VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve - GËZUAR VITIN E RI 2013Nga FRANK SHKRELI

                                                                                      

E Enjte, 05.02.2024, 02:14pm (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
OPINONE-EDITORIALE
 
GËZUAR VITIN E RI 2013
Nga FRANK SHKRELI

E Djelë, 12.30.2012, 05:10pm (GMT+1)



Shqiptarët kudo po bashkohen për të festuar mbarimin e një viti dhe fillimin e Vitit të Ri -- por edhe fillimin e shekullit të dytë të Pavarësisë Kombëtare. Ishte fryma e atdhetarizmit të patriotëve të kombit shqiptar të cilët shpallën pavarësinë 100-vjet më parë në Vlorë, ajo që mbajti gjallë ëndërrën kombëtare brez pas brezi. Është pikërisht këjo frymë që në Vitin e Ri dhe në shekullin e dytë të Pavarësisë Kombëtare do ta mbajë të gjallë atë ëndërr për brezat e ardhëshëm deri në realizimin e saj. Dëshiroj që Viti i Ri dhe shekulli i dytë i Pavarësisë së Shqiptarëve të jetë një periudhë lirie më të madhe dhe begatie për të gjithë Shqiptarët, gjithmonë me përgjegjësi dhe integritet moral personal, shoqëror dhe kombëtar.

Vaclav Havel, disidenti anti-komunist çek ka thënë se, ''Në secilin prej nesh ekziston dëshira e zjarrtë për një dinjitet të vërtetë njerëzor, për një integritet moral, si edhe për një sens që tejkalon kufijtë ekzistencial të botës.'' Dëshiroj dhe uroj të gjithë bashkatdhetarët kudo që janë, që Viti i Ri dhe shekulli i ardhëshëm i Shqiptarëve të jetë, për të gjithë ne, një periudhë e rritjes së integritetit dhe përgjegjësisë civile dhe morale për veten tonë, për shoqërinë ku jetojmë dhe për mbarë kombin.

Festat e fund vitit na kujtojnë se vlerat e përbashkëta që ndajmë me njëri tjetrit si Shqiptarë janë më të rëndësishme se sa ndryshimet midis nesh. Viti i Ri është një rast për një fillim të ri, për realizimin e objektivave personale dhe kombëtare. Është një moment për të festuar arritjet e deritanishme dhe për t'u përgatitur për sfidat e ardhëshme, me mirëkuptim dhe bashkpunim me njëri tjetrin, me energji, inteligjencë dhe kurajo, të vendosur për të punuar së bashku për një të ardhëme më të mirë për të gjithë Shqiptarët kudo.

Nga zemra uroj të gjithë bashkombasit kudo që janë -- e veçanërisht lexuesit e shkrimeve të mia modeste e nganjëherë ndoshta edhe të mërzitshme -- që Viti i Ri t'u sjellë jetë, shëndet dhe punë, por edhe paqë e begati, si dhe realizimin e të gjitha objektivave dhe ëndërrave të parealizuara për ju dhe për familjet tuaja, si dhe për të gjithë ata për të cilët zemra u dëshiron mirë.


FRANK SHKRELI


Rating (Votes: )   
    Comments (0)        Dërgoja shokut        Printo


Other Articles:
XHORXH H. W. BUSH DHE PARALAJMERIMI I KRISHTLINDJES 20 VJET MË PARËNga FRANK SHKRELI (12.28.2012)
SHPËRNGULJA E POPULLSISË SHQIPTARE NGA ÇAMËRIA SI MYSLIMANË TË TURQISË (ANDALLAIJA)Nga ISUF B. BAJRAMI (12.28.2012)
PËRBALLË GLOBALIZMIT SA DIMË, SA BËJMË?!Nga Dr. PËRPARIM KABO (12.28.2012)
LETËR E HAPUR PËR NJË ISH PRESIDENTNga RESHAT KRIPA (12.28.2012)
GLOBALIZMI HAPËS PËR NJË MENDJE TË MBYLLUR Nga Dr. PËRPARIM KABO (12.27.2012)
Nga ditari i gazetares në FacebookKJO NUK ËSHTË SHQIPËRIA E ËNDËRRAVE TONANga ELIDA BUÇPAPAJ (12.24.2012)
SHQIPËRIA, JASHTË NJË PRAKTIKE TË RE DIPLOMATIKE BALLKANIKENga SHABAN MURATI (12.24.2012)
AVENTURAT ANTISHTETËRORE TË POLITIKËS FOLKLORIKE MAQEDONASENga SHKËLZEN LUSHAJ (12.22.2012)
SHKRUAR MË 21 DHJETOR 2012, NË DITËN E PARË TË EGOS GLOBALENga SKËNDER BUÇPAPAJ (12.21.2012)
BASHKËQEVE​RISJA NUK ËSHTË ZGJIDHJE E PROBLEMEVE TË SHQIPTARËV​E NË MAL TË ZINga XHELADIN ZENELI (12.21.2012)



 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Maj 2024  
D H M M E P S
      1 2 3 4
5 6 7 8 9 10 11
12 13 14 15 16 17 18
19 20 21 22 23 24 25
26 27 28 29 30 31  
 
::| Hot News
PËRMBYTJET NË SHQIPËRI - QEVERIA THOTË SE GJENDJA ËSHTË KRITIKE, KËRKON NDIHMË NGA BRUKSELI
ARVIZU - PRESIM QË DREJTËSIA SHQIPTARE TË DËNOJË TRAFIKANTËT E NJERËZVE
NATO NUK MUND TË NDIHMOJË NË KRIJIMIN E USHTRISË NË KOSOVË
GJERMANIA, FRANCA, BRITANIA E MADHE, HOLLANDA DHE DANIMARKA KUNDËR STATUSIT TË VENDIT KANDIDAT PËR SHQIPËRINË
THAÇI PARALAJMËRON ZGJEDHJEN E PRESIDENTIT GJATË JAVËS SË ARDHSHME
MISIONI MISHELËNga MICHELLE OBAMA, Newsweek
BABAI E NJEH MË MIRËNga THOMAS L. FRIEDMAN, New York Times
NATO dhe BE borxhlinj ndaj Kosovës ?Nga Elida Buçpapaj

 
VOAL
[Shko lartë]