E Martë, 05.26.2020, 04:29am (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
OPINONE-EDITORIALE
 

NJË VIT HARRAKAT

Nga SKËNDER BUÇPAPAJ


E Shtunë, 12.31.2011, 11:33am (GMT+1)

Dihet se shkatërroi, por nuk dihet a ndërtoi. Dihet se çfarë shkatërroi, por nuk dihet se çfarë ndërtoi. Pak a shumë këto dy fjali të dala nga pena e Gjergj Fishtës diku 87 vjet më parë, mund të përkufizojnë shkurtimisht vitin 2011 pak orë para se të jemi përshëndetur me të.

Japonezët do ta quanin liman dallgësh, tsunami, këtë vit të rrënimit bërthamor të Fukushimës. Këtë cilësim (atribut), edhe pse më metaforik tashmë, do t'ia veshnin me të drejtë arabët, me pranverën e tyre, edhe evropianët me fundosjet e tyre ekonomike, edhe perëndimorët gjithandej me zaptuesit e Wall Streetit, Rrugës së Murit, edhe shumëkush tjetërkah planetit.

Kthetrat e tij ky vit nuk i la pa na i nxjerrë edhe ne shqiptarëve. Muaj e muaj të tërë në veriun e Kosovës, përkatësisht në verilindje të Shqipërisë etnike, barrikadat e Serbisë vazhdojnë të bëhen pjesë e vrazhdë e jetës sonë të përditshme kombëtare, kujtesë e re e një tragjedie shekullore të shkaktuar nga fqinja jonë veriore.

Fjalët më të shpalosura e më të lakuara gjatë këtij viti më shumë se nga fjalorët e specializuar ekonomikë, politikë apo filozofikë do të ishin të shpjegueshme nga fjalorët mjekësorë. Më shumë se në dukurinë e shënuar prej tyre "krizë", "kolaps", "depresion", përdorur për të emërtuar rëniet, fundosjet, shkallosjet ekonomike dhe sociale të pjesës më të madhe e më të zhvilluar të botës, kuptimet u kërkuan natyrshëm (instinktivisht) në mesin e sëmundjeve të brendshme, fizike dhe shpirtërore. Planeti ynë (endacaku ynë, harrakti ynë i rrugëve - së paku kështu e shpjegojnë fjalorët prejardhjen, nga greqishtja e vjetër të fjalës planet) është i sëmurë: shenjat e para më të dukshme janë ato ekonomike, rrënjët më të thella janë ato politike, ndërsa ato më në zanafillë janë shpirtërore: Kështu edhe "krizë", "kolaps", "depresion", përqasur me ekonominë botërore, me shtete si Greqia dhe Italia, me sistemin aktual global të kujtojnë gjithnjë e më shumë fillesën e tyre nervore, mendore, tejshpirtërore.

Endacaku ynë, planeti ynë, më shumë se rrotull vetes, më shumë se rrotull diellit të vet, më shumë se rrotull yllësive të tjera në bashkësitë me yllësinë e vet, endet, harrakatëron nëpër jetët tona, nëpër përditshmëritë tona, nëpër punët tona, ngatërron në vend që të zhdërvillojë, bën lëmsh në vend që të ftillojë veten tonë, njerëzit tanë, botën tonë, gjindjen tonë. Viti që po lëmë pas arrin sinoniminë, adashërinë, shemërinë më të plotë të deritanishme me vetë planetin tonë të sëmurë.

Një planet më pak i gjelbër, më shumë i vrugët, më shumë i vredët, më pak ekologjik, më pak ekonomik, më pak social, është një planet gjithnjë e më pak i shëndetshëm. Halli i madh është se ai nuk na zëvendëson dot ne banuesve të tij. Halli është se ne nuk e zëvendësojmë atë, së paku hë për hë, në mijëra vjetët e ardhshëm. Nuk na përzë dot ai ne, nuk e braktisim dot ne atë. Nga ana tjetër, kështu si jemi katandisur as nuk e pranojmë ne atë, as nuk ka pranon dot ai.

Ashtu si familjet në skamje që iu kthehen gardërobave të vjetra, edhe ne planetarët po iu kthehemi rekuzitave të vjetra, duke e kërkuar shpëtimin, zgjidhjen tek teori të dështuara të rolit më të madh të shtetit, duke e zëvendësuar ekonominë, tregun, konkurencën, me politikën. Nëse shteti do të merrte rol më të madh në mbarëvajtjen e përgjithshme, atëherë a do të ishte e mundur që kjo të bëhej pa rritjen e rolit të politikës? Sepse politika, gjithsesi, në thelb mbetet politikë, mbetet sjellje, mbetet një fluiditet që merr format, trajtat e të gjitha enëve ku vendoset me lehtësinë dhe kollajshmërinë më mahnitëse.

2012, që vjen pas pak orësh, është viti i 100 vjetorit të pavarësisë së Shqipërisë. Kjo pavarësi u shpall 100 vjet më parë për gjithë Shqipërinë dhe jo vetëm për një të katërtën e saj, atë që quhet sot Republika e Shqipërisë. Ky vit 2012 jepet që ne të tregojmë sa të zotë jemi për t'ua dëshmuar faktorëve të mëdhenj sa u gabua kur kombit tonë iu bë padrejtësia aq fatale për kontinentin dhe gjeopolitikën botërore, duke ia pranuar pavarësinë vetëm një të katërtës së Shqipërisë. Sa të zotë jemi për t'ua dëshmuar sidomos fqinjëve se vitaliteti ynë, aftësia për të mbrothësuar, përparuar, siç thoshin rilindasit tanë, është shpëtimi i përbashkët. Dhe, në të gjitha kontekstet, vetjakë, kombëtarë, fqinjësorë e më gjerë, mbrothësia jonë rrënjët i ka pikërisht te vëllazëria jonë kombëtare, te dashuria e shqiptarit për shqiptarin.

Të pamirat e vitit 2011 ndoshta nuk mund të numërohen. Për mirëfjalosje, për kuvendim të mirë, siç do të thoshte Çajupi, pra për eufemizëm unë po e quaj harrakat këtë vit. Gati sa nuk desha ta quaja çapkën, ta merrja me të mirë, të mos i ngelet hatri as në ditën e fundit të kalendarit. Në fund të fundit, ai mbetet pjesë e jetës sonë. Mbetet një rreth në rrathët e lisit tonë. Lisnisë sonë. Pra lisit të përbashkët dhe lisit vetjak të secilit nesh. Dhe, siç thoshte Henri Bergson, edhe herë të tjera i cituara nga unë, dihet, gjithçka që kalon në të shkuarën merret automatikisht në mbrojtje nga e shkuara.

Të mos ia lëmë asnjë shkas vitit të vjetër që të kërkojë hua nga viti i ri as më të voglën njësi kohe.

Prandaj në ndërrim të viteve le të përshëndetemi sa më përmallshëm me vitin 2011 dhe ta presim sa më hapur, me sa më shumë shpresë e me sa më shumë besim në Zotin vitin 2012!

©

HAVELI QË E PATËM, HAVELI QË NUK E PATËM

Nga SKËNDER BUÇPAPAJ

SINOPSIS STINORIT TË SIVJETËM TË ZJARREVE

Nga SKËNDER BUÇPAPAJ

PRESIDENTI BILL KLINTON ËSHTË NJERIU QË MORI VENDIMIN EPOKAL PËR ÇLIRIMIN E KOSOVËS

Ribotohet me rastin e 65 vjetorit të lindjes së presidentit të 42-të të SHBA

Nga SKËNDER BUÇPAPAJ

 

ZËVENDËSKRYEMINISTËR PËR GJUHËN SHQIPE

Nga SKËNDER BUÇPAPAJ

DISA IDE PËR ORGANIZIMIN E DIASPORËS SHQIPTARE NË ZVICËR

Nga SKËNDER BUÇPAPAJ

Nga SKËNDER BUÇPAPAJ

URIMET MIRËSEARDHËN

Nga SKËNDER BUÇPAPAJ

INSTRUMENTI I VETËM ËSHTË PUNA

MË SHUMË SE OPOZITË INSTINKTIVE, KOSOVËS I DUHET NJË OPOZITË ME STRATEGJI

Nga SKËNDER BUÇPAPAJ

REVOLUCIONE APO RRËSHQITJE SITUATE

Nga SKËNDER BUÇPAPAJ

URIMET EVROPIANE NDOSHTA NUK DO TË VIJNË

Nga SKËNDER BUÇPAPAJ

FORCËN E OPOZITËS NUK E BËJNË NUMRAT

Nuk e bën as dobësia e shumicës qeverisëse

Nga SKËNDER BUÇPAPAJ

BISEDIME JO, DIALOG PO

Nga SKËNDER BUÇPAPAJ

POETIKA E DHIMBJES NË NJË ROMAN TË RI

Romani "Imazh" i Zef Mulajt

Nga SKËNDER BUÇPAPAJ

NJË SKEMË PA SENS KRIJUES

Nga SKËNDER BUÇPAPAJ

 

A ËSHTË E PËRGATITUR LIDHJA DEMOKRATIKE PËR TA QEVERISUR KOSOVËN?

Nga SKËNDER BUÇPAPAJ

THAÇIZMI

Nga SKËNDER BUÇPAPAJ

RADHA E RËNIES SË RAISËVE

Nga SKËNDER BUÇPAPAJ

 

21 JANARI DHE INTELEKTUALËT LAKEJ

Nga SKËNDER BUÇPAPAJ

 

KUVENDI I RI: TIPOLOGJI, KAAKTERIZIME, PROGNOZA

Nga SKËNDER BUÇPAPAJ

 

PËRSHPIRTNI NAZMI LUKAJT, MIKUT DHE KOLEGUT

Nga SKËNDER BUÇPAPAJ

21 JANARI NË RADARIN E JASHTËM MEDIATIK

Nga SKËNDER BUÇPAPAJ

 

NJË VERSION I NËNTËDHJETESHTATËS

Nga SKËNDER BUÇPAPAJ

 

BAJRAKU NË ÇARSHI OSE POLITIKA NË ANKAND

Nga SKËNDER BUÇPAPAJ

 

ROJA TË SOVRANITETIT

Zotër shtëpie

Nga SKËNDER BUÇPAPAJ

 

PDK DHE LDK SHTRATIN ENDE TË NXEHTË

Nga SKËNDER BUÇPAPAJ

ALTERNATIVË MAFIOZE PUSHTETIT

Nga SKËNDER BUÇPAPAJ

SUDETIÇ, I TRETI I MOSKETIERËVE

Nga SKËNDER BUÇPAPAJ

KOLLITJET E STALINIT...

...nesër në "tri komunat heroike"

Nga SKËNDER BUÇPAPAJ

 

MARTY & THAÇI, THE PRECEDENT & SUBSEQUENT

Nga SKËNDER BUÇPAPAJ

TË DUAN, PA TË QORTOJNË

(Letër e mbyllur partive)

Nga SKËNDER BUÇPAPAJ

UKË RUGOVA DHE QYTETARIA E DINASTIVE NË DEMOKRACI
Nga SKËNDER BUÇPAPAJ

SIMBOL I LUFTËS SË KOSOVËS ËSHTË SHTËPIA E JASHARAJVE, NUK ËSHTË "SHTËPIA E VERDHË"

Nga SKËNDER BUÇPAPAJ 

EVROPA NË ANËN E HUMBËSVE TË LUFTËS SË KOSOVËS

Nga SKËNDER BUÇPAPAJ

MINUS NEXHATI, PLUS ALBINI, BARAS ÇKA?

Nga SKËNDER BUÇPAPAJ

POLITIKËN MUND TA NDRYSHOSH VETËM DUKE MARRË PJESË NË POLITIKË

Nga SKËNDER BUÇPAPAJ

SHKODËR SHQYPNIA!

PARTITË E KRYEMINISTRAVE

Nga SKËNDER BUÇPAPAJ

UKA DHE ISAI

Nga SKËNDER BUÇPAPAJ

DOSIADA

Nga SKËNDER BUÇPAPAJ

TIPOLOGJIA E LISTAVE

Nga SKËNDER BUÇPAPAJ

SHKRIRJA E MEDIAVE NË PUSHTETIN POLITIK

Nga SKËNDER BUÇPAPAJ



MURMURIMË DUKAGJINI (REQUIEM PËR DIN MEHMETIN)

Nga SKËNDER BUÇPAPAJ

ZGJEDHJE TË FAKTIT TË KRYER

Nga SKËNDER BUÇPAPAJ

Sot mbushen plot 17 vjet nga dalja për herë të parë në satelit e Radiotelevizionit Shqiptar

NGASJET E PERSONALIZIMIT TË HISTORISË

Nga SKËNDER BUÇPAPAJ<

GREQIA DHE SHQIPËRIA, GREKËT DHE SHQIPTARËT

Nga SKËNDER BUÇPAPAJ

MJAFTON EMRI IBRAHIM RUGOVA

Nga SKËNDER BUÇPAPAJ

KALVARI I NJË MOCIONI

Nga SKËNDER BUÇPAPAJ

 

PDK DHE LDK SHAHEN... DERI PAS ZGJEDHJEVE

Nga SKËNDER BUÇPAPAJ

AKSESI I KOSOVËS NË DOSJET E SPIUNËVE TË SAJ

Nga SKËNDER BUÇPAPAJ

NGA NGURIMET NË NGUTJE?

Nga SKËNDER BUÇPAPAJ

SINDROMI I THESARIT TË ALI PASHË TEPELENËS SI E KAPI GREQINË

Nga SKËNDER BUÇPAPAJ


EMPATI E MBRAPSHTË E SOCIALISTËVE ME DEMOKRATËT

Nga SKËNDER BUÇPAPAJ

SHQIPTARIZMI NË KONTEKSTIN E EVROATLANTIZMIT DHE GLOBALIZMIT

Nga SKËNDER BUÇPAPAJ

VIZIONI YNË EVROPIAN I RIBASHKIMIT SHQIPTAR

Nga SKËNDER BUÇPAPAJ

HAMENDJET PARAZGJEDHORE

Nga SKËNDER BUÇPAPAJ

NUK KAM MALL PËR FUSHATAT E DORËHEQJEVE, LARG QOFSHIN FUSHATAT E DORËHEQJEVE

Nga SKËNDER BUÇPAPAJ

A DO TË VAZHDOJË NJOHJET EDHE GJATË DIALOGUT?

Nga SKËNDER BUÇPAPAJ

MBYLLJA ME NDER E MISIONEVE NDËRKOMBËTARE

Nga SKËNDER BUÇPAPAJ

A MUND ERDHËT PREJ NJU JORKU

Nga SKËNDER BUÇPAPAJ

Ç'RRUGË KA HYRË PROCESI I NJOHJEVE

Nga SKËNDER BUÇPAPAJ

NË LDK ASGJË E RE, ASGJË E RE NË LDK

Nga SKËNDER BUÇPAPAJ

HISTORIA NUK ËSHTË E PARTIVE, PARTITË JANË PJESË E HISTORISË

Nga SKËNDER BUÇPAPAJ

E NGRIRË KOSOVA NUK MUND TË HYJË NË BISEDIME TË REJA

Nga SKËNDER BUÇPAPAJ

AZEMI, DISIDENTI I LINDUR

Nga SKËNDER BUÇPAPAJ

MIQËSIA ME VATIKANIN

Nga SKËNDER BUÇPAPAJ

VDEKJA E POETIT

Nga SKËNDER BUÇPAPAJ

FATI I UKSHIN HOTIT

Nga SKËNDER BUÇPAPAJ

PA ZBARDHJEN E HISTORISË DISIDENCA SHQIPTARE NUK DO TA FITOJË QYTETARINË


Nga SKËNDER BUÇPAPAJ

PËR INAT TË KOSOVËS, SERBIA ËSHTË GATI TË BËJË ÇFARËDO HARAKIRI

Nga SKËNDER BUÇPAPAJ

LERENI KOSOVËN SHËNDOSH, NËSE E DONI SHËNDOSH BALLKANIN, EVROPËN...

Nga SKËNDER BUÇPAPAJ


 


Nga SKËNDER BUÇPAPAJ


EMRI NDËRKOMBËTAR I KOSOVËS

Nga SKËNDER BUÇPAPAJ


KOSOVA DHE NJOHJET - GJEOPOLITIKA TJETËR

MË TEPËR SE NJË GJETJE FORMULE, NJË THYERJE TABUJE

Nga SKËNDER BUÇPAPAJ



 

Nga SKËNDER BUÇPAPAJ


AS REVANSHISTË, AS TË REVANSHUAR

Nga SKËNDER BUÇPAPAJ

VERIU I KOSOVËS, FUSHËBETEJA E FUNDIT?

Nga SKËNDER BUÇPAPAJ


 

Nga SKËNDER BUÇPAPAJ

NË HORIZONTE ENDE ASNJË RRETHANË OPTIMALE PËR BISEDIME


KORRUPSIONI SHESHIT

Nga SKËNDER BUÇPAPAJ

Nga SKËNDER BUÇPAPAJ

Nga SKËNDER BUÇPAPAJ

MARRËDHËNIET ME NDËRKOMBËTARËT SHPREHIN AFTËSINË SHTETËRORE TË KOSOVËS

Nga SKËNDER BUÇPAPAJ

©

 

SKËNDER BUÇPAPAJ


Rating (Votes: )   
    Comments (0)        Dërgoja shokut        Printo


Other Articles:
MIRË SE VJEN VITI I SHQIPTARËVENga FRANK SHKRELI (12.29.2011)
NË GJURMËT E NJË SKANDALI TË AMBASADORIT RUS NË BEOGRADÇ’NDODHI ME AMBASADORIN RUS NË SERBI?Nga Prof. Dr. ESHREF YMERI (12.28.2011)
EsseHAVELI, IKONA E LIDERIT ME INTEGRITETI I LE ZHVESHUR POLITIKANËT PA INTEGRITET SHQIPTARËNga ELIDA BUÇPAPAJ (12.25.2011)
VACLAV HAVEL: HEROI I LIRISË"E vërteta dhe dashuria duhet të triumfojnë mbi gënjeshtrat dhe urrejtjet’’ --Vaclav HavelNga FRANK SHKRELI  (12.22.2011)
BAROMETRI DIPLOMATIKVERIU I KOSOVËS NUK ËSHTË "TERRA NULLIUS"!Nga Prof. Dr. MEHDI HYSENI (12.22.2011)
KA ARDHUR KOHA E RADIKALIZIMIT TË ÇËSHTJES SHQIPTARE NË MAL TË ZINga XHELADIN ZENELI, ish deputet në parlamentin e Malit të Zi (12.21.2011)
EDHE UNË JAM SHQIPTARNga VACLAV HAVEL (12.20.2011)
VACLAV HAVEL, PRESIDENTI PARIMORNga MADELEINE ALBRIGHT, Washington Post (12.20.2011)
VOTA E EMIGRANTËVE SHQIPTARË - E PAMERITUARNga ARTUR VREKAJ (12.18.2011)
KUJDES NGA "NDIHMAT HUMANITARE" RUSENga FRANK SHKRELI (12.18.2011)



 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Maj 2020  
D H M M E P S
          1 2
3 4 5 6 7 8 9
10 11 12 13 14 15 16
17 18 19 20 21 22 23
24 25 26 27 28 29 30
31            
 
::| Hot News
PËRMBYTJET NË SHQIPËRI - QEVERIA THOTË SE GJENDJA ËSHTË KRITIKE, KËRKON NDIHMË NGA BRUKSELI
ARVIZU - PRESIM QË DREJTËSIA SHQIPTARE TË DËNOJË TRAFIKANTËT E NJERËZVE
NATO NUK MUND TË NDIHMOJË NË KRIJIMIN E USHTRISË NË KOSOVË
GJERMANIA, FRANCA, BRITANIA E MADHE, HOLLANDA DHE DANIMARKA KUNDËR STATUSIT TË VENDIT KANDIDAT PËR SHQIPËRINË
THAÇI PARALAJMËRON ZGJEDHJEN E PRESIDENTIT GJATË JAVËS SË ARDHSHME
MISIONI MISHELËNga MICHELLE OBAMA, Newsweek
BABAI E NJEH MË MIRËNga THOMAS L. FRIEDMAN, New York Times
NATO dhe BE borxhlinj ndaj Kosovës ?Nga Elida Buçpapaj

 
VOAL
[Shko lart]