VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve - A DO TË FUNKSIONOJË MARRËVESHJA PËR VERIUN E KOSOVËS?Nga QAZIM TEPSHI

                                                                                      

E Premte, 08.17.2018, 01:28am (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
OPINONE-EDITORIALE
 
A DO TË FUNKSIONOJË MARRËVESHJA PËR VERIUN E KOSOVËS?
Nga QAZIM TEPSHI

E Djelë, 07.07.2013, 07:52am (GMT+1)




Më 19 prill të këtij viti u arrit në Bruksel, me ndërmjetësinë e Katherin Ashton dhe të SHBAve, marrëveshja midis shtetit të Kosovës dhe shtetit të Serbisë për veriun e Kosovës. Marrëveshja që u siglua veçmas, larg njëri-tjetrit, nga Kryeministri Thaçi i shtetit të Kosovës dhe nga Kryeministri Daçiç i shtetit të Serbisë, u aprovua nga qeveritë e të dyja vendeve dhe më 22 maj u prezantua plani i zbatimit të kësaj marrëveshjeje. Disa ditë më vonë, qeveritë e të dyja vendeve e aprovuan këtë plan zbatimi, arritur në Bruksel. Ka disa ditë që vijon puna e delegacioneve të të dyja vendeve për zbatimin e marrëveshjes së arritur, por akoma nuk ka rezultat dhe asgjë nuk ka lëvizur në veriun e Kosovës.

Kjo marrëveshje u deklarua historike nga disa personalitete të disa vendeve perëndimore, ashtu edhe nga Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së, Ban Ki Moon. Ministrat e Jashtëm të Gjermanisë dhe Anglisë u detyruan të shkojnë në Beograd për të “imponuar” realizimin e kësaj marrëveshjeje në kohë, para se BE të marrë vendimin për hapjen e negociatave për anëtarësim të Serbisë në BE dhe hapjen e negociatave për marrëveshjen e asocim-stabilizimit të Kosovës me BE-në. Të dy këta ministra i kujtuan Beogradit se zbatimi është i rëndësishëm dhe ka të bëjë me dritën jeshile për fillimin e bisedimeve për t’u anëtarësuar në BE.

Në takimin e kryeministrit Thaçi me zv.presidentin e SHBA, Biden, në Uashington u vlerësua marrëveshja, por edhe u kërkua që të dyja palët të punojnë për realizimin sa më parë të saj. Pak a shumë kështu u diskutua edhe në raportimin tremujor për Kosovën e Ban Ki Moon në Këshillin e Sigurimit, ku Kryeministri serb, Daçiç vazhdoi të ankohet se gjoja në veri ka pasur incidente, pa siguri për qytetarët e origjinës serbe, nuk lejohen zyrtarët serbë të hyjnë lirisht në Kosovë. Kështu e kanë zakon politikanët serbë dhe bravo u qoftë. Asgjënë e bëjnë dukuri dhe dukurinë sado në embrion e portretizojnë në opinion si zhvillim i rëndë kundër zyrtarëve të ushtrisë e policisë serbe në veriun e Kosovës, që në Beograd i konsiderojnë qytetarë atje. Mirë e bëjnë se askush në Shqipëri nuk ka ose nuk do vëmendje për çfarë ka ndodhur e po ndodh me veriun e Kosovës. Themi për Shqipërinë se qeveria e Kosovës ka problem të njohjes së Kosovës dhe i qëndron gatitu Brukselit, pasi shpreson se Brukseli do bëjë presion që pesë shtetet anëtare të BE-së ta njohin Kosovën, shpreson gjithashtu se Brukseli do i dërgojë marrëveshjen e asocim-stabilizimit.

Ne kemi shkruar në “Gazeta Shqiptare” disa artikuj ku kritikojmë qëndrimin e BE-së ndaj Kosovës e ndaj çështjes së veriut të Kosovës. Kemi theksuar dhe vijojmë të theksojmë se Brukseli nuk mund e nuk duhet të ketë dy matës, njërën për Serbinë, të cilës i lutet ‘aman t’u bëfsha hajde me ne e mos shko me Rusinë’ dhe Serbia merr avantazhe të paligjshme e kundër normave ndërkombëtare në Kosovë dhe nga ana tjetër bën marrëveshje strategjike me aleaten ortodokse, Rusinë. Brukseli e detyron Kosovën të bëjë lëshime të vazhdueshme. Brukseli nuk duhet e nuk mund të barazojë Kosovën me Serbinë në plotësimin e standarteve drejt BE-së, siç ka bërë deri tani dhe në vend që ta detyrojë Serbinë t’i kërkojë falje Kosovës për genocidin e ushtruar kundër popullit të saj, e lajkëton, ia heq barrën historike të krimit, i lutet të tregohet bashkëpunuese dhe bile i ofron mundësinë të hapë procesin e anëtarësimit në BE. Duket që akoma Brukselin e komandojnë shtetet me kisha ortodokse, që varen e kanë aleancë me Rusinë e kishën e saj ortodokse. Këto janë disa elementë që na bëjnë të mendojmë se edhe marrëveshjen e fundit të arritur në Bruksel më 19 prill, Serbia do ta zvarritë, edhe pse e di mirë se ajo është plotësisht në favor të saj, pasi ia legalizoi strukturat ilegale-ushtarako-kriminale-mafioze të rrezikshme jo vetëm për veriun e Kosovës, por për të gjithë Ballkanin dhe vetë BE-në. Ndërkohë, janë struktura të BE si Eulex që përdor dosjet e sajuara të Serbisë, për gjoja krime lufte të disa komandantëve të UÇK-së, për të arrestuar këta personalitete të Kosovës. Në asnjë vend të botës demokratike nuk mund të arrestosh një ambasador, apo një deputet, pa ia hequr mandatin dhe pa u provuar në gjykatë se faji, apo “krimi” është kryer. Natyrisht, për t’i bërë qejfin Beogradit, këta elementë nuk paraqesin rëndësi për këta përfaqësues, që janë të ftuar nga Kosova të ndihmojnë e jo të sundojnë pa pyetur për asnjë normë të njohur. Beogradi përsërit herë pas here se nuk e pranon pavarësinë e Kosovës, që nga presidenti e kryeministri i saj dhe kohët e fundit bënë çmos që të detyrojnë Maqedoninë të mos ftojë në takimin e Ohrit presidenten e Kosovës, deri sa bënë që të dështojë mbledhja. Asnjë deklaratë nuk bëri për këtë BE-ja, që t’i bëjë presion Beogradit. Edhe këto ditë Presidenti i shtetit të Serbisë, Nikoliç, deklaroi se nuk do marrë pjesë në ceremoninë e anëtarësimit të Kroacisë në BE, nëse ftohet presidentja e Kosovës. BE nuk është deklaruar akoma. Nuk bëhet fjalë se Brukseli po bën ndonjë presion tek pesë shtetet anëtare që të njohin pavarësinë e Kosovës. Për Brukselin as që është në rend të ditës kjo, pasi po t’i detyronte këto pesë shtete të njohin pavarësinë e Kosovës, intransigjenca e Serbisë do të dobësohej dhe Kosova shumë shpejt do të njihej dhe nga shtete të tjera e të bëhej vend anëtar i OKB-së. Përkundrazi, me një Kosovë që e kanë njohur pavarësinë e saj vetëm 100 shtete dhe Brukseli dhe Beogradi mund të bëjnë presione më lehtë ndaj Kosovës që të bëjë lëshime të vazhdueshme, që do i kushtojnë shumë të ardhmes së pavarur të Kosovës dhe e bëjnë Serbinë të qëndrojë në dy ngrehina, në atë të BE-së dhe të Rusisë. Një shembull i shëmtuar ky, por që tregon se BE akoma nuk ka pavarësi nga Rusia dhe akoma mban lidhje të dobëta me SHBA.
Në këto kushte, marrëveshja ndonëse e ka vënë në pozita shumë të vështira Kosovën, nuk mund të konsiderohet historike, pasi në të vërtetë nuk do zbatohet lehtë dhe do të ndryshohet rrugës, sipas dëshirave dhe synimeve të Beogradit. Deri tani ajo u ndryshua disa herë, deri sa Beogradi mendoi se ka krijuar në veri të Kosovës një strukturë juridike të lidhur me Beogradin dhe kjo strukturë ka bekimin e BE-së dhe të SHBA-ve. Pra, atë që nuk e arriti Serbia me planin e Ahtisarit, po e arrin tani me këtë marrëveshje, që legalizon lidhjen e Serbisë me veriun e Kosovës, gjë që nuk ndodh në asnjë vend tjetër dhe as njihet në të drejtën ndërkombëtare. Pra, legalizohet me pjesëmarrjen e Brukselit një dukuri që nuk mund të legalizohet as me luftë dhe përbën precedent të rrezikshëm dhe për vetë Serbinë e vendet e tjera evropiane e ballkanike, që kanë në përbërje të tyre territore të shteteve të tjera që nga Lufta e Parë Botërore.
Brukseli duket se ka zell të madh t’i njoftojë Beogradit datën e fillimit të bisedimeve për anëtarësim, që do të thotë vend kandidat me financime të mëdha nga BE, duke e shpëtuar gjoja Beogradin nga rrënimi financiar e nga vartësia financiare ruse (por nga ajo ushtarake e politike nuk e largon dot). I kërkojnë Kosovës të ndryshojë Kushtetutën që u përgatit nga ndërkombëtarët, sipas planit të Ahtisarit, vetëm për të zgjeruar faljen e grupeve mercenare, kriminale, ushtarake, policore të Serbisë në veriun e Kosovës, që atë e falën pa gjyq, pa e ndëshkuar edhe pse cenuan rëndë për 14 vjet sovranitetin e shtetit të Kosovës dhe nëpërkëmbën të drejtat e njeriut. Kur Brukseli bën shkelje të tilla, nuk ka si të mos flasë serbes, Zëvendëskryeministri i Serbisë, Vulin, se po nuk u bë ligji për amnisti të gjerë, nuk do të ketë shkrirje të strukturave ushtarake e policore serbe. Në këtë linjë do zvarritet procesi nëse nuk plotësohen të gjitha kërkesat e Serbisë, ku dhe kryeministri i qetë deklaron se nuk bëhet fjalë për heqjen e barrikadave tek ura e lumit Ibër që ndan Mitrovicën në dy pjesë, që njëqind vjet më parë ishte qendra e rezistencës së shqiptarëve kundër perandorisë osmane.

U bënë mbi gjashtë takime teknike midis përfaqësuesve të të dyja vendeve në Bruksel për të zgjidhur çështje të drejtësisë, policisë, telekomunikacionit dhe energjisë për veriun e Kosovës. U desh takimi i Ashton me Daçiç e Thaçi që diçka të lëvizë, aq sa Ashton dhe Fyle, t’u shkruajnë ministrave të Jashtëm të BE, se është bërë progres e të propozohet data e hapjes së bisedimeve për anëtarësim të Serbisë. Edhe pse Serbia njoftoi Brukselin se ka ndërprerë financimin për forcat ushtarake serbe të MUP në veri të Kosovës, një lloj marrëveshjeje për planin e zbatimit të deklaruar me bujë, u arrit vetëm për drejtësinë e policinë, ku drejtimin e veriut do e mbajnë serbët në këto dy sektorë të rëndësishëm. Çështja e prefiksit të telefonisë së Kosovës nuk është zgjidhur akoma, pasi Serbia kërkon që ajo duhet të kalojë nga Serbia dhe ajo të bëjë kërkesën pranë UITT dhe jo nëpërmjet Shqipërisë. Shqipëria nuk ndihet se është në zgjedhje, gjoja. Çështja e energjisë nuk është zgjidhur akoma, sepse Serbia kërkon që ndërmarrjet e saj të komandojnë energjinë në veri të Kosovës, siç kërkojnë për shërbimet e kërkimet për pronat gjoja të larguarve serbë. Asgjë nuk është bërë për të humburit shqiptarë, të vrarë nga ushtritë kriminale serbe. As të falurit për krimet e genocidit serb nuk është në axhendën e Brukselit. Pra, Serbia me ndihmën e Brukselit siguroi lidhje juridike dhe ekonomike me veriun e Kosovës dhe lidhjet politike ajo shpreson t’i sigurojë në vjeshtë kur të zhvillohen zgjedhjet në veri, me ndihmën e OSBE-së dhe Eulex-it, që do forcojnë asocimin e komunave serbe në veri në jetën e Kosovës së pavarur. Pra, takimi i fundit i Ashton me Daçiç dhe Thaçi nuk i zgjidh as çështjet teknike, as çështjet e marrëveshjes për marrëdhënie të mira midis dy vendeve. Ne besojmë se do kalojë shumë vështirësi Kosova në të ardhmen e afërt, nëse BE nuk ngulmon në shpejtimin e njohjes së pavarësisë së saj nga pesë shtetet anëtare të BE, që mbajnë peng dhe njëzet shtete të tjera bashkë me Serbinë, që të mos njohin pavarësinë e Kosovës. Kështu nuk kontribuohet për marrëdhëniet e marrëveshjen që u arrit midis Serbisë e Kosovës dhe problematika e veriut të Kosovës do krijojë për një kohë të gjatë vështirësi dhe për BE-në. Shpresojmë që Gjermania ta vonojë tani çështjen e datës për fillimin e bisedimeve për anëtarësim të Serbisë e ta ketë për janarin që vjen, kur dhe Kosova të ketë ecur në marrëveshjen e asocim stabilizimit dhe kur edhe Shqipëria të mund të kontribuojë në këtë çështje të rëndësishme, pasi nuk do justifikohet dot nga fushata e zgjedhjeve.


QAZIM TEPSHI


Rating (Votes: )   
    Comments (0)        Dërgoja shokut        Printo


Other Articles:
KOVA ME VRIMA - GJASHTË RRJEDHJET E FRIKSHME TË VJESHTËS 2013Nga SHENASI RAMA (07.05.2013)
NJË VLERËSIM PËR PRAGUN E REPUBLIKËS SË PESTËNga ROMEO GURAKUQI* (07.04.2013)
DASHURIA E MADHE MIDIS PARTISË DEMOKRATIKE TË SHQIPËRISË DHE PARTISË KOMUNISTE TË KINËSNga SHABAN MURATI (07.03.2013)
101... E TUTJENga ALBINOT MALOKU (07.02.2013)
PËRVJETORI I MASAKRËS SË ÇAMËVENga FRANK SHKRELI (07.02.2013)
GENTJAN, ENDRIT, JU LUTEM MOS E LEXONI LETRËN E SALI BERISHËS (UPDATED) Nga ELIDA BUÇPAPAJ (07.01.2013)
MANDELA DHE OBAMANga BILL KELLER, New York Times (06.30.2013)
E DJATHTA DHE E MAJTANga RESHAT KRIPA (06.29.2013)
VOTA PARANDALUESENga SKËNDER BUÇPAPAJ (06.28.2013)
LUFTA E FTOHTË KTHEHETEdward Snowden shton ftohjen në raportet SHBA, RusiNga ANNE APPLEBAUM, Washington Post (06.28.2013)



 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Gusht 2018  
D H M M E P S
      1 2 3 4
5 6 7 8 9 10 11
12 13 14 15 16 17 18
19 20 21 22 23 24 25
26 27 28 29 30 31  
 
::| Hot News
PËRMBYTJET NË SHQIPËRI - QEVERIA THOTË SE GJENDJA ËSHTË KRITIKE, KËRKON NDIHMË NGA BRUKSELI
ARVIZU - PRESIM QË DREJTËSIA SHQIPTARE TË DËNOJË TRAFIKANTËT E NJERËZVE
NATO NUK MUND TË NDIHMOJË NË KRIJIMIN E USHTRISË NË KOSOVË
GJERMANIA, FRANCA, BRITANIA E MADHE, HOLLANDA DHE DANIMARKA KUNDËR STATUSIT TË VENDIT KANDIDAT PËR SHQIPËRINË
THAÇI PARALAJMËRON ZGJEDHJEN E PRESIDENTIT GJATË JAVËS SË ARDHSHME
MISIONI MISHELËNga MICHELLE OBAMA, Newsweek
BABAI E NJEH MË MIRËNga THOMAS L. FRIEDMAN, New York Times
NATO dhe BE borxhlinj ndaj Kosovës ?Nga Elida Buçpapaj

 
VOAL
[Shko lart]