VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve - Editorial: Pjesëmarrja e lartë në votime rritje e besimit tek demokracia

                                                                                      

E Hënë, 04.29.2024, 05:23am (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
OPINONE-EDITORIALE
 
Editorial: Pjesëmarrja e lartë në votime rritje e besimit tek demokracia
E Martë, 06.30.2009, 07:48am (GMT+1)

 

Voal-online Pjesëmarrja e qytetarëve në votimet e 28 qershorit 2009, për përbërjen e re parlamentare të Shqipërisë, shënoi një rritje të konsiderueshme në krahasim me zgjedhjet e mëparshme. Kjo ishte një nga cilësitë që u përshëndet nga miqtë tanë perëndimorë. Procesi zgjedhor i sivjetshëm pati kështu një ndikim real në afrimin e politikës me popullin, të klasës politike me elektoratin, të politikanëve me qytetarët, të vendit me shoqërinë, të shtetit me individin. Ky afrim shënon ngushtimin e distancës mes palëve dhe kjo gjithnjë ka rezultat rritjen e besimit te demokracia. Në këtë drejtim, pa dyshim, procesi zgjedhor që i parapriu 28 qershorit përbën një hap të mirëfilltë të demokracisë në Shqipëri. Pjesëmarrja e shtuar në votime u shoqërua me qetësinë dhe rregullin që mbretëroi gjatë gjithë ditës së votimeve. Dhe kjo u pasua me pritjen e qytetëruar që po iu bëhet rezultateve nga ana e qytetarëve. Gjithkush duhet ta pranojë se në Shqipëri kemi një shoqëri demokratike, nga e cila politika në përgjithësi, çdo politikan në veçanti ka çfarë të mësojë. Vetëm mbi bazën e kësaj bindjeje politika mund të shndërrohet në shërbëtore të popullit, qeverisjet mund të shndërrohen në shërbyese të shoqërisë. Ky zhvillim do të shënonte kapërcimin e tranzicionit dhe kalimin e vendit në një stad të ri. Dhe ky stad do të kishte shpërblim anëtarësimin sa më të shpejtë në Bashkimin Evropian. Suksesi i këtyre zgjedhjeve përbën hapin më vendimtar për shkëputjen e plotë dhe vendimtare të Shqipërisë nga tranzicioni. Në këtë mënyrë, data e pranimit në Bashkimin Evropian do të vinte nga dita në ditë, sepse nga dita në ditë Shqipëria do të dëshmonte se e meriton tashmë anëtarësimin në këtë organizëm. Ky është një konkluzion të cilit nuk mund t'i shmanget askush. Dhe është e domosdoshme që Shqipëria të vazhdojë të ecë në këtë rrugë. Një Shqipëri që jep zgjedhje si këto të 28 qershorit gjithsesi paralajmëron një Shqipëri të një realiteti të ri, të një realiteti me një fytyrë të re, për çfarë kemi luftuar të gjithë shqiptarët, për çfarë kanë luftuar të gjithë miqtë tanë. Shqiptarët dëshmuan tejet bindshëm se janë anëtarë të merituar të NATO-s, aleancës më të madhe ushtarakopolitike të botës. Shqiptarët dëshmuan se janë kandidatë absolutisht seriozë për t'u pranuar në Bashkimin Evropian.  Nisur nga shembulli që ata treguan është e qartë se ky anëtarësim do të ishte vetëm çështje procedurash, ndaj të cilave, natyrisht duhet treguar durim dhe ngulmim në të ardhmen.

www.voal-online.ch


Rating (Votes: )   
    Comments (0)        Dërgoja shokut        Printo


Other Articles:
E vërteta është interpretimNga Skënder BUÇPAPAJ (06.18.2009)
Kosova hyn në vitin e njëmbëdhjetë të lirisë (06.11.2009)
Dy Vjet pas vizitës të Presidentit Bush në Tiranë - Ky editorial është botuar më 10 Qershor 2007DHJETË MILIONË SHQIPTARË JANË ME XHORXH W. BUSHNga Elida Buçpapaj (06.10.2009)
Editorial: Zgjedhjet ta afrojnë klasën politike me zgjedhësit (06.06.2009)
Hashim Thaçi nuk ka nevojë për "leksionet" e Mero BazesNga Elida Buçpapaj (06.04.2009)
REAGIM "DISKRET" PAS MIRATIMIT TË REZOLUTËS NGA 57 VENDE TË OKI-TNga Elida Buçpapaj (05.29.2009)
Shkrim i Elida Buçpapajt botuar më 31 dhjetor 2001 - ribotohet pa asnjë ndryshim, bashkë me poemën e Carl Sandburg  - KULTI I AMERIKËS DHE KULTI I KOSOVËS -    Nga Elida Buçpapaj (05.21.2009)
Portret - Xhoe Bajden misionar i pavarësisë së Kosovës (05.21.2009)
Mesazhet e Bajdenit (05.20.2009)
Shkupi ngurron edhe më tej të vendosë marrëdhënie diplomatike me Kosovën (05.19.2009)



 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Prill 2024  
D H M M E P S
  1 2 3 4 5 6
7 8 9 10 11 12 13
14 15 16 17 18 19 20
21 22 23 24 25 26 27
28 29 30        
 
::| Hot News
PËRMBYTJET NË SHQIPËRI - QEVERIA THOTË SE GJENDJA ËSHTË KRITIKE, KËRKON NDIHMË NGA BRUKSELI
ARVIZU - PRESIM QË DREJTËSIA SHQIPTARE TË DËNOJË TRAFIKANTËT E NJERËZVE
NATO NUK MUND TË NDIHMOJË NË KRIJIMIN E USHTRISË NË KOSOVË
GJERMANIA, FRANCA, BRITANIA E MADHE, HOLLANDA DHE DANIMARKA KUNDËR STATUSIT TË VENDIT KANDIDAT PËR SHQIPËRINË
THAÇI PARALAJMËRON ZGJEDHJEN E PRESIDENTIT GJATË JAVËS SË ARDHSHME
MISIONI MISHELËNga MICHELLE OBAMA, Newsweek
BABAI E NJEH MË MIRËNga THOMAS L. FRIEDMAN, New York Times
NATO dhe BE borxhlinj ndaj Kosovës ?Nga Elida Buçpapaj

 
VOAL
[Shko lartë]