E Shtunë, 01.25.2020, 05:24am (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
OPINONE-EDITORIALE
 
ÇFARË ËSHTË THYER NË RAPORTET SHQIPËRI-SHBA?
Nga SHABAN MURATI

E Hënë, 02.18.2013, 10:02am (GMT+1)




Nota e protestës, që sipas burimeve të MPJ, në emër të Departamentit amerikan të Shtetit ambasadori i SHBA në Tiranë i dorëzoi ministrit të jashtëm të Shqipërisë në 23 janar, përbën dokumentin e parë të pashoq të një proteste të fuqishme të qeverisë amerikane ndaj qeverisë së Shqipërisë, që nga rivendosja e marrëdhënieve diplomatike mes dy vendeve 22 vjet më parë. Dokumenti shënon një fazë të re kritike në marrëdhëniet mes dy shteteve dhe është i pashembullt në sinjalet që i dërgon qeverisë së Tiranës dhe të cilat përfshijnë jo vetëm marrëdhëniet e drejtpërdrejta dypalëshe, por dhe rreshtimin e disa paralajmërimeve, ku fryjnë disa erëra zhvillimesh negative në raport me Shqipërinë dhe me faktorin shqiptar.

Asnjë notë e mëparshme e qeverisë amerikane drejtuar qeverisë së Shqipërisë, nuk ka pasur një përmbajtje kaq të gjerë dhe të thellë negative për rolin dhe imazhin e diplomacisë dhe të politikës shqiptare. Ka pasur nota të mëparshme, ku janë shprehur sugjerime, tërheqje vëmendjeje, këshillime dhe nganjëherë edhe ndonjë paralajmërim, por të gjitha ato kanë qenë të lidhura ekskluzivisht me probleme të stabilitetit të brendshëm, të standardeve demokratike dhe të të drejtave të njeriut në Shqipëri. Por është hera e parë që protesta e fuqishme e diplomacisë amerikane ngre një pikëpyetje të madhe për rolin gjeopolitik të Shqipërisë, çka duhet të merret si moment drithërues për Shqipërinë dhe për kombin shqiptar. Kjo pikëpyetje nuk mund të anashkalohet dhe aq më pak të fshihet, sikurse u soll e njëjta qeveri shqiptare lidhur me një letër idiote të diplomacisë shqiptare drejtuar Departamentit amerikan të Shtetit kundër ambasadorit të mëparshëm Xhon Uidhers. E reja e momentit është fakti se gjithë kabllogramet demaskuese të dërguara nga Tirana në Uashington prej ambasadorit Xhon Uidhers, asnjëherë nuk prodhuan një notë kaq të fuqishme proteste, me një rezonancë kohore, që mund të shkojë gjatë. Politika e jashtme dhe diplomacia e qeverisë së Tiranës ka shkaktuar që në marrëdhëniet mes Shqipërisë dhe Amerikës të shihen shenjat e një çarjeje të një natyre gjeopolitike, në një shtrirje që nuk ka ndodhur më parë, me gjithë antiamerikanizmin histerik të po kësaj qeverie në vitin e mbrapshtë 1997. Shqetësimi real amerikan nuk ka të bëjë me të ashtuquajturin nacionalizëm, sepse në Uashington e kanë të qartë se gjëja, të cilën kjo qeveri dhe ky kryeministër nuk e kanë në asnjë qelizë është atdhetarizmi. I ashtuquajturi nacionalizëm i akshamit i një qeverie, që shiti pjesë të territorit shtetëror të Shqipërisë, po funksionon si instrument i përdorimit të Shqipërisë nga fuqi të huaja antiatlantike, në kundërvënie të interesave të NATO-s dhe të Perëndimit në rajon. Dhe për të kuptuar se sa e rëndë është situata, duhet të mbahet parasysh se tani SHBA-të ia drejtojnë këtë protestë të fuqishme një aleati të Aleancës Atlantike, të cilit ata i dhuruan indulgjencën maksimale duke e anëtarësuar në NATO. Këtij aleati të NATO-s i vendoset pikëpyetja për rolin e tij gjeopolitik, çka duhet të merret si sinjalistikë e një pikëkthese të rrezikshme për fatet e këtij shteti dhe këtij kombi.

Nota e protestës së Departamentit amerikan të Shtetit ka brenda një kosto të lartë, të cilën mund ta paguajë Shqipëria dhe kombi shqiptar në raport me të ardhmen e tyre.

1- Marrëdhëniet Shqipëri-Kosovë. Uashingtoni është shqetësuar seriozisht nga kursi i ndjekur nga qeveria e Shqipërisë për zhvleftësimin e shtetit të pavarur të Kosovës. Është vlerësuar gabim në Tiranë se thirrjet patetike të majekrahit të kryeministrit për "gjithë shqiptarët në një shtet" kanë të bëjnë me retorikën nacionaliste. Një diplomat i lartë perëndimor më theksonte këto ditë se ajo që është tronditëse për Amerikën dhe për Perëndimin në këtë histeri qeveritare nacionaliste është përpjekja e qeverisë së Shqipërisë për të injoruar realitetin gjeopolitik se Kosova është shtet, se Kosova ka shpallur pavarësinë dhe se shqiptarët e Kosovës janë qytetarë të një shteti tjetër. SHBA dhe NATO bënë një sakrificë të jashtëzakonshme me ndërhyrjen ushtarake për të shpëtuar Kosovën dhe për të zbuar Serbinë nga Kosova, duke sjellë fitoren më të madhe historike pas pavarësisë së Shqipërisë në vitin 1912, pavarësinë dhe shtetin e ri të Kosovës. SHBA-të dhe diplomacia atlantike kanë bërë përpjekje të jashtëzakonshme t'u mbushin mendjen shteteve në të gjitha kontinentet që të njohin shtetin e ri të Kosovës. Dhe pikërisht në kulmin e këtyre përpjekjeve perëndimore vijnë nga qeveria e Shqipërisë thirrjet dhe kushtrimet plisore për "gjithë shqiptarët në një shtet", duke fshirë me një ulërimë "patriotike" faktin historik dhe fitoren e madhe të Kosovës si shtet. Kjo është shfrytëzuar nga Serbia, diplomacia e së cilës ka ndërmarrë një ofensivë në shkallë botërore me argumentin se vetë Shqipëria e cilëson Kosovën një shtet artificial dhe se nuk ka pse të njihet një shtet, i cili do të prishet së shpejti nga vetë Shqipëria. Nota amerikane e thekson qartë qëndrimin negativ të Shqipërisë në trekëndëshin Kosovë-Serbi-Shqipëri. Efekti mund të jetë një ulje e nivelit të përkrahjes së çështjes së njohjes ndërkombëtare të Kosovës nga ana e SHBA-ve dhe e Perëndimit, sepse atyre ua vështirëson veprimtarinë dhe argumentin rrethana absurde diplomatike, kur praktikisht kundër ekzistencës së Kosovës si shtet i pavarur po del vetë qeveria e Shqipërisë.

2- Marrëdhëniet Shqipëri-rajon. Për herë të parë në 22 vjet të rivendosjes së marrëdhënieve diplomatike, SHBA-të vënë në dyshim funksionin dhe rolin e Shqipërisë si faktor konstruktiv në rajon. Terminologjia e notës amerikane, që kritikon qeverinë shqiptare për "hedhje benzinë zjarrit, për deklarata që na vështirësojnë punën, për një retorikë potencialisht të rrezikshme" etj., dëshmojnë se një aleat i NATO-s po kualifikohet si burim rreziqesh në rajon. "Roli konstruktiv" ka qenë flamuri i emulacionit, që kanë valëvitur të gjitha qeveritë shqiptare në politikën rajonale, për hir të të cilit disa herë kanë sakrifikuar edhe interesat shtetërore e kombëtare. Ka qenë flamuri, pas të cilit kanë fshehur shkeljen e standardeve demokratike dhe mungesën e shtetit juridik në Shqipëri. Për hatër të këtij roli konstruktiv, qeverive shqiptare u janë falur nga Perëndimi shumë mëkate deri tani. Por kjo kala në rërë e politikës së jashtme shqiptare u shemb shumë shpejt me pretendimet radikale për bashkimin e gjithë shqiptarëve të rajonit në një shtet, gjë që strategjia atlantike dhe europiane nuk mundej ta pranonte. Ndaj për herë të parë Shqipërisë i kërkohet zyrtarisht "të jetë një fqinj i përgjegjshëm", sepse në harkun e tre muajve ajo ka acaruar marrëdhëniet me Greqinë, me Maqedoninë dhe me Serbinë. Kritika amerikane i heq diplomacisë shqiptare të vetmen patericë ku ajo mbahej në rajon, dhe kjo do ta vendosë politikën e jashtme shqiptare në një pozitë më inferiore në rajon.

3- Marrëdhëniet Shqipëri-Serbi. Ka ndodhur e papritura dhe e pandodhura në politikën ballkanike të SHBA-ve. Për herë të parë Shqipëria, një shtet i NATO-s dhe aleat strategjik, dënohet se po ndërhyn në punët e brendshme të Serbisë, një shtet anti-NATO. Fakti i rrallë se ndërhyrja në punët e brendshme të Serbisë përmendet dy herë në notë, e bën atë një akuzë të rëndë për një shtet aleat të Aleancës Atlantike dhe për një qeveri, e cila i ka tërhequr votuesit e saj nëpër zgjedhje me flamurin e proamerikanizmit. Kjo kritikë, jo vetëm e vë Shqipërinë në një plan negativ, por e paraqet Serbinë viktimë të ndërhyrjes së Shqipërisë në punët e brendshme të saj. Është një këmbanë e madhe alarmi, që duhet të ngrejë në këmbë politikën dhe shtetin shqiptar, sepse nuk duhet harruar se nuk është gjë e rrallë që shtetet lojtare në një rajon të ndërrojnë rolet. Lojtarët gjeopolitikë në terren nuk janë të përjetshëm.

4- Marrëdhëniet Shqipëri-SHBA. Ato, jo vetëm kanë hyrë në një periudhë ftohjeje e acarimi, por duket se kanë hapur derën e një përplasjeje, e cila nuk dihet se çfarë formash mund të marrë dhe nota e përcakton pa ekuivok se "do të ndikojnë në marrëdhëniet me SHBA-të". Sepse SHBA-të nuk mund të ndryshojnë strategjinë e tyre rajonale sipas trilleve politike dhe diplomatike të njërit apo tjetrit aleat në terren. SHBA-të nuk ndryshojnë strategjinë, por ata mund të ndërrojnë aleatët. Kjo është perspektiva e zymtë, që duhet të shkundë vendimmarrësit, politikën dhe elitën intelektuale të këtij shteti. Sepse në ekuilibrat delikatë ballkanikë Amerika do të vlerësojë forcat dhe qeveritë, që do të përputhen me strategjinë dhe me interesat e saj në Ballkan. Nëse dikush mendon se mund ta shkelë këtë vijë të kuqe dhe të fryhet si bretkosa tek fabula e La Fontenit, me siguri do të pasurojë albumin e fotografive të autokratëve të rrëzuar në Ballkan apo në Lindjen e Mesme.

Protesta e Departamentit amerikan të Shtetit përbën një fazë të re kritike në marrëdhëniet e Shqipërisë me SHBA-të. Kjo mund të quhet kriza e madhe e besimit. Veshët e mbyllur të diplomacisë dhe të qeverisë shqiptare nuk i dëgjuan paralajmërimet e mëparshme të ambasadës amerikane dhe personalisht të Sekretares amerikane të Shtetit në Tiranë se për Shqipërinë muajt e ardhshëm do të jenë kritikë. Shqipëria ka hyrë vërtet në fazën kritike tani dhe kjo ka të bëjë me krizën në marrëdhëniet me shtetin mik dhe aleatin më të madh, që kombi shqiptar ka pasur në 100 dhe në 1000 vjet, me Amerikën. Dilema shtrohet nëse efektet e pasojat do të jenë afatgjata, dhe nuk do të prekin vetëm qeverinë e tanishme dhe kryeministrin e tanishëm, të cilët janë të përkohshëm, por dhe interesat jetike të shtetit dhe të kombit shqiptar.


SHABAN MURATI


Rating (Votes: )   
    Comments (0)        Dërgoja shokut        Printo


Other Articles:
JEHONA AMERIKANE ME RASTIN E 5-VJETORIT TË PAVARËSISË SË KOSOVËSNga FRANK SHKRELI (02.17.2013)
E DREJTA E VOTËS - E DREJTË E DHËNË NGA PERËNDIANga BARACK OBAMA (02.15.2013)
Me rastin e 5 Vjetorit të PavarësisëASAMBLISTI MARK GJONAJ - REZOLUTË PËR KOSOVËNNga FRANK SHKRELI (02.15.2013)
POLITIKA DHE DIPLOMACIA SHQIPTARE BARAZ ME NEPOTIZËM E BARONIZËM - RASTI CEKA DHE JO VETËM AQNga ELIDA BUÇPAPAJ (02.13.2013)
SHBA DUHET TË PËRQAFOJË NJË AXHENDË RRITJEJENga LAWRENCE SUMMERS, Reuters (02.13.2013)
BOTA REAGON NDAJ DORËHEQJES SË PAPA BENEDIKTIT XVINga FRANK SHKRELI (02.13.2013)
NJË YLL I RI I PARTISË REPUBLIKANE NË SHBA?Nga FRANK SHKRELI (02.12.2013)
LARGIM ME DINJITETNga BERND RIEGERT, Deutsche Welle (02.12.2013)
TRI TEZA MBI OPORTUNIZMIN SHQIPTARNga XHEMAL AHMETI (02.12.2013)
SI E HUMBI KRYETARI I PD SHANSIN PËR TË PASUR FLAMURIN E INTEGRIMIT EVROPIAN FLAMUR TË FUSHATËSNga SKËNDER BUÇPAPAJ (02.12.2013)



 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Janar 2020  
D H M M E P S
      1 2 3 4
5 6 7 8 9 10 11
12 13 14 15 16 17 18
19 20 21 22 23 24 25
26 27 28 29 30 31  
 
::| Hot News
PËRMBYTJET NË SHQIPËRI - QEVERIA THOTË SE GJENDJA ËSHTË KRITIKE, KËRKON NDIHMË NGA BRUKSELI
ARVIZU - PRESIM QË DREJTËSIA SHQIPTARE TË DËNOJË TRAFIKANTËT E NJERËZVE
NATO NUK MUND TË NDIHMOJË NË KRIJIMIN E USHTRISË NË KOSOVË
GJERMANIA, FRANCA, BRITANIA E MADHE, HOLLANDA DHE DANIMARKA KUNDËR STATUSIT TË VENDIT KANDIDAT PËR SHQIPËRINË
THAÇI PARALAJMËRON ZGJEDHJEN E PRESIDENTIT GJATË JAVËS SË ARDHSHME
MISIONI MISHELËNga MICHELLE OBAMA, Newsweek
BABAI E NJEH MË MIRËNga THOMAS L. FRIEDMAN, New York Times
NATO dhe BE borxhlinj ndaj Kosovës ?Nga Elida Buçpapaj

 
VOAL
[Shko lart]