E Shtunë, 10.24.2020, 07:38pm (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
OPINONE-EDITORIALE
 
KUR DO TË BËHET SHQIPËRIA?
Nga RESHAT KRIPA

E Shtunë, 05.03.2014, 05:26pm (GMT+1)


    Një pyetje që sot për sot nuk gjen përgjigje. Lexoj në shtypin e përditshëm njoftimin se Shqipëria paska humbur dy vende në klasifikimin e përgjithshëm të Freedom House për vitin në vazhdim..Një gjë e tillë nuk më habit pasi  e shoh përditë, edhe në shembullin tim personal, që media shqiptare është e tërhequr më tepër pas pozicionimeve partiake gjë që, në një media demokratike, nuk duhet të ekzistojë. Por, për fat të keq, ky është një realitet i kohës së sotme. Një gjë e tillë vrehet edhe në qëndrimet e partive të ndryshme politike që, njera pas tjetrës,  drejtojnë politikën e qeverisjes së vendit tonë, madje edhe në shoqatat e ndryshme që veprojnë në vend.

    Le të flasim më konkretisht. Sot në Shqipëri ekzistojnë një numër i madh partish politike. Ekzistojnë, gjithashtu, një numër i jashtëzakonshëm shoqatash jo qeveritare që paraqesin programet e tyre politike ose jo politike. Një nga këto është edhe Shoqata Antikomuniste e të Përndjekurve Politikë Demokratë të Shqipërisë që unë e përfaqësoj si kryetar i degës së Tiranës të saj.

    Dua të ngre disa çështje të cilat unë i konceptoj sipas gjykimit tim dhe të shtreës që unë përfaqësoj. Konstatimi kryesor që dua të ngre në këtë shkrim është  se sot politika shqiptare mundohet të kalojë në heshtje kontributin e dhënë nga përfaqësuesit më në zë të nacionalizmit shqiptar. Une do të doja t’ju shprehja se ishte pikërisht nacionalizmi shqiptyar ai që mbajti të gjallë frymën e shqiptarizmit në të gjithë ekzistencën e këtij kombi dhe ai nuk mund të hidhet poshtë nga disa individë antishqiptar që kanë marrë ndër duar frenat e politikës së këtij vendi.

    Le të flasim me shifra konkrete. Në këtë kuadër nuk dua të bëj dallim ndërmjet politikës së djathtë dhe asaj të majtë. Kemi disa vite që shoqata e jonë i ka drejtuar Presidentit të Republikes kërkesën për dekorimin e disa personaliteteve të shquara të nacionalizmit dhe vendit tonë por deri më sot nuk kemi marrë asnjë përgjigje. Në të kundërt shohim se dekorohen ish përgjegjësit e atentateve mafioze të periudhës së Luftës së Dytë Botërore  dhe ata të maskrave të Tivarit e të tjera, ish gjeneralët e diktaturës totalitare, vetëm e vetëm pse i përkasin ish shtresës komuniste. Natyrisht një gjë e tillë është e papranueshme. Ne duam një Shqipëri për të gjithë shqiptarët dhe jo vetëm për disa.

    Një kërkesë të tillë nuk e ka bërë vetëm shoqata e jonë, por edhe nga degët e tjera në rrethet e vendit. Por përgjigja e vetme ka qenë heshtja e organeve kompetente. Aq me tepër kjo ndihet më shumë kur në ato institucione punojnë edhe një pjesë e mirë e atyre që i vuajtën mbi shpatullat e tyre pasojat e regjimit të egër komunist. Do t’ju thoja atyre zotërinjve: Mos harroni gjakun e të rënëve tuaj! Mos harroni të kaluarën tuaj!

    Personalisht, në muaji dhjetor 2013 jam dekoruar nga Presidenti i Republikës me medaljen “Naim Frashëri” të artë.  E falënderoj Presidentin e Republikës për këtë medalje të çmuar por më duket sikur nuk e meritoj para atyre burrave të shquar të nacionalizmit shqiptar që, në çastet më të vështira të jetës time, kur endesha gërxheve dhe shkrepave ku më kishte degdisur sistemi totalitar, më mësuan rrugën nëpër të cilën duhej të ecja, rrugën e demokraciosë së vërtetë perëndimore.
    Këto përsa i përket së kaluarës së vendit tonë. Tani le të kthehemi në të ardhmen. Një sistem i ri është vendiosur në vend. Një politikë e re po zvillohet. A është kjo në përkrahje të detyrimeve ndaj shtresës tonë? Nuk dua të paragjykoj por, sipas të dhënave të deritanishme vazhdon e njëjta gjuhë e trajtimit të çështjeve. Vazhdon e njejta demagogji, në mos më tepër. Flitet për dëmshpërblimin e ish të përndjekurve politikë. Kanë kaluar mbi shtatë muaj nga vendosja e qeverisë së re dhe deri tani asnjë nuk ka mundur të marrë dëmshpërbliminn që i takon me ligj. Gjatë fushatës elektorale u premtuan shumë gjëra. U premtua se ligji i dëmshpërblimiut do të përfundonte brenda afatit të caktuar. U premtua se  vlera e dëmshpërblimit do të rritej në 25 Euro për ditë burgu. U premtua se brenda dy viteve do të përfundojë dëmshpërblimi i të gjithë atyre që janë gjallë. Për këto dhe shumë premtime të tjera elektorale tani ka rënë heshtja. Askush nuk përgjigjet. Përse???

    Të përndjekureit politikë nuk kanë vetëm çështjen e dëmdshpërblimit financiar. Ai është një detyrim që e ka shteti ligjor. Të përndjekurit politikë duan të dijnë se kur do të zgjidhet çështja e hapjes së dosjeve për bashkëpuntorët e sigurimit të shtetit dhe organet që i detyruan ata të nëshkruajnë . Kur do të dënohet figura e diktatorit Enver Hoxha dhe kur do t’i hiqen dekoratat dhe titujt e fituar gjatë sistemit totaliatar? Kur do të rishikohen datat  simbol të sistemit komunist që ende ekzistojnë në shoqërinë shqiptare?  Kur do të bëhen publike dokumentat  që dëshmojnë për krimet e kryera nga regjimi komunist? Kur do të plotësohen detyrimet që lidhen me statusin e të përndjekurve polittikë për integrimin, arsimimin, punësimin, strehimin e të tjera? Sot vihet re një masë e paparë e pushimeve nga puna të ish të përndjekurve politikë. Përse?  Kur do të caktohet një fond për gjetjen dhe rivarrosjen e të rënëve në luftën kundër komunizmit, në mënyrë që të afërmit e tyre të kenë një varr ku të vendosin një tufë me lule apo ku të derdhin dy pika lot.  Së fundi kur do të organizohet konferenca kombëtare me pjesëmarrjen e përfaqësuesve të parlamentit, qeverisë, partive politike, shoqatave të përndjekurve politikë, akademikëve, historianëve si dhe ekspertëve të OJQ-ve, për krimet e kryera nga regjimi komunist. Të gjitha këto janë të përmbledhura në rezolutën e aprovuar nga Kuvendi i Shqipërisë në vitin 2006, ku ju nuk pranuat të merrni pjesë, ashtu siç nuk pranuat të merrni pjesë në miratimin e ligjit për dëmshpërblimin e të përndjekurve politië por që tani e pranuat se ai duhet zbatuar.

    Së fundi edhe një gjë tjetër. Ajo që ka lidhje me të ashtuquajturën dita e çlirimit. Ndoshta kjo duhej të vihej e para, megjithatë mendoj se edhe në fund ia vlen të diskutohet. A ishte me të vërtetë një ditë çlirimi? Zor se mund të besohet. Nuk mund të besohet, pasi një ditë që solli robërimin e një populli nga një dikaturë më e egër nga ajo e pushtuesve nuk mund të quhet e tillë. Një ditë që e ndau vendin nga aletët më të njohur të demokracisë botërore nuk mund të quhet e tillë. Një ditë që ekzekutoi kuadrot më në zë të popullit shqiptar nuk mund të quhet e tillë. Një ditë që burgosi dhe internoi, pa asnjë shkak, me mijra e mijra bashkëkombas, nuk mund të quhet e tillë. Një ditë që e ktheu në skllav një popull të tërë nuk mund të quhet e tillë.

 Ndaj u bëj thirrje korbave që çirren për të kremuar këtë ditë të zezë të kombit shqiptar: Heshtni dhe mos u ndjeni më! Ju do të mbani në ndërgjegjen tuaj turpin e këtij kombi martir!
Le t’ia lemë kohës të gjykojë. A do të bëhet Shqipëria? Unë thashë gjatë këtij shkrimi se nuk dua të paragjykoj asnjë, por gjithmonë jam në pritje të realizimit të kësaj ëndrre të kombit shqiptar... Në të kundërt do ta konsideroja një demagogji të ultë të politikës shqiptare, të padenjë për atë që e deklaron veten burrë shteti. Me pak fjalë  do të doja të thoja se Shqipëria e sotme nuk udhëhiqet nga shqiptarë të vërtetë. Kjo është fatkeqësia e këtij kombi.

RESHAT KRIPA


Rating (Votes: )   
    Comments (0)        Dërgoja shokut        Printo


Other Articles:
7501 ËSHTË PADREJTËSI, PADREJTËSIA ËSHTË INFORMALITET, INFORMALITETI ËSHTË MAFIENga SKËNDER BUÇPAPAJ (05.03.2014)
SI DO TA ARRIJMË UNIFIKIMIN MË TË PLOTË TË SHQIPTARËVE TË AMERIKËSNga ARTUR VREKAJ (05.03.2014)
MADE IN SWITZERLAND –MË 18 MAJ ZVICRA NË REFERENDUM – EDHE PËR TAVANIN MINIMAL TË RROGAVE DERI NË 4000 FRANGA –Nga ELIDA BUÇPAPAJ (05.02.2014)
A MUND TË GJEJË ENERGJI PERËNDIMI PËR TA NDALË RUSINË?Nga ANNE APPLEBAUM, Washington Post (05.02.2014)
KUR KORRUPSIONI SHNDËRROHET NË SËMUNDJE GJENETIKENga MENTOR KIKIA (05.01.2014)
E ARDHMJA E EUROPËS - BALLKANI NË FOKUSNga FRANK SHKRELI (05.01.2014)
MBYLLJA E KONSULLATËS NË NEW YORK - MOSVLERËSIM I SHQIPTARËVE TË AMERIKËSNga ARTUR VREKAJ (04.29.2014)
TË MOS I MBYLLET FRYMA SHTYPITNga FRANK SHKRELI (04.28.2014)
MBYLLJA E KONSULLATËS SË PËRGJITHËSHME TË RSH NË NEW YORK IU BIE NDESH IDEALEVE KOMBËTARE TË RILINDJES – KRYEMINISTRI RAMA TA SHFUQIZOJË MENJËHERË VENDIMIN Nga ELIDA BUÇPAPAJ (04.26.2014)
MALI I ZI, INTEGRIMET EUROPIANE DHE PROTESTAT E SHQIPTARËV​ENga XHELADIN ZENELI (04.24.2014)



 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Tetor 2020  
D H M M E P S
        1 2 3
4 5 6 7 8 9 10
11 12 13 14 15 16 17
18 19 20 21 22 23 24
25 26 27 28 29 30 31
 
::| Hot News
PËRMBYTJET NË SHQIPËRI - QEVERIA THOTË SE GJENDJA ËSHTË KRITIKE, KËRKON NDIHMË NGA BRUKSELI
ARVIZU - PRESIM QË DREJTËSIA SHQIPTARE TË DËNOJË TRAFIKANTËT E NJERËZVE
NATO NUK MUND TË NDIHMOJË NË KRIJIMIN E USHTRISË NË KOSOVË
GJERMANIA, FRANCA, BRITANIA E MADHE, HOLLANDA DHE DANIMARKA KUNDËR STATUSIT TË VENDIT KANDIDAT PËR SHQIPËRINË
THAÇI PARALAJMËRON ZGJEDHJEN E PRESIDENTIT GJATË JAVËS SË ARDHSHME
MISIONI MISHELËNga MICHELLE OBAMA, Newsweek
BABAI E NJEH MË MIRËNga THOMAS L. FRIEDMAN, New York Times
NATO dhe BE borxhlinj ndaj Kosovës ?Nga Elida Buçpapaj

 
VOAL
[Shko lart]