VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve - E kur Azem Hajdari do të kthehet në një simbol të përbashkët të pluralizmit politik shqiptar ?Nga Elida Buçpapaj

                                                                                      

E Djelë, 05.19.2024, 09:28pm (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
OPINONE-EDITORIALE
 
E kur Azem Hajdari do të kthehet në një simbol të përbashkët të pluralizmit politik shqiptar ?

Nga Elida Buçpapaj

E Hënë, 09.14.2009, 03:11pm (GMT+1)


 

12 shtator 2011

Sa herë vjen 12 Shtatori, njëri krah i politikës shqiptare e kujton Azem Hajdarin, ndërsa tjetri hesht. Njëri krah e kujton si një ritual, më shumë për t'i marrë vlera Azem Hajdarit se për t'i dhënë nga vlerat e veta. Azem Hajdari kujtohet jo për ta pasur si model, sepse politika shqiptare ka si pikë referimi mjerisht vetveten.

Edhe ata që thonë se janë bashkëluftëtarë të Azemit, e përsërisin këtë gjë vetëm sa herë vjen 12 Shtatori, dita kur deputeti i Kuvendit të Shqipërisë u masakrua në mënyrën më barbare nga forcat më okulte të së majtës shqiptare, ose sa herë vjen Dhjetori kur Shqipëria shpalli pluralizmin.

Azem Hajdari simbolizon një prej figurave kyçe të këtij pluralizmi makabër, tragjik, dhe kontravers, ashtu si vetë tranzicioni në Shqipëri.

Me rastin e 13 vjetorit të vrasjes të heroit të demokracisë shqiptare u bënë homazhe pranë memorialit dhe vizita në shtëpinë e Azemit. Ky ritual, paçka se u krye nga krerët më të lartë të shtetit shqiptar, mbetet në kontekstin partiak, sepse mungonte opozita, e përfaqësuar nga PS,ashtu si ka munguar për çdo vit edhe 12 vjet të shkuara.

Megjithëse bashkëshortja e Azemit, Fatmira Hajdari, ka kërkuar nga PD hapjen e Dosjes së Azemit, duke kujtuar se procesi i hetimit ishte komentuar si një "farsë" nga kryeministri Berisha, fjala e saj ka rënë në vesh të shurdhër. Sali Berisha pas një ftohjeje që kishte patur me Azemin, kur ishte president u riafrua me të në vitet më kritike të Shqipërisë 1997-1998, kohë kur Azem Hajdari ishte pjekur dhe maturuar si politikan e kur gëzonte një popullaritet të padiskutueshëm. Azem Hajdari sot, po të ishte gjallë, padyshim do të ishte një konkurrent i patundshëm i qendrës së djathtë, ku sot me shumë vështirësi mund të bësh prognoza për emra e rinj apo vazhduesit e Berishës.

Por qëllimi i këtij shkrimi nuk lidhet me kronikat e shtypit për ritualin e përvitshëm në këtë ditë shtatori. Unë do të isha e impresionuar sikur ndonjë nga gazetat e Shqipërisë të dilte me titullin: "E përse mungoi Ed Rama në vizitën tek memoriali apo familja e Azem Hajdarit?". E përse mungoi kryetari i opozitës kur kujtohej ditëvrasja e Azemit për t'i shtrënguar dorën Azemit të vogël dhe për t'iu betuar me dorë në zemër, siç bën rëndom, se e majta shqiptare po reformohet jo me sloganë por si një detyrim kombëtar, sepse pa reformimin e njëmendtë të së majtës, me trashëgimi staliniste, pa shpartallimin e forcave të saj okulte, të cilat urdhëruan ekzekutimin e Azemit, e ardhmja e Shqipërisë është e turbullt.

I jap shumë të drejtë bashkëshortes së Azemit, Fatmira Hajdarit, e cila i kërkon PD-së të iniciojë rihetimin e vrasjes së Azemit, për të hedhur dritë në një krim të pazbardhur, i cili ka ndodhur në ditët tona dhe nëse nuk do të zbardhet do të vazhdojë të inkriminojë politikën.

Fakti që 12 Shtatori e Azem Hajdari kujtohet nga një palë e politikës dhe harrohet nga pala tjetër, flet se gjithçka ka mbetur pezull, në terr dhe e pandriçuar. E duke mbetur e pandriçuar e vërteta e vrasjes së Azem Hajdarit, e sotmja politike e Shqipërisë është me hije. Ndriçimi i vrasjes të Azem Hajdarit do të ndriçojë të vërtetën për të cilën sot ka nevojë absolute pluralizmi në Shqipëri.

Dosja e Azem Hajdarit duhet të rihapet dhe rihetohet, ashtu sikundër duhet të hapen edhe Dosjet e Diktaturës, sepse nëse do të mbahen të mbyllura, dhe nëse do të vazhdojnë të mbrohen nga cerberët, demokracia shqiptare do të ngjajë gjithnjë si një tigër prej letre, ndërsa pluralizmi shqiptar do të jetë si një kështjellë prej rëre.

Nuk është çështja se kush e viziton dhe kush mungon tek Memoriali i Azemit, çështja qëndron që roli dhe figura e Azem Hajdarit të mos mbetet në pasurinë e një partie, apo në mëshirën e partiakëve, por të kthehet në një figurë simbol të pluralizmit në Shqipëri.

Rihapja e hetimeve dhe institucionalizimi i figurës së Azem Hajdarit është ajo që duhet. Prandaj pyes, se kur Azem Hajdari do të kthehet në një simbol të përbashkët të pluralizmit politik shqiptar? Sepse, vetëm atëherë mund të besohet se politika shqiptare do të jetë e vendosur në shina, sipas prerogativave të një shteti Perëndimor.

 

 


Elida Buçpapaj


Rating (Votes: )   
    Comments (0)        Dërgoja shokut        Printo


Other Articles:
RTK: Para Asamblesë së Përgjithshme të OKBsë vërehet një ngecje në njohjet e reja për Kosovën (09.14.2009)
AZEM HAJDARI, HEROI I DEMOKRACISËNga Ramiz Lushaj (09.13.2009)
Dy data që përgjakën lirinë!Nga Bislim Ahmetaj (09.13.2009)
Amerikën nuk do ta mbante toka po të mos përgjigjej denjësisht kur u sulmuan qiejt e sajNga Ramiz Lushaj (09.12.2009)
T'iu përmbahemi vlerave të Kombit tonë të lashtëNga Alfred Papuçiu (09.11.2009)
Evropa e Lirë: A po lobohet për Kosovën? (09.09.2009)
GNK: EULEXi dhe Prishtina përgjegjëse për situatën e krijuar rreth protokollit (09.09.2009)
Rexhepi: Serbia po lufton për pushtet në Mitrovicë (09.08.2009)
Editorial: Kushtetuta e Kaçanikut nis vitin e saj të njëzetë (09.07.2009)
Sfida dhe vite të vështira për bashkëqeverisjen Berisha-Meta (09.06.2009)



 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Maj 2024  
D H M M E P S
      1 2 3 4
5 6 7 8 9 10 11
12 13 14 15 16 17 18
19 20 21 22 23 24 25
26 27 28 29 30 31  
 
::| Hot News
PËRMBYTJET NË SHQIPËRI - QEVERIA THOTË SE GJENDJA ËSHTË KRITIKE, KËRKON NDIHMË NGA BRUKSELI
ARVIZU - PRESIM QË DREJTËSIA SHQIPTARE TË DËNOJË TRAFIKANTËT E NJERËZVE
NATO NUK MUND TË NDIHMOJË NË KRIJIMIN E USHTRISË NË KOSOVË
GJERMANIA, FRANCA, BRITANIA E MADHE, HOLLANDA DHE DANIMARKA KUNDËR STATUSIT TË VENDIT KANDIDAT PËR SHQIPËRINË
THAÇI PARALAJMËRON ZGJEDHJEN E PRESIDENTIT GJATË JAVËS SË ARDHSHME
MISIONI MISHELËNga MICHELLE OBAMA, Newsweek
BABAI E NJEH MË MIRËNga THOMAS L. FRIEDMAN, New York Times
NATO dhe BE borxhlinj ndaj Kosovës ?Nga Elida Buçpapaj

 
VOAL
[Shko lartë]