E Premte, 12.06.2019, 11:43pm (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
OPINONE-EDITORIALE
 
VDEKJA E AMBASADORIT TË NDËRGJEGJES - MBËSHTETËS I FORTË I NDËRHYRJES SË NATO-S NË KOSOVË
Nga FRANK SHKRELI

E Mërkurë, 02.20.2013, 08:51am (GMT+1)




Më 28 Janar ndërroi jetë në Washington diplomati i njohur amerikan dhe mbrojtësi i të drejtave të njeriut, Max Kampleman. Për më shumë se 30-vjetë ai punoi për presidentë demokratë dhe republikanë, duke ia dedikuar jetën dhe karierën e tij paqës, lirisë, të drejtave të njeriut dhe demokracisë, anë e mbanë botës. Ai punoi për Presidentin demokrat Jimmy Carter i cili e caktoi atë si përfaqsues të Shteteve të Bashkuara në mbledhjen lindje-perëndim të Madridit, (1981-1983) -- e njohur si Konferenca për Sigurim dhe Bashkëpunim në Evropë -- me qëllim për të detyruar Bashkimin Sovjetik dhe vendet komuniste të Evropës Lindore që të zbatonin marrveshjen e Helsinkit për respektimin e të drejtave të njeriut të vitit 1975. Ai vazhdoi në këtë detyrë edhe gjatë administratës së presidentit republikan Ronald Reagan, i cili më vonë e emëroi atë si kryedelegatin amerikan në bisedimet e Gjenevës, me përfaqsuesit sovjetikë për pakësimin e armëve bërthamore, që sipas Ronald Reaganit, ''nuk kishte objektiv më të rëndësishëm'', për tu realizuar gjatë mandatit të tij të dytë presidencial. Për këtë detyrë tepër me rëndësi, ai zgjodhi diplomatin Max Kampleman, të cilin gazeta komuniste sovjetike e kohës, Izvestiya e përshkroi Kampleman-in, ''si mik i kafshëve dhe armik i komunistëve'', duke iu referuar me frazën e parë, detyrës që ai pati për një kohë të shkurtër si kryetar i organizatës, ''Miqët e Kopshtit Zoologjik në Washington'', dhe me të dytën, shërbimit të tij të gjatë si krye-negociator i Shteteve të Bashkuara për zbatimin e të drejtave të njeriut dhe për kontrollimin e armëve bërthamore.

Ndaj vdekjes së ambasadorit Kempelman, Washingtoni zyrtar reagoi nepërmjet zëvendës-presidentit Joe Biden, i cili e lavdëroi atë si një kampion i të drejtave të njeriut dhe si kampion i pakësimit të numërit të armëve bërthamore. ''Në kulmin e Luftës së Ftohët, ai ishte kampion i negociatave për marrëveshje shumë të rëndësishme mbi zbatimin e të drejatve të njeriut dhe të pakësimit të armëve bërthamore'', tha Zoti Biden nepërmjet një deklarate që lëshoi Shtëpia e Bardhë me këtë rast. Në këtë deklaratë thuhet gjithashtu se ambasadori Kempelman, ''Vitet e fundit të jetës së tij, ia kushtoi avancimit të vizionit që ai ndante me presidentin Reagan dhe të tjerë – d.mth vizionit për një botë pa armë bërthamore”.

Edhe Departmenti Amerikan i Shtetit (DASH) komentoi vdekjen e ambasadorit Kempelman, duke thënë se ''Ambasadori Kempelman , me një elokuencë të pashoqtë, anavoi idenë se respekti i të drejtave të njeriut është jetik për bashkpunimin dhe paqën midis shteteve.'' Në deklaratë e DASH, thuhet gjithashtu se , ''Lidershipi i ambasadorit Kempelman ishte i pazëvëndsueshëm për suksesin e negociatave mbi angazhimet për zbatimin e të drejtave të njeriut si edhe për një botë më stabile gjeostrategjike. Ai nuk pushoi kurrë së punuari për kontrollimin e kërcënimit që vjen nga armët bërthamore dhe as nuk pushoi kurrë së foluri në mbrojtje të kauzës së lirisë dhe të të drejtave të njeriut. Për shërbimin e tij ndaj atdheut, si dhe paqës dhe lirisë në botë, ai mori dekoratat më të larta civile të këtij vendi nga Presidentët Ronald Reagan dhe Bill Klinton.

Ambasadori Kempelman, angazhimin e tij ndaj lirisë, demokracisë dhje mbrojtjes së të drejtave të njeriut kudo në botë, e tregoi edhe gjatë krizës dhe luftës në Kosovë. Ai së bashku me personalitetet më të dalluara dhe më me influencë të politikës dhe diplomacisë amerikane të asaj kohe, si Senatori Bob Dole e Zbigniew Brzezinski, i bënë thirrje presidentit Bill Clinton se vetëm udhëheqja e fortë dhe e vazhdueshme e Shteteve të Bashkuara mund të zgjidhë krizën më të madhe të sigurimit sot në Evropë, ndërsa forcat e serbe nën komandën e presidentit Sllobodan Miloseviç vrasin e presin popullsinë civile në Kosovë, duke rrezikuar stabilitetin dhe paqën në rajon. Madje, madje, ambasadori Kempelman me kolegët e tij, i bënin thirrje administratës Klinton se përveç sulmeve ajrore, NATO duhej të përgtatitej të dërgonte forcat këmbësore në Kosovë, duke i shkruar Presidentit Clinton se tani, ''të gjithë sytë janë këthyer kah Wasshingtoni. Vetëm udhëheqja e fortë e Shteteve të Bashkuara mund të bindë Milosheviçin që të ndalojë spastrimin etnik të shqiptarëve...pasi egërsia që po ushtron ai në Kosovë, rrezikon më shumë se jetën e popullësisë civile dhe stabilitetin rajonal. Rrezikohen interesat e Shteteve të Bashkuara, kredibiliteti i NATO-s, si dhe sukseset e arritura në Bosnje.'' Në një apel tjetër të nënshkruar nga Ambasadori Kempelman dhe kolegët e tij i thonë Presidenti Klinton se vetëm bombardimet nuk do të ndalojnë fushatën e Millosheviçit të vrasjeve, përdhunimeve, plaçkitjeve dhe shpërnguljeve të detyrueshme të shqiptarëve, dhe kërkonin që në asnjë mënyrë nuk duhej të bëhej ndonjë ''kompromis'' ,për ta shpëblyer atë për fushatën e tij të terrorit.

Ambasadori Max Kempelman ishte mbështetës i pa kompromisi i të drejtave të njeriut, besonte dhe punoi gjtihë jetën e tij për një botë pa armë bëthamore. Si politikan, ai nuk i përket asnjë kategorie dhe do të kishte shumë të vështirë të vepronte në atmosferën e ndasive politike e partiake që mbizotëron sot në Washington. Me një rast, ai pat shkruar se, “asnjë njeri që pranon të vërteten si sovrane, nuk mund të jetë ushtar i një partie ose i një lëvizjeje, sepse si i tillë nuk mund të shkojë përpara me ta, me të njëjtit hapa.” Mbi të gjitha, ai besonte se respektimi dhe zbatimi i të drejtave të njeriut dhe liria e plotë e individit, përfshirë edhe lirinë e fjalës, janë faktorë të doemosdoshëm për një paqë dhe siguri të qëndrueshme botërore.



Ambasadori Max Kempelman

Amb. Kempelman me Presidentin Ronald Reagan


FRANK SHKRELI


Rating (Votes: )   
    Comments (0)        Dërgoja shokut        Printo


Other Articles:
NUK KA FESTË NË MINESOTA!...-Duke medituar në 5-vjetorin e Ditëpavarësisë së Kosovës-Nga SHEFQET MEKO (02.19.2013)
5 VJETORI I KOSOVËS PA FLAMUJ KUQ E ZI E PA EUFORINga ELIDA BUÇPAPAJ (02.18.2013)
ÇFARË ËSHTË THYER NË RAPORTET SHQIPËRI-SHBA?Nga SHABAN MURATI (02.18.2013)
JEHONA AMERIKANE ME RASTIN E 5-VJETORIT TË PAVARËSISË SË KOSOVËSNga FRANK SHKRELI (02.17.2013)
E DREJTA E VOTËS - E DREJTË E DHËNË NGA PERËNDIANga BARACK OBAMA (02.15.2013)
Me rastin e 5 Vjetorit të PavarësisëASAMBLISTI MARK GJONAJ - REZOLUTË PËR KOSOVËNNga FRANK SHKRELI (02.15.2013)
POLITIKA DHE DIPLOMACIA SHQIPTARE BARAZ ME NEPOTIZËM E BARONIZËM - RASTI CEKA DHE JO VETËM AQNga ELIDA BUÇPAPAJ (02.13.2013)
SHBA DUHET TË PËRQAFOJË NJË AXHENDË RRITJEJENga LAWRENCE SUMMERS, Reuters (02.13.2013)
BOTA REAGON NDAJ DORËHEQJES SË PAPA BENEDIKTIT XVINga FRANK SHKRELI (02.13.2013)
NJË YLL I RI I PARTISË REPUBLIKANE NË SHBA?Nga FRANK SHKRELI (02.12.2013)



 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Dhjetor 2019  
D H M M E P S
1 2 3 4 5 6 7
8 9 10 11 12 13 14
15 16 17 18 19 20 21
22 23 24 25 26 27 28
29 30 31        
 
::| Hot News
PËRMBYTJET NË SHQIPËRI - QEVERIA THOTË SE GJENDJA ËSHTË KRITIKE, KËRKON NDIHMË NGA BRUKSELI
ARVIZU - PRESIM QË DREJTËSIA SHQIPTARE TË DËNOJË TRAFIKANTËT E NJERËZVE
NATO NUK MUND TË NDIHMOJË NË KRIJIMIN E USHTRISË NË KOSOVË
GJERMANIA, FRANCA, BRITANIA E MADHE, HOLLANDA DHE DANIMARKA KUNDËR STATUSIT TË VENDIT KANDIDAT PËR SHQIPËRINË
THAÇI PARALAJMËRON ZGJEDHJEN E PRESIDENTIT GJATË JAVËS SË ARDHSHME
MISIONI MISHELËNga MICHELLE OBAMA, Newsweek
BABAI E NJEH MË MIRËNga THOMAS L. FRIEDMAN, New York Times
NATO dhe BE borxhlinj ndaj Kosovës ?Nga Elida Buçpapaj

 
VOAL
[Shko lart]