VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve - Reagim ndaj shkrimeve të R. Xhungës dhe N.SpahiutNEXHMEDIN SPAHIU BËN SHQYTARIN PROFAN TË RUDINA XHUNGËS!Nga ELIDA BUÇPAPAJ

                                                                                      

E Martë, 03.19.2024, 06:38am (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
OPINONE-EDITORIALE
 
Reagim ndaj shkrimeve të R. Xhungës dhe N.Spahiut
NEXHMEDIN SPAHIU BËN SHQYTARIN PROFAN TË RUDINA XHUNGËS!
Nga ELIDA BUÇPAPAJ

E Premte, 01.04.2013, 11:44am (GMT+1)



Reagimi im lidhet me dy shkrime të botuara tash së fundi që kanë ngjallur diskutime. I pari nga Rudina Xhunga titulluar «Serbi afër teje... » dhe i dyti nga Nexhmedin Spahiu "Rudina Xhunga dhe dallimi Kosovë Shqipëri".

Nuk është e vërtetë se ne dhe fqinjët tanë nuk e dimë historinë e njëri-tjetrit; nuk është e vërtetë se ne shqiptarët prodhojmë mite; nuk është e vërtetë se historiografia shqiptare minimizon kontributin e fqinjit tonë verior në Europë, sepse ne nuk kemi fare historiografi; nuk është e vërtetë se shqiptarët shohin me lente zmadhuese të shkuarën e largët me qëllime denigruese ndaj fqinjit tonë verior apo me qëllim dëmtimin e fqinjit tonë verior; nuk është e vërtetë se jemi treguar ndonjëherë agresivë ndaj pakicave; ne jemi dalluar gjithnjë nga mikpritja, bashkekzitenca, toleranca fetare e shqiptarëve është unike; nuk është e vërtetë se kemi ndërhyrë në punët brendshme të fqinjit tonë; se kemi dërguar ne njerëzit tanë të themelojnë partinë komuniste në Beograd, përkundrazi. Ne jemi duke folur për të tashmen ose për të shkuarën e afërt, kur ndodhi një konflikt i përgjakshëm, ku viktimat ishin shqiptarët dhe agresori ishte një shtet kriminal. "Falni, por mos harroni", u tha shqiptarëve të Kosovës Presidenti Clinton. Dhe kurrsesi të harrojmë. Kujtesa na bën veç mirë. I bën mirë edhe fqinjit tonë verior.

Nuk kemi arsye t'i largojmë frikat se fqinji ynë verior nuk i ndal pretendimet ndaj Kosovës; nuk është e vërtetë se jemi ne inatçorë, hakmarrës apo urrejtës ndaj fqinjit tonë verior.

Nuk është e vërtetë se ne jemi fajtorë ndaj fqinjit tonë verior; nuk kemi kryer asnjë faj, asnjë vepër që të na bëjë të kërkojmë ndjesë, nuk e kemi shqetësuar kurrë fqinjin tonë verior, nuk e kemi përdorur kurrë historinë për të ushqyer asnjë lloj nacionalizmi apo patriotizmi e krenarie. Nuk jemi krenuar ne me Nishin por Serbia, nuk jemi krenuar për turpin tonë as me perandorin iliro-romak Shën Konstandinin, që ligjëroi dhe përhapi krishtërimin, por Serbia.

Gjithmonë jemi sulmuar prandaj na është dashur të mbrohemi. Kjo është e gjitha, kjo është e vërteta, por ne duam të fillohet një faqe e re e historisë moderne, si fqinj dhe vende të integruara në Europë.

Nuk kishte asnjë simpati, dyzim apo dyshim, siç pretendon Rudina Xhunga në programin e Ivo Andriçit kur firmosi "Memorandumin e Akademisë Serbe" që siç e pohon vetë Rudina programonte shfarosjen e shqiptarëve.

Programin e Andriçit e ekzekutoi pikë për pikë Milosheviçi në luftën e fundit në Ballkan që shkaktoi mijra viktima dhe 1 milion të dëbuar. Pas 14 vitesh edhe sot e kësaj dite nënat shqiptare të Kosovës presin një lajm apo një trumbë eshtra të fëmijëve të tyre vrarë gjatë këtij konflikti mizor, ku urrejtja etnike dhe fetare ishte monstruoze. Rudina Xhunga tani do të bëhet nënë dhe sa ta marrë foshnjen e saj në krahë uroj që ta kuptojë dhimbjen e nënava të Kosovës.

Shqiptarët e Kosovës dhe shtetit amë kanë treguar shumë vullnet pas konfliktit që të ndërtojnë me fqinjin tonë verior marrëdhënie të fqinjësisë të mirë në kontekstin e reciprocitetit e integrimeve europiane. Janë zhvilluar për herë të parë në historinë midis dy vendeve takime të nivelit më të lartë në të mirë të dialogut, ndërkohë që Serbia e Nikoliçit reagon me platforma që cënojnë integritetin dhe sovranitetin territorial të Kosovës. Ashtu si u shpreh edhe Ambasadorja amerikane në Kosovë, Tracy Jacobson, e cila nënvizoi se «platforma e Serbisë për Kosovën është pengesë për dialogun në mes të Prishtinës e Beogradit».

Këtë qëndrim do të duhej të mbante pseudoelita shqiptare në Shqipëri ndërsa vazhdon e mbetet puthadore si në kohën kur Enver Hoxha do t'i justifikonte të gjitha vrasjet e shokëve se ishin kryer me orientimin e Miladin Popoviçit.

Tani janë zbuluar fakte të reja që hedhin dritë se Enver Hoxha ka patur lidhje të ngushta me Serbinë, më tepër përmes Miladin Popoviçit dhe Dushan Mugoshës. Për një fije floku, Shqipëria nuk u bë republikë e shtatë e Jugosllavisë. Masakra e Tivarit është një krim, ku janë të përfshirë regjimi i Enver Hoxhës dhe Serbia. Por gjatë diktaturës, në asnjë kohë - edhe në ato më të tendosurat midis dy vendeve, - asnjëherë nuk u ndal bashkëpunimi. Edhe tani. Serbia nuk i ka dorëzuar kurrë dosjet e spiunëve të saj midis rradhëve të shqiptarëve dhe kjo do të thotë se njerëzit e Serbisë në trojet shqiptare, përfshi edhe shtetin amë kanë qenë e vazhdojnë të mbeten të privilegjuar, ndërsa politikanët janë shumë prudentë në qasjen ndaj Serbisë. Ndërsa opinionistët si puna e Rudina Xhungës janë ultrakonformistë dhe puthadorë.

Dhe prandaj nuk kemi si të mos pretendojmë se ndodhemi përballë fasadës së një segmenti të politikës, si vijim i atij të Enver Hoxhës, në kushtet të reja.

Si konkluzion do të thosha, se dëshirat e mira dhe vullneti i mirë duhet të jetë i kompensuar nga pala tjetër, në mënyrë reciproke, nëse jo, elitat duhet të kujdesen që të ndihmojnë afrimin nga pozita të barabarta dhe jo të përgjunjëzuara, siç bën Rudina Xhunga.

Shkrimi i Xhungës shkaktoi me të drejtë shqetësim në Kosovë dhe opinioni publik reagoi me pyetjen "e si është e mundur të shkruhet kësisoj".

Ndërkohë, nervozizmi kaloi të gjitha përmasat dhe Xhunga u sulmua me një gjuhë të padenjë dhe të patolerushme, kur, në vend të iracionalitetit, do të duhej të hapej temë për diskutim dhe të ftoheshin gazetarë të Tiranës e të Kosovës për t"˜u shprehur. Por gazetarët e Tiranës janë plaçka më e pavlerë e konsideruar nga politika e tranzicionit dhe oligarkët e mediave, ndërsa opinionistët-oligarkë kushedi se ku lluksozeshin në ndonjë rezort lluksi në kontinentet e ngrohta, për turp të botës.

Dhe Rudina Xhungën nuk kishte se kush ta mbronte. Atëherë sollën në skenë Nexhmedin Spahiun, një kalorës pa kalë, që i doli në krah Xhungës, i doli në mënyrën më donkishoteske të mundshme, por për çudi, jo nuk është aspak çudi, donkishotizmi i tij u botua gati në të gjitha gazetat e Tiranës. Shikoni pra pushtetin e oligarkisë mediatike si instrument të një segmenti të politikës të Tiranës, që ka pushtet politik dhe ekonomik, por që s'ka asnjë lidhje me demokracinë dhe marrëdhëniet midis dy shteteve në kohën e sotme.

Po ndalem tek reagimi i Nexhmedin Spahiut, i cili vë në diskutim pozitën e tij si intelektual dhe publicist. Në pseudoargumentat që ai jep për të mbrojtur Rudina Xhungën, shkruan se reagimi negativ i shqiptarëve të Kosovës ndaj shkrimit të Rudina Xhungës " vjen për shkak të një moskuptim thelbësor mes shqiptarëve të Kosovës dhe atyre të Shqipërisë...", sepse, sipas Nexhmedin Spahiut, "shqiptarët në Kosovë dhe Shqipëri përbëjnë dy kombe të ndryshme, jo se ka dallime në gjuhë dhe gjak, por dallimi është në konceptimin politik".

Një përçartje tjetër e Nexhmedin Spahiut është kur del me deduksionin se "Të jesh viktimë nuk është gjë për t'u mburrur". Po ky zotëri nuk është fare në vete, sepse, natyrisht, asnjë shqiptar i Kosovës nuk mburret se ka qenë viktimë e Serbisë, por çdo shqiptar i Kosovës kërkon drejtësi dhe një shtet ku të jetojnë të gjithë bashkë në liri, demokraci dhe të integruar në Europë!

Kulmi arrin kur Nexhmedin Spahiu shkruan se "shqiptarët e Kosovës sapo kanë lindur si komb dhe janë në foshnjërinë e tyre kombëtare, ata madje ende nuk e kuptojnë se kanë lindur si komb. Ende trashëgojnë mentalitetin e pakicës etnike."

Mentalitet foshnjor nuk kanë shqiptarët e Kosovës, por mentalitet të një të vonuari ka pikërisht i ashtuquajturi publicist Nexhmedin Spahiu, i cili e arrim një kulminacion tjetër të padijës së tij kur shkruan se "Rudina Xhunga i takon një kombi tashmë 100-vjeçar... për dallim prej kombit kosovar që po mbush 5 vjet jete, ai shqiptar tashmë ka mbushur 100 vjet."

Zoti na ruajtë! Ky profan nuk e ka idenë dhe nuk e bën dot dallimin midis shtetit dhe kombit! Shqipëria dhe Kosova janë një komb disa mijëra vjeçar, nga më të lashtët në Europë, flasin një gjuhë, kanë një histori dhe në mileniumin e tretë jetojnë në dy shtete, shteti amë posa ka hyrë në qindshin e dytë, ndërsa Kosova së shpejti feston 5 vjetorin e pavarësisë dhe çlirimit të saj nga një ish-pushtues, si Serbia e cila do t'i bashkohet një ditë me Kosovën dhe Shqipërinë në BE, por që tani për tani ka shprehur qartë se nuk dëshiron që t'i bashkangjitet aleancës Verio-Atlantike të NATO-s, e cila i shpëtoi shqiptarët e Kosovës nga konflikti i fundit i urrejtjes etnike në Ballkan.

Tani nuk ka më dyshime se e ardhmja e rajonit është integrimi dhe shqiptarët janë fatlumë ngaqë u ka trokitur fati në derë që të jenë faktorë integrimi, paqeje dhe stabiliteti, por nuk kanë asnjë arsye të shfaqin kompleks inferioriteti ndaj fqinjit tanë verior, i cili ende nuk është shkëputur nga e shkuara e tij mitomane dhe vazhdon t'i pengojë proceset në të mirë të gjithë banorëve të rajonit.

Disa muaj më parë Vuk Jeremiçi, ish-Ministri i Jashtëm serb ishte vizitë zyrtare në Zvicër dhe gjatë një konference për shtyp me gazetarë e pyeta se përse ai, duke qënë i ri në moshë e duke i takuar gjeneratave të reja, të edukuara në Perëndim, Europë dhe SHBA, kalonte pjesën më të madhe të kohës në qiell duke fluturuar nga njëri kontinet tek tjetri për t'i bindur vendet që vizitonte për të mos e njohur Kosovën, kur do të duhej që kjo kohë të përdorej për të ndërtuar ura midis dy kombeve, sepse tani e kemi një fat të përbashkët siç është integrimi europian.

Por deri më tani nuk e kemi asnjë shenjë të tillë. Ne të gjithë ishim dëshmitarë se njohja e pavarësisë të Kosovës nga ana e Pakistanit shqetësoi Beogradin për të vazhduar turin që të mos lejojë pavarësinë e Kosovës! Ne po ashtu jemi dëshmitarë se si po tensionohet situata në Bujanoc dhe Luginën e Preshevës për shkak të kërcënimeve të kryeministrit serb Ivica Daçiç për heqjen e Përmendores së Dëshmorëve të UÇPMB-së apo për heqjen e Flamurit Kombëtar. Ky është realiteti. No comment.


©


ROBERTO BENIGNI I THURI HYMN 'MË TË BUKURËS SË BOTËS' DHE SHQIPËRINË AKTUALE E KRAHASOI ME MESJETËN
Nga ELIDA BUÇPAPAJ

E Mërkurë, 01.02.2013, 12:40pm

Nga ditari i gazetares në Facebook
KJO NUK ËSHTË SHQIPËRIA E ËNDËRRAVE TONA
Nga ELIDA BUÇPAPAJ

E Hënë, 12.24.2012, 08:58am


BE ME REFUZIMIN E TRETË, NXJERR JASHTË LOJE SI SHKAKTARE KLASËN POLITIKE TË SHQIPËRISË
Nga ELIDA BUÇPAPAJ

E Premte, 12.07.2012, 01:41pm

NGA BERISHA DHE RAMA VJEN SHOW POLITIK DHE INFANTILIZËM SHTETFORMUES
Nga ELIDA BUÇPAPAJ

E Mërkurë, 12.05.2012, 02:44pm

DIKTATURA KA KRYER PATRICID NDAJ BABALLARËVE TË KOMBIT - I KA VRARË, SYRGJYNOSUR, LËNË NË HARRIM E MALLKIM PËR 70 VJET
Nga ELIDA BUÇPAPAJ

E Hënë, 11.26.2012, 11:03am
OPINIONI PUBLIK ËSHTË I PAMANIPULUESHËM, MARRË SHKAS NGA INTERVISTA E REXHEP QOSJES TEK TOP CHANNEL
Nga ELIDA BUÇPAPAJ

E Mërkurë, 11.21.2012, 12:03pm

GORDON JEHONË APELIT TË ZONJËS KLINTON PËR BERISHËN E RAMËN Washingtoni mesazhe politikës. Në interes të kombit shqiptar votimi në Kuvend i ligjeve të kërkuara. Pa asnjë kusht
Nga ELIDA BUÇPAPAJ

E Mërkurë, 11.14.2012, 02:48pm
Kuvendi i Shqipërisë nuk e mbajti as një minutë heshtje për Lirak Bejkon
DEPUTETËT E KUVENDIT TË SHQIPËRISË JANË LILIPUTË PËRPARA LIRAK BEJKOS
Nga ELIDA BUÇPAPAJ

E Premte, 11.09.2012, 10:31am

E PATOLERUESHME ARROGANCA E SHUMICËS NDAJ KËRKESAVE TË SHBA E BE PËR DIALOG!
Nga ELIDA BUÇPAPAJ

E Enjte, 10.18.2012, 11:08am
ME PËRKUSHTIM, DY MIQVE TANË, AKADEMIK MARK KRASNIQIT DHE HUMANISTES RITA SALIU
Nga ELIDA BUÇPAPAJ

E Djelë, 10.14.2012, 09:33am

200 VJET BURG 22 VJET TRANZICION, TË PASHPËRBLYER, TË PAREHABILITUAR DHE TË MARGJINALIZUAR
Nga ELIDA BUÇPAPAJ

E Mërkurë, 10.10.2012, 09:18am
PRESIDENTJA JAHJAGA TA LARGOJË RAMUSH TAHIRIN NGA STAFI I SAJ PAS DEKLARATËS SKANDALOZE TË KËTIJ TË FUNDIT SE STRUKTURAT PARALELE JANË LEGJITIME!
Nga ELIDA BUÇPAPAJ

E Shtunë, 10.06.2012, 12:45pm

HESHTJA KRIMINALE E SHTYPIT DHE MEDIAVE TË TIRANËS NDAJ GREVISTËVE MOS HARRONI SE INDIFERNCA VRET!
Nga ELIDA BUÇPAPAJ
E Mërkurë, 10.03.2012, 09:25am
 BERATI, QYTETI I ONUFRIT E KODIKËVE PO RILIND ME UNIVERSITETIN E RINga ELIDA BUÇPAPAJ

ZVICRA FITOI ME SHQIPTARË, POR SHQIPTARËT ISHIN FITIMTARË NË ZVICËR!
Nga ELIDA BUÇPAPAJ


AMBASADORI REEKER E LË NË FUND EDI RAMËN DUKE I DHËNË MESAZHE TË QARTA POLITIKËS - OSE KRYENI REFORMAT, OSE IKNI!
Reeker takohet me kryetarin e bashkisë së Kasharit përpara se me liderin e opozitës Rama
Nga ELIDA BUÇPAPAJ<

E Djelë, 09.09.2012, 02:10pm

REPLIKË ME TË GJITHË ATA QË I KONSIDEROJNË LIDERËT SHQIPTARË TË PAGABUESHËM!
Nga ELIDA BUÇPAPAJ

E Premte, 08.17.2012, 09:41am

VIKTIMAT E KOMUNIZMIT, MBETUR PA VARR E DREJTËSI, AKUZOJNË KLASËN POLITIKE SHQIPTARE
Nga ELIDA BUÇPAPAJ

E Mërkurë, 08.15.2012, 09:26am

SHKARKIMI I SHEFIT TË SHISH VEPRIM AUTODESTRUKTIV I SHEFIT TË EKZEKUTIVIT TË SHQIPËRISË
Nga ELIDA BUÇPAPAJ

E Premte, 08.10.2012, 10:16am

KA ARDHUR KOHA TË NDËSHKOHET KJO KLASË POLITIKE MIZERABËL!
Nga ELIDA BUÇPAPAJ

E Martë, 08.07.2012, 11:20am

PO NUK VOTUAN MË 6 GUSHT, ED RAMA « OUTSIDER »- PS DEL NË PENSION
Nga ELIDA BUÇPAPAJ   

E Shtunë, 08.04.2012, 10:08am

MISTER, HESHTJE E PLOT PIKËPYETJE PËR VDEKJEN TRAGJIKE TË ALI PODRIMJES - SALI BERISHA DO TË DUHEJ TË ISHTE NË KONTAKT PREJ TË MARTËS ME PRESIDENTIN HOLLANDE Nga ELIDA BUÇPAPAJ
E Djelë, 07.22.2012, 10:56am

Çdo ditë një temë NËSE PS NUK VOTON MË 6 GUSHT, EDI RAMA BËHET « HARAKIRI Â» Nga ELIDA BUÇPAPAJ
E Martë, 07.17.2012, 12:31pm

Çdo ditë një temë
DORËZONI IMUNITETIN
Nga ELIDA BUÇPAPAJ

E Hënë, 07.16.2012, 09:57am

Çdo ditë një temë
MIMOZA KUSARJA
Nga ELIDA BUÇPAPAJ


Çdo ditë një temë JASHTË RRUGAÇËT NGA PARLAMENTI I SHQIPËRISË
-Si mund të tolerojmë që fyhet një nënë shqiptare si « rrugaçe »
Nga ELIDA BUÇPAPAJ

In Memoriam BEKIM FEHMIU NUK KA NEVOJË PËR LOTË KROKODILËSH Nga ELIDA BUÇPAPAJ
E Martë, 06.05.2012, 07:34am

SHQIPËRISË I DUHET PRESIDENTI NË MËNYRË EKSPLICITE SIPAS PROFILIT TË JOACHIM GAUCK Nga ELIDA BUÇPAPAJ
E Enjte, 05.17.2012, 02:07pm

DY FJALË PËR TAKIMIN E MBRËMSHËM TEK OPINION RAMA-FEVZIU ME DESTINACION ILIR METËN

Nga ELIDA BUÇPAPAJ

ESSE PËR KOHËN E PAMJAFTUESHME TË HELENA KADARESË Nga ELIDA BUÇPAPAJ
E Martë, 04.10.2012, 11:14am

REPORTAZH NGA STRASBURGU - HYRJA NË NATO MË E RËNDËSISHME SE 1912?!

Nga ELIDA BUÇPAPAJ
E Enjte, 04.05.2012, 07:27am

MË 22 MARS, 20 VJET MË PARË KUR RAPORTOJA PËR ZËRIN E AMERIKËS

Nga ELIDA BUÇPAPAJ
E Shtunë, 03.24.2012, 08:03am

RASTI DEMJANJUK DHE RASTI UNIK I SHQIPËRISË

Nga ELIDA BUÇPAPAJ
E Martë, 03.20.2012, 10:09am

Larg interesave kombëtare dhe larg interesave të shqiptarëve

SHQIPËRIA ÇFARË PARANOJE, NJË VIT E CA PARA KOHE KA HYRË NË FUSHATË ZGJEDHORE

Nga ELIDA BUÇPAPAJ

PYETJE PËRGJIGJE ME MINISTRIN E JASHTËM SERB VUK JEREMIÇIN

Nga ELIDA BUÇPAPAJ
E Enjte, 03.08.2012, 04:27pm

20 VJET KONFLIKTUALITET PËR PUSHTET - INTERESAT KOMBËTARE TË RREZIKUARA NGA KLASA POLITIKE

Nga ELIDA BUÇPAPAJ
E Hënë, 03.05.2012, 01:34pm

Analizë për Marrëveshjen e 24 shkurtit - KOSOVA, E FRUSTRUAR NGA BEOGRADI, THAÇI DHE NGA BE E CILA E TRAJTON SI QYTETARE TË DORËS SË DYTË, DUHET T'IU BESOJË SHBA-ve!

KLASA POLITIKE E PAPËRGJEGJSHME - 21 VJET PAS RRËZIMIT TË SHTATORES SË DIKTATORIT

- Nga ELIDA BUÇPAPAJ
E Hënë, 02.20.2012, 09:41am

NEPOTIZMI OSE KLEPTOKRACIA NË MPJ, PJETËR ARBNORI DHE OPOZITA

Nga ELIDA BUÇPAPAJ
E Enjte, 02.09.2012, 06:04pm

Reagim ndaj opinionit të Ardian Vehbiut botuar tek Shekulli dhe ribotuar tek MAPO

NDAL ÇDOLLOJ DIASPOROFOBIE QË KUTËRBON ANTISHQIPTARIZËM! Nga ELIDA BUÇPAPAJ

14 JANAR 2012-ALBIN KURTI OSE RILINDJA E NJË LIDERI DHE VETËVENDOSJES!

Nga ELIDA BUÇPAPAJ

KURRË MOS THONI KURRË ZOTËRI TADIÇ!

Nga ELIDA BUÇPAPAJ

(Botuar sot, më 9.01.2012 tek Koha Jone)

KRYELAJM DUHEJ TË ISHTE SOT PERFORMANCA E ERMONELA JAHOS NË ROYAL OPERA - INSTITUCIONET NË SHQIPËRI NË VEND TË VLERAVE ME TË CILAT IDENTIFIKOHET KOMBI LANCOJNË ANTIVLERAT DHE ANONIMATIN!

Nga ELIDA BUÇPAPAJ

Esse

HAVELI, IKONA E LIDERIT ME INTEGRITETI I LE ZHVESHUR POLITIKANËT PA INTEGRITET SHQIPTARË

Nga ELIDA BUÇPAPAJ

LËVIZJA E DHJETORIT ME MANIPULATORË DHE PLOT KONTRAVERSITET

Pluralizmi qe solli Dhjetori 1990, data më e rëndësishme pas shpalljes së pavarësisë

Nga ELIDA BUÇPAPAJ

ED RAMA, ALEATI MË LUAJAL I SALI BERISHËS

Nga ELIDA BUÇPAPAJ

Duke shënuar sot përvjetorin e lindjes së themeluesit të shtetit të Kosovës

PA IBRAHIM RUGOVËN

Nga ELIDA BUÇPAPAJ

Ambasadori Naim Malaj keqpërdori funksionin e tij të lartë shtetëror

NJË ÇMIM I DIASPORËS PA DIASPORËN DHE I PËRVETËSUAR Nga ELIDA BUÇPAPAJ

GAZETA MAPO CENSURË, AUTOCENSURË APO KONFORMIZËM GJITHSESI KOMPROMETUESE PËR LIRINË E SHPREHJES!

Nga ELIDA BUÇPAPAJ

E KRITIKOJ TOPALLIN, PO JAM PROGEGE, PROSHKODËR, PROSHQIPËRI E PRODEMOKRACI

Nga ELIDA BUÇPAPAJ

GEORGE CLOONEY LE TË BËHET SERB, POR KONSTANDINI I MADH ËSHTË DHE DO TË MBETET ILIR

Nga ELIDA BUÇPAPAJ

IKJET E ISH DIKTATORËVE NUK SHKAKTOJNË BOSHLLËK

Nga ELIDA BUÇPAPAJ

JA PSE DO TË REKOMANDOJA QË RILINDJA DEMOKRATIKE TA BOTONTE TË PLOTË INTERVISTËN E AMBASADORIT ARVIZU

TEK NEWS24 - THIRRJE KUNDËR RENDIT KUSHTETUES PRONARË TË PUSHKATUAR VAZHDOJNË ME PRONA TË KONFISKUARA - PIKËPYETJE SISTEMIT ZGJEDHOR

Nga ELIDA BUÇPAPAJ

HESHTJA SHQIPTARE NDAJ SJELLJEVE JODIPLOMATIKE TË DIPLOMATËVE RUSË

Nga ELIDA BUÇPAPAJ

KULTI I AMERIKËS DHE KULTI I KOSOVËS

Shkrim i Elida Buçpapajt botuar më 31 dhjetor 2001 - ribotohet pa asnjë ndryshim

Nga ELIDA BUÇPAPAJ

LETËR E HAPUR EDI RAMËS: LIDERI I OPOZITËS OSE FILLIM TË RI TË NJEMENDTË OSE LARGIM

Nga ELIDA BUÇPAPAJ

UNË JAM DISHEPULL E NËNË TEREZËS, E TE JESH DISHEPULL I NËNË TEREZËS, DO TË THOTË TË JESH DISHEPULL I DASHURISË

Nga ELIDA BUÇPAPAJ

BASHA E DEBUNKERIZON BASHKINË, PRITET REAGIMI I ED RAMËS!

Nga ELIDA BUÇPAPAJ

TEKI DERVISHI PROFESIONIST I JASHTËZAKONSHËM DHE GAZETAR I KLASIT TË PARË

Nga ELIDA BUÇPAPAJ

Katër vjet pas vizitës së Presidentit Bush në Tiranë-

EDI RAMA MIDIS GRAMSHIT E GERINGUT DREJT VETIZOLIMIT!

Nga ELIDA BUÇPAPAJ

KUR VJEN QERSHORI - VRITET BARDHYL AJETI

Nga ELIDA BUÇPAPAJ

PSE DUHET TË JEMI NE SOT ME ARJAN ÇANIN?

Nga ELIDA BUÇPAPAJ

BALADË E NËNAVE TË KOSOVËS QË PRESIN FËMIJËT E ZHDUKUR

Nga ELIDA BUÇPAPAJ

TEK RUDINA XHUNGA GJUETI SHTRIGASH DHE ANTIAMERIKANIZËM

Nga ELIDA BUÇPAPAJ

VAZHDON VASALITETI I MEDIAVE TË TIRANËS NDAJ ISH DIKTATORIT RAMIZ ALIA

E mënjanojnë pak, e pastaj për amoralitetin e tyre e rikthejnë si meteor...

Nga ELIDA BUÇPAPAJ

Përgjigje ndaj disa pretendimeve solitare

EMRI I KOSOVËS ËSHTË I LIDHUR PAZGJIDHSHMËRISHT ME NATO-n

Nga ELIDA BUÇPAPAJ

Dilemë që duhet të zgjidhet urgjentisht

OPOZITA NË KOSOVË PA LIDER?

Nga ELIDA BUÇPAPAJ

ANTIAMERIKANIZMI ÇAKALL NË EMËR TË "LIRISË SË SHPREHJES"

Nga ELIDA BUÇPAPAJ

MË NË FUND!

Nga ELIDA BUÇPAPAJ

DY FJALË PËR PRESIDENTIN E KOSOVËS BEHGJET PACOLLI

Nga ELIDA BUÇPAPAJ

20 SHKURTI DUHET TË HYJË NË KUJTESËN E KOMBIT

Këtë ditë e kujton vetëm PD, ndërsa Shqipëria nuk i ka dënuar ende krimet e komunizmit

Nga ELIDA BUÇPAPAJ

SI T'I LEXOJË KLASA POLITIKE KËSHILLAT E TOMAS KANTRIMENIT
Nga Elida BUÇPAPAJ

SHBA E BE TË NDALIN PRECEDENTIN KONFLIKTUAL TË ED RAMËS
NGA ELIDA BUÇPAPAJ

ANALIZË E 21 JANARIT - POLITIKA SHQIPTARE TË MBROJË INSTITUCIONET LEGJITIME DHE TË PASTROHET NGA FLAKËVËNËSIT E SHTETIT
Nga Elida BUÇPAPAJ

5 VJET PA IBRAHIM RUGOVËN
Nga Elida BUÇPAPAJ

DELL KA TË DREJTË - NJË AVOKATURË DJALLI NUK I HYN NË PUNË ASKUJT
Nga Elida BUÇPAPAJ

JO ZGJEDHJE TË REJA, POR INSTITUCIONE LEGJITIME, ME DUAR TË PASTRA DHE PA SHIK
Nga Elida BUÇPAPAJ

NDAL FUSHATËS ANTISHQIPTARE DHE KRAHASIMIT TË SHQIPTARËVE ME XHELATËT E SREBRENICËS
Nga ELIDA BUÇPAPAJ

9 JANARI DITË SUBLIME PËR KOSOVËN
NGA ELIDA BUCPAPAJ

HASHIM THAÇI MANDATIN E DYTË IA DEDIKON ISA MUSTAFËS
NGA ELIDA BUÇPAPAJ

Reagim ndaj "Le Matin"
BERISHA, RAMA NDAJNË TË NJËJTIN QENDRIM ME THAÇIN NDAJ MARTY-IT, NDËRSA ME ZVICRËN DUAN TË KENË RAPORTE TË SHKËLQYERA
NGA ELIDA BUÇPAPAJ

NË VEND TË KARTOLINËS PËR 2011 -
INTERESAT KOMBËTARE TË SHQIPTARËVE NË REZONANCË TË PLOTË ME IDEALET E PERËNDIMIT
NGA Elida BUÇPAPAJ

PDK-AAK-AKR OSE PDK-AAK-VV
NGA ELIDA BUÇPAPAJ


40 MIJË VOTAT E UKË RUGOVËS SFIDË KLANIT JUGOSLLAV
NGA ELIDA BUÇPAPAJ

SHËN DICK MARTY ALIAS QOFTËLARGU
NGA ELIDA BUÇPAPAJ

DICK MARTY NJË DEMAGOG QË TENSIONON RAJONIN DHE DEMONIZON NJË KOMB
NGA ELIDA BUÇPAPAJ

ISA MUSTAFA KA NJË ALTERNATIVË - DORËHEQJE O REFORMIM TË PARTISË
NGA ELIDA BUÇPAPAJ

HOLBROOKE, MIK ISHQIPTARËVE E MEDIATOR I PAQES PREHET NË PAQE
NGA ELIDA BUÇPAPAJ

MOS ABSTENONI !
NGA ELIDA BUÇPAPAJ

ÇFARË KA FRANKO FRATINI ME SHQIPTARËT E KOSOVËS ?
NGA ELIDA BUÇPAPAJ

ISA RENEGAT, NDËRSA BINOMI MUSTAFA-KRYEZIU PËR LDK DISFATË
NGA ELIDA BUÇPAPAJ

TË NA BASHKOJË SHKODRA
NGA ELIDA BUÇPAPAJ

JUS SANGUINIS UA JEP SHQIPTARËVE TË KOSOVËS TË DREJTËN E SHTETËSISË NË SHTETIN AMË

NGA ELIDA BUÇPAPAJ

PËRSE ISA MUSTAFA PO IMITON SEJDIUN ?
NGA ELIDA BUÇPAPAJ

KUR KA KULTURË FETARE E PËRSE TË MOS KETË EDHE KULTURË POLITIKE
NGA ELIDA BUÇPAPAJ

XHANDARËT E FJALËS SË LIRË PO E KTHEJNË KOSOVËN NË ABSURDISTAN
Nga Elida BUÇPAPAJ

DEMONIZOHET SPARKS E KËRCËNOHET GAZETARJA SEBAHATE SHALA
NGA ELIDA BUÇPAPAJ


ISA MUSTAFA ZHGËNJIM PËR ATA QË E VOTUAN DHE BESUAN
NGA ELIDA BUÇPAPAJ

MIRSEARDHJA E UKË RUGOVËS DO TË SHËNONTE FILLIMIN E REFORMIMIT TË LDK-SË
Nga Elida BUÇPAPAJ

NJË START I RI PËR LDK-NË
Triumfoi fryma demokratike e LDK-së që zgjodhi Isa Mustafën
Nga Elida BUÇPAPAJ


KAOSI PARAZGJEDHOR I JEP NË TABAKA FITOREN HASHIM THAÇIT
Nga ELIDA BUÇPAPAJ

DIOGUARDI FITOI, SHQIPTARËT HUMBËN
Nga ELIDA BUÇPAPAJ


LIGJI I LUSTRIMIT NON GRATA NGA POLITIKA
Implementimi serioz i Ligjit të Lustrimit - Garanci për demokracinë në Shqipëri, Kosovë e Maqedoni
NGA ELIDA BUÇPAPAJ"Ž

T'i themi jo izolimit të Kosovës
SHQIPTARËT E KOSOVËS LE TË PËRFITOJNË LIBERALIZIMIN E VIZAVE NGA DYSHTETËSIA
NGA ELIDA BUÇPAPAJ

ABSTENSIONIZMI RREZIK PËR DEMOKRACINË NË KOSOVË
Nga ELIDA BUÇPAPAJ


Tanja Fajon çel një dritë shprese për Kosovën
MOS E KTHENI KOSOVËN NË NJË GETO TË SHEKULLIT XXI
Nga ELIDA BUÇPAPAJ


FATMIR SEJDIU TREGON BARCALETA

Nga ELIDA BUÇPAPAJ


KRIZA INSTITUCIONALE PËR INTERESA TË NGUSHTA TË LIDËRSHIPIT AKTUAL TË LDK-SË
NGA ELIDA BUÇPAPAJ


TIGRAT E ARKANIT LËVIZIN TË LIRË NË EVROPËN ME FYTYRËN E SËMURË TË UMBERTO BOSSIT
NGA ELIDA BUÇPAPAJ

SHBA & BE ME SHQIPËRINË, SFIDOJNË BINOMIN PARANOJAK RAMA-RUÇI
NGA ELIDA BUÇPAPAJ


SARKOZY & MERKEL KANË TË DREJTË: DAVID MILIBAND NË VEND TË ASHTON
NGA ELIDA BUÇPAPAJ


BERISHA MUND TA FORCOJË KREDIBILITETIN E QEVERISË PA KURRËFARË DHIMBJE
NGA ELIDA BUÇPAPAJ


E ARDHMJA E FATMIR SEJDIUT
Nga ELIDA BUÇPAPAJ"Ž


FATMIR SEJDIU DHA DORËHEQJEN SI SHKELËS I KUSHTETUTËS
Nga ELIDA BUÇPAPAJ


REZOLUTA E 28-SHES KA RRITUR AGRESIVITETIN E SERBISË
NGA ELIDA BUÇPAPAJ


Pavarësia e Kosovës në shërbim të paqes dhe stabilitetit afatgjatë të të gjithë Evropës
JO PROFILIT KONTRAVERS TË Z. KATHY ASHTON !
NGA ELIDA BUÇPAPAJ

ISA MUSTAFA, NJË ZË REFORMUES I LDK-SË
NGA ELIDA BUÇPAPAJ



AMERIKA & BRUKSELI, JO BRUKSELI "SOLO"
NGA ELIDA BUÇPAPAJ


SA HERË AFROHEN ZGJEDHJET RAMUSH HARADINAJN E ÇOJNË NË HAGË
NGA ELIDA BUÇPAPAJ


14 Shtator 1998 - 14 Shtator 2010
E KUR AZEM HAJDARI DO TË KTHEHET NË NJË SIMBOL TË PËRBASHKËT TË PLURALIZMIT SHQIPTAR ?
NGA ELIDA BUÇPAPAJ


ALL TOGETHER NOW - TË GJITHË SË BASHKU TANI !
NGA ELIDA BUÇPAPAJ


PROJEKT-REZOLUTA KAMALEON E 28-SHES ?!
NGA ELIDA BUÇPAPAJ


ESHTON NUK MUND T'I GJUNJËZOHET TADIÇIT
Nga ELIDA BUÇPAPAJ

KATEDRALJA E NËNË TEREZËS E BEKUAR NGA RUGOVA SHPREHJE E PASURISË KOMBËTARE DHE EVROPIANE
Nga ELIDA BUÇPAPAJ



VENDET E NATO-S E ÇLIRUAN KOSOVËN, NJOHËN PAVARËSINË E SOT E MBËSHTESIN FUQISHËM NË METROPOLET E DIPLOMACISË BOTËRORE
Nga ELIDA BUÇPAPAJ



DELIRI I VUK JEREMIÇIT FIKET PËRBALLË LIQENIT TË PERUÇACIT
Nga ELIDA BUÇPAPAJ


UNIFIKIMI I FAKTORIT POLITIK NË SHQIPËRI NË SHËRBIM TË KOSOVËS DETYRIM EVROPIANO-KOMBËTAR
Nga ELIDA BUÇPAPAJ

SHQIPËRIA NDRYSHE NGA ÇEKIA
Nga ELIDA BUÇPAPAJ

BE NUK MUND TË EKZISTOJË NË VARESI TË GREQISË, SPANJËS, SLLOVAKISË, RUMANISË E QIPROS !

Nga ELIDA BUÇPAPAJ

KOSOVA DO TË VAZHDOJË TË SHOHË NGA WASHINGTONI, Z.GLENNY !
Nga ELIDA BUÇPAPAJ


TRAIAN BASESKU AS NUK I DISKRIMINON DOT SHQIPTARËT, AS NUK E FUT DOT SERBINË NË BE

Nga ELIDA BUÇPAPAJ

S'KA KOMUNIKIM TË PRISHTINËS ME BEOGRADIN PA NJOHJE TË PAVARËSISË DHE SOVRANITETIT TERRITORIAL TË KOSOVËS NGA SERBIA

Nga ELIDA BUÇPAPAJ

TONI BLER, LIDERI QË ZURI VEND NË ZEMRËN E SHQIPTARËVE

NGA ELIDA BUÇPAPAJ

ZOTËRI TADIÇ, SHQIPTARËT E KOSOVËS JANË PASARDHËSIT E KONSTANDINIT TË MADH DHE SKËNDERBEUT, HEROIT TË KRISHTËRIMIT QË SHPËTOI AUSTRINË NGA INVAZIONI OTOMAN
Nga ELIDA BUÇPAPAJ

KUR S'KA OPOZITË, QEVERIA KA FESTË !
Nga ELIDA BUÇPAPAJ

BARDHYL AJETIT
Nga ELIDA BUÇPAPAJ


KOSOVA E EMANCIPUAR
Nga ELIDA BUÇPAPAJ

NJË SHQIPËRI ANËTARE E NATO-S NUK E PRANON VASALITETIN E MEDIAVE NDAJ ISH DIKTATORIT RAMIZ ALIA
Nga ELIDA BUÇPAPAJ

©


ELIDA BUÇPAPAJ


Rating (Votes: )   
    Comments (0)        Dërgoja shokut        Printo


Other Articles:
USHTRINË TIME DO TA BËJNga FRANK SHKRELI (01.04.2013)
ROBERTO BENIGNI I THURI HYMN 'MË TË BUKURËS SË BOTËS' – DHE SHQIPËRINË AKTUALE E KRAHASOI ME MESJETËNNga ELIDA BUÇPAPAJ (01.02.2013)
GËZUAR VITIN E RI 2013Nga FRANK SHKRELI (12.30.2012)
XHORXH H. W. BUSH DHE PARALAJMERIMI I KRISHTLINDJES 20 VJET MË PARËNga FRANK SHKRELI (12.28.2012)
SHPËRNGULJA E POPULLSISË SHQIPTARE NGA ÇAMËRIA SI MYSLIMANË TË TURQISË (ANDALLAIJA)Nga ISUF B. BAJRAMI (12.28.2012)
PËRBALLË GLOBALIZMIT SA DIMË, SA BËJMË?!Nga Dr. PËRPARIM KABO (12.28.2012)
LETËR E HAPUR PËR NJË ISH PRESIDENTNga RESHAT KRIPA (12.28.2012)
GLOBALIZMI HAPËS PËR NJË MENDJE TË MBYLLUR Nga Dr. PËRPARIM KABO (12.27.2012)
Nga ditari i gazetares në FacebookKJO NUK ËSHTË SHQIPËRIA E ËNDËRRAVE TONANga ELIDA BUÇPAPAJ (12.24.2012)
SHQIPËRIA, JASHTË NJË PRAKTIKE TË RE DIPLOMATIKE BALLKANIKENga SHABAN MURATI (12.24.2012)



 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Mars 2024  
D H M M E P S
          1 2
3 4 5 6 7 8 9
10 11 12 13 14 15 16
17 18 19 20 21 22 23
24 25 26 27 28 29 30
31            
 
::| Hot News
PËRMBYTJET NË SHQIPËRI - QEVERIA THOTË SE GJENDJA ËSHTË KRITIKE, KËRKON NDIHMË NGA BRUKSELI
ARVIZU - PRESIM QË DREJTËSIA SHQIPTARE TË DËNOJË TRAFIKANTËT E NJERËZVE
NATO NUK MUND TË NDIHMOJË NË KRIJIMIN E USHTRISË NË KOSOVË
GJERMANIA, FRANCA, BRITANIA E MADHE, HOLLANDA DHE DANIMARKA KUNDËR STATUSIT TË VENDIT KANDIDAT PËR SHQIPËRINË
THAÇI PARALAJMËRON ZGJEDHJEN E PRESIDENTIT GJATË JAVËS SË ARDHSHME
MISIONI MISHELËNga MICHELLE OBAMA, Newsweek
BABAI E NJEH MË MIRËNga THOMAS L. FRIEDMAN, New York Times
NATO dhe BE borxhlinj ndaj Kosovës ?Nga Elida Buçpapaj

 
VOAL
[Shko lartë]