VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve - Hashim Thaçi nuk ka nevojë për "leksionet" e Mero BazesNga Elida Buçpapaj

                                                                                      

E Djelë, 04.28.2024, 09:31pm (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
OPINONE-EDITORIALE
 

Hashim Thaçi nuk ka nevojë për "leksionet" e Mero Bazes

Nga Elida Buçpapaj


E Enjte, 06.04.2009, 03:07pm (GMT+1)

Një grup horrash gazetarë me në krye Mero Bazen në Tiranë dhe një sivëllamin e tij në Prishtinë, janë shqetësuar keqas për imazhin e Hashim Thaçit gjatë takimit të tij me Berishën në pikëtakimin e tunelit të rrugës Kukës-Durrës. Edhe përurimin e tunelit Mero Baze e përshkuan si një konsum për fushatë elektorale, se si Berisha e përdori Thaçin.

 

Mero Baze nuk do të donte kurrsesi që Kryeministri i Kosovës të takohej me Berishën, aty kur u ça mali, por do të donte që Hashim Thaçi t'iu bindej dëshirave diabolike të Mero Bazes, të cilat bien ndesh me vullnetin e qytetarëve të Kosovës.

 

Mero Baze do të donte që Hashim Thaçi të mos ishte tek tuneli me Berishën, ashtu si nuk donte që Hashim Thaçi të shprehte mirënjohje për miratimin e Rezolutës së OKI-t, në Damask të Sirisë, kur 57 vende të kësaj organizate votuan rezolutën, e cila nxit për njohje të reja të Kosovës.

 

Mero Baze ishte nga ata sharlatanë që vunë shenjën e barazimit dhe hoqën paralele absurde midis Lulzim Bashës dhe Jeremiçit, kur dihet se dy shtetet lobuan me të gjithë kapacitetet e tyre, por me qëllime diametralisht të kundërta. Shqipëria loboi për miratimin e rezolutës, ndërsa Serbia loboi për mosmiratimin apo gjymtimin e saj.

 

E pra, a ekziston shenja e barazimit midis Bashës dhe Jeremiçit, ndërsa mund të ekzistojë shenja e barazimit midis Mero Bazes dhe Berat Buzhalës, përshembull ?

 

Hashim Thaçi shkoi të takohej me Berishën tek tuneli, sepse e pa se kjo lëvizje shkonte tërësisht në favorin e Kryeministrit të Kosovës. Sepse Hashim Thaçi e di fort mirë se rruga Kukës-Durrës nuk është fantazi, por është një vepër konkrete, me rëndësi kapilare për rajonin.

 

Rruga Durrës-Kukës nuk ka bërë gjë tjetër veç ia ka rritur Sali Berishës kredibillitetet, duke bërë që në Kosovë të gëzojë edhe më tepër kredibilitet nga se ka pasur. E pra, e pse të mos shkonte Thaçi të takohej me Berishën ?

 

Jashtë Kosovës në Europë jetojnë gati tre milionë shqiptarë, të cilët sa herë që shkojnë e vijnë në vendlindjet e tyre, aq më tepër binden për mrekullinë e rrugës Durrës-Kukës, si dhe për autorësinë e saj.

 

Mero Baze lajthitet me patosin e deklaratave të Berishës tek hapja a malit, me të cilat pastaj kërkon të frikësojë Hashim Thaçin se mos patriotizmi i Berishës po e infekton Thaçin me nacionalizëm. Mero Baze nuk ka hequr dorë nga ato metodat e tij të periudhës së "çorapes së zezë", që i përshkruan me aq mjeshtëri Ylli Rakipi, çka tregon se Mero Baze të zezë si çorapen e ka edhe shpirtin e tij, i cili i ka mbetur shpirti i një provinciali të shkretë, pa plang e strehë. I tillë ka mbetur Mero Baze edhe tani që ka bërë pasuri, që është bërë edhe gazetar, edhe pronar, edhe pasunar, edhe llogaritar i rrugës Durrës-Kukës.

 

Sali Berisha u takua me Hashim Thaçin jo për konsum elektoral, sepse Kryeministri i Shqipërisë është në kulmin e arritjeve të tij, të cilat do të donte t'i kishte çdo kundërshtar i tij aktual në Tiranë. Sali Berisha u takua me Hashim Thaçin, si dy kryeministrat e dy shteteve shqiptare, të cilët tash e mbas nuk ka asnjë barrierë që t'i ndajë, as sot edhe as mot. Takimi mes Berishës dhe Thaçit ishte legjitim dhe i legjitimuar.

 

Sali Berisha u takua me Hashim Thaçin në mënyrën më të natyrshme të botës, ashtu siç do të kishte vepruar çdo politikan i një shteti të Europës Juglindore, nëse do të ndodhej përballë rrethanave të tilla, të cilat sot, pas padrejtësive shekullore, janë kthyer në favor dhe përparësi për shqiptarët.

 

Një qëndrim idiot mban Mero Baze edhe për "miqtë turq" të Sali Berishës, të cilëve është gati t'iu vëjë çallma në kokë, t'i kthejë në jeniçerë, e t'i i etiketojë si "fondamentalistë" dhe kushurinj të Bin Ladenit. Mero Bazen e ka përpirë amnezia dhe ka harruar se Turqia është vend anëtar i NATO-s, aleat strategjik i SHBA-ve, pra aleat strategjik i shqiptarëve dhe njëri prej shteteve të para që njohu pavarësinë e Kosovës.

 

Mero Baze është produkt mjeran i tranzicionit të gjatë që përjetoi Shqipëria. Integrimi në NATO dhe rruga Kukës-Durrës nuk toleron më mendësi të tilla, profitere. Mero Baze është produkt tipik ballkanas, intrigant, i padijshëm, ambicioz, diabolik, thellësisht ortodoks, pa idé dhe pa ideale. Ai nuk i është dashur as Berishës dhe natyrisht që nuk i duhet as Hashim Thaçit. Prandaj e them që në titull se Hashim Thaçi nuk ka nevojë për "leksionet" e mjera të mjeranit Mero Baze. Dhe takimi Berisha-Thaçi e vërtetoi më së miri këtë. 

 

 

 

 

 

 

 

Elida Buçpapaj


Rating (Votes: )   
    Comments (0)        Dërgoja shokut        Printo


Other Articles:
REAGIM "DISKRET" PAS MIRATIMIT TË REZOLUTËS NGA 57 VENDE TË OKI-TNga Elida Buçpapaj (05.29.2009)
Shkrim i Elida Buçpapajt botuar më 31 dhjetor 2001 - ribotohet pa asnjë ndryshim, bashkë me poemën e Carl Sandburg  - KULTI I AMERIKËS DHE KULTI I KOSOVËS -    Nga Elida Buçpapaj (05.21.2009)
Portret - Xhoe Bajden misionar i pavarësisë së Kosovës (05.21.2009)
Mesazhet e Bajdenit (05.20.2009)
Shkupi ngurron edhe më tej të vendosë marrëdhënie diplomatike me Kosovën (05.19.2009)
Shënim: SHBA kërkon një fillim të ri diplomatik në Ballkan    Nga Adam Tanner (05.18.2009)
Xhejms Huper: Bajdeni do të jetë njeriu kryesor për Balkanin (05.16.2009)
Zyrtari amerikan: SHBA po e rikthejnë vëmendjen te BallkaniNë vend të editorialit (05.16.2009)
Daniel Server: Vizita e Bajdenit është riafirmim i mbështetjes së pavarësisë (05.14.2009)
Struktura paralele barrë si për Kosovën ashtu edhe për Beogradin (05.14.2009)



 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Prill 2024  
D H M M E P S
  1 2 3 4 5 6
7 8 9 10 11 12 13
14 15 16 17 18 19 20
21 22 23 24 25 26 27
28 29 30        
 
::| Hot News
PËRMBYTJET NË SHQIPËRI - QEVERIA THOTË SE GJENDJA ËSHTË KRITIKE, KËRKON NDIHMË NGA BRUKSELI
ARVIZU - PRESIM QË DREJTËSIA SHQIPTARE TË DËNOJË TRAFIKANTËT E NJERËZVE
NATO NUK MUND TË NDIHMOJË NË KRIJIMIN E USHTRISË NË KOSOVË
GJERMANIA, FRANCA, BRITANIA E MADHE, HOLLANDA DHE DANIMARKA KUNDËR STATUSIT TË VENDIT KANDIDAT PËR SHQIPËRINË
THAÇI PARALAJMËRON ZGJEDHJEN E PRESIDENTIT GJATË JAVËS SË ARDHSHME
MISIONI MISHELËNga MICHELLE OBAMA, Newsweek
BABAI E NJEH MË MIRËNga THOMAS L. FRIEDMAN, New York Times
NATO dhe BE borxhlinj ndaj Kosovës ?Nga Elida Buçpapaj

 
VOAL
[Shko lartë]