VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve - RRUGA E ARBRIT DUHET TË PËRFUNDOHETLetër e hapur z Bujar Nishanit, President i Republikës së ShqipërisëNga Dr. GËZIM ALPION

                                                                                      

E Shtunë, 04.27.2024, 05:00am (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
OPINONE-EDITORIALE
 
RRUGA E ARBRIT DUHET TË PËRFUNDOHET
Letër e hapur z Bujar Nishanit, President i Republikës së Shqipërisë
Nga Dr. GËZIM ALPION

E Hënë, 05.13.2013, 05:55am (GMT+1)



I nderur z. Nishani,

Mua më quajnë Gëzim Alpion. Po ju shkruaj si një dibran i thjeshtë për të kërkuar ndihmën tuaj për sa vijon.

I shqetësuar për prapambetjen e krahinës së Dibrës, prapambetje që ka si burim edhe rrugën aktuale torturuese Tiranë Dibër, më 18 mars 2013 nisa një peticion online. Peticioni mund të nënshkruhet edhe në formular, përgatitur në përputhje me ligjet e shtetit shqiptar për ata që nuk kanë mundësi ta bëjnë këtë gjë online. Nëpërmjet këtij peticioni do t'i kërkohet qeverisë së Republikës së Shqipërisë që do të dalë nga zgjedhjet e qershorit 2013, përfundimi i Rrugës së Arbrit sa më shpejt dhe me cilësi, në përputhje të plotë me standardet ndërkombëtare.

Deri tani peticioni online është nënshkruar nga mbi 2000 veta dhe është përkrahur apo përcjellë gjerësisht nga mediat në Kosovë, Shqipëri, Maqedoni dhe diasporë: Angli, SHBA, Kanada, Zvicër, Itali, Greqi dhe Rumani. Më shumë informacion në lidhje me peticionin dhe përkrahjen e tij deri tani mund të gjeni në fund të kësaj letre.

Unë nuk jam njeri "politik", por si intelektual nuk jam "apolitik". Përkundrazi, unë mendoj se intelektualët duhet të bashkëpunojnë në mënyrë transparente dhe konstruktive me qeveri që rezultojnë nga zgjedhje demokratike apo forca politike, që, për qëllim parësor, kanë mbrojtjen e interesave të vendit dhe zhvillimin e tij.

Shpreh bindjen se Ju gjithmonë e keni përkrahur ndërtimin e Rrugës së Arbrit. Megjithatë, nëpërmjet kësaj letre të hapur do t'Ju lutesha që ashtu si nënshkruesit e shumtë shqiptarë dhe të huaj nga të katër anët e globit, edhe Ju ta dëshmoni këtë përkrahje publikisht, duke e firmosur personalisht peticionin.

Po kështu, jam i bindur se Ju e kuptoni domosdoshmërinë e përfundimit të këtij projekti jo vetëm në kuadrin e rolit pozitiv që do të ketë për Dibrën dhe dibranët, por edhe për kontributin e madh që Rruga e Arbrit, kjo nyje e rëndësishme infrastrukturore në Ballkan, do të luajë për të sjellë shqiptarët më pranë jo vetëm me njëri-tjetrin, por edhe me popujt dhe vendet fqinje. Rruga e Arbrit është një investim i pallogaritshëm për integrimin e mëtejshëm të Shqipërisë dhe Ballkanit në Europë.

Peticioni nuk ka karakter politik dhe Ju siguroj se nuk do të përdoret nga asnjë institucion shtetëror apo forcë politike para dhe pas zgjedhjeve të qershorit. Unë do t'Ju jem mirënjohës për çdo përkrahje që mund t'i jepni peticionit, i cili do të mbyllet vetëm kur të inaugurohet rruga Tiranë Dibër.

Me shpresë se do të më mirëkuptoni dhe do ta përkrahni peticionin,

Miqësisht,
Birmingham, Angli
gezim.alpion@hotmail.co.uk

Shënim:
E njëjta letër u është drejtuar sot edhe personave që vijojnë:
Z. Sali Berisha, znj. Jozefina Topalli, z. Edi Rama, z. Ilir Meta,  z. Shpëtim Idrizi,
z. Bamir Topi dhe z. Fatmir Mediu.

Kjo letër do t'u përcillet edhe mediave në Shqipëri, Kosovë, Maqedoni, Mal të Zi dhe diasporë.


Dr. GËZIM ALPION


Rating (Votes: )   
    Comments (0)        Dërgoja shokut        Printo


Other Articles:
AMERIKA PËR ZGJEDHJET E 23 QERSHORIT NË SHQIPËRINga FRANK SHKRELI (05.11.2013)
MONOLOG PAS ZYRTARIZIMIT TË LISTAVE - QAJ FACEBOOK ME LOTË PËRPJETËNga SKËNDER BUÇPAPAJ (05.10.2013)
''JU FLET ZËRI I AMERIKËS''Me rastin e 70-vjetorit të Shërbimit Shqip të VOA-sNga FRANK SHKRELI* (05.09.2013)
DRITËHIJET E LISTAVENga AFRIM KRASNIQI (05.08.2013)
PS 'MEA CULPA' I OFRON SHKODRËS DY INTELEKTUALËAnalizë nga REDAN BUSHATI (05.06.2013)
ËSHTË NJË ITALI QË DËSHIRON TË ËNDËRROJËNga ROBERTO SAVIANO, La Repubblica (05.05.2013)
AMBASADA E KOSOVËS NË ZVICËR, AMBASADË E LPK-PDKsë, AMBASADË ANTI LDKNga XHEVAT REXHAJ (05.04.2013)
SHQIPËRIA DUHET TË NGREJË NË NIVEL MINISTRIE PËRFAQËSIMIN E DIASPORËSNga ARTUR VREKAJ, WORCESTER,MA (SHBA) (05.01.2013)
SHARLATANIZMAT E NJË SHARLATANINga JUSUF BUXHOVI (05.01.2013)
HISTORIA E KOHËS SONËNga PAUL KRUGMAN, New York Times (05.01.2013)



 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Prill 2024  
D H M M E P S
  1 2 3 4 5 6
7 8 9 10 11 12 13
14 15 16 17 18 19 20
21 22 23 24 25 26 27
28 29 30        
 
::| Hot News
PËRMBYTJET NË SHQIPËRI - QEVERIA THOTË SE GJENDJA ËSHTË KRITIKE, KËRKON NDIHMË NGA BRUKSELI
ARVIZU - PRESIM QË DREJTËSIA SHQIPTARE TË DËNOJË TRAFIKANTËT E NJERËZVE
NATO NUK MUND TË NDIHMOJË NË KRIJIMIN E USHTRISË NË KOSOVË
GJERMANIA, FRANCA, BRITANIA E MADHE, HOLLANDA DHE DANIMARKA KUNDËR STATUSIT TË VENDIT KANDIDAT PËR SHQIPËRINË
THAÇI PARALAJMËRON ZGJEDHJEN E PRESIDENTIT GJATË JAVËS SË ARDHSHME
MISIONI MISHELËNga MICHELLE OBAMA, Newsweek
BABAI E NJEH MË MIRËNga THOMAS L. FRIEDMAN, New York Times
NATO dhe BE borxhlinj ndaj Kosovës ?Nga Elida Buçpapaj

 
VOAL
[Shko lartë]