VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve - DISA KARAKTERISTIKA TË PROTESTËS PARA SHTËPISË SË BARDHË DHE AMBASADES SË MALIT TË ZI NË UASHINGTONNga ARTUR VREKAJ

                                                                                      

E Premte, 04.26.2024, 06:53pm (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
OPINONE-EDITORIALE
 
DISA KARAKTERISTIKA TË PROTESTËS PARA SHTËPISË SË BARDHË DHE AMBASADES SË MALIT TË ZI NË UASHINGTON
Nga ARTUR VREKAJ

E Enjte, 04.10.2014, 06:39am (GMT+1)



Qëllimi i protestës ishte për protestim kundër diktatorit Milo Gjukanoviç që përmbi 20 vjet në krye të shtetit të Malit të Zi u ka ndaluar Shqiptarëve,lirinë, pjesëmarrjen në qeverisjen qëndrore, përdorimin e simboleve kombëtare, tjetërsimin e trojeve shqiptare me reforma administrative që shqiptarët të mos jenë faktor më, përndryshe të përshpejtojë ASIMILIMIN e tyre.

Çfarë karakteristika pati kjo protestë e Shqiptarëve të Amerikës? Po nënvizojmë disa prej tyre.

 1-Shoqatat aktive të Shqiptarëve të Amerikës u bënë NJË me thirrjen e 6 shoqatave Shqiptare të Malit të Zi më 8 Prill 2014 për të protestuar për liritë dhe të drejtat e vëllezerve tanë në Mal të Zi.
 2- Përthirrja ishte: Stop diskriminimit të Shqiptarëve të Malit të Zi! Liri dhe demokraci, dhe përcjellja e simboleve kombëtare në qytetet e tyre!
 3- Shqiptaro-Amerikanët marshuan që nga Detroit mbi një ditë, Worcester 24 orë dhe më të shumtët rreth New York përmbi 16 orë si marshim dhe protestë e pandërprerë.
 4- Pjesëmarrësit janë me origjinë nga të gjitha trojet Shqiptare të Çamërisë, Shqipërisë, Kosovës, Maqedonisë, Kosovës Lindore dhe Malit të Zi.
 5- Kishte Shqiptaro-Amerikanë të të gjitha moshave , fëmijë që 10 vjeç e deri të rritur mbi 70 vjeç.
 6- 136 vjet më pas kërkohej e drejta për liri para Shtëpisë së Bardhë ndërsa luftohej më 1878 për mbrojtjen e trojeve.
 7- U mbajtën fjalime në tre gjuhë - Shqip , Anglisht dhe Serbisht.
 8- U përzgjua përfundimisht uniteti i Shqiptarëve të Amerikës për shekullin e ri.
 9- U falenderuan Shtetet e Bashkuara të Amerikës për ndihmën e pakursyer për Shqiptarët e trojeve shqiptare  (1919, 1999, 2008 e në vazhdim).
 10- Protesta u përcoll me vëmëndjen më të madhe nga mediat Shqiptare dhe Amerikane.
 11- Nëpërmjet edhe të zgjedhurit të popullit Amerikan me origjinë shqiptare në shtetin e NY, zotit Mark Gjonaj, si dhe organizatorëve të protestës do të ketë edhe një përcjellje të mesazhit edhe në Kongresin Amerikan.
 12- U falenderuan të gjithë sponsorët financiarë, pjesëmarrësit, shoqatat Shqiptare dhe mediatikë për mbarëvajtjen e kësaj proteste.
 13 - Kjo protestë tregoi meritën se shoqatat Shqiptare të Malit të Zi janë më të kthjellta me program dhe veprim këtu në SHBA  dhe në Mal të Zi për të bashkuar përfundimisht faktorin shqiptar në Mal të Zi që të mos bjerë në duart e PABESISË së diktatorit Gjukanoviç.
 14 - U bë thirrje që Tirana dhe Prishtina të marrin në konsideratë përkrahjen e shqiptarëve të Malit të Zi që të jetojnë të lirë dhe demokratikisht të gëzojnë Identitetin e Shqiptarit.
 15- U përkujtuan emrat e figurave kombëtare si Skënderbeu, Ded Gjon Luli dhe heronjve shqiptarë nga Mali i Zi të Lidhjes së Prizrenit që u bënë themeli i lavdisë Shqiptare.
 16- Ju kujtua Gjukanoviç dhe ambasadorit të Malit të Zi se regjimi racist ka përndjekur në emigracion mijëra e mijëra Shqiptarë por ne nuk do rreshtim së kërkuari të drejtat e vëllezrëve tanë në Mal të Zi!
 17 - U nënvizua se shteti i Malit të Zi shumënacional në kushtetutë, pa shumicë Malazeze (nën 50%) vepron si shtet racist kundrejt Shqiptarëve në veçanti.
18. Duke valëvitur flamurin kombëtar dhe atë Amerikan u përcoll edhe një marshim i paqtë nga Shtëpia e Bardhë deri para ambasadës së Malit të Zi.
19. Çdo gjë kaloi paqësisht dhe tregoi se Shqiptarët tashmë qytetarë Amerikanë vlerësojnë paqen dhe lirinë Amerikane që frymëzon edhe Shqiptarinë tonë.

Uashington, 8 Prill 2014


ARTUR VREKAJ


Rating (Votes: )   
    Comments (0)        Dërgoja shokut        Printo


Other Articles:
FEJA SI POLITIKË DHE POLITIKA E KORRUPTUAR SI FE - OSE 'MASONERIA' E RE SHQIPTARENga MENTOR KIKIA (04.09.2014)
Temë për debatDEFETARIZIMI I POLITIKËS DHE DEPOLITIZIMI I FESËNga SKËNDER BUÇPAPAJ (04.09.2014)
HOXHA I SANXHAKUT KËRKON RRËNJËT ILIRENga GANI MEHMETAJ (04.08.2014)
SHPREHEN SHQETËSIME PËR ELIMINIMIN E VOA-s SHQIPNga FRANK SHKRELI (04.08.2014)
PUTINI PO ECËN NË GJURMËT E STALINITNga Prof. dr. ESHREF YMERI (04.08.2014)
ME NJË KANDIDAT, POR SËRISH TË PËRÇARËNga ARBEN LLALLA (04.08.2014)
SFIDË NDAJ SKEMAVELibri 'Traumat e tranzicioni' i Elida BuçpapajtNga SKËNDER BUÇPAPAJ (04.07.2014)
ALO VAÇENga ELIDA BUÇPAPAJ (04.07.2014)
Në kuadrin e kthimit të eshtrave në atdheMIRËSARDHE ALI BEJ KËLCYRANga RESHAT KRIPA (04.05.2014)
PARALAJMËRIME ALARMISTE PËR NGROHJEN GLOBALENga FRANK SHKRELI (04.05.2014)



 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Prill 2024  
D H M M E P S
  1 2 3 4 5 6
7 8 9 10 11 12 13
14 15 16 17 18 19 20
21 22 23 24 25 26 27
28 29 30        
 
::| Hot News
PËRMBYTJET NË SHQIPËRI - QEVERIA THOTË SE GJENDJA ËSHTË KRITIKE, KËRKON NDIHMË NGA BRUKSELI
ARVIZU - PRESIM QË DREJTËSIA SHQIPTARE TË DËNOJË TRAFIKANTËT E NJERËZVE
NATO NUK MUND TË NDIHMOJË NË KRIJIMIN E USHTRISË NË KOSOVË
GJERMANIA, FRANCA, BRITANIA E MADHE, HOLLANDA DHE DANIMARKA KUNDËR STATUSIT TË VENDIT KANDIDAT PËR SHQIPËRINË
THAÇI PARALAJMËRON ZGJEDHJEN E PRESIDENTIT GJATË JAVËS SË ARDHSHME
MISIONI MISHELËNga MICHELLE OBAMA, Newsweek
BABAI E NJEH MË MIRËNga THOMAS L. FRIEDMAN, New York Times
NATO dhe BE borxhlinj ndaj Kosovës ?Nga Elida Buçpapaj

 
VOAL
[Shko lartë]