outside his own palace. When the riots started, I imagine Colonel Qaddafi or King Hamad al-Khalifa of Bahrain had a conversation something like this one:

"So what is it? A riot?" asked King Louis XVI in Paris in 1789.

"No, Sire," replied his confidant La Rochefoucauld-Liancourt, "it is a revolution."

Leaderless revolutions without organization have a magically spontaneous momentum that is harder to crush. Lenin had just reflected that the revolution would never happen in his lifetime when in February 1917, hungry crowds in Petrograd overthrew Nicholas II while the revolutionaries were abroad, exiled or infiltrated by the secret police.

This time, headless spontaneity has been aided by Facebook, which certainly accelerates the mobilization of crowds — and the transmission of Western culture, whether it concerns Charlie Sheen’s soliloquies or the joys of American democracy. But technology’s effect is exaggerated: in 1848, the revolution that most resembles today’s, uprisings spread from Sicily to Paris, Berlin, Vienna and Budapest in mere weeks without telephones, let alone Twitter. They spread through the exuberance of momentum and the rigid isolation of repressive rulers.

Once the crowds are in the streets, the ability to crush revolutions depends on the ruler’s willingness and ability to shed blood. The more moderate the regimes, like the Shah’s Iran in 1979 or Hosni Mubarak’s Egypt, the easier to overthrow. The more brutal the police state, like Colonel Qaddafi’s Libya, President Saleh’s Yemen or President Assad’s Syria, the tougher to bring down. Iran has brutally repressed its opposition — it helps to not be an American ally and to exclude the international news media, as it’s much easier to massacre your people without being restrained by the State Department or CNN.

"Very pleasing commencements," wrote Edmund Burke, observer of the French Revolution’s spiral from freedom to terror, "have often shameful, lamentable conclusions." Look at Lebanon’s Cedar Revolution against Syria and its ally Hezbollah, which has ended with a Syrian-backed, Hezbollah-dominated government. The first success of revolution creates the exuberant dizziness of democratic freedom that we saw in Cairo and Benghazi. In Europe in 1848, in Russia in 1917, there were similarly exhilarating springs.

Often temporary leaders arise — think of Aleksandr Kerensky, the strutting Russian prime minister for some months before the Bolsheviks seized power — but every revolution has its figures who provide fig leafs for the hard men. Khomeini appointed Mehdi Bazargan, a democrat, as his prime minister, who ended up resigning during the hostage crisis.

The fiesta does not last long. The disorder, uncertainty and strife of a revolution make citizens yearn for stable authority, or they turn to radicalism. Certainly, extremists welcome this deterioration, as Lenin, that laconic dean of the university of revolutionology, expressed it with the slogan: "The worse, the better." (At that point, extreme solutions become more palatable: "How can one make a revolution without firing squads?" asked Lenin.)

At this stage, leadership becomes vital: Lenin personally drove the Bolshevik coup in October 1917. Khomeini was decisive in creating a Shiite theocracy in Iran in 1979 just as Nelson Mandela ensured a peaceful transition in South Africa. But there are no clear opposition leaders in Libya, Yemen or Syria: a ruthless security apparatus has long since decimated any such candidates.

In 1848, the democratic spring did not last long before outside intervention: Czar Nicholas I of Russia crushed the revolutions in the Habsburg Empire, earning him the soubriquet "the gendarme of Europe." The Saudi intervention against Shiite rebels in Bahrain suggests the Saudis are the gendarmes of the Gulf; in Yemen, President Saleh has also begged for Saudi help, which they have so far withheld. In Libya, of course, the reverse has happened: the West is backing the rebels against Colonel Qaddafi’s onslaught. Each case is different; all revolutions are local.

Whatever happens next in the Arab world, it will not simply be a reversion to Mubarak-ish military pharaohism. After the upheavals of 1848, strange political hybrids, modern yet authoritarian, emerged from the uncertainty: first Louis-Napoleon Bonaparte, the so-called prince-president and later emperor, in France; and, later, in the 1860s, Otto von Bismarck in Prussia. In complex Egypt, the result of the Arab revolutions is likely to be a similar hybrid, a new democracy, with the military in a special role of Turkish-style guardianship; in repressed Libya, it may simply be a return to tribal rivalry.

Libya, strafed by British and American planes, may be in the headlines but it is a minor country: it is the destinies of the key three — Egypt, Saudi Arabia and Iran — that will decide everything. After all, Prince Metternich, the conservative Austrian who dominated Europe between the Congress of Vienna in 1815 and the revolutions of 1848, said, "When Paris sneezes, Europe catches cold."

Lesser countries, however, can hold the key to major ones: Syria is the old Arab heartland. The uprising in Syria could encourage resurgent revolution in its patron, Iran, which faces the challenge of exploiting the uprisings that undermine American allies without succumbing to its own unrest. Change in Syria could also liberate Lebanon from Hezbollah; the fall of the Bahraini king could infect the Saudi monarchy — just as Nasser’s overthrow of King Farouk in 1952 in Egypt led to the liquidation of the Iraqi monarchy a few years later. And we should always remember that however liberal these Facebooking revolutions may be, the rivalries between Shiite and Sunni are far more potent than Twitter and democracy.

What’s next? When Zhou Enlai, the Chinese Communist prime minister, analyzed the French Revolution two centuries later, he declared that "it’s too early to tell." We should remember that while enthusiasts have repeatedly cited the revolutions of 1989 to 1991 as the encouraging precedent for today’s revolutions, how successful were those? Democracy flowered in Eastern Europe as well as Georgia and the Baltic countries, but most former Soviet republics are dictatorships like Uzbekistan or Belarus, or authoritarian like Putinist Russia.

No single American doctrine can or should fit this newly kaleidoscopic, multifaceted universe that is the Middle East from Iran to Morocco. We must realize this will be a long game, the grand tournament of the 21st century. We should protect innocent lives when we can — with limited airpower, not boots on the ground. We must analyze which countries matter to us strategically, and after the Facebook party dies down and the students exit the streets, figure out who is really controlling events in the places important to us.

The wisest judgments belong to statesmen who knew much about crushing and making revolutions. "Old Europe is at the beginning of the end," reflected the ultraconservative Metternich as he was beset by revolutions, "but New Europe however has not yet even begun its existence, and between the End and the Beginning, there will be Chaos." Lenin understood that the ultimate question in each revolution is always the unfathomable alchemy of power: who controls whom. Or as he put it so succinctly: "Who whom?"

-

Simon Sebag Montefiore is the author of the forthcoming "Jerusalem: The Biography."

(http://www.nytimes.com)

www.voal-online.ch


Rating (Votes: )   
    Comments (0)        Dërgoja shokut        Printo


Other Articles:
DUKE SHPRESUAR PËR MANDELAT ARABËNga THOMAS L. FRIEDMAN, New York Times (03.28.2011)
LETËR E HAPUR PËR Z. LUBONJA - "GREK APO SHQIPTAR"Nga PLEURAT REXHEPI, King's College London (03.27.2011)
100 VJETORI I KRYENGRITJES SË MALËSISË SË MADHE DHE FJALA E PRESIDENTIT TOPI NË MBRËMJEN FESTIVE NË SHKODËRNga FRANK SHKRELI (03.26.2011)
AJO QË NE KËRKOJMË ËSHTË E ARSYESHME; QËLLIMI YNË ËSHTË I DREJTËNga KRESHNIK SPAHIU (03.26.2011)
PYETJA LIBIANE: ÇKA TASH?Nga WILLIAM PFAFF, International Herald Tribune (03.25.2011)
ZOTI E BEKOFTË AMERIKËN!24 MARSI 1999. KOSOVA NGA LIRIA DERI TE PAVARËSIANga BEQIR SINA, New York (03.24.2011)
Përgjigje ndaj disa pretendimeve solitareEMRI I KOSOVËS ËSHTË I LIDHUR PAZGJIDHSHMËRISHT ME NATO-nNga ELIDA BUÇPAPAJ (03.24.2011)
SHKOI PUTINI NË BELIGRADNga FRANK SHKRELI (03.23.2011)
NË KUJTIM TË 24 MARSIT 1999: PËR ÇKA U MUNDUAM ATËHERË DHE TASH?Nga CHRISTOPHER DELL, ambasador i SHBA në Kosovë (03.23.2011)
URIMET EVROPIANE NDOSHTA NUK DO TË VIJNËNga SKËNDER BUÇPAPAJ (03.21.2011)



 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Tetor 2019  
D H M M E P S
    1 2 3 4 5
6 7 8 9 10 11 12
13 14 15 16 17 18 19
20 21 22 23 24 25 26
27 28 29 30 31    
 
::| Hot News
PËRMBYTJET NË SHQIPËRI - QEVERIA THOTË SE GJENDJA ËSHTË KRITIKE, KËRKON NDIHMË NGA BRUKSELI
ARVIZU - PRESIM QË DREJTËSIA SHQIPTARE TË DËNOJË TRAFIKANTËT E NJERËZVE
NATO NUK MUND TË NDIHMOJË NË KRIJIMIN E USHTRISË NË KOSOVË
GJERMANIA, FRANCA, BRITANIA E MADHE, HOLLANDA DHE DANIMARKA KUNDËR STATUSIT TË VENDIT KANDIDAT PËR SHQIPËRINË
THAÇI PARALAJMËRON ZGJEDHJEN E PRESIDENTIT GJATË JAVËS SË ARDHSHME
MISIONI MISHELËNga MICHELLE OBAMA, Newsweek
BABAI E NJEH MË MIRËNga THOMAS L. FRIEDMAN, New York Times
NATO dhe BE borxhlinj ndaj Kosovës ?Nga Elida Buçpapaj

 
VOAL
[Shko lart]