VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve - QASJE AMERIKANE NË 235 VJETORIN E DITËLINDJES SË SHBANga BEQIR SINA, New York

                                                                                      

E Enjte, 05.02.2024, 02:13pm (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
OPINONE-EDITORIALE
 

QASJE AMERIKANE NË 235 VJETORIN E DITËLINDJES SË SHBA

Nga BEQIR SINA, New York


E Djelë, 07.03.2011, 03:42pm (GMT+1)

BENSONHURST BROOKLYN NY: Për 235 vite në rradhë, në katër korrik, amerikanët kanë festuar për çdo vjet lindjen e Shteteve të Bashkuara, dhe idetë e themelimit që e kanë bërë atë më krenar për vendin e tyre, kombin më të fuqishëm, kombin më të pasur dhe më të lumtur e krenar - të lirë e demokratik në historinë e qytetërimit.

Por, si një katër korrik i qasjeve, ky 4 korrik, mbas 235 vjetëve për Amerikë, ka pasur dhe shumë paqartësi për të ardhmen e Amerikës - Njëra prej tyre ka qenë edhe ankthi për të kapërcyer edhe "krizën" ekonomike ose dhe humbjen që i ka shkatuar ngaqë SHBA janë i vetmi vend në botë që ka zhvilluar tre luftëra të mëdha ne vende të huaj vetë për lirinë - demokracinë dhe shkatërimin e komunizmit.

Prapseprapë, megjithatë, nuk ka pasur kurrë ndonjë komb edhe nga distanca të ngjashme me Amerikën, të jetë kaq i përparuar, i lirë dhe demokratikë sesa SHBA.

Mirëpo për ne shqiptarët me 100 vjet (28 Nëndor 1912) liri e pavarësi dhe që kemi vetëm 20 vjet demokraci, ka një qasje tjetër të 4 Korrikut, të Shteteve të Bashkauar të Amerikës! me ne shqiptarët. Ajo është, për të treguar dhe nxjerr mësimet tona se " Ja pse edhe revolucionet, revoltat, protestat e dhunëshme për pushtet, kërkojnë veçse të shkatërrojnë rendin ekzistues janë gangreja që e "gërryen" nga brenda demokracinë janë anti demokratike dhe janë," të drejtuara kundra Amerikës"

. Njerëz me bindje dhe frymëzim ideoligjk majtist - komunist, mundohen të përdorni të gjitha format - deri ato të dhunëshme, si "revolta, revulucione, tentativa për marrjen me forcë të institucioneve, pushtimine tyre, shantazhet dhe thirjjet për trazira," që vetëm e vetëm - për t'i marrë me forcë mandatin qeverisë e zgjedhur me votat e lira e demokratike, pra çdo votë të sovranit.

Ashtu siç bëri dhe po bënë Edi Rama, kryetari i Partisë Socialiste, mbas 8 majit, kur megjithse në votimet e Tiranës, pati një barazi të rezultatit, kreu i opozitës nuk ka bërë gjë tjetër, veçse ka bërë shantazhe të njëpasnjëshme ndaj institucioneve të pavaruara, Kolegjit Zgjedhor dhe KQZ-së. Edi Rama, në një akt shantazhi ndaj Kolegjit dhe KQZ-së, ndërmori serialin e tij dhe sulmet bajate në një realitet që nuk ekziston. Ai qe që shpali fitoren e 8 majit më parë se të dilte rezultati dhe deklaroi se kjo fitore sipas tij "do të varej sesa e thellë" do të ishte, sepse nuk diskutohej si fitore....tha Rama ndërsa ndërzeu njerëzit për rreth tij të dilinin në rrugë dhe të bllokonin rrugët e qytetarve

Rama, kështu nuk bëri gjë tjetër, përveçëse e " shpalli fitoren imagjinare më 8 maj" - dhe bëri thirrjen e rradhës që e ka nisur qysh në humbjen e zgjedhjeve, parlamentare të qershorit 2009," Thirrje për revolucion - revolta deri në marrjen e mandatit të kryetarit të Bashkisë së Tiranës, deri me dhunë, edhe duke sulmuar e rrethuar me huliganë e njerëzit e inkriminuar për të përdorur forcën ndaj insitucioneve demokratike.

Rama kështu shtyu njerëzit e tij përpara, duke nxitur trazira për të shkatërruar edhe imazhin e këtyre zgjedhjeve, por edhe duke u munduar me të gjitha mënyrat, për të prishur sa të mundet edhe imazhin e shklëlqyer të Shqipërisë në Europë, që kishte krijuar deri tani - Në mënyrën e tij mund të thuhet se ai është i frymëzuar nga sloganet të "Revolucionit francez" apo dhe modelin e "Revolucionit rus,"

Ish- Sekretari amerikan i Shtetit, James Baker, i njohur për çdo shqiptar për vizitën e tij madhështore në Shqipëri para 20 vitesh, të kësaj demokracie që po gëzojmë ne shqiptarët, në një shkrim të botuar në revistën amerikane Foreign Policy, këtë fund jave, foli "shqip", edhe për zgjedhjet në Tiranë dhe ngjashmërinë me procesin për zgjedhjen e presidentit amerikan në vitin 2000.

"Njëzet vjet më përpara, tha zoti Baker, pavarësisht shqetësimeve për detajet e sigurisë sime, dola mbi një platformë druri në sheshin kryesor të Tiranës, Shqipëri, për t'iu drejtuar një turme euforike prej 300 mijë njerëzish. Dhjetëra mijëra njerëz kishin dalë në rrugë ndërsa po udhëtoja nga aeroporti. Si një zyrtar i lartë amerikan që po vizitonte një shoqëri të mbyllur pas më shumë se 50 vitesh udhëheqje komuniste, mesazhi im ishte i thjeshtë: Liria punon. Më në fund jeni të lirë të mendoni atë që doni. Më në fund jeni të lirë të zgjidhni udhëheqësit tuaj.

"Sot, ndërsa reflektoj për vizitën dhe marr në konsideratë admirimin për njerëzit e Shqipërisë, kuptoj se duhej të kisha shtuar edhe një tjetër mesazh: Po, liria funksionon, por funksionon kur qytetarët ruajnë një respekt të zjarrtë për të, por edhe për shtetin ligjor që ofron kuadrin për një demokraci të rregullt," shkruan Baker.

Më pas ai përmend rastin e zgjedhjeve në Tiranë, ku kandidatët u ndanë me 10 vota dhe e krahason me atë që ndodhi në SHBA në vitin 2000 kur në zgjedhje presidenciale u përball Xhorxh Bush dhe Al Gore. Baker thotë se udhëhoqi ekipin ligjor të Xhorxh Bush në Florida, ku do përcaktohej se kush do ishte presidenti i ri i Amerikës. Gara ishte e ngushtë dhe kandidatët ndaheshin me vetëm 300 vota.

Në raste të tilla nuk mund të ketë negociata, pasi njëri nga kandidatët do duhet të humbasë. Baker shkruan se është e papërshtatshme të hedhësh poshtë rezultatin e të mbash zgjedhje të reja. Në kushte të tilla, sipas tij, njësoj si në SHBA, palët duhet të pranojnë vendimin e marrë nga trupa ligjore. Baker shkruan se Kolegji Zgjedhor është një trupë e përzgjedhur me konsensus në Shqipëri.

Sipas tij, Gore mund të kishte sfiduar vendimin e gjykatës në SHBA, që e shpalli humbës, por ai nuk e bëri, nuk e futi qeverinë në kaos. "Kjo ndodhi sepse Bush dhe Gore ishin të vendosur të pranonin rezultatin, pasi ishin përgatitur për të vënë interesat e vendit mbi ato personale," shkruan Baker.

Kjo qe na meson Amerika me 235 vjet demokraci, dhe miku yne i madh, eshte nje qasje ne kontrast, te madh me revolucionaret e Edi Rames, dhe e njerezve perrreth tij, Êshte diamtetralisht i kundert me ato thirrjet e çmenduara te degjuara kohet pas zgjedhjeve te 8 majit nga Gramoz Ruçit, Erjon Braçes, Erjon Velise, Mero Bazes, Taulant Balles, Spartak Ngjeles, Skender Gjinushit, e te tjerëve,

Amerikanet bene thirrjen e tyre qysh 235 vjet me pare tek themeluesit ose baballaret e kombit Amerikan, per te mbrojtur, kushtetuten, ligjin, dhe institucionet lirine e te drejtat themelore te Amerikaneve., per te mbrojtur principet amerikane, qe na nevoiten ne shqiptarve me shume se kurre mbasi kaluam 50 vjet nje diktature te eger.

Mesimet amerikane jane se ata e bene kete se ishin te bindur se liria e mbrojtur nga kushtetuta do te lejoje qytetarit te saj per te krijuar pasuri perveç pushtetit. Qasje tilla Ameriakne jane te ndriçuara "mendjet e kokat e nxehta" qe te vihen interesat e qytetarve para vete-interesave, te partise ose te nje njeriu si Edi Rama. Shqiperia dhe Tirana nuk jane "çiflig" as te Edi Rames, as te Sali Berishes.

Qasjet Amerikane edhe pse kane kaluar 235 vejte na tregojne se udheheqesit tane duhet te punojne qe te pasurojne shoqerine ne pergjithesi dhe te bejne diçka sa me te mire edhe me shume me efikase qe mund te bejne edhe per kombin e tyre per qytetaret e tyre.

BEQIR SINA


Rating (Votes: )   
    Comments (0)        Dërgoja shokut        Printo


Other Articles:
Me rastin e Ditës së Pavarësisë së Shteteve të BashkuaraEVROPA FESTON 100 VJETORIN E LINDJES SË ISH PRESIDENTIT AMERIKAN RONALD REAGANNga FRANK SHKRELI (07.03.2011)
2 KORRIK 1990, SHQIPTARËT NGREJNË KRYE KUNDËR IZOLIMIT21 vjet nga ngjarjet dramatike të ambasadave, fundi i nënshtrimit ndaj regjimit stalinistNga MUJË BUÇPAPAJ (07.02.2011)
HUMBËSI I TIRANËS TË MARRË SHEMBULL NGA AL GORENga JAMES A. BAKER, Foreign Policy (07.02.2011)
SOKOL SOKOLI, TOMË NDOJA DHE VIKTIMAT E KOMUNIZMIT NË SHQIPËRI"Një kujtesë kundër Harresës"Nga FRANK SHKRELI (06.30.2011)
TEKI DERVISHI PROFESIONIST I JASHTËZAKONSHËM DHE GAZETAR I KLASIT TË PARËNga ELIDA BUÇPAPAJ (06.30.2011)
DISA IDE PËR ORGANIZIMIN E DIASPORËS SHQIPTARE NË ZVICËRNga SKËNDER BUÇPAPAJ (06.29.2011)
AMERIKË, ZGJOHUNga ROGER COHEN, New York Times (06.28.2011)
MIRË SE VJEN NË TROPOJË- Shënime për veprën kolanë « Tropoja, Malësia e Mirë » (Dardania Alpine, Pult, Altun, Malësia e Gjakovës –Nga ISA HALILAJ, Mësues i Merituar, Historian (06.28.2011)
SIRIA DHE FQINJËT E SAJNga Dr. ALBAN DACI (06.28.2011)
MBI NJË MILIARD EURO NË VIT SJELLIN MËRGIMTARËT SHQIPTARË NË "MAQEDONI"!Nga ERMIRA MEHMETI (*) (06.27.2011)



 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Maj 2024  
D H M M E P S
      1 2 3 4
5 6 7 8 9 10 11
12 13 14 15 16 17 18
19 20 21 22 23 24 25
26 27 28 29 30 31  
 
::| Hot News
PËRMBYTJET NË SHQIPËRI - QEVERIA THOTË SE GJENDJA ËSHTË KRITIKE, KËRKON NDIHMË NGA BRUKSELI
ARVIZU - PRESIM QË DREJTËSIA SHQIPTARE TË DËNOJË TRAFIKANTËT E NJERËZVE
NATO NUK MUND TË NDIHMOJË NË KRIJIMIN E USHTRISË NË KOSOVË
GJERMANIA, FRANCA, BRITANIA E MADHE, HOLLANDA DHE DANIMARKA KUNDËR STATUSIT TË VENDIT KANDIDAT PËR SHQIPËRINË
THAÇI PARALAJMËRON ZGJEDHJEN E PRESIDENTIT GJATË JAVËS SË ARDHSHME
MISIONI MISHELËNga MICHELLE OBAMA, Newsweek
BABAI E NJEH MË MIRËNga THOMAS L. FRIEDMAN, New York Times
NATO dhe BE borxhlinj ndaj Kosovës ?Nga Elida Buçpapaj

 
VOAL
[Shko lartë]