VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve - NJË KËRCËNIM I RI NDAJ NATOsNga SHABAN MURATI

                                                                                      

E Mërkurë, 05.01.2024, 10:49pm (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
OPINONE-EDITORIALE
 

NJË KËRCËNIM I RI NDAJ NATOs

Nga SHABAN MURATI


E Martë, 04.10.2012, 09:12am (GMT+1)

 

Në një aksion tipik të kohërave të luftës së ftohtë, Rusia ndërmori në 6 prill dislokimin e një sistemi strategjik të mbrojtjes antiraketë në enklavën e Kaliningradit, e cila ndodhet mes dy shteteve të NATO-s, Polonisë dhe Lituanisë. Gazeta "Izvestia" e cila njoftoi e para këtë hap të qeverisë ruse bënte të ditur se, sistemi strategjik antiraketë "S-400", i aftë të shkatërrojë raketat balistike, hyri në veprim ditën e premte në gatishmëri luftarake. Në planin ushtarak kjo nuk përbën një befasi sepse Moska kishte njoftuar edhe më parë nëpërmjet presidentit që po ikën Dimitri Medvedev, se ajo do të vendosë sistemin e saj të mbrojtjes antiraketë nëse NATO nuk i jep Rusisë garanci legale me shkrim se mburoja antiraketë, që NATO planifikon të vendosë në Europë, nuk drejtohet kundër Rusisë. Por, në planin politik, strategjik, diplomatik dhe të sigurisë, hapi i Moskës tërheq vëmendjen si një kërcënim i ri rus ndaj Aleancës Atlantike.

Duhet thënë që në fillim se veprimi i ri ushtarak rus nuk është ashtu si pretendon pala ruse se vendosja e sistemit të mbrojtjes antiraketë në Kaliningrad është përgjigje ndaj vendosjes së sistemit të mburojës raketore të NATO-s në vendet europiane anëtare të NATO-s. Vendosja e sistemit të mbrojtjes antiraketë në Kaliningrad ndërmerret si shprehje dhe pjesë e politikës dhe e strategjisë afatgjatë të Rusisë për vendosjen e influencës së saj në vendet, që dikur i përkisnin sferës së ndikimit të Moskës dhe ombrellës së paktit ushtarak të Traktatit të Varshavës, që kontrollohej nga Moska në kohën e perandorisë komuniste.

Në planin strategjik, dislokimi i sistemit rus të mbrojtjes antiraketë bëhet në kushtet kur mungon tërësisht rreziku apo kërcënimi real ndaj territorit dhe hapësirës së sovranitetit të Rusisë. Asnjë kërcënim nuk i vjen Rusisë nga Aleanca Atlantike dhe as nga shtetet anëtare të kësaj aleance. NATO e ka deklaruar zyrtarisht se dislokimi i sistemit të mburojës raketore të saj në vendet anëtare ka qëllim të garantojë sigurinë e vendeve anëtare nga kërcënimi, që mund të vijë nga raketat dhe programi bërthamor i Iranit. NATO ka bërë edhe hapin e saj të madh të ofertës për bashkëpunim të drejtpërdrejtë me Rusinë në çështjen e sistemit të mburojës antiraketë, për të shtrirë hapësirën e garancisë së një sistemi të përbashkët edhe në vendet e NATO-s edhe në Rusi. Por, Moska nuk është treguar e gatshme të zhvillojë tratativa serioze me NATO-n për këtë çështje dhe bisedimet e zhvilluara deri tani kanë dështuar.

Rusia ka nxjerrë njërin pretekst pas tjetrit, që bisedimet të mos kenë rezultat konkret dhe ka nxjerrë si kusht taktikën dhe teorinë absurde të bisedimeve sipas të cilës NATO duhet t'i japë asaj paraprakisht garanci legale me shkrim se mburoja atlantike nuk drejtohet kundër Rusisë. Është një pretendim dhe formë bisedimesh jonormale në praktikën e marrëdhënieve ndërkombëtare dhe NATO e ka konsideruar me të drejtë si një kusht paraprak të papranueshëm. NATO nuk mund të avancojë bisedime për sistemin e përbashkët të mburojës antiraketë, kur Moska vendos kushte. Dhe që Rusia nuk është e interesuar seriozisht për arritjen e një bashkëpunimi dhe një marrëveshje me NATO-n për mburojën antiraketë, e tregon edhe fakti se presidenti i ri i Rusisë Vladimir Putin, i cili merr investiturën e tretë si president me 7 maj, ka vendosur që të mos shkojë në Çikago në samitin e Aleancës Atlantike dhe të mos zhvillohet samiti i planifikuar NATO-Rusi.

Edhe pse në mungesë të ekzistencës së një armiku real apo të një kërcënimi real nga NATO dhe nga Perëndimi, Rusia inauguron një periudhë të re konfrontimi mes saj dhe Perëndimit. Kjo shënon hyrjen në një periudhë të re tensionesh mes SHBA-së dhe Rusisë, mes NATO-s dhe Rusisë, mes BE-së dhe Rusisë. Me të drejtë sekretari i përgjithshëm i NATO-s, Andes Fogh Rasmusen, e paralajmëroi Rusinë në 26 mars se dislokimi i armëve ofensive në Kaliningrad kundër një armiku artificial, një armiku që nuk ekziston në botën reale, do të jetë një shpenzim i kotë parash. Por, çështja shtrohet jo vetëm që armiku nuk ekziston, por çka është edhe më shqetësuese shtrohet se armiku ekziston në kokën e udhëheqësve rusë, qoftë tek Dimitri Medvedev, i cili si akt të fundit para largimit dekreton dislokimin e sistemit të ri të raketave në Kaliningrad, ashtu dhe si akt i parë i presidentit të ri Vladimir Putin. Tandemi Putin-Medvedev afishon konceptin dhe mentalitetin agresiv, që pritet ta drejtojë Rusinë edhe gjashtë vitet e ardhshme.

Nëse kërcënimi perëndimor ndaj Rusisë është imagjinar, nuk është dhe nuk duhet parë si i tillë kërcënimi i Rusisë ndaj vendeve anëtare të NATO-s dhe ndaj Perëndimit. Në radhë të parë ndjehen të kërcënuar direkt dy shtete anëtare të NATO-s, Polonia dhe Lituania në mesin e të cilave ndodhet si pykë rajoni i Kaliningradit, ku u vendosën tani sistemet e raketave ruse S-400 dhe një sistem ofensiv i raketave "Iskander" do të vendoset brenda këtij viti. Por, kërcënimi ndaj dy shteteve anëtare është kërcënim ndaj gjithë arkitekturës atlantike të sigurisë, që nga Baltiku e deri në detin Adriatik. Moska ndërmerr një hap militarizimi si shenjë e demonstrimit të fuqisë së saj ushtarake dhe si një presion i fortë i drejtpërdrejtë ndaj Lituanisë dhe dy shteteve të tjera pribaltike, Letonisë dhe Estonisë, të cilat të tria ishin dikur pjesë e Bashkimit Sovjetik, i cili i pushtoi ushtarakisht në vitin 1940. Kjo është pjesë e strategjisë së Rusisë për të rivendosur influencën e saj në atë që quhet "hapësirë postsovjetike" dhe që përfaqëson një koncept të çuditshëm hegjemonist të Kremlinit, sipas të cilit Moska ka të drejtë specifike të pretendojë ndikimin e saj në gjithë hapësirën, që dikur quhej Bashkimi Sovjetik dhe që në vitin 1991 u shndërrua në 15 shtete të pavarura, nga të cilat tre u bënë anëtare të NATO-s.

Dislokimi i sistemit të raketave ruse në Kaliningrad dhe përfshirja e tyre në arsenalin e armatimit luftarak të Flotës ruse të Baltikut, e cila e ka bazën e saj në Kaliningrad, është një ndryshim raportesh force në detin Baltik dhe përbën në të njëjtën kohë një demonstrim arrogant fuqie në detin Baltik, si një kërcënim edhe për interesat e Suedisë dhe të Finlandës, si dhe gjithë vendeve nordike.

Rusia e ka zgjedhur jo rastësisht edhe kohën për këtë hap militarist të saj. Është koha, kur Perëndimi është angazhuar në një fushatë sensibilizuese ndërkombëtare për ndihmë dhe mbështetje humanitare në detin Mesdhe, ku aktualisht ka dy vatra tensioni. Njëra ka të bëjë me Sirinë, e cila është në kufi me NATO-n, dhe ku në vazhdim të pranverës arabe të vitit të kaluar kemi një revoltë popullore kundër regjimit satrap të Bashar Asadit dhe gjithë bota demokratike është ngritur në mbështetje të kërkesave për liri e demokraci. Rusia bën përjashtim dhe është rreshtuar në përkrahje të regjimit, i cili i ka dhënë Moskës bazën e vetme ushtarake, që rusët kanë në Mesdhe. Vatra tjetër e tensionit ka të bëjë me marrëdhëniet mes Izraelit dhe Iranit, ku retorika e një sulmi eventual të Izraelit ndaj Iranit ka krijuar një klimë tensioni ndërkombëtar në të cilën përfshihet edhe shqetësimi i perëndimit. Është gjithashtu koha kur Aleanca Atlantike është angazhuar në një mision të madh ushtarak në Afganistan. Pra, në kohën që Perëndimi ka këto angazhime ndërkombëtare të cilat kanë të bëjnë me ruajtjen e paqes dhe të stabilitetit në rajone të tjera, Rusia ndërmerr hapin provokativ të krijimit të një gjembi në ije të Aleancës Atlantike në Europë.

Me një mënyrë dhe llogari tipike bizantine, hapi i ri strategjik rus ndërmerret kur Europa ndodhet në vështirësi të mëdha financiare dhe ekonomike, dhe kur Bashkimi Europian po lufton për shërimin e krizave të rënda buxhetore, që kanë përfshirë disa vende anëtare të tij. Në këtë situatë të dobët financiare europiane, Moska bën lëvizje ushtarake për të përfituar dhe shfrytëzuar dobësinë europiane sepse BE nuk është ende e aftë të garantojë sigurinë e anëtarëve të saj, gjë të cilën mund ta bëjë vetëm NATO.

Nga çdo pikëpamje që ta shohësh, hapi i fundit i Rusisë shfaq një kërcënim të ri rus ndaj NATO-s, në të gjithë hapësirën atlantike. Është i tillë sepse përfaqëson një politikë dhe një strategji e cila synon të manifestojë forcë dhe imponim dhe të shtrijë ndikimin e Rusisë që nga Baltiku në Adriatik. Dhe më shumë se sa nga raketat, që u vendosën në Kaliningrad, vendet anëtare të NATO-s duhet të shqetësohen nga ëndrrat dhe ambiciet e mëdha hegjemoniste që vlojnë në kokat e udhëheqësve të Rusisë.
 

SHABAN MURATI


Rating (Votes: )   
    Comments (0)        Dërgoja shokut        Printo


Other Articles:
PSE KOMBET DËSHTOJNËNga THOMAS L. FRIEDMAN, New York Times (04.09.2012)
TRADITA ANTIKOMBËTARE NË VEPRIMTARINË E AKADEMISË SË SHKENCAVENga ESHREF YMERI (04.07.2012)
Barometri diplomatikSË PARI, KUFIJTË NDËRSHTETËRORË, PASTAJ MENAXHIMI INTEGRUES I TYRE!Nga Prof. Dr. MEHDI HYSENI (04.06.2012)
PËR RIVENDOSJEN E PREMTIMIT DHE TË FRYMËS SË 28 NËNTORIT 1912Nga FRANK SHKRELI (04.06.2012)
REPORTAZH NGA STRASBURGU - HYRJA NË NATO MË E RËNDËSISHME SE 1912?!Nga ELIDA BUÇPAPAJ (04.05.2012)
JO THJESHT TERMA!Nga Dr. PËRPARIM KABO (04.04.2012)
LUFTA E BOSNJËS, MËSIM PËR KONFLIKTIN E SIRISËNga RICHARD COHEN, Washington Post (04.03.2012)
BE-SHQIPËRI: PORTA E MADHE DHE PORTAT E VOGLANga SHABAN MURATI (04.03.2012)
MËSIMET E TRAGJEDISË GREKENga AJET NURO, Monteal, Kanada (04.03.2012)
TRADITA E SERVILIZMIT TË DIPLOMACISË SHQIPTARE NDAJ SHOVINIZMIT GREKOKARAGJOZNga ESHREF YMERI (04.03.2012)



 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Maj 2024  
D H M M E P S
      1 2 3 4
5 6 7 8 9 10 11
12 13 14 15 16 17 18
19 20 21 22 23 24 25
26 27 28 29 30 31  
 
::| Hot News
PËRMBYTJET NË SHQIPËRI - QEVERIA THOTË SE GJENDJA ËSHTË KRITIKE, KËRKON NDIHMË NGA BRUKSELI
ARVIZU - PRESIM QË DREJTËSIA SHQIPTARE TË DËNOJË TRAFIKANTËT E NJERËZVE
NATO NUK MUND TË NDIHMOJË NË KRIJIMIN E USHTRISË NË KOSOVË
GJERMANIA, FRANCA, BRITANIA E MADHE, HOLLANDA DHE DANIMARKA KUNDËR STATUSIT TË VENDIT KANDIDAT PËR SHQIPËRINË
THAÇI PARALAJMËRON ZGJEDHJEN E PRESIDENTIT GJATË JAVËS SË ARDHSHME
MISIONI MISHELËNga MICHELLE OBAMA, Newsweek
BABAI E NJEH MË MIRËNga THOMAS L. FRIEDMAN, New York Times
NATO dhe BE borxhlinj ndaj Kosovës ?Nga Elida Buçpapaj

 
VOAL
[Shko lartë]