VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve - Me rastin e Ditës së Pavarësisë së Shteteve të BashkuaraEVROPA FESTON 100 VJETORIN E LINDJES SË ISH PRESIDENTIT AMERIKAN RONALD REAGANNga FRANK SHKRELI

                                                                                      

E Enjte, 05.02.2024, 02:33am (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
OPINONE-EDITORIALE
 

Me rastin e Ditës së Pavarësisë së Shteteve të Bashkuara

EVROPA FESTON 100 VJETORIN E LINDJES SË ISH PRESIDENTIT AMERIKAN RONALD REAGAN

Nga FRANK SHKRELI


E Djelë, 07.03.2011, 08:18am (GMT+1)

Anembanë Evropës këtë javë (me rastin e 4 Korrikut, Ditës së Pavarësisë Amerikane) po kujtohet 100-vjetori i lindjes së ish-presidentit amerikan, Ronald Reagan, i cili lindi me 6 Shkurt 1911 dhe shërbeu si President i Shteteve te Bashkuara nga viti 1981 deri më 1989. Nderimet, në kujtim të 100-vjetorit të lindjes së Presidentit Reagan filluan të Mërkurën në Budapest, ku në prani të shumë personaliteteve të shquara hungareze dhe amerikane, Hungaria nderoi ish-presidentin amerikan me një statujë në Sheshin e Lirisë, aty ku ka selinë edhe ambasada amerikane. S'do koment fakti se përurimi i statujës u bë në ditën kur forcat sovjetike u detyruan të largoheshin nga Hungaria, 20 vjet më parë. Megjithëse Presidenti Reagan nuk kishte vizituar kurrë Hungarine, ai siç duket fitoi përgjithmonë simpatinë dhe respektin e hungarezëve, për përpjekjet që i dhanë fund komunizmit në vendin e tyre dhe anembanë Evropës Qendrore e Lindore.

Zsolt Nemeth, zevendes minister i jashtem i Hungarise, i cili ishte i pranishem ne perurimin e statujes dy metra gjate prej bronxi te Presidentit Reagan, tha se Reagan frymezoi levizjen opozitare hungareze, bashkthemelues i se ciles ishte ai, levizje kejo qe sipas tij, ndihmoi ne flakjen njehere e mire te despotizmit te eger sovjetik. Zoti Nemeth tha se ish-udheheqsi amerikan admirohet ane e mbane Evropes Lindore sepse ai fliste te verteten mbi shtypjet e regjimeve komuniste dhe sepse megjith rreziqet e mundshme, ai pati guximin te ballafaqohej me Bashkimin Sovjetik, gje qe me ne fund coi ne shkaterrimin e tij. Zoti Nemeth, i cili me 1988 ndihmoi ne themelimin e FIDESZ, Aleances se te rinjeve demokrate, qe tani udheheq vendin, tha se opozita e atehershme "mori zemer nga fakti se ne Perendim kishte nje te vertete dhe se kishte udheheqes qe nuk komprometonin te verteten. Reagan ishte kesi lloj politikani", i tha ai gazetes USA Today ne nje interviste.

Gjate kesaj jave edhe ne vende te tjera evropiane u nderua dhe po nderohet Presidenti Reagan me ceremoni te ndryshme per rolin qe ai luajti ne rreximin e komunizmit. Ne Krakove te Polonise, Kardinali Stanislaw Dziwisz, i cili ishte ndihmes personal i Papes Gjon Palit te II, tha nje meshe falenderimi ne Baziliken e Shen Merise. Te pranishem ne kete meshe ishin nje numer kongresmenesh amerikane dhe perfaqsues te autoriteteve qeveritare te vendit. At Jan Machniak i Universitetit Papnor ne Krakove i tha agjencise polake te lajmeve se "Papa Gjon Pali II dhe Ronald Reagan ishin dhe vazhdojne te jene sinjal shprese per nje bote qe lufton te keqen, pa marre parasyshe nese kejo e keqe eshte e natyres individuale apo shteterore, por qe paraqitet ne forma te ndryshme monstroze." Ai shtoi se ne keto festime, per te nderuar Ronald Reagan, po marrin pjese shume nga ata qe mbajne mend Luften e Ftohet, por ne te njejten kohe, shtoi ai, ato po i drejtohen edhe brezit te ri, me qellim qe ata te mos harrojne burrat si Reagan qe ndryshuan historine. Polonia, gjithashtu ka ne plan te ndertoje nje statuje te Presidentit Reagan ne Uarshave. Pervec perurimit te statujes ne Budapest, parlamenti hungarez nderoi Reagan-in edhe me nje sesjon te posacem kete jave.

Te Enjten edhe Cekia, rruges para ambasades amerikane ne Prage i dha emerin Rruga Ronald Reagan, ku sipas Fondacionit Reagan, si perfaqsuese e bashkshortes se presidentit Reagan, Zonjes Nancy Reagan, mori pjese -- dhe ne emer te saj mbajti nje fjalim, ish-Sekretarja Amerikane e Shtetit, Condoleeza Rice.

John Sullivan, bashkpuntor i ngushte i ish-Kryeministres britanike Thatcher dhe nje pjesemarres ne disa prej ketyre festimeve per te nderuar Presidentin Reagan dhe rolin e tij ne shembjen e komunizmit ne Evrope, i tha gazetes USA Today se Presidenti Reagan luajti rolin kyc, se bashku me Papa Gjon Palin II dhe Kryeministren Thatcher ne ringjalljen e sindikates polake Solidarnost e cila ishte shtypur nga regjimi polak qe perkrahej nga sovjetiket. Ai shtoi se Reagan, gjate qeverisjes se tij, perdori rrjetin e Kishes Katolike dhe te sindikatave amerikane te punetoreve per te mbledhur fonde dhe burime te tjera te nevojshme per te mbajtur gjalle sindikaten Solidarnost.

Edhe ne Gjermani, megjithse nuk kishte ne plan te mbahesh ndonje ceremoni, Ministri i mbrojtjes, Zoti Karl- Theodor zu Guttenburg i beri thirrje Berlinit kete jave qe te nderoj Ronald Reagan duke i dhene emerin e tij ndonje sheshi ose rruge kryesore te kryeqytetit. Ishte pikerisht ne Berlin qe Zoti Reagan mbajti fjalimin e famshem te vitit 1987 me te cilin iu drejtua udheheqsit sovjetik: Zoti Gorbachev shembe kete mur, duke iu referuar Murit te Berlinit qe ndante qytetin miidis lindjes komuniste dhe perendimit demokratik. Deputeti Demokristian Ruprecht Polenz tha se pa rolin e Zotit Reagan nuk do te kishte ribashkim te Gjermanise, andaj "ne duhet te kujtojme kete mik te madh te Gjermanise ne nje vend te denje", shtoi ai.

Te gjitha keto nderime dhe perkujtime per presidentin Reagan ane e mbane Evropes, do te kulminojne ne Londer, te Henen me 4 Korrik, qe eshte edhe Dita e Pavaresise se Shteteve te Bashkuara. Edhe ne qender te kryeqytetit britanik eshte ne plan te zbulohet nje statuje e Presidentit Reagan ate dite, ku pritet te marre pjese, megjithese ne moshe te shkuar, edhe ish-Kryeministrja Thatcher, bashkpuntore dhe mike e Presidentit Reagan, qe pervec politikes konservatore qe ndjeknin ata ne vendet e tyre respektive, i bashkonte gjithashtu, ajo qe gjithnje quhet "lidhje e posacme" midis Shteteve te Bashkuara dhe Britanise se Madhe. Sir Malcolm Rifkind, i cili ka sherbyer ne kabinetin e Zonjes Thatcher i tha rrjetit televiziv amerikan, msnbc, se Presidenti Reagan kishte "gjykim te drejte, instinkte te mira dhe ishte i vendosur", dhe sipas tij, "ishin keto cilesi qe u sherbyen te dy vendeve shume mire ne fund te Luftes se Ftohte, qe ishte nje periudhe historike per boten." Statuja e Presidentit Reagan, ne shenje mirenjohjeje te rolit qe ai luajti ne dhenjen fund te Luftes se Ftohet, eshte vendosur prane statujave te ish-presidenteve amerikane Eisenhower dhe Roosvelt. Perurimi i statujes do te pasohet me nje pritje/festim ne sallen historike Guildhall te Londres, tamam aty ky Kryeministrja Thatcher pat pritur Presidentin Reagan pas nje vizite qe ai pati me ish-udheheqsin sovjetik, Mikahil Gorbachev, ne vitin 1988.

Natyrisht se bota ka ndryshuar ne menyre dramatike c'prej periudhes kur Reagan, Thatcher dhe Papa Gjon Pali i II ndryshuan historine, te paken historine moderne te Evropes, duke ndihmuar forcat pro demokratike, anti-komuniste ne Poloni dhe ane e mbane Evropes Lindore. Evropa Lindore, ne 100-vjetorin e lindjes se Presidentit Reagan, sic tha nje pjesemarres ne perurimin e statujes ne Budapest, po perpiqet t'i ketheje borxhin ish-presidentit Reagan, me aq sa ka mundesi. "Marredhenjeve speciale" e historike midis Uashingtonit e Londres, tani u jane shtuar nje numer "marredhenjesh speciale" midis vendeve ish-komuniste dhe Shteteve Bashkuara -- nje nder to mund te themi, me krenari, jane edhe marredhenjet, qe tani konsiderohen "speciale", nag te dy palet, midis kombit shqiptar dhe atij amerikan.

Nuk eshte e rastit qe Evropa vendosi te nderoj Presidentin Reagan me rastin e 100-vjetorit te lindjes se tij gjate javes se festimeve te 4 Korrikut, Dites se Pavaresise se Shteteve te Bashkuara. Sepse ishte revolucioni amerikan i cili rezultoi ne pavaresine e kolonive amerikane -- qe me ne fund solli kete te dite te pavaresise -- qe e frymezoi Presidentin Reagan gjate gjithe jetes dhe karjeres politike te tij. Ishin idete e revolucionit amerikan, te cilin ai e pat quajtur "si revolucioni i vertete filozofik ne te gjithe historine e njerezimit", qe e binden ate se te gjithe njerezit jane te krijuar nga Perendia me te drejta te barabarta dhe te pa tjetersueshme, sic jane jeta dhe liria, te drejta keto qe asnje qeveri nuk mund tua mohoj shtetasve te vet.

Me rastin e nje pervjetori te pavaresise kur ishte president, ne mesazhin e tij drejtuar kombit, ai tha se gjate historise ka patur revolucione, por sipas tij, "ato revolucione, vetem ndryshuan nje grup udheheqsish me nje grup tjeter dhe thjeshte asgje me shume. Revolucioni yne ishte nje revolucion qe ndryshoi vet konceptin e qeverisjes. Le te sherbeje 4 Korriku si nje kujtese, se ketu ne kete toke, per here te pare u vendos se njeriu lind me disa te drejta qe ia dhuron Perendia -- se qeveria eshte vetem nje mjet i krijuar dhe i manaxhuar nga populli, pa asnje kompetence te sajen, pervec te atyre kompetencave qe populli ia akordon asaj vullnetarisht. Nganjehere e harrojme kete te vertete te madhe, por nuk duhet ta harrojme kurre", porositi kombin e vet, Presidenti Reagan.

Per dekada me radhe, lufta kunder komunizmit mbizoteronte te gjithe politiken e jashtme te Shteteve te Bashkuara. Si gjithe te udheheqsit e tjere amerikane, edhe Presidenti Reagan ishte i preokupuar ne lidhje me pasojat gjeopolitike dhe sigurine e vendit te vet si rrjedhim i Luftes se Ftohte, por ai si asnje tjeter president i ketij vendi, dhe mbi te gjitha, Ronald Reagan tregonte nje perkujdesje te jashtzakonshme personale per viktimat njerezore te komunizmit boteror. Keshtuqe, ndersa evropianet duke kujtua rolin e Presidnetit Reagan mbi fatin e historise se tyre, ata ne te njejten kohe perkujtojne pervojat dhe trashegimine e tmershme te regjimeve komuniste. Dhe ndersa ne kete pervjetor te pavaresise se Shteteve te Bashkuara, perkujtojne njeriun qe ata besojne se luajti rolin kryesor ne clirimin e tyre nga komunizmi, vlene te kujtojme parimet mbi te cilat u themeluan Shtetet e Bashkuara te Amerikes dhe ndaj te cilave Reagan kishte nje adhurim pothuaj religjioz -- pasi pa keto parime universale qe perqendrohen mbi te drejtat dhe lirite e individit, bota do te shkonte drejte nje katastrofe te pa-imagjinueshme shtypjesh, padrejtsishe e dhune kunder njerezimit. E mbi te gjitha keto, eshte liria. Presidenti Reagan besonte ne lirine e cdo individi. Liri, thoshte ai, do te thote se asnje person dhe asnje autoritet i vetem ose qeveri nuk ruan monopolin mbi te verteten, dhe se jeta e cdo individi eshte e cmueshme dhe se cdo njeri prej nesh eshte vendosur ne kete bote per nje arsye dhe secili prej nesh ka dicka per te ofruar per shoqerine ku jeton dhe per njerezimin ne pergjithesi. Ishte ky mesazh i pavaresise se Shteteve te Bashkuara dhe i Presidentit Reagan qe resononte bindshem ne veshet dhe mendjet e evropiano-lindoreve gjate Luftes se Ftohte -- dhe kjo eshte arsyeja qe ai nderohet kete jave ane e mbane Evropes, me rastin e 100-vjetorit te lindjes se tij dhe ne 235-vjetorin e pavaresise se Shteteve te Bashkuara.

 

 

 

 

FRANK SHKRELI


Rating (Votes: )   
    Comments (0)        Dërgoja shokut        Printo


Other Articles:
2 KORRIK 1990, SHQIPTARËT NGREJNË KRYE KUNDËR IZOLIMIT21 vjet nga ngjarjet dramatike të ambasadave, fundi i nënshtrimit ndaj regjimit stalinistNga MUJË BUÇPAPAJ (07.02.2011)
HUMBËSI I TIRANËS TË MARRË SHEMBULL NGA AL GORENga JAMES A. BAKER, Foreign Policy (07.02.2011)
SOKOL SOKOLI, TOMË NDOJA DHE VIKTIMAT E KOMUNIZMIT NË SHQIPËRI"Një kujtesë kundër Harresës"Nga FRANK SHKRELI (06.30.2011)
TEKI DERVISHI PROFESIONIST I JASHTËZAKONSHËM DHE GAZETAR I KLASIT TË PARËNga ELIDA BUÇPAPAJ (06.30.2011)
DISA IDE PËR ORGANIZIMIN E DIASPORËS SHQIPTARE NË ZVICËRNga SKËNDER BUÇPAPAJ (06.29.2011)
AMERIKË, ZGJOHUNga ROGER COHEN, New York Times (06.28.2011)
MIRË SE VJEN NË TROPOJË- Shënime për veprën kolanë « Tropoja, Malësia e Mirë » (Dardania Alpine, Pult, Altun, Malësia e Gjakovës –Nga ISA HALILAJ, Mësues i Merituar, Historian (06.28.2011)
SIRIA DHE FQINJËT E SAJNga Dr. ALBAN DACI (06.28.2011)
MBI NJË MILIARD EURO NË VIT SJELLIN MËRGIMTARËT SHQIPTARË NË "MAQEDONI"!Nga ERMIRA MEHMETI (*) (06.27.2011)
VEHBI SKËNDERI, NJË MIK E POET I NJË NDJESHMËRIE TË PAZAKONTËSIZIFIANI I POEZISË SË FEMRËS DHE DRINIT TË DRITËSNga Dr. KOÇI PETRITI (06.25.2011)



 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Maj 2024  
D H M M E P S
      1 2 3 4
5 6 7 8 9 10 11
12 13 14 15 16 17 18
19 20 21 22 23 24 25
26 27 28 29 30 31  
 
::| Hot News
PËRMBYTJET NË SHQIPËRI - QEVERIA THOTË SE GJENDJA ËSHTË KRITIKE, KËRKON NDIHMË NGA BRUKSELI
ARVIZU - PRESIM QË DREJTËSIA SHQIPTARE TË DËNOJË TRAFIKANTËT E NJERËZVE
NATO NUK MUND TË NDIHMOJË NË KRIJIMIN E USHTRISË NË KOSOVË
GJERMANIA, FRANCA, BRITANIA E MADHE, HOLLANDA DHE DANIMARKA KUNDËR STATUSIT TË VENDIT KANDIDAT PËR SHQIPËRINË
THAÇI PARALAJMËRON ZGJEDHJEN E PRESIDENTIT GJATË JAVËS SË ARDHSHME
MISIONI MISHELËNga MICHELLE OBAMA, Newsweek
BABAI E NJEH MË MIRËNga THOMAS L. FRIEDMAN, New York Times
NATO dhe BE borxhlinj ndaj Kosovës ?Nga Elida Buçpapaj

 
VOAL
[Shko lartë]