E Mërkurë, 11.13.2019, 06:22pm (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
OPINONE-EDITORIALE
 

PARTIA SHQIPTARE DEMOKRISTIANE E KOSOVËS DUHET TË RINGJALLET POLITIKISHT, E POPULLI SHQIPTAR NË KOSOVË SHPIRTËRISHT

Nga Mr. sc. NUE OROSHI


E Hënë, 04.02.2012, 07:39am (GMT+1)

 

Qysh në 4 Nëntorin e vitit 1990, tash e më shumë së 21 vite më parë, në qytetin e Jak Vulës në Gjakovë, në qytetin ku shpeshherë u gërshetuan dy taborre politike, ajo e vizionit kombëtar dhe proevropian, si dhe ajo e vizionit pansllavist apo komunist, u themelua Partia Shqiptare Demokristiane e Kosovës. Kryetar i parë i kësaj partie u zgjodh Lazër Krasniqi, i cili këtë Parti e udhëhoqi vetëm për një kohë të shkurtër. Që nga themelimi e deri më tani, kjo Parti pati ngritjet dhe rënjet e saja politike, dhe shpeshherë u sakrifikua deri në vetëflijim për të shërbyer si urë bashkimi dhe jo përçarje në skenën politike të Kosovës, që shpeshherë i kushtoi edhe me copëtime dhe humbje të anëtarsisë. Këtë vetëflijim apo vetësakrifikim të PSHDK për unisimin e Politikës Shqiptare në Kosovë shpeshherë e keqpërdorën deri në palcë dy Partitë më të mëdha politike në Kosovë, PDK dhe LDK-post Rugoviane.

Sa i përket PDK-ës, kjo PSHDK-në e keqpërdori deri në palcë, falë mosnjohurive politike të profesor Marjan Demajt, ku siç thoshte akademik Mark Krasniqi, ish kryetar shumvjeçarë i PSHDK-ës, se profesor Demaj e qoi capin te kasapi, ndërsa LDK-ja post Rugoviane ish kryetarin e PSHDK-ës akademik Mark Krasniqin e zavensoi me një biznismen me emrin Zef Morina.Këtu duhet të jemi shumë të qartë dhe ta themi një realitet, që ishte pikërishtë ish Presidenti historik i Kosovës dr.Ibrahim Rugova i cili e vlerësoi më së shumti kët Parti politike proevropiane, dhe ia dha vlerat dhe meritat që duhet t'ju ipeshin, përkundër kundërshtimeve që kishte brënda subjektit politik që ai e drejtonte. Ndërsa në anën tjetër edhe Akademik Mark Krasniqi, ish kryetar i PSHDK-së iu thoshte anëtarsisë së kësaj Partije, që së pari duhet ta kryeni obligimin shtetëror dhe më pas atë partiak. Por, pas vdekjes së ish Presidentit historik të Kosovës dr.Ibrahim Rugovës, në Kosovë, gjërat filluan të ndryshohen. Orjentimi politik i Kosovës filloi të fryej drejt lindjes, pjesa dermuese e politikanëve post Rugovianë në Kosovë, pavarësishtë partive politike që ata drejtonin, më tepër filluan ti shikojnë interesat personale sesa ato programore. Pra, dalngadal timoni politik i Kosovës u kthye drejt lindjes pra drejt orjentimit pansllavisto - aziatik, kjo u vërtetua plotësishtë me hyrjen në politikë të deleguarit të politikës ruse, Behxhet Pacollit. E kurbani i parë që duhet të bëhej për këtë orjentim, ishte pikërishtë shkatërrimi i Partisë Shqiptare Demokristiane të Kosovës, dhe kjo nuk është rastësi sepse një profesor shumvjeçarë i Univerzitetit të Prishtinës siç është prof.dr.Marjan Demaj, të presë dy muaj për një takim pesë minutësh me Kryeministrin e Kosovës Hashim Thaqin, për të sqaruar shkeljen e marrveshjes që e kishte bërë PDK-ja, dhe ky i fundit mos ta takoi fare atë.

Kjo pritje e profesor Demajt ishte e kotë, sepse tani kasapi në këtë rast Hashim Thaqi e kishte shitur capin dikund tjetër - ia kishte pjekur në helli Behxhet Pacollit, dhe në Qeverinë e tij nuk kishte më vend për një Parti proevropiane, kështu që profesor dr.Marjan Demaj më në fund e kuptoi se politika nuk është matematikë, dhe se në politikë dy plus dy bëjnë pesë e jo katër. Ky, më në fund bëri një gjest burrnorë, dhe dha dorëheqje nga posti i kryetarit të PSHDK-ës, por pasojat mbetën. PSHDK -ja mbeti pa kryetarin e saj, për të cilin investoi shumë anëtarësia e gjërë e PSHDK-ës. Duhet të pranohet fakti, se kjo Parti pas largimit për shkak të moshës së shtyrë të Akademik Mark Krasniqit dështoi dy herë në zgjedhjen e kryetarit të saj.Derisa herën e parë ish kryetari i PSHDK-ës Ton Marku u dogjë nga marrëveshja me Zef Morinën, kinse për t'u bërë bashkimi i kësaj Partie, prof.dr.Marjan Demën e dogji marrëveshja që bëri me partnerin jashtëgjenetik të PSHDK-ës, me PDK-ën. Tani kjo parti ndodhet në një gjendje, që në traditën tonë popullore shqiptare thuhetë, "N'hall me rrnue e ngjygj me vdek". Kështu, që kjo parti nuk guxon tani e tutje të bëjë eksperimente politike dhe ta bëj edhe një gabim të tretë.

Gabim i cili mund t'i kushtoi me një shkapërderdhje të plotë dhe mosmundësi për një ringjallje politike. Pra Partia Shqiptare Demokristiane e Kosovës duhet të ringjallet edhe politikisht. Këtë ringjallje politike të PSHDK-ës mund ta bëj vetëm populli shqiptar në Kosovë dhe Intelektualët mendjendritur, të cilët çështjen kombëtare e vendosin para asaj krahinore, fetare apo klanore. Ringritjen politike të Partisë Shqiptare Demokristiane të Kosovës unë personalisht e shoh në dy mënyra. Menyra e parë e ngritjes së PSHDK-së është puna që po e zhvillojnë Bashkësitë e Degëve të PSHDK-së në Kosovë si dhe ato në Diasporë për mbajtjen e një kuvendi zgjedhor me 26 Maj 2012, për zgjedhjen e Kryetarit të ri të PSHDK-së. Dorën në zemër, brënda kësaj strukture partiake që është brënda PSHDK-ës së sotme, personi me adekuat për drejtimin dhe udhëheqjen e Partisë Shqiptare Demokristiane të Kosovës është pikërisht nënkryetari i parë i saj, Mark Komani. Marku për një kohë të gjatë është shtylla kryesore e kësaj Partie, i cili ka sherbyer si person unifikues.Ai madje ka edhe një përvojë shumë të madhe, si në udhëheqje të PSHDK-së por edhe në atë të udhëheqjes së posteve të ndryshme shtetërore. Natyrishtë se zgjedhjen e Mark Komanit do ta përkrahin Bashkësitë e Degëve të PSHDK-së në Kosovë, si edhe Bashkësitë e degëve të PSHDK-së në Gjermani, në Zvicër e Austri. Kur jemi tek Bashkësia e Degëve të PSHDK-së në Gjermani, nuk mundem pa e përmendur kontributin disa vjeçarë që dha ish kryetari i PSHDK-së në Gjermani Gjon Berisha, i cili për ma tepër se një dekadë ishte shtylla kryesore financiare e PSHDK-së në Kosovë, si dhe kontributi i kryetarit aktual Luz Thaqi, i cili dha shumë jo vetëm materialisht por për disa vite e kreu edhe rolin e kontakteve nderlidhëse të PSHDK-së së Kosovës me politikën Evropiane në Bruksel, e posaqrishtë kontaktet me politikën gjermane në Berlin dhe qytetete tjera të Gjermanisë ku udhëheqsit e PSHDK-ës u pritën në nivele më të larta partiake dhe shtetërore në Gjermani. Kontribut të çmuar dha edhe Mirash Nrejaj nga Zvicra dhe shumë demokristianë tjerë në Zvicër, të cilët edhe ata kontribuanë me dekada për mbajtjen gjallë të PSHDK-ës. Ringjallja e PSHDK-ës në Kosovë do ta vë në veprim edhe PSHDK-ën në Diasporë që edhe më tutje të shërbejnë si urë lidhëse e kontakteve me shtetet perëndimore.

Kjo që po punohet tani për ringjalljen politike të PSHDK-së është një punë e mirë dhe e mbarë, por është vetëm një ringjallje politike e pjesërishme dhe jo e plotë. Ndërsa mendimpropozimi im politik në cilësinë e një politikani që kohë të gjatë jam i kyqur direkt në rrjedhat e politikës gjermane në CDU, është, që Partia Shqiptare Demokristiane e Kosovës të ringjallet jo vetëm politikisht në disa qytete të Kosovës ku ka një pjesë dërmuese të shumicës së shqiptarëve katolikë, siç është Gjakova, Klina dhe ndonjë qytet tjetër në Kosovë, porë që përveç ringjalljes politike në mbarë Kosovën ajo të ringjallet edhe shpirtnishtë. Tani dua të jap mendimin se, si mund të ndodhë kjo ringjallje politike dhe shpirtërore e PSHDK-ës në tërë Kosovën. Pasiqë shqiptarët gjithmonë kanë qenë të shquar për vlerat e bashkëjetesës së shëndoshë kombëtare kësaj ringjallje politike dhe shpirtërore të PSHDK-ës duhet t'i prijnë intelektualë dhe veprimtarë të mirëformuar kombëtarisht.Fillimisht, në këtë Parti duhet të anëtarsohen rreth 100 intelektualë dhe veprimtarë shqiptarë të besimite islam, dhe rreth 50 intelektualë shqiptarë të besimit katolik. Pra, të bëhet një ndërlidhje e fortë kombëtare, dhe intelektualët shqiptarë nga të dy besimet të punojnë ngushtë si dy krahët e shqiponjës dykrenare për ringjalljen politike të PSHDK-ës, e cila do të jet një ringjallje e kthimit të orjentimit politik të Kosovës, nga ai pansllavisto - aziatik, që është tani në orjentimin politik Evropian.

Në krye të kësaj ringjallje politike të PSHDK-ës duhet të vendoset heroi i gjallë i kombit shqiptar, komandanti legjendar i Kosharës Legjendare, që pas një shekulli theu kufirin shqiptar - shqiptar, pra, atdhetari dhe politikani Anton Quni. Madje, të gjithë ata oficerë të UÇK-ës si dhe ushtarë të komandant Anton Qunit në Koshare por edhe në mbarë Kosovën që ja besuan jetën në luftë, ata duhet t'i besojnë edhe projektit politik të komandantit të tyre në paqe. Dhe Partia Shqiptare Demokristiane e Kosovës në krye më Anton Qunin të shtrihet në të gjitha viset e Kosovës, pra, të ketë degët e veta në Drenicë e Dukagjin, Llap e Gollap, Prishtinë, Gjilan, Pejë, Ferizaj, Prizren, Mitrovicë, Gjakovë dhe në mbarë Kosovën.Kjo Parti në të ardhmën të luan një rol të vërtetë politik, ku me një Parti Shqiptare Demokristiane të fortë, që është ndër partitë e rralla në Kosovë që e mbanë emrin Shqiptare, Kosova ta gjejë rrugën e saj drejt Evropës. E kjo rrugë në Kosovë mund të vije më shpejtë kur Partia Shqiptare Demokristiane e Kosovës të ringjallet politkisht ndërsa populli shqiptar në Kosovë shpirterisht. Kjo do të jet edhe një bazë e fortë e një koalicioni të Djathtë politik, që do të bëhet në zgjedhjet e ardhshme në Kosovë, ku Partisë Shqiptare Demokristiane të Kosovës ti lihet në udhëheqje posti i kryetarit të Parlamentit të Kosovës si dhe ai i Ministrit të punëve të jashtme të Kosovës, sepse lufta politike dhe diplomatike me Serbinë dhe aleatët e saj Rusinë,Greqin,dhe shtetet Aziatike, do të jet e gjatë, dhe nuk guxon të na zën të papërgaditur apo në një gjendje kome klinike, siç është sot Qeveria e Republikës së Kosovës.

Mr. sc. NUE OROSHI


Rating (Votes: )   
    Comments (0)        Dërgoja shokut        Printo


Other Articles:
Barometri diplomatikBASHKIMI I KOSOVËS ME SHQIPËRINË, OSE NËN MBROJTJEN E PËRHERSHME AMERIKANENga Prof. Dr. MEHDI HYSENI (04.01.2012)
ÇAMËRINË E NJEH EDHE SHTETI GREKNga SHPËTIM IDRIZI (03.31.2012)
SHTETARËT SHQIPTARË KUROHEN NË AMERIKËNga ARTUR VREKAJ (03.30.2012)
PAPA BENEDIKTI TAKON FIDEL KASTRONNga FRANK SHKRELI (03.29.2012)
100 VJET PAVARËSI TË SHQIPTARËVE NË BALLKAN. PO PAVARËSIA E KISHËS ORTODOKSE SHQIPTARE???...Nga AT NIKOLLË MARKU (03.28.2012)
SHQIPËRIA TË BËJË 17 SHKURTIN FESTË ZYRTARENga SHABAN MURATI (03.27.2012)
AMNEZIA E MEDIAS SONË SOCIALENga NANCY SCOLA, Reuters (03.25.2012)
MË 22 MARS, 20 VJET MË PARË KUR RAPORTOJA PËR ZËRIN E AMERIKËSNga ELIDA BUÇPAPAJ (03.24.2012)
VIZITAT E ZYRTARËVE SHQIPTARË NË UASHINGTONNga FRANK SHKRELI (03.22.2012)
ME BESLIDHJE KASTRIOTIKE DREJT SHQIPËRISË ETNIKE... APO MALLIN E SHKRETË E HANË KUAJT E VERBËRNga Mr. sc. NUE OROSHI (03.20.2012)



 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Nëntor 2019  
D H M M E P S
          1 2
3 4 5 6 7 8 9
10 11 12 13 14 15 16
17 18 19 20 21 22 23
24 25 26 27 28 29 30
 
::| Hot News
PËRMBYTJET NË SHQIPËRI - QEVERIA THOTË SE GJENDJA ËSHTË KRITIKE, KËRKON NDIHMË NGA BRUKSELI
ARVIZU - PRESIM QË DREJTËSIA SHQIPTARE TË DËNOJË TRAFIKANTËT E NJERËZVE
NATO NUK MUND TË NDIHMOJË NË KRIJIMIN E USHTRISË NË KOSOVË
GJERMANIA, FRANCA, BRITANIA E MADHE, HOLLANDA DHE DANIMARKA KUNDËR STATUSIT TË VENDIT KANDIDAT PËR SHQIPËRINË
THAÇI PARALAJMËRON ZGJEDHJEN E PRESIDENTIT GJATË JAVËS SË ARDHSHME
MISIONI MISHELËNga MICHELLE OBAMA, Newsweek
BABAI E NJEH MË MIRËNga THOMAS L. FRIEDMAN, New York Times
NATO dhe BE borxhlinj ndaj Kosovës ?Nga Elida Buçpapaj

 
VOAL
[Shko lart]