VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve - LDK-ja KOMPANI PRIVATE E MATRAPAZËVE POLITIKË! -Sabri Hamiti që i bënte intriga dhe ndërskëmbca Rugovës në gjallje...Sabri Hamiti komisari politik...Nga GANI MEHMETAJ

                                                                                      

E Premte, 04.26.2024, 11:18am (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
OPINONE-EDITORIALE
 
LDK-ja KOMPANI PRIVATE E MATRAPAZËVE POLITIKË! -Sabri Hamiti që i bënte intriga dhe ndërskëmbca Rugovës në gjallje...Sabri Hamiti komisari politik...
Nga GANI MEHMETAJ

E Hënë, 07.14.2014, 07:08am (GMT+1)


Lidhja Demokratike e Kosovë është kompani private e disa aksionarëve: Sabri Hamitit, Lutfi Hazirit, Ismet Beqirit e grupit të Llapit e Gollakut. Isa Mustafa erdhi më vonë për të administruar kompaninë me ftesën e aksionarëve kryesor. LDK-ja ka edhe aksionarë të tjerë, mirëpo ata nuk kanë asete, nuk kanë as ndonjë ndikim, megjithëse janë në kreun e partisë, ata më shumë i morën për dekor demokracie. Një pjesë të kryesisë e zgjodhi pedagogu autoritar nga bashkëkatundarët e Llapit në kufi me katundin e tij, ose nga raportet e krushqisë.

Pjesën e Gollaku i plotësoi kryetari Mustafa, sepse druante që do ta mbivotojnë aksionarët e Llapit. Të tretët u morën sa për sy e faqe për përfaqësim rajonal, prapë me lidhje krushqie a biznesore, por që nuk i pyet askush për asgjë, pos për orën - ndonjëherë. Ka edhe partiakë biznismenë që ndihmuan në fushatë, por që pastaj kapitalin e shumëfishuan me tender e biznese të përbashkëta me aksionarët kryesor të partisë.

Të gjithë dolën të fituar: njerëzit që më këmisha të grisura e këpucë të ngrëna me të cilat u futen në parti, u bënë pasunar të makinave të shtrenjta, disa banesave e të shtëpive.

Asnjëri prej aksionarëve kryesorë, por as ata me kapital fiktiv nuk janë ndër themeluesit e kësaj partie, të gjithë themeluesit e intelektualët me emër i dëbuan, ose i dekurajuan më ndërskamsa, intriga e kërcënime. Në kreun e LDK-së mbetën "qendrestarët" agresivë, të paskrupullt e këmbëngulës jo për ideale, por për qëllime zhvatëse e pasunare. Ithtarët e militantët në terren janë ata të vjetrit më fëmijët e tyre, të sinqertë e të devotshëm, që simpatizojnë nga inercia, sepse s'mund të ndryshojnë flamur, ndërsa aksionarët nuk harrojnë t'i mashtrojnë herë pas herë kinse kjo edhe më tutje është partia e Ibrahim Rugovës. S. Hamiti që i bënte intriga e ndërskamca më së shumti Rugovës në të gjallë, tash betohet në besnikëri, madje shkruan libra e panegjirike për të, ndërsa dihet botërisht se presidenti nuk e pranonte fare në zyre për shkak të vështirësive që i krijonte brenda partisë dhe në terren.

Nga partia pro evropiane në parti islamike!


Nga kreu i LDK-së iku edhe pika e fundit e frymës së Ibrahim Rugovës, kështu që partia më pro evropiane në rajon u bë parti fetare-islamike, ku 30 deputetë votuan për shami grash, ku anëtari i kryesisë, aksionari i dytë (Lutfi Haziri) mbështet islamizmin antishqiptar, xhihadin në Siri, duke i inkurajuar shqiptarët të bëhen mish për top për interesat e beduinëve e të anadollakëve, kurse Sabri Hamiti, anëtari tjetër i kryesisë, mysliman i devotshëm, i del në mbrojtje Hazirit, kur e sulmojnë për radikalizëm islamikë e antishqiptarizëm primitiv, duke deklaruar: kryetari i Komunës së Gjilanit është shembull i kryetarit të mirë! Pra shembull i kryetarit të mirë duhet të jetë , sipas S. Hamitit antishqiptari, mbështetësi i xhahadit islamik, përjashtuesi i intelektualëve nga qeverisja në komunë, futja e femrave mesjetare me shami në qeverisje, kryetari gjysmë analfabet! Ndërsa gjatë gjithë kohës aksionarët kryesor janë angazhuar për ndërtimin e xhamive, në vend të angazhoheshin për ndërtim shkollash e sallash koncertale që nuk i ka Prishtina as Kosova. Që 50 vjet nuk u ndërtua asnjë teatër, asnjë sallë koncertesh a manifestimesh kulturore e publike, kurse aksionarët e LDK-së, ranë copa për ndërtimin e xhamisë biznesore me 80 dyqane më të madhen në Ballkan! Nuk ma thotë mendja se aksionarët e LDK-së iu kthyen zotit, as pse synojnë të marrin votat e një grushti islamikësh antishqiptar, por për ndarje fitimesh, sepse në leje ndërtimi zhvaten paratë. Aksionarët kryesor u bën islamikë të devotshëm, megjithëse deri dje ishin ateist agresiv. Arsyet dihen u këndon të veshi tringëllima e parave të fituara pa djersë me biznese të dyshimta me turqit. Pra nuk ua përkëdhel veshët zëri i zotit, por zëri i interesit. Por kusht e kanë të çjerrin gurmazin sikur janë myslimanë të devotshëm, që nuk ia kanë nevojën Evropës.

Kështu LDK-ja e Ibrahim Rugovës, sot nuk ndryshon asgjë nga partitë islamike e aksionare, pos që Kryesinë e Këshillin e Përgjithshëm i kanë më pak të arsimuar se simotrat, më pak të përfaqësuar në proporcionin gjeografik e rajonal.

LDK-ja me të drejtë quhet parti e Llapit dhe e Gollakut, por unë do të thosha parti e një pjese të Llapit e Gollakut, sepse edhe këto dy krahina LDK-ja i humbi, në pjesën më të madhe ua mori Vetëvendosja e PDK-ja. Aksionarët kryesorë e shikuan interesin e tyre personal e jo interesat e popullatës së Llapit e Gollakut, megjithëse çirreshin për dashuri ndaj tyre.

LDK-ja e KEK-u: kush i bleu e kush i shiti?

Fati dhe fatkeqësia e LDK-së është si fati e fatkeqësia e KEK-ut: trashëgiminë dhjetëra vjeçare, rrjetin e shkëlqyeshëm të degëve e nëndegëve, militantëve partiakë e entuziastët e pashoq, i morën ata që më së paku i meritonin. Edhe KEK-un, njërin ndër sistemet elektro-energjetike më të mëdha në gadishull, me rrjet të shkëlqyeshëm elektrik, godina e objekte madhështore që e ndërtoi kombi ynë 60 vjet pune të palodhshme, i privatizuan turqit me një shumë qesharake prej 28 milion eurosh, ndërsa ka vlerë disa miliardë euro.

LDK-ja dikur pasuri kombëtare, ishte partia shqiptare më e madhe në gadishullin Ilirik me 700 mijë anëtarë, me shtrirje në tërë kontinentin e vjetër, me organizime të shkëlqyeshme në SHBA e Australi, me një organizim që e mrekullonte botën. Sot aksionarët e zhvlerësuan duke e bërë parti patericash që s'mund ta marrë pushtetin pa ndihmën e disa partive të tjera. Anëtarësinë e degët jashtë Kosovës që nuk ishin me ta i shpërndanë, të tjerët i neutralizuan. Nuk lanë gati asgjë nga pasuria kombëtare, i shndërruan në aksione kompanie. Megjithatë simpatizuesit e anëtarësia janë aty ku ishin, por të shushatur e në pritje të një kaste tjetër politike.
Ndërkaq, për pasurinë tjetër kombëtare- KEK-un, turqit dhanë ca para, kurse për LDK-në aksionarët nuk e dhanë asnjë lek, duke fituar miliona euro e privilegje të pakufishme me tenderët, me bizneset publike apo të fshehta, me futjen në punë të gjithë familjarëve e farefisit të gjerë.

LDK-ja nuk ishte më synim i intelektualëve idealistë, as grupim politik që i mbron interesat e shtresave të caktuara të qytetarëve, por profesion që sjell miliona euro. Shumica e kësaj kryesie u bënë milionerë në pesë-gjashtë vjetet e fundit.

Krahasimi LDK-KEK,vlen edhe në segmentet të tjera. Kur u privatizua KEK-u, protestoi e terë Kosova, meqë shihej qartë se pasuria e Kosovës e fituar me djersë po falej, ndërkaq për blerjen e LDK-së nga grupi i aksionarëve të cilët nuk e patën asnjë meritë për LDK-në, reaguan fare pak njerëz në mënyrë të flashkët.

Thua nuk e morën vesh? Apo s'patën kujt t'i ankohen? Idealistët e militantët i vranë e i kërcënuan grupet kriminale politike, apo u bëheshin shantazhe nga aksionarët e partisë së tyre. Prandaj partitë kundërshtare kishin arsye të entuziazmoheshin, sepse e dinin fare mirë që s'kishin kundërshtarë të denjë, e dinin se me aksionarët pa parime, do të bënin pazare e biznese të përbashkëta, do të bënin aleanca publike apo të fshehta ashtu si nuk ta merr mendja. Dhe këto aleanca bizenesore e politike i bënë.
 
Kështu, aksione në LDK- futi edhe PDK-ja përmes anëtarëve të kryesisë së LDK-së, aksione futën edhe partitë tjera a grupet islamike, prapë përmes anëtarëve të kryesisë së LDK-së. Disa thonë se aksione futi edhe ish-SHIK-u.

Me këta aksionarë arrogantë me anëtarësinë e elektoratin e vet, të lëndueshëm në raport me të tjerët, kryeministri Thaçi tallej publikisht: Ismet Beqirit ia kujtonte kohën e informatorit (spiunit) : i ke raportuar Shtabit Zgjedhor të PDK-së për veprimet e LDK-s, i tha para gjithë botës , në transmetim televiziv. Thaçi u tall me cinizëm në Kuvend edhe me aksionarin tjetër - S. Hamitin për plagjiaturë. As Beqiri, as Hamiti, nuk bënë gek as mek, heshtën dhe e futën kokën në mes të këmbëve.

Pastrimi etnik

Por para se të privatizohej LDK-ja, u bë pastrimi më i madh i partisë, u hoqën të gjithë emrat e kumbueshëm: intelektualë, profesionistë kulmor, shkrimtarë, gazetarë, profesorë universitarë, pra të gjithë ata që ishin shtylla e kësaj partie, mund të ishin edhe shtylla e kombit. Mbetën matrapazët dhe ata që nuk ua prishnin biznesët. Qe në të gjallë të Rugovës përvijohej klani i Llapit në krye me S. Hamitin me intriga e ndërskamsa. Më vdekjen e Rugovës grupi i intrigantëve-komplotistëve, shkarkoi të gjithë intelektualët e emrat e njohur publik me prejardhje nga Dukagjini, apo që jetonin në qytete të Dukagjinit, ndërsa ishin njerëzit që i vlerësonte Rugova. Në fshesën e LDK-së kundër dukagjinasve, nismëtar ishte Hamitit, e mbështeti Fatmir Sejdiu, i cili hoqi me egërsi dukagjinasit dhe grupin e Nexhat Dacit. Megjithëse Sejdiu ua realizoi strategjinë e spastrimeve "etnike", megjithëse asnjëherë nuk ua prishi tymin e duhanit, duket se nuk u shkonte tërësisht për vi klanistëve Hamiti, apo përpiqej t'u shmangej ndikimit, prandaj e shkarkuan pas fushatës së egër më luftë parullash nëpër mure si në revolucionin kinez, dhe më djegien e posterit gjigantë para selisë së LDK-së.


Me Lutfi Hazirin kundër Isa Mustafës

Me Isa Mustafën e hoqën Fatmir Sejdiun, me Lurtfi Hazirin do ta heqin Isa Mustafën. Janë eliminime tipike staliniste, por pa ekzekutime me plumb. Nuk ka rëndësi që Hazir s'ka arsimim, pos mejtepit të Gjilanit, nuk është e rëndësishme që është ndër pasunarët e LDK-së që i fitoi në biznese partiake, as nuk ka rëndësi që ka akuza në gjyqe për shantazhe e zhvatje ndaj bizneseve derisa ishte kryetar komune e ministër. E rëndësishme është se e ka mbështetjen e Sabri Hamitit. Kështu, I. Mustafa, pedagogu universitar do të zëvendësohet më mejtepliun gjysmë analfabet.

Medet ku ka rënë LDK-ja, dikur pasuria më e madhe e shqiptarëve në Kosovë e territoret etnike.

Prandaj përsëritja për dorëheqjen e Isa Mustafës nuk është e rastit, është e njëjta gjë që u bë për dorëheqjen e Fatmir Sejdiu. Dhe Mustafa ose do të jep dorëheqje, ose do ta shkarkojnë, nëse klani tjetër është më i fuqishëm, meqë misionin e tyre e kreu. Natyrisht kreu edhe punë të veta me thes.

Kam përshtypjen se kërkesa më e zëshme që po bëhet për dorëheqjen e Isa Mustafës është duke u shtruar gabimisht, në vend të shtrohet kërkesa përmes armatës së simpatizuesve, degëve e nëndegëve për shkarkimin e aksionarëve kryesor të LDK-së. Mustafa është vetëm administrator i aksioneve të Hamitit, Hazirit, Beqirit e aksionarëve të tjerë anonim jashtë partisë. Po nuk u shkarkuan aksionarët kryesor kurrë nuk do të ketë ndryshime në parti. Sabri Hamiti do ta luajë rolin e komisarit politik edhe më tutje, duke eliminuar me egërsi kandidatura intelektualësh a emrash të kumbueshëm, duke u bë digë kundër prurjeve të reja në parti dhe duke e shndërruar partinë në korporatë familjare. Edhe Haziri, kandidati çapaçul për kryetar partie është vegël, i vetëdijshëm për paaftësinë e vet.

Kërkesa për dorëheqjen e Isa Mustafës nga dukagjinasit e lënduar, po edhe nga llapjanët e eliminuar është e arsyeshme, por nuk duhet të mbetët kërkesë për një dorëheqje, më shumë duhet të bëhet luftë partiake për shkarkime të Kryesisë së LDK-së, përkatësisht aksionarëve kryesor dhe zgjedhje si duhet të Këshillit të Përgjithshëm. Ndërkaq, kjo procedurë duhet të nis nga nëndegët e degët. Vetëm pastaj do të filloj shërimi i partisë, sepse LDK-ja është duke lënguar rëndë, është në agoni. Ta heqësh Isa Musfafën e ta vesh Lutfi Hazirin, s'ke bërë asgjë, përkundrazi e ke bërë një krim, ke thelluar krizën, apo mbase duhet të thellohet kriza deri në fund që të nis shërimi. Por ta zgjedhësh L. Hazirin do të bëheshe gazi i botës me një kryetar- palaço islamik.

Kërkesat për dorëheqjen e Isa Musfatës me ngjanë më kërkesat e dikurshme për dorëheqjen e Fatmir Sejdiut. Edhe atëherë dukej sikur kërkesa u bë nga dukagjinasit e margjinalizuar, ndërsa në fakt ishte nga dukagjinasit e instrumentalizuar. Tash nuk mendojë se dukagjinasit janë të instrumentalizuar, por duke kërkuar dorëheqjen e një njeriu, mund të krijohet përshtypja e gabuar se çdo gjë është në rregull, e shkarkojmë Isa Mustafën dhe do të vazhdojmë tutje.

Nesër: Si u bë përzgjedhja e kandidatëve të LDK-së për deputetë?
GANI MEHMETAJ


Rating (Votes: )   
    Comments (1)        Dërgoja shokut        Printo


Other Articles:
POLITIKAT IZOLACIONISTE E BËJNË KËRCËNIMIN E TERRORIZMIT EDHE MË TË MADHNga RICK PERRY*, Washington Post (07.13.2014)
ZEMËRIMI KUQEZI: RESTARTNga DUKAGJIN ALIMUSAJ (07.12.2014)
KIM MEHMETI PËRBALLË GRUEVSKIT DHE AHMETITNga ARTUR VREKAJ (07.12.2014)
GRUEVSKI, E KUJT ËSHTË MAQEDONIA?!Nga RAMIZ LUSHAJ (07.11.2014)
Në gjurmët e një shkrimi  me tingëllim aktualALI AHMETI, KY MERCENAR NË SHËRBIM TË SLLAVIZMITNga Prof. dr. ESHREF YMERI (07.11.2014)
RRETH LETRËS SË HAPUR TË DONIKA GËRVALLËS Nga ELIDA BUÇPAPAJ (07.10.2014)
BIJTË E ETËRVE 'TË DJATHTË'Nga SKËNDER BUÇPAPAJ (07.09.2014)
UDHËHEQJA GLOBALE E SHTETEVE TË BASHKUARA ËSHTË GËRRYERNga LAWRENCE SUMMERS, Washington Post (07.08.2014)
ASIMETRIA E PADURUESHMENga UK LUSHI (07.07.2014)
SHQIPTARËT E BALLKANIT JASHTË SHQIPËRISË DHE KOSOVËS RROJNË NË GJENDJE REVOLUCIONARE, SEPSE U MOHOHET IDENTITETI KOMBËTAR Nga ARTUR VREKAJ (07.07.2014)



 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Prill 2024  
D H M M E P S
  1 2 3 4 5 6
7 8 9 10 11 12 13
14 15 16 17 18 19 20
21 22 23 24 25 26 27
28 29 30        
 
::| Hot News
PËRMBYTJET NË SHQIPËRI - QEVERIA THOTË SE GJENDJA ËSHTË KRITIKE, KËRKON NDIHMË NGA BRUKSELI
ARVIZU - PRESIM QË DREJTËSIA SHQIPTARE TË DËNOJË TRAFIKANTËT E NJERËZVE
NATO NUK MUND TË NDIHMOJË NË KRIJIMIN E USHTRISË NË KOSOVË
GJERMANIA, FRANCA, BRITANIA E MADHE, HOLLANDA DHE DANIMARKA KUNDËR STATUSIT TË VENDIT KANDIDAT PËR SHQIPËRINË
THAÇI PARALAJMËRON ZGJEDHJEN E PRESIDENTIT GJATË JAVËS SË ARDHSHME
MISIONI MISHELËNga MICHELLE OBAMA, Newsweek
BABAI E NJEH MË MIRËNga THOMAS L. FRIEDMAN, New York Times
NATO dhe BE borxhlinj ndaj Kosovës ?Nga Elida Buçpapaj

 
VOAL
[Shko lartë]