E Martë, 11.12.2019, 04:23am (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
OPINONE-EDITORIALE
 
MINISTRAT E KULTURËS E SHKRETUAN KULTURËN
Nga GANI MEHMETAJ

E Martë, 06.03.2014, 06:57am (GMT+1)




Ministri fodull, M. Krasniqi, adoleshenti i vonuar, mblodhi rreth vetës një lukuni dështakësh të tjerë si veten, që i mori nga rruga, kafenetë e provinca për t’ua dhënë timonin e institucioneve të kulturës.

Mirela Kumbaro, një ish- përkthyese, luan me fatin e dinjitetin e artistëve shqiptarë, raportojnë mediet. Meqë artistët s’patën mundësi të komunikojnë më zyrtaren e lartë, nuk u mbeti armë tjetër përveç të kërkojnë mbrojtje nga presidenti. Ende nuk dihet si do të përfundojë lufta në mes ministres së kulturës dhe artistëve, por në shtetet e kapërcimeve të mëdha, ku pushteti ka frymë totalitare, pushtetarët gjithnjë fitojnë mbi artin.  

Kolegu i saj në Prishtinë, ministri Memli Krasniqi, një ish-këngëtar rrugësh i pagdhendur, apo adoleshent i vonuar, sikurse e quajnë në qarqet intelektuale, që katër vjet tallet me artistët në mënyrën më të vrazhdë, sepse ashtu sikurse të gjithë dështakët vuan nga kompleksi i hiçit. Artistët tonë të paorganizuar s’patën kujt t’i shkruajnë, as nuk organizuan protesta e peticione, pos ndonjë reagimi individual.

Ministri fodull mblodhi rreth vetës një lukuni dështakësh të tjerë si veten, që i mori nga rruga, kafenetë e provinca për t’ua dhënë timonin e institucioneve të kulturës.

Kështu, njeriu i dytë i ministrisë së kulturës në Kosovë është njëfarë V. Firzi, i cili në krye të institucionit më të lartë erdhi nga kafexhiu i lagjes së kafehaneve të kryeqytetit. Më parë se menaxher në kulturë ai të jep përshtypjen e xhandarit të Serbisë, arrogant e primitiv me vartësit, servil më eprorët dhe, i paarsimuar për të udhëhequr çfarëdo posti. Ndërkaq, qeverisë më të gjitha institucionet më të rëndësishme të kulturës në vend! Në një shtet normal, ai do të mbetej kafexhi, që të mos e harroj zanatin.  

Zyrtari tjetër i kësaj ministrie, drejtori i Departamentit të Kulturës, Kamuran Goranci, i ardhur nga provinca, jo me kot e portretizojnë me një barcaletë pikante: në vend të fuste rrobat në lavatriçe, ai futi kokën dhe, kur e nxori, uji ia kishte shpërlarë trurin. Mungesën e trurit e kompensoi me aftësi përshtatje që ia kalon çdo lloj kameleoni. S’ka qeveri që nuk e angazhoi për ndërmjetësime që kundërmojnë, ndërsa qeveria e tashmë ia besoi dy poste njëkohësisht: drejtor të Departamentit dhe drejtor të Teatrit Kombëtar të Kosovës, thua se kishin vdekur të gjithë artistët e vendit dhe ekspertët e kulturës. 

Natyrisht nga kjo përbërje e Ministrisë së Kulturës, nuk mund të presësh asgjë, pos djerrinë në kulturë, mjerim e shkretëtirë në art dhe dështim në projekte ende pa filluar. Çdo vizitë të kësaj treshe apo të parit të tyre jashtë shtetit, e proklamonin sukses të jashtëzakonshëm të kulturës, ndërsa në fakt ai ose ata bënin vizita turistike në Berlin, Kanë apo gjetiu, duke shpenzuar mijëra euro dhe, duke mos bërë asnjë gjë, pos që dyshohej se ndonjëri prej tyre si puna e sekretarit, i ngjitej ansambleve të artisteve për motive të ulëta deri në Amerikën latine.


Asnjëherë kultura në Kosovë nuk ka qenë në nivel më të ulët e në gjendje më të mjerë.

Asnjëherë kultura e arti nuk janë poshtëruar më keq se sa në katër vjetet e fundit. Asnjëherë artistët nuk e kanë ndjerë vetën më në siklet se sa tash, madje e kanë thënë publikisht disa herë, nuk ishin më në siklet e më të poshtëruar as në kohën e tmerrshme të Milosheviqit. Kjo është gjendja e kulturës, kjo është gjendja e institucioneve tona veç e veç. Paratë e taksapaguesve janë shpenzuar lum, por rezultate nuk ka. Paratë kanë qarkulluar në treshen-ministër-sekretar- drejtor me të përkëdhelurit e tyre, të cilëve u jepnin projekte, por nuk mbeteshin pa gjë për favoret e bëra, pra paratë kanë përfunduar  nëpër xhepa. Një komision i pavarur duhet t’i hulumtoj shpenzimet e katër vjetëve të fundit, duke filluara nga kinse rinovimet e institucioneve që ishin rinovuar një vjet më parë e deri të udhëtimet kinse zyrtare që bëheshin vetëm për përfitime personale. 

Qeverisja e kësaj lukunie talibanësh qoftë e shkuar, paudhësitë mos u harrofshin, por në asnjë mënyrë dhe për asnjë çmim s’bën të përsëritën.

Ndërkaq, Ministria e Kulturës edhe në të kaluarën është qeverisur nga ministra të paarsimuar e primitiv, dështak e gdhe, që s’ta kap mendja. Se ku i gjenin, askush nuk e sqaron dot, se çfarë shërbimesh u bënin atyre që i caktonin, kurrë nuk u mor vesh. Përzgjedhja e stafit, po ashtu në jo pak raste bëhej me ndërhyrje nga lartë, me lidhje familjare e hatër, kishte edhe arrogancë despotike. 

Ministri i kulturës prandaj duhet të caktohet nga kolonia e artistëve, sepse askush më mirë se sa krijuesit nuk e kuptojnë artin e kulturën, ata dinë ta vlerësojnë artistin dhe projektin e artit, mund ti japin shpirt kulturës dhe ta ngjallin shpirtin krijuese që ka rënë në agoni në katër vjetet e fundit. Ata që bënë vepra të mira artistike dinë të udhëheqin edhe Ministrinë e Kulturës e të bëjnë përzgjedhjen e vlerave, të emërojnë njerëzit e duhur në vendet e duhura, pra edhe drejtorët e institucioneve. Ata që bënë emër në art, mund të bëjnë emër edhe në krye të Ministrisë së Kulturës, por kurrë s’mund ta bëjnë një gjë të këtillë ata që vlerat kulturore i kanë shikuar vetën kur i caktuan përgjegjës të kulturës, megjithëse gdhe mbetën edhe më vonë.

Dështakët e pa profesion e të ashtuquajturit menaxher, të cilët nuk mbahen në mend për asgjë,  pos që e zhvatën kulturën e u ranë në qafë artistëve, nuk mund të caktohen as ministra, as drejtorë të departamenteve, por as sekretar të përhershëm. Ai ose ajo kompensimet për shërbimet shefave duhet ti kërkojnë gjetiu e jo më poste ministrore, sidomos jo me postin e ministrit a ministres së kulturës.

Për fund: e nisa me ministren shqiptare Mirela Kumbaro, duke mos e kuptuar as sot, cili ishte shërbimi që i bëri ajo kryeministrit për postin më të lartë, ndërsa i pari i qeverisë shpërfilli qindra  krijues (socialistë) shqiptarë më emër kumbues, të cilët do ta udhëhiqnin njëqind herë më mirë Ministrinë e Kulturës. Nuk e di as sot çfarë shërbimi i kreu ministri i kulturës në Kosovë shefit të vet për postin. Është e parëndësishme se çfarë shërbimesh do t’i kryejnë ministri apo ministrja e ardhshme e kulturës kryeministrit të ardhshëm, por nëse nuk caktohet ministri a ministrja me meritat artistike, po me shërbimet që s’kanë të bëjnë me kulturën, do të ishte vazhdim i nepotizmit të deritashëm, pra edhe vazhdim i agonisë në kulturë.

Dy shtetet shqiptare nuk bënë të vazhdojnë deri në pambarim me ministre a ministër që s’kanë ide ç’është arti, ndërsa e zhvatin dhe e shkretojnë kulturën mizorisht.   

GANI MEHMETAJ


Rating (Votes: )   
    Comments (0)        Dërgoja shokut        Printo


Other Articles:
A E MERITOJMË STATUSIN?Nga ANDON DEDE, Nju Jork (06.02.2014)
VETURREJTËSITNga UK LUSHI (06.02.2014)
ÇFARË FSHIHET PRAPA ALEANCËS EKONOMIKE EUROAZIATIKE?!Nga Prof. dr. ESHREF YMERI (05.31.2014)
OPERACIONI I PARË I CIA-s KUNDËR KOMUNIZMITShënime për librin "Operacioni Kundërshtari i Dobishëm" të Albert LulushitNga FRANK SHKRELI (05.30.2014)
NJË POPULL QË SHET VOTËN S'KA MORAL TË KËRKOJË LLOGARINga MENTOR KIKIA (05.29.2014)
EPITAFI I HIPOKRIZISËNga RESHAT KRIPA (05.28.2014)
CILI DUHET TË JETË IMAZHI I SHQIPËRISË?Nga FRANK SHKRELI (05.27.2014)
E MIRA DHE E KEQJA VIJNË NGA TI DHE UNËNga UK LUSHI (05.26.2014)
DEMONSTRATA E 23 MAJIT, NJI SHANS I HUMBUN - SOLLI MA SHUMË DAM SE DOBINga Prof. dr. SAMI REPISHTI (05.26.2014)
QEVERIA E RE KRIJON TË PAKËNAQUR, POR ATA NUK JANË ME PD-nëNga SKËNDER BUÇPAPAJ (05.26.2014)



 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Nëntor 2019  
D H M M E P S
          1 2
3 4 5 6 7 8 9
10 11 12 13 14 15 16
17 18 19 20 21 22 23
24 25 26 27 28 29 30
 
::| Hot News
PËRMBYTJET NË SHQIPËRI - QEVERIA THOTË SE GJENDJA ËSHTË KRITIKE, KËRKON NDIHMË NGA BRUKSELI
ARVIZU - PRESIM QË DREJTËSIA SHQIPTARE TË DËNOJË TRAFIKANTËT E NJERËZVE
NATO NUK MUND TË NDIHMOJË NË KRIJIMIN E USHTRISË NË KOSOVË
GJERMANIA, FRANCA, BRITANIA E MADHE, HOLLANDA DHE DANIMARKA KUNDËR STATUSIT TË VENDIT KANDIDAT PËR SHQIPËRINË
THAÇI PARALAJMËRON ZGJEDHJEN E PRESIDENTIT GJATË JAVËS SË ARDHSHME
MISIONI MISHELËNga MICHELLE OBAMA, Newsweek
BABAI E NJEH MË MIRËNga THOMAS L. FRIEDMAN, New York Times
NATO dhe BE borxhlinj ndaj Kosovës ?Nga Elida Buçpapaj

 
VOAL
[Shko lart]