E Djelë, 07.12.2020, 07:24am (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
OPINONE-EDITORIALE
 
DIASPORA SHQIPTARE SI PJESË E VENDIMMARRJES NË SHQIPËRI DHE KOSOVË
Nga ARTUR VREKAJ - WORCESTER, MA, SHBA

E Djelë, 01.06.2013, 08:48am (GMT+1)


Po sikur Diaspora shqiptare të marrë pjesë në zgjedhjet e përgjithshme të Qershorit 2013? Sikur kjo të ndodhë, Lutemi në Zot, do të kemi një panoramë tjetër në Tiranë dhe demokracia shqiptare do të funksionojë e do të besohet më shumë. Do të kemi më shumë duar të pastra, më shumë zëra të vërtetë, me shumë vizion real dhe do të jemi më afër shqiptarëve që kanë halle të jashtëzakonshme!Shqipëria ka tetë dekada që është ngopur me parrulla të lloj-lloj ngjyre regjimi e partie!

Ne themi se një e treta e Shqipërisë është në emigracion dhe Diaspora është Thesar Intelektual! Po si ka mundësi që dy të tretat e shqiptarëve mbahen peng nga një grusht politikanësh dhe një e treta e emigruar mbahet e përjashtuar nga proceset demokratike në Shqipëri?

Kush e pengon kthimin me dinjitet të shqiptarëve të mërguar apo edhe pjesëmarrjen në vendimmarrje vec klasës politike të Tiranës së korruptuar?

Tiranës s’kujtohet kërrkush: as akademikë, as idealistë, as publicistë, as opinionistë ! Media fle me qëllim. Po këta të gjithë janë të blerë dhe e kycin gojën sepse ju prishet rehati po të thërrasin në skenën e vendimmarrjes Diasporën shqiptare! Ku është patriotizmi i tyre dhe fisnikëria e tyre për ta ndihmuar Shqipërinë në këto caste të vështira të dalë nga ngërci 22 vjecar? Ci duan gradat e Profesor Doktor, Doktor, Master etj; për ti varur në mur të shtëpisë? Megjithëse, grada shkencore kanë edhe plepistët në Tiranë.

Kush më mirë se një deputet nga Diaspora do të dëgjohet me vëmendje për c’ka mund të ofroje, për mënyrën demokratike të komunikuarit qytetar-deputet, të bërjes së punëve me themel për cdo komunitet në fshat e qytet dhe jo vetëm në bastionet e partive në pushtet? Se do të jetë i besueshëm se të superlakuarit e sotëm!

Sepse nëse zgjedhim një deputet që ka jetuar e punuar në Europë, Greqi, Itali, Amerikë, a kudo në Perëndim, ai do të sjellë një Erë të Re që i mungon Tiranës zyrtare në cdo institucion që është totalisht i varur nga partia në pushtet a segmente të politikës.
Në Tiranë, Diaspora shqiptare përkufizohet me kujtesën për të në ngjarje historike që përkujtohen në përvjetorë shekullorë. Prishtina është më ndryshe, edhe ka një afëri me Diasporën. Edhe flitet hapur në media që nga Diaspora shqiptare (sidomos e Zvicrës) duhet të kandidojnë për në Kuvendin e ardhshëm të Kosovës.

Në Tiranë është e kundërta! Diaspora u duhet vetëm si pjesë e historisë për Liri, Pavarësi, Flamur e Alfabet . Dhe për të ardhura financiare që vijnë në Shqipëri.

Përse nuk pëlqehet që Diaspora të kandidojë me njerëzit e saj sipas krahinave (zonave përfaqësuese)? Përse Tirana zyrtare nuk e promovon Diasporën të përfshihet në vendimmarrje si subjekt më vete? Mos vallë përfshirja e Diasporës në vendimmarrje do të prishë balancën dydekadshe të politikës klanore PakBlu, Rozë dhe RozëKuqe? Apo s’është edhe e nevojshme, sepse në Tiranë janë të zotë vetë liderë-baballarët që i caktojnë vetë kandidatët për deputetë dem baba dem që prej 1924!
Po Diaspora e sotme shqiptare sidomos e shqiptarëve të Greqisë është më e lidhur me Shqipërinë dhe me ardhmërinë e saj. Edhe fluksi vajtje-ardhje i emigrantëve është më i gjallë apo se edhe te ardhurat më të mëdha drejt Shqipërisë në këta 20 vjet demokraci në Tranzicion kanë ardhur vetëm nga shqiptarët e Greqisë!
Nëse sot Shqipëria me ato halle që ka edhe nëse ka ndryshuar, a nuk është meritë edhe e investimit të shqiptarëve të Greqisë, në vecanti, sepse edhe statusi i tyre i diskriminuar nuk i ka lejuar ta gëzojnë jetën e tyre në fqinjin tonë europian?

Pas 1992 rendën me o burra, deputetë e liderët baballarë të partive për qoka Amerikës e Europës atje ku ka shqiptarë e më së shumti në Greqi me synim për të hapur degë partish e për ti dhënë frymë bashkëpunimit politik kombëtar Shqipëri (me parti, parti vegjetative, klane, institucione të varura ditën dhe natën, deputetë të korruptuar (jo të gjithë) dhe Diasporë ( njerëz me vizion, me shkollë perëndimore, me lekë me gjak, me duar me kallo).

Sot më shumë halle ekonomike, shoqërore, statusore kanë shqiptarët e Greqisë. Ka luajtur me këta shqiptarë (mbi 600 mijë) Tirana zyrtare në kohë fushatash, ka luajtur dhe Athina për ta rritur minoritetin grek artificialisht në Jug të Shqipërisë, ka luajtur edhe PASOK-u në Greqi për të luajtur kartën e kujdesit ndaj tyre para Europës!

Shqiptarët e Greqisë janë në një udhëkryq që një Zot e di! Ata janë ende pa status, të panatyralizuar si nënshtetas. U bënë 20 vjet dhe në Greqi s’po gjejnë rehat. Flas për shumicën dërrmuese. Marëdhëniet e fqinjësisë greko-shqiptare janë të tipit “ngri-shkri” dhe ndikojnë jo pak në sjelljen e shtetit grek apo segmenteve të politikës greke ndaj tyre.

Në heshtje, në Greqi për këto dy dekada Kisha Greke po bën punën e vet për ti qetësuar duke i kumbarizuar me emra të tjerë joshqiptarë në mos të greqizuar apo dhe duke ua mbajtur larg prejardhjen dhe kombësine me moton kush jeton në Greqi është grek edhe pse maratona njëzet vjecare e nënshtetësisë për shqiptarët është shprehje e pastër e diskriminimit europian dhe jo vetëm grek! Sepse Europa ka mekanizma demokratike që janë të squllur kur bie fjala për të drejtat e njeriut që jeton brenda familjes europiane!Pra, Europa nuk është 100% e lirë!

Shteti shqiptar i Shqipërisë ka bërë fare pak për shqiptarët e Greqisë në vecanti. Partitë e Tiranës në pushtet vetëm se kanë kërkuar që nëse emigrantët e Greqisë nuk vijnë dot në Shqipëri për të votuar se kushton, të paktën tu kujtojnë të afërmve të tyre në Shqipëri të votojnë për partinë e zemrës së tyre që të kenë një favor të futen në punë, apo të mos humbasin punën në shtet edhe pse ca prej tyre në administrata lokale ka muaj po ka raste që kanë edhe vite që s’janë paguar!

Por ka një shteg për të zbutur klimën e rëndë të prishjes së interesave të brendshme të dy palëve: pozitë me paterica dhe opozitë josolide:
THIRRJEN NË SKENË TË KANDIDATËVE PËR DEPUTETË NGA DIASPORA SHQIPTARE!

Të jemi të sinqertë! Nëse me të vërtetë Diaspora do të konkurojëe individualisht e pavarur, si subjekt më vete në të gjitha zonat elektorale ose edhe në emër të partive politike që do të regjistrohen për zgjedhjet e përgjithshme të 2013-ës atëherë do të kemi një risi për Shqipërinë, një shpresë më shumë për demokracinë.Edhe Europa do ta besojë më shumë Tiranën zyrtare! Edhe Amerika!

Shqipëria veçse duhet ta rregullojë me ligj pjesëmarrjen dhe angazhimin e Diasporës në vendimmarrje. Dhe nuk është vonë. Jemi ende në Janar të 2013! Në Greqi shqiptarët po organizohen sipas partive po pse jo të mos konkurojnë për deputetë edhe si individë të pavarur pa u diktuar nga partitë që ata kanë dëshirë të përkrahin?

Sepse historikisht Diaspora e Shqiptarëve të Greqisë është përdorur për qëllime elektorale nga Tirana zyrtare, sikurse edhe nga Athina zyrtare. Pra, jo të ligjërojmë 100% këtë klasë politike zullumqare duke e duartrokitur atë, por të sjellim në drejtim njerëz të motivuar të Diasporës, me duar vërtet të pastra; të sjellim një Erë të Re që ta shkundë mirë pisllëkun e korrupsionit të kësaj klase politike që po mban peng edhe brezat e rinj!

Në u pikon zemra për Shqipërinë Ju politikanë të sotëm të Tiranës jepini Diasporës dhe vetes Suaj një shans – Konkurimin e Diasporës në vendimmarrje! Kjo është thirrje nëse ju Reflektoni për c’ka keni gabuar duke rickliuar veten Tuaj si vektor klanesh! Ndryshe, do mbeteni pjesë e pengmbajtjes së atdheut edhe të përjashtimit të Diasporës nga procesi i demokratizimit të jetës politike dhe vendimmarrjes në Shqipëri në emër te Integrimit Legjendë Europian!


ARTUR VREKAJ


Rating (Votes: )   
    Comments (1)        Dërgoja shokut        Printo


Other Articles:
EPIRI DHE PËRKATËSIA ETNIKE E EPIROTËVE’’S’ka komb tjetër të jetë marrë nëpër këmbë kaq pamëshirshëm nga shtetet fqinjë!’’. "Correspondence de Lord Byron",Paris,1825Nga ISUF B. BAJRAMI (01.05.2013)
'SHEKSPIRIANIZMI' SI ARSYE UNIVERSALEStudim nga Dr. PËRPARIM KABO (01.04.2013)
Reagim ndaj shkrimeve të R. Xhungës dhe N.SpahiutNEXHMEDIN SPAHIU BËN SHQYTARIN PROFAN TË RUDINA XHUNGËS!Nga ELIDA BUÇPAPAJ (01.04.2013)
USHTRINË TIME DO TA BËJNga FRANK SHKRELI (01.04.2013)
ROBERTO BENIGNI I THURI HYMN 'MË TË BUKURËS SË BOTËS' – DHE SHQIPËRINË AKTUALE E KRAHASOI ME MESJETËNNga ELIDA BUÇPAPAJ (01.02.2013)
GËZUAR VITIN E RI 2013Nga FRANK SHKRELI (12.30.2012)
XHORXH H. W. BUSH DHE PARALAJMERIMI I KRISHTLINDJES 20 VJET MË PARËNga FRANK SHKRELI (12.28.2012)
SHPËRNGULJA E POPULLSISË SHQIPTARE NGA ÇAMËRIA SI MYSLIMANË TË TURQISË (ANDALLAIJA)Nga ISUF B. BAJRAMI (12.28.2012)
PËRBALLË GLOBALIZMIT SA DIMË, SA BËJMË?!Nga Dr. PËRPARIM KABO (12.28.2012)
LETËR E HAPUR PËR NJË ISH PRESIDENTNga RESHAT KRIPA (12.28.2012)



 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Korrik 2020  
D H M M E P S
      1 2 3 4
5 6 7 8 9 10 11
12 13 14 15 16 17 18
19 20 21 22 23 24 25
26 27 28 29 30 31  
 
::| Hot News
PËRMBYTJET NË SHQIPËRI - QEVERIA THOTË SE GJENDJA ËSHTË KRITIKE, KËRKON NDIHMË NGA BRUKSELI
ARVIZU - PRESIM QË DREJTËSIA SHQIPTARE TË DËNOJË TRAFIKANTËT E NJERËZVE
NATO NUK MUND TË NDIHMOJË NË KRIJIMIN E USHTRISË NË KOSOVË
GJERMANIA, FRANCA, BRITANIA E MADHE, HOLLANDA DHE DANIMARKA KUNDËR STATUSIT TË VENDIT KANDIDAT PËR SHQIPËRINË
THAÇI PARALAJMËRON ZGJEDHJEN E PRESIDENTIT GJATË JAVËS SË ARDHSHME
MISIONI MISHELËNga MICHELLE OBAMA, Newsweek
BABAI E NJEH MË MIRËNga THOMAS L. FRIEDMAN, New York Times
NATO dhe BE borxhlinj ndaj Kosovës ?Nga Elida Buçpapaj

 
VOAL
[Shko lart]