E Hënë, 09.16.2019, 01:16pm (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
OPINONE-EDITORIALE
 

Rrugëdalja nga ekstremizmi

Nga Angelo Panebianco


E Enjte, 12.17.2009, 04:40pm (GMT+1)

 

 

Ndërhyrja e Fabrizio Cicchitto-s në Dhomën e Deputetëve para dy ditësh, kushtuar identifikimit, me emra dhe mbiemra, të atyre që ai i konsideron “nxitësit moralë” të agresionit fizik ndaj kryeministrit, ka qenë krejtësisht e gabuar dhe e pavend. Nuke ndihmon klimën politike. Sidomos nuk e ndihmon Sekretarin e PD, Pier Luigi Bersani, për t’i zgjidhur nyjet që ai e di se duhet zgjidhur. Do të ishte edhe në interes të qendrës së djathtë dhe të vendit, nëse kjo do të ndodhte.

 

Mund ta përkufizojmë kështu problemin e opozitës. Krahu i saj ekstremist ka një shef të njohur, me profil të qartë, Antonio Di Pietro. Bersani, ndërkaq, duhet ende të dëshmojë se di të jetë, përtej karriges politike, shefi i pranuar i krahut demokratik të opozitës. Kur thuhet se PD do të duhej ta prishte aleancën me Di Pietron, thuhet një gjë e drejtë, por banale. Harrojnë se të “prishesh me Di Pietron” do të thotë të kryesh një operacion të tërë politik që, për të qenë i realizueshëm, ka nevojë për një udhëheqje të zonjën. Bëhet fjalë për një operacion që përfshin si bërjen e llogarive me “dipietrizmin e brendshëm” në Partinë Demokratike, si një rikalibrim të raporteve me forcat e jashtme (disa gjykatës, disa gazeta, e tjerë), të cilat mbi dipietrizmin e brendshëm në PD kanë bazuar qëndrimin e tyre për ta kushtëzuar politikën.

 

T’i kundërvihen personit të Berlusconi-it apo t’i kundërvihen politikës së qeverisë? Përgjigja shpalos koncüetimin e luftës politik, përveçse gjykimin mbi gjendjen e demokracisë sonë, të cilitdo opozitor të veçantë. Prej kur është Berlusconi të dy shpirtërat kanë bashkëjetuar e, pothuaj gjithnjë, shpirti antiberluskonian ka mbizotëruar fort, duke qenë deri tani antiberluskonizmi ankorimi i vërtetë identitar i së majtës.

 

Është e qartë se Bersani, nisur nga historia e tij personale, do të parapëlqente ta dërgonte PD-në jashtë orbitës së maksimalizmit antiberluskonian, t’ia japë asaj partie atë që ajo nuk  e ka: një profil të mirëfilltë reformist. Po ashtu është e qartë se ai (në mënyrë të ligjshme) kujdeset të mos e humbë pajtueshmërinë. Për shkak se maksimalizmi antiberluskonian është shumë i pranishëm në elektorat dhe midis militantëve të PD-së, një oüeracion që do t’i ndante pastër politikat e ekstremistëve nga ato të reformistëve, duket, në letër, pothuaj e rrezikshme.

 

Por këtu hyn në lojë çështja e udhëheqjes. Përfytyrojmë që Bersani godet tavolinën me grusht dhe thotë: «Di Pietro nuk është një aleat, por një kundërshtar që duhet izoluar dhe dipietristët e brendshëm në parti e dinë se nuk do të tolerohet më ai që e mban njërën këmbë atje e tjetrën këtu. Nga ana e tyre, forcat e jashtme që mëtojnë të më kushtëzojnë, e dinë se linja politike e PD-së përfaqësohet vetëm nga unë në emër të shumicës që kongresuale që më ka zgjedhur. Nëse më kundërvihen mua dhe të më sfilitin mund ta bëjnë, por ta dinë de kështu favorizojnë qendrën e djathtë.» Antiberluskonianët e ashpër dhe të kulluar (edhe ata të PD-së) do të vikatnin për tradhti, por kjo do të mund të kompensohej nga zbulimi, prej zgjedhësve të së majtës, të faktit se tani është në qarkullim një lider reformist i fortë dhe i vërtetë, me profil të qartë, që nesër mund t’i çojë edhe në fitore.

 

Politika, thuhet, është tashmë tepër e dobët për të mos qenë e kushtëzuar nga forcat e jashtme. Ka perënduar koha e partive të masave, është vetëm udhëheqja ajo që mund t’i rijapë forcë politikës.

Përktheu Skënder Buçpapaj

(http://www.corriere.it)

Përktheu Skënder Buçpapaj


Rating (Votes: )   
    Comments (0)        Dërgoja shokut        Printo


Other Articles:
Zonja Klinton duhet të ndërhyjë për zgjidhjen e krizës në ShqipëriNga Elida Buçpapaj (12.15.2009)
SILVIO BERLUSKONI: DASHURIA FITON GJITHMONË MBI URREJTJEN (12.15.2009)
SIKUR TË JENË TË ORKESTRUAR NGA ANTIMIQTËNga Elida Buçpapaj (12.12.2009)
NJË E VËRTETË E ARRITSHMENga PAUL KRUGMAN, New York Times (12.07.2009)
Triptik shqiptar malli dhe meditimesh në LozanëNga Elida Buçpapaj dhe Skënder Buçpapaj (11.27.2009)
Financial Times: OBAMA NË KOPENHAGË ME QËLLIM TË QARTË (11.26.2009)
PRIORITETET E BARONESHËS ASHTONNga QUENTIN PEEL, Financial Times (11.25.2009)
The Guardian: MIRË SE VINI NË SHQIPËRI (11.23.2009)
"Financial Times": EVROPA RREZIKON LARGIMIN NGA REALITETI (11.22.2009)
HISTORIA, ARDHMËRIA DHE FATI JONË JANË TË NGJASHËMNga PROF. DR. AHMET DAVUTOGLU, Ministër i Jashtëm i Turqisë (11.20.2009)



 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Shtator 2019  
D H M M E P S
1 2 3 4 5 6 7
8 9 10 11 12 13 14
15 16 17 18 19 20 21
22 23 24 25 26 27 28
29 30          
 
::| Hot News
PËRMBYTJET NË SHQIPËRI - QEVERIA THOTË SE GJENDJA ËSHTË KRITIKE, KËRKON NDIHMË NGA BRUKSELI
ARVIZU - PRESIM QË DREJTËSIA SHQIPTARE TË DËNOJË TRAFIKANTËT E NJERËZVE
NATO NUK MUND TË NDIHMOJË NË KRIJIMIN E USHTRISË NË KOSOVË
GJERMANIA, FRANCA, BRITANIA E MADHE, HOLLANDA DHE DANIMARKA KUNDËR STATUSIT TË VENDIT KANDIDAT PËR SHQIPËRINË
THAÇI PARALAJMËRON ZGJEDHJEN E PRESIDENTIT GJATË JAVËS SË ARDHSHME
MISIONI MISHELËNga MICHELLE OBAMA, Newsweek
BABAI E NJEH MË MIRËNga THOMAS L. FRIEDMAN, New York Times
NATO dhe BE borxhlinj ndaj Kosovës ?Nga Elida Buçpapaj

 
VOAL
[Shko lart]