E Shtunë, 08.08.2020, 03:27pm (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
OPINONE-EDITORIALE
 
ROLI I PRESIDENTIT WOODROW WILSON NË MBROJTJEN E TË DREJTAVE TË SHQIPËRISË
KUJTESA E SHQIPTARËVE TË AMERIKËS - ME RASTIN E PËRVJETORIT TË VDEKJES
Nga Prof. SAMI REPISHTI

E Djelë, 02.03.2013, 08:11am (GMT+1)





Me 3 shkurt 1974, ne faltoret shqiptaro-amerikane u bane lutje fetare per Presidentin idealist. Po ate dite, ne Washington National Cathedral, Dr. Repishti vendosi nji kunore me lule mbi vorrin e Presidentit Wilson ne emen te bashkesise shqiptaro-amerikane.

Kunorezimi i perkrahjes se Presidentit W. Wilson, premtue delegatit shqiptar Rev. Fan S.Noli, me 4 korrik 1917, ka qene forcimi i miqesise ne mes te dy popujve, shqiptar dhe amerikan, qe rezultoi ne shpetimin e Shqiperise nga coptimi, dhe ma vone ne çlirimin e pavaresine e Kosoves Fatkeqsisht, gjate festimeve te 100 vjetorit te Pavaresise ne Shqiperi, emni i Presidentit Wilson…u harrue nga “politika”mjerane  e dites! (SR)

* * *

“Kjo Permbledhje e nji studimi mbi Rolin e Presidentit te 28-te te Shteteve te Bashkueme te Amerikes, Woodrow Wilson, ne Mbrojtjen e te Drejtave te Shqiperise, ka tre kufizime:

perfshine vetem periudhen e viteve 1918,1919,1920;

trajton problemin kryesisht ne lidhje me qendrimin e diplomacise amerikane, dhe,

Mbeshtetet kryesisht ne dokumente diplomatike amerikane.

Permbledhja ndahet ne tri pjese:

Filozofia politike e Presidentit W.Wilson.

Gjendja e Shqiperise gjate viteve 1918-1920.

Konflikti i interesave te shteteve fqinje te Shqiperise, dhe qendrimi i delegacionit amerikan ne Paris, ne lidhje me konfliktin.

 

Filozofia politike e Presidentit W.Wilson ne lidhje me problemin e

L1B dhe rregullimin paqesor te mbasluftes, mund te percaktohet me dy shprehje: mbeshtetje ne drejtesi, dhe vetevendosje per te gjithe kombet, te medhej e te vegjel. Keto dy parime mbi te cilat bota e re duhej te themelohej kerkojshin liri politike, tue mos lejue as pushtimet e hueja, as sundimin nga te huejte ne ç’faredo forme qofte.

Lufta kunder Fuqive Qendrore (Gjermani, Austro-Hungari) megjithse nji kasaphane, u pranue sepse keto dy Fuqi  kercenojshin boten me shtypje, padrejtesi e robeni.

“Prandej, u konsiderue si nji detyre e Shteteve te Bashkueme te asgjasoje pretendimet e ketyne Fuqive dhe forcen ushtarake qe i mbeshtete. E Drejta u proklamue si nji vlere morale ma e çmueshme se Paqa. Kjo e drejte u njoh dhe u zbatue si nji parim universal, si mjeti kryesor i çlirimit te popujve, tue perfshi vete popullin gjerman. E mbeshtetun ne Drejtesi, bota do te jete nji vend i sigurt per demokraci”(1)

Me 8 janar 1918, ne nji fjalim para Kongresit amerikan, Presidenti W.Wilson predikonte diplomacine e hapun. (“Open conventions, openly arrived at”), ne nji Konference te hapun per paqen, larg nga marreveshjet e mshehta nderkombetare, dhe bante te njohun publikisht programin e njohun si“14 pikat e Wilsonit”. Pika XI e programit thote shprehimisht:

”…Marredhanjet e Shteteve te ndryshem te Ballkanit me njeni tjetrin duhet te bahen me nji keshillim te perbashket, ne perputhje me kufinjt historike te caktuem nga vete deshira e popujve dhe nga parimi i kombesise; per ma teper, garanci nderkombetare duhet te hyjne ne fuqi me qellim qe te sigurojne pavaresine politike dhe ekonomike, si dhe tanesine tokesore te tyne”.(2)

Nji muej ma vone, me 11 shkurt 1918, Presidenti Wilson deklaronte perseri para Kongresit se:

”….nuk do te kete asnji aneksim, pagese haraçi ose ndeshkim damprues. Popujt nuk duhet te hidhen si plaçka pa vlere ne krahet e njenit ose tjetrit shtet sundues, nga nji konference nderkombetare ose nga nji marreveshje ne mes rivalesh dhe anmiqesh. Aspiratat kombetare duhen respektue…Sepse kjo lufte e ka rranjen ne mosperfilljen e se drejtes se kombeve te vegjel dhe te kombesive qe nuk kane pase as bashkimin as fuqine me realizue qellimet e tyne dhe format e deshirueme ne jeten e tyne politike….”(3) Prandej, ne Konferencen e Paqes,

“…çdo rregullim tokesor i rrjedhun nga kjo lufte duhet te jete ne interes, dhe duhet te bahet ne perfitim, te popullsive te interesueme,

dhe jo si pjese e rregullimeve ose kompromiseve ne mes te fuqive rivale…Une flas keshtu me te vetmin qellim qe e tane bota te njohe shpirtin e vertete te Amerikes”. (4)

Ndertesa e botes se re do te mbahej nga Lidhja e Kombeve, parimi themelor i se ciles do te ishte:

” vendet e botes i takojne popujve qe e banojne, dhe se keta popuj gezojne te drejten e vetevendosjes ne jeten e tyne politike”. …”dhe se asnji kuvend burrash shteti, kudo qe te jete i mbledhun dhe cilado qofte forca fizike dermuese qe ky kuvend ka ne boten e sotme nuk do te kete te drejte te caktoje nji “Fuqi te Madhe” sovrane mbi nji popull qe kundershton nji sovranitet te ketill te padeshiruem.(5)

Me 4 dhetor 1918, Presidenti Wilson u nis per Europe qe te luftoje per  zbatimin e parimeve te deklarueme.

 

Gjendja e Shqiperise.- Pak popuj ne bote kane qene te interesuem per parimet wilsoniane ma shume se populli shqiptar.

Me 1878, Kongresi i Berlinit coptoi pjese te medha tokesh nga Shqiperia.(6) Me 1913, ne Londer, afer gjysma e vendit u keput dhe ju dha fqinjeve. Me 26 prill 1915, nji Traktat i mshehet ne mes te Fuqive te Medha coptonte krejtesisht Shqiperine qe kishte mbete,(7) Vete toka shqiptare u pushtue nga serbet, malazezet, italianet, greket, francezet dhe austriaket. (8) Shqiperia nuk kishte as qeveri, as ushtri, as administrate. (9) Pa arme, pa te holla,(10) pa miq dhe pa perkrahje, Shqiperia kalonte vjetet e luftes dhe te mbasluftes ne nji gjendje te veshtire. Shqiptaret nuk bashkoheshin.(11) Intrigat e hueja perkrahshin elementet anti-shqiptare . Perfaqesimi i Shqiperise ne Konferencen e Paqes ishte nji veshtirsi pothuejse e pakalueshme.
Turhan Pasha,(12) i qeverise se Durresit, konsideronte mandatin Italian mbi Shqiperine. Pjesa tjeter perjashtonte nji zgjidhje te ketille. (13)Nderkaq, ne mes te Italise dhe Greqise ishte nenshkrue edhe nji tjeter traktat i mshehet per coptimin e Shqiperise, i njohun si Traktati Tittoni-Venizelos (1919).

Me ndamjen e re, delegacioni shqiptar u kryesue nga Imzot Bumçi, Ipeshkev i Lezhes, dhe u perba nga Mehmet Konitza, Dr. Mihal Turtulli, Luigj Gurakuqi, Lef Nosi, e Mehdi Frasheri.
Per te paren here, Shqiperia kishte nji za me autoritet. Delegacioni shqiptar u perkrah nga nji grup ekspertesh dhe keshilltaresh te pergatitun mire. Ne kete situate, vetem me nderhymjen e delegacionit amerikan, Dr. Turtulli dhe Midhat Frasheri morren vizat me hye ne France si delegate shqiptare ne Konferencen e Paqes ne Paris (14)

Ne Paris, delegacioni shqiptar u perkrah nga delegacioni i VATRES, qe dha nji kontribut shume te madh per çeshtjen shqiptare, dhe ai i Stambollit, Rumanise, Egjiptit, Korçes dhe Svicres (15), nga nji misionar amerikan C.Telford Erickson, dhe nga shoqata shqiptaro-britanike e kryesueme nga Koloneli Audrey Herbert, Miss Edith Durham dhe Gjenerali Phillips, miq te Shqiperise..

Veprimtaria e delegacionit shqiptar ne Paris ka qene e pergatitun mire dhe efektive (16) Per fat te keq, pesha e delegacionit ka qene shume e kufizueme, per arsye te kundershtimit te Fuqive te Medha europiane, miq te fqinjeve tone ballkanike.

C) Konflikti i interesave dhe qendrimi i delegacionit amerikan ne Paris.  Pengesat kryesore te zgjidhjes se drejte te çeshtjes shqiptare kane qene

1) Traktati i mshehet i Londres per coptimin e Shqiperise megjithese u demaskue publikisht (17) dhe ma vone Marreveshja Tittoni-Venizelos i vitit 1919, ne esence kane qene gjithmone parasyshe dhe si baze diskutimi te çeshtjes kufitare shqiptare.. Amerika ka qene e vetmja Fuqi e Madhe qe i refuzoi pa kompromis (18)

2) Çeshtja e Adriatikut: caktimi i kufinjve perendimore te Jugosllavise si shtet i ri i mbasluftes, dhe percaktimi i interesave italiane ne te gjithe bregun lindor te Adriatikut, deri ne kepin  Stilos. Per fatin e keq te Shqiperise, çeshtja e Adriatikut shkoi aq larg sa rrezikoi te prishte Konferencen e Paqes. Ne kete perleshje perpjestimesh te medha Shqiperia u mosperfill dhe u sakrifikue. Bisedimet per kompromis ne mes te Italise, Jugosllavise e Fuqive te Medha , merreshin detyrimisht me shperblime tokesore ne dam te Shqiperise (19)

Ne planet amerikane, Shqiperia ishte nji problem qe kerkonte studime, kryesisht ne kuadrin e politikes ballkanike. Njikohesisht, Shqiperia  studjohej edhe per efektet qe sjellshin kerkesat italiane ne Adriatik (20)

Zgjidhjet e mundshme te problemit perfshijshin nji numer te madh propozimesh: qe nga coptimi i plote i Shqiperise deri ne nji Federate Ballkanike (21) Prof. W.S.Ferguson i Universitetit Harvard dhe Prof. W.S.Monroe i New Jersey State Normal School (N.J.) u caktuen te merreshin me studimet (22) qe interesojshin direkt edhe Shqiperine.

Fatkeqsisht, Shqiperia nuk u njoh si “shtet asnjanes” (Konf. e Londres, 1913)(23) por u njoh si nji entitet politik ekzistues, dhe u propozue te marre pjese si nenshkruese e Traktatit te Paqes. Ma vone u vendos qe pozita e Shqiperise te percaktohej nga Konferenca e Paqes, dhe shqiptaret te lejoheshin me paraqite pikepamjet e tyne. (24) Ne nandor 1918, delegacioni amerikan kerkoi qe interesat shqiptare te mbroheshin nga nji Komision i Fuqive te Medha, ku te perfaqesohej edhe Amerika.(25) Prezenca e Amerikes ne çeshtjet shqiptare u forcue me 27 nandor 1918, kur Qeveria britanike njoftoi indirekt Qeverine amerikane se favorizonte nji Shqiperi te madhe, dhe se preferonte nji mandat amerikan mbi Shqiperine.(26)

Me 3 shkurt 1919, Greqia paraqiti formalisht kerkesat e saja mbi Shqiperine e Jugut (Vorio-Epirin). Kerkesa perfshinte prefekturat e Korçes dhe Gjirokastres (27) Me 12 shkurt, delegacioni shqiptar jo vetem qe nuk pranoi te diskutonte kufinjt e Shqiperise se 1913, por kerkoi toket e humbuna para luftes (28) Me 24 shkurt,. Shqiptaret paraqiten perseri kerkesat e tyne tue çfaqe besimin ne parimet wilsoniane.(29). Para veshtiresive te pakalueshme, shqiptaret ishin pothuejse te pashprese.

Me 6 mars 1919, Komisioni per çeshtjet shqiptaro-greke paraqiti raportin e tij, i cili perkrahte, ne vija te pergjithshme, kerkesat greke, por pa unanimitet. Megjithate, delegacioni amerikan ishte i mendimit se “…ne jug-perendim te lumit Vjosa “duket se” (it appears) sentimenti dhe prirja politike e shumices ashte greke”, dhe shprehu “bindjen” (the conviction) se ne veri-lindje te Vjoses, ndergjegja e bashkimit kombetar dhe e devocionit per kauzen shqiptare jane veçanerisht te forta.(3) Kundershtimi amerikan (dhe ai i Italise) per Korçen pengoi marrjen e nji vendimi deri me 14 maj 1919, date ne te cilen çeshtja e Shqiperise se Jugut (Vorio-Epirit) u shtye definitivisht. Me 7 prill 1919, Dr. Adhamidhi, ne emen te shqiptareve te Svicrres falenderonte Presidentin W.Wilson per mbrojtjen fisnike te se drejtes shqiptare mbi Korçen. Bashkesia shqiptaro-amerikane dhe VATRA e inonduen Konferencen me protesta.

Me 7 mars 1919, te frikesuem nga zhvillimet e padeshirueshme te ngjarjeve, shqiptaret i u drejtuen Amerikes me kerkese per nji “mandat amerikan” te perkoheshem dhe nji okupim administrativ te tokave ne diskutim, per nji afat prej nji ose dy vitesh, me qellim qe te bahej i mundun nji plebishit i lire i popullsise se tokave ne diskutim, (31) Njikohesisht, Mr. Erickson, me ane te shtypit, i u drejtue popullit amerikan      qe te mbronte shqiptaret dhe te favorizonte nji mandat te perkoheshem amerikan mbi Shqiperine.(32) Amerika nuk pergjegji!

Me 14 prill 1919, shqiptaret deklaruen se pranojshin ndihmen e nji Fuqie te Madhe me kondite qe te zgjedhin ata vete Fuqine per mandat, te respektohet sovraniteti dhe pavaresia e Shqiperise, te mbahet administrata e mbrendshme shqiptare dhe perfaqesimi diplomatik, dhe te mos lejohej kolonizimi i organizuem dhe sistematik i vendit nga fuqite e hueja.(33)Per Shqiperine, gjendja po keqesohej.

Fatmiresisht, diplomacia amerikane u ba aktive. Me 18 prill 1919, Sekretari i Shtetit, Lansing, urdhenoi hetimet ne lidhje me masakrat serbo-malazeze kunder shqiptareve, (34) Me 19 prill, Presidenti Wilson deklaroi se Traktati i Londres per coptimin e Shqipersie, ishte “…inkonsistent me parimet e pergjithshme te rregullimit paqesor, dhe se Amerika konsideron nji zgjidhje te ketille krejtesisht  te pamundun.(35) Me denoncimin e ketij Traktati ne kete menyre, Presidenti Wilson po eliminonte veshtiresine e pare te shqiptareve. Ekspertet amerikane e keshilluen Presidentin Wilson qe te mos cedoje para kerkesave italiane, dhe te terheq perkrahjen amerikane per kerkesat italiane mbi Vloren. (36) Por, Amerika nuk ishte e dispozueme per nji ndermarrje te ketille. Delegatet shqiptare çfaqen bindjen se Greqia dhe Serbia do te hiqnin dore nga kerkesat e tyne, po te hiqte dore Italia nga Vlora.(37) Shqiptaret nuk u dekurajuen dhe i u drejtuen Presidentit Wilson drejt per se drejti per ndihme, tue perserite kerkesen e tyne per nji mandat te perkoheshem amerikan mbi Shqiperine.

Protestat e shqiptareve nuk kishin ra ne vesh te shurdher. Me 6 maj 1919, Presidenti Wilson, ne menyre te papritun, denoncoi shpalljen e protektoratit italian dhe kerkoi qe Shqiperia te jete shtet independent (38) Me 18 maj, koloneli amerikan ne Mal te Zi, Sherman Miles, raportoi ne Paris se “…caktimi i kufinjve kombetare ne mes te Malit te Zi e Shqiperise, si dhe ne mes te Shqiperise dhe vendeve tjera kufitare, ashte nji nevoje e rendit te pare per paqen e ardhme te Ballkanit” (39) Raporti shoqenohej me nji tregim te gjate masakrash kunder popullsise shqiptare te Malit te Zi e Kosoves. Delegacioni amerikan u interesue edhe ma shume per kete problem, dhe kerkoi nga Britaniket qe te vejshin ne dispozicion te amerikaneve te gjitha materialet e reja ne lidhje me Shqiperine. (40) Me  30 maj Presidenti Wilson u njoftue formalisht per masakrat kunder shqiptareve,(41) dhe per propozimin e Kolonelit Sh.Miles se “…Shqiperia duhet te jete nji shtet i pavarun, por nen mbikeqyrjen e Anglise ose Amerikes”.(42)

Me 20 maj  1919, Presidenti Wilson u perpoq me eliminue veshtiresine e dyte te shqiptareve; ai kerkoi qe çeshtja shqiptare te mos diskutohej se bashku me çeshtjen e Adriatikut, megjithese  nuk perjashtoi mundesine e nji mandati italian mbi Shqiperine, problem te cilit do t’i kushtonte  vemendjen e tij ma vone. (43) Propozimi per kompromis i dates 29 maj 1919 (44) nuk u pranue, dhe per kete arsye çeshtja e Adriatikut u pezullue deri ne dhetor 1919. Keshtu shpetoi Shqiperia nga nji invadim “i legalizuem”, dhe njikohesisht sigurohej pak kohe per shqiptaret te bajne perpjekje te reja per nji zgjidhje te pranueshme. (45)

Ramja e qeverise italiane Orlando, dhe ardhja e qeverise Nitti, 22 qershor 1919,  hapi nji faze te re ne marredhanjet italo-greke, kryesisht per arsye te bindjeve politike te ministrit te jashtem italian Tittoni. Vetem 11 dite ma vone, me 3 korrik 1919, Tittoni kerkoi njohjen e Traktatit te Londres (1915). Ministri anglez, Lord Balfour, vuni ne dukje se Presidenti Wilson deshironte te caktonte me ane plebishiti sovranitetin e çdo pike te Adriatikut.(46) Italianet ndrruen taktike. Nji muej ma vone, me 29 korrik 1919, u firmue marreveshja Tittoni-Venizelos per coptimin e Shqiperise.(47) U vendos qe Traktati te mbetej  i mshehet (neni 7), siç duket te mos pengohej nga Presidenti Wilson,(48) i cili ishte largue nga Europa nji muej ma pare.

Gjendja ne Shqiperi u ba perseri e deshprueme, siç kuptohet  nga apeli i delegacionit shqiptar ne Paris drejtue Senatit amerikan me 20 gusht 1919. Me  21 gusht 1919, fletorja The New York Times raportonte kete Apel kur shkruente:”…Thirrjet e deshprueme te popullit shqiptar po mbyten nga imperializmi i forte i fqinjve te tyne. Shpresa ku shqiptaret kane drejtue syte e tyne ashte Amerika, dhe nga ajo presin shpetim”.

Si rezultat i Marreveshjes se re u krijue mundesia e largimit te trupave franceze nga “Republika e Korçes”. Shqiptaret filluen te largohen nga Korça te tmerruem.. Por, me 22 shtator 1919, mbas nji intervenimi nga Imzot Luigj Bumçi, delegati amerikan Polk, nguli kambe qe Korça te mos i dorezohej grekeve nga trupat franceze, tue shpetue keshtu ndamjen e Shqiperise dhe invadimin ushtarak grek .(49)

Me 15 shtator 1919, Ministri Italian Tittoni paraqiti per diskutim nji tjeter plan per sundimin e Shqiperise (50) Shqiptaret deklaruen se nuk do te pranojshin kurr okupacionin Italian te Vlores dhe mandatin italian mbi Shqiperine (51)_ Ne te njejten kohe, ata paraqiten  kerkesen per nji mandat amerikan. Gjate ketyne diteve, raporton G.C.Buckler , delegat amerikan, “shqiptaret vizitojne delegacionin amerikan tri here ne jave, gjithmone me shprese se Amerika do t’a pranoje”. (52)

Me 25 tetor, delegati amerikan, Polk, u perpoq perseri te ndaje çeshtjen shqiptare nga çeshtja e Adriatikut, por pa sukses, per arsye te kundershtimit kambengules italian (53) Gjate muejit nandor 1919, Keshilli Suprem i Konferences se Paqes rishqyrtoi “Çeshtjen e Adriatikut” dhe çeshtjen shqiptare. (54)Me 9 dhetor  nji kompromis franko-anglo-amerikan  “…i u paraqit Italise, me te cilin njihej sovraniteti mbi Vloren dhe mandati italian mbi pjesen tjeter te Shqiperise. Kufinjt e veriut nuk ndryshojshin. Kufinjt e jugut do te diskutoheshin ma vone.(55) Jugosllavia e kundershtoi “kompromisin” nga frika e prezences italiane ne kufinjt e saj te jugut, por deklaroi se do te pranonte vetem po te jepeshin toke ne veri te lumit Drin (56)

Me 10 janar 1920, kryeministri anglez, Lloyd George, la te kuptohej se perseri favorizonte aneksimin jugosllav te Shkodres (57) Njikohesisht, Italia paraqiti hollesina ma te medha ne lidhje me rregullimin e problemit shqiptar. Prefekturat e jugut, te kerkueme nga Greqia (Korça e Gjirokastra) do te diskutoheshin nga perfaqesueset e Fuqive te Medha (qofte dhanje e tokave, qofte plebishiti i popullsise) mbasi te jene ndigjue perfaqesueset e Shqiperise dhe Greqise; te drejta komunikacioni t’i jepeshin Jugosllavise; te mbrohen pakicat raciale, gjuhesore e fetare; Italia te kontrolloje policine e vendit; trupat italiane te mbeten ne Shqiperi per pese vjet (58)

Me 13 janar 1920,, ne mengjez, kerkesa e Lloyd George u rrit, tue pershi edhe luginen e lumit Drin e portin e Shengjinit, ndersa kryeministri françez, G.Clemenceau, kerkoi coptimin e Shqiperise simbas Traktatit te mshehet te Londres (1915). Ne mbasdeken e te njejtes dite, Jugosllavia dhe Greqia pranuen propozimin e G.Clemenceau. (59)

Nji vendim i ketill ishin vdekja e sigurte e Shqiperise!

Te nesermen, me 14 janar 1920, anglo-francezet, me nji Memorandum te veçante (pa pjesemarrjen e delegacionit amerikan) pranuen sovranitetin e Italise mbi Vloren dhe mandatin italian mbi Shqiperine, por njikohesisht, propozuen nji rregullim te ri, te ngjashem me ate te Traktatit te Londres (1915)(60) Tri protesta shqiptare, me 12, 15, dhe 22 janar  1920  nuk u moren parasyshe. (60/1)

Me 20 janar 1920, pa dyshim ne momentin ma kritik per Shqiperine,

Sekretari i Shtetit amerikan, protestoi dhe kundershtoi validitetin e nji marreveshje te ketille te arritun pa konsultimin e Amerikes.(61). Nen presionin amerikan, Lloyd George dhe Clemenceau, u pergjigjen dy dite ma vone se “…interesat e shqiptareve do te mirreshin parasyshe plotesisht”(62)

Nderkaq, marreveshja Tittoni-Venizelos u ba publike. Shqiptaret u tronditen shume. Me 28 janar 1920, perfaqesueset e krahinave shqiptare u mblodhen ne Lushnje, formuen nji Keshille Regjence. nji qeveri qendrore, caktuen Tiranen si kryeqytet, dhe moren vendimin e preme se do te luftojne çdo nderhymje te huej. Me nji organizim te qete por sistematik, Shqiperia po pergatitej te luftoje invaduesin: se pari, Italine, dhe ma vone Jugosllavine dhe Greqine.(64)

Por duhej kohe, dhe kohen e siguroi diplomacia amerikane e Presidentit Wilson. Me 10 shkurt 1920, Presidenti Wilson i revoltuem nga padrejtesia e Fuqive te Medha europiane dergoi noten e mirenjohun e cila denonconte coptimin e Shqiperise ne mes te vendeve fqinj, kunder protestave te fuqishme shqiptare. Ai shtoi se “çeshtja e Adriatikut, ashtu si paraqitet tashti, ngren nji pyetje themelore, ne se Qeveria amerikane do te mundet ne çdo baze qofte, te bashkepunoje me aleatet europiane….” Dhe se “…Amerika konsideron konçesioniet e 9 dhetorit 1919 si “maksimumi qe Qeveria amerikane mund te ofroje”.(65)

Pergjigjja franko-angleze spjegonte se “…veprimet e ndermarruna ne lidhje me problemin shqiptar…merrshin para syshe faktin se e gjithe Shqiperia do te vihej nen sistemin e mandatit; ne kete menyre, ata besojshin se “… aspiratat  e popullit shqitar per bashkim e veteqeverisje do te mund te plotesoheshin ne te ardhmen”.(66)

Kesaj rradhe, Presidenti Wilson mbajti nji qendrim te patundun ne lidhje me coptimin e Shqiperise. “Megjithese nji coptim i ketill do te kenaqte fqinjt e Shqiperise,” spjegonte Presidenti ne Memorandumin e dyte te 25 shkurtit 1920, “…Qeveria amerikane kundershton me fuqi çdo dam ne kurriz te Shqiperise e ne perfitim te Jugosllavise, sa edhe çdo dam ne kurriz te Jugosllavise e ne perfitim te Italise”.(67) Presidenti Wilson shkoi aq larg sa te kercenoje franko-anglezet me “…marrjen seriozisht te shqyrtimit per terheqjen nga Traktati me Gjermanine, dhe nga marreveshja e 28 qershorit 1919 ne mes te Shteteve te Bashkueme dhe Frances e Anglise, qe te dyja tashti para Senatit…” (po aty)

Nji dite ma vone, 26 shkurt 1919, Londra dhe Parisi te perballuem me kambenguljen e Presidentit Wilson, u terhoqen dhe pranuen pikepamjen amerikane, tue sigurue Washingtonin se do te bajshin presion prane (tri) qeverive te interesueme. (68)

Me 6 mars  1920, Presidenti Wilson dergoi nji note te trete tue kerkue qe “çeshtja shqiptare te mos perfshihet ne diskutimet e planifikueme ne mes te Italise dhe Jugosllavise, dhe se Presidenti deshironte me afirmue perseri se nuk do te pranonte asnji plan qe parashikonte dhanjen Jugosllavise te prefekturave veriore te Shqiperise, si shperblim tokesor per çka Jugosllavia humbe ne kufinjt me shtete tjera”.(69)

Si rezultat i nderhymjes se Presidentit, Italia e Jugosllavia u detyruen te zgjidhin problemin e tyne ne bisedime direkte, tue perjashtue çeshtjen shqiptare.(70) Me ndamjen nga çeshtja e Adriatikut eliminohej nji rrezik e forcohej pozita e Shqiperise, dhe problemi i kufinjve te Jugut humbte pjeserisht randesine dhe urgjencen.(71)

Efekti i orientimit te ri ne Paris u ndie menjihere. Shqiptaret shpejtuen organizimin e mbrojtjes. Me 15 maj 1920, u nenshkrue Marreveshja e Kapeshtices e cila ndalonte hymjen e grekeve ne Korçe. (72) Me 21 qershor 1920, françezet u larguen nga Korça.(73) Ne veri shqiptaret morren inisiativen dhe luftuen me sukses jugosllavet ne Koplik, ne Lume, ne Peshkopi e Diber .(74) Ne juge, u eliminuen çetat greke ne prefekturen e Gjirokastres, (75)

Mbetej vetem okupacioni italian i Vlores, dhe kerkesat e mandatit Italian mbi Shqiperine. Keto dy probleme u zgjidhen nga vete shqiptaret me luften e Vlores (5 qershor-2 gusht 1920) (76) Me 24 qershor kryeministri  i ri italian Giolitti deklaroi se Italia nuk ishte ne favor te protektoratit por te pavaresise se Shqiperise. (77), por me 17 qershor 1920, kjo deklarate u korrektue me frazen:” Italia do te rrinte ne Vlore derisa Shqiperia te forcohej ashtu si duhej”. (78) Megjithate, per arsye te presionit politik te mbrendshem, me 22 korrik 1920 Italia denoncoi marreveshjen Tittoni-Venizelos (79) dhe me 28 korrik pranoi ne parim pavaresine e Shqiperise mbrenda kufinjve te 1913-s (80)Me 2 gusht 1920, u firmue Traktati i Tiranes, me te cilin njihej de facto pavaresia dhe integriteti tokesor i Shqiperise.(81)

Mbetej problem i prezences jugosllave ne veri te Shkodres. Me 10 shtator 1920, ministri i jashtem shqiptar, i drejtoi nji apel Qeverise se Shteteve te Bashkueme te Amerikes dhe aleateve europiane me kerkesen qe te ushtrojne presion mbi Qeverine serbo-kroate-sllovene qe te terheq trupat e saj nga Shqiperia. (82)

Me 10 nandor 1920, shtypi amerikan njoftoi se Qeveria shqiptare ka ne plan te kerkoje ndihmen e bankave amerikane per financimin  e zhvillimit ekonomik te vendit.(83) Me 17 dhetor 1920, Shqiperia u pranue ne Lidhjen e Kombeve, nji krijese e Presidentit Wilson (84).

Fati i Shqiperise ishte tashti ne duert shqiptare.

*

Si perfundim , mund te themi:

1) Nuk ka  dyshim qe diplomacia europiane sakrifikoi Shqiperine per hir te interesave politike strategjike te Fuqive te Medha.

2) Ka çdo arsye me besue se kundershtimi kambengules i Presidentit Wilson dhe qendrimi i delegacionit amerikan ne Paris:

a) kane pengue coptimin e Shqiperise;

b) kane dekurajue aktet agresive te fqinjve; dhe

c) kane inkurajue shqiptaret ne mbrojtjen e vendit te tyne.(85)

Ashte e veshtire me percaktue se si do te kishin veprue shqiptaret sikur Shqiperia te kishte qene e okupueme ushtarakisht nga forcat e tre vendeve fqinje.

3) Pervoja shqiptaro-amerikane e viteve 1918-1920 ne veçanti ka krijue nji tradite te thelle miqesie dhe mirebesimi ne mes te dy vendeve fryma e se ciles vrehet gjate gjithe kohes se punimeve te Konferences.

Perkrahja e Shqiperise nga shqiptaro-amerikanet dhe nga Qeveria amerikane para dhe mbas L1B kane krijue nji tradite miqesie dhe mirebesimi ne mes te dy popujve dhe te dy vendeve(86) fryma e se ciles vazhdon te kultivohet edhe sot.

Falemnderit!                                                   Sami Repishti, Ph.D.

2 shkurt 1974                                                City University of New York

(Shenim: Per mungese vendi ,nuk ashte dhane bibliografia e plote .SR)

========================================================

Quotes:

“I shall have but one voice at the Paris Peace Conference, and that voice I shall use for the rights of Albania”. (President Wilson to The Rev.Fan S.Noli. July 4,1917)

“The Apostle of political morality, the defender of small oppressed peoples, the respected chief of the most powerful democracy, the man who placed the sentiments of justice far above all interests”. (The Albanian Delegation at Paris Peace Conference to President Wilson, April 1919)

“For us, Albanians, his name means support, relief, friendship. For us, Albanians, his name symbolizes refuge and the chance to work and progress in the dignity that the United States, this ‘sweet land of liberty’ has offered in the past and continues to offer, today!” (Albanians Honoring the Memory of Woodrow Wilson, February 2,1974)
--

(Shenim.- Me 2 shkurt 1974, ne Roosevelt Hotel, New York City, u ba  Perkujtimi i 50 Vjetorit te vdekjes se  Presidentit Woodrow Wilson. Ceremonia u organizue nga Dr. Sami Repishti,(C.U.N.Y.) folesi i dites, dhe u kryesue nga Prof. Stavro Skendi (Columbia Univ.). 
Ceremonia u raportue  nga gazeta Long Island Press, e dates 3 shkurt 1974. Gjate ceremonise u lexue  pershendetja e His Grace Archbishop Francis Sayre, Dekan i Washington National Cathedral, dhe nipi i Presidentit W. Wilson, i ftuem por ne pamundesi me marre pjese.


(Marrë nga 'DIELLI')
Prof. SAMI REPISHTI


Rating (Votes: )   
    Comments (0)        Dërgoja shokut        Printo


Other Articles:
QUO VADIS SHQIPËRI?Nga RESHAT KRIPA (02.02.2013)
ANGELA MERKEL - 'NE PO PËRBALLOHEMI ME HISTORINË'Nga FRANK SHKRELI (02.01.2013)
REPUBLIKA ISLAMIKE E IRANIT ARRESTON KORRESPONDENTËT E VOA-s DHE TË BBC-sëNga FRANK SHKRELI (01.30.2013)
PD DHE PS NUK JANË DY PARTI POR DY USHTRI - DHE JANË TË FRIKSHMENga ELIDA BUÇPAPAJ (01.29.2013)
FRYMA E DAVOS-itNga FRANK SHKRELI (01.29.2013)
SINDROMI I ÇALLMXHINJVE TE DERZHAVNI IMAMËT!Nga ISUF BAJRAMI (01.29.2013)
RIDALJA GJEOPOLITIKE E RUSISË NË MESDHENga SHABAN MURATI (01.28.2013)
LUFTA E E PRITSHME BRENDA PARTISË DEMOKRATIKE: JOZEFINA TOPALLI VS LULZIM BASHANga REDAN BUSHATI (01.28.2013)
DOKTRINA HILLARY?Nga DAVID ROHDE, Reuters (01.27.2013)
HILLARI KLINTON PËRPLASET ME SENATORËTNga FRANK SHKRELI (01.24.2013)



 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Gusht 2020  
D H M M E P S
            1
2 3 4 5 6 7 8
9 10 11 12 13 14 15
16 17 18 19 20 21 22
23 24 25 26 27 28 29
30 31          
 
::| Hot News
PËRMBYTJET NË SHQIPËRI - QEVERIA THOTË SE GJENDJA ËSHTË KRITIKE, KËRKON NDIHMË NGA BRUKSELI
ARVIZU - PRESIM QË DREJTËSIA SHQIPTARE TË DËNOJË TRAFIKANTËT E NJERËZVE
NATO NUK MUND TË NDIHMOJË NË KRIJIMIN E USHTRISË NË KOSOVË
GJERMANIA, FRANCA, BRITANIA E MADHE, HOLLANDA DHE DANIMARKA KUNDËR STATUSIT TË VENDIT KANDIDAT PËR SHQIPËRINË
THAÇI PARALAJMËRON ZGJEDHJEN E PRESIDENTIT GJATË JAVËS SË ARDHSHME
MISIONI MISHELËNga MICHELLE OBAMA, Newsweek
BABAI E NJEH MË MIRËNga THOMAS L. FRIEDMAN, New York Times
NATO dhe BE borxhlinj ndaj Kosovës ?Nga Elida Buçpapaj

 
VOAL
[Shko lart]