VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve - PROTEKTORËT E KRIMIT POLITIK GODASIN EDHE NJËHERË PROCESIN E PASTRIMIT TË SHTETIT NGA KRIMINELËTNga MESILA DODA

                                                                                      

E Premte, 04.26.2024, 10:20am (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
OPINONE-EDITORIALE
 
PROTEKTORËT E KRIMIT POLITIK GODASIN EDHE NJËHERË PROCESIN E PASTRIMIT TË SHTETIT NGA KRIMINELËT
Nga MESILA DODA

E Hënë, 12.29.2014, 03:17pm (GMT+1)


Në mbledhjen e sotme të Këshillit të Ministrave, u miratua dhe ligji i dosjeve i përgatitur me qëllimin e pastër për të mbrojtur krimin politik të djeshëm dhe për të hapur e rënduar vetëm ata që dikur u shtrënguan nga sistemi.

Ligji që u miratua sot dhe theksimi i kryeministrit për të mos trajtuar lustracionin, pasi ky nuk ishte këndvështrimi i tij, nxjerr qartazi qëllimin e futjes së një ligji paralel për dosjet.
Ligji për hapjen e dosjeve dhe lustracionin, i sjelle nga shoqeria civile dhe mbeshtetur nga studentet e dhjetorit dhe te persekutuarit politike, ka më se një muaj që është i depozituar në parlament dhe ende nuk merret në konsiderate. Sot ndeshemi edhe me deklaratën e ministrit që në orvajtjen për të amnistuar krimin politik, pjesë drejtuese e shtetit dhe Partisë në pushtet, tashmë është bërë edhe Kryetar Parlamenti edhe kryetar i Gjykatës Kushtetuese, duke treguar edhe njëherë atë tendencë diktatoriale të kësaj qeverie për të uzurpuar cdo pushtet tjetër, atë të legjislativit dhe të drejtësisë. Ligji që flen në protokollin e Parlamentit prej një muaji nuk ka asnjë element antikushtetues dhe ministri vetë është në dijeni dhe i ndërgjegjshëm se thelbi i shqyrtimit të lustracionit në këtë ligj është trajtimi, një për një i veprimtarisë se spiunëve, drejtuesve të sigurimit të shtetit dhe organeve të tjera të dhunës dhe të politikbërjes diktatoriale dhe jo dënim kolektiv sic po përpiqet të hedhë shashka, kryetari i ri i gjykatës kushtetuese Veliaj.

Në këto kushte, Grupi i shoqërisë civile që e solli këtë ligj dhe mbështetësit politik të këtij ligji, Studentët e dhjetori dhe deputetët mbështetës do duhet që t'ia dërgojnë Parlamentit Europian dhe Këshillit të Europës të dhënat mbi mënyrën se si qeveritarët e sotëm i shmangen lustracionit dhe se si vazhdojnë të qeverisin me punonjësit ë sigurimit që dikur rekrutonin e drejtonin spiunët. Të dhënat do ja dërgojmë NATO-s, që ta dijë se si ju punoni dhe drejtoni me sigurimsa e spiunë.

Do i drejtohem me një apel gjithë deputetëve të Parlamentit të Shqipërisë, personalisht dhe një për një, veçanërisht atyre që janë pjesë e një sistemi që shembi komunizmin dhe që kanë të persektutar e të vrarë në familjet e tyre dhe rrethin e tyre. I kërkoj ti bashkohen një vetdije të re politike për të mos mbrojtur kriminelët e djeshëm që sot vazhdojnë të jenë në majën e politikës qeveritare. Ligji që kërkon të shitët si risi, është vetëm një mënyrë për të shantazhuar spiunët e nivelit të ulët por njëherazi të mbrojnë xhelatët dhe shefat e qeverisë dhe partisë.

I drejtohem shoqërisë civile, studentëve dhe veçanërisht të persektuarve të mos lejojnë që xhelatët ti trajtojnë si numra në dëmshpërblime dhe të tallen duke vazhduar të nderojnë e dekorojnë xhelatët e komunistët.

Më së fundi ju kujtoj se nuk mund të ketë spastrim të politikës nga krimi ordiner pa u spastruar njëherë e mirë nga krimi politik, i cili është rrënja e monstruoziteteve të djeshme e të sotme.

MESILA DODA


Rating (Votes: )   
    Comments (0)        Dërgoja shokut        Printo


Other Articles:
UNË MBROJ SHQIPTARINË, DIKUSH TJETËR MERCENARINËNga Prof. dr. ESHREF YMERI (12.29.2014)
KA ARDHUR KOHA TË RINGRIHET MADHËSHTIA E ORTODOKSISË NOLIANENga Prof. dr. ESHREF YMERI (12.26.2014)
2014 - VITI KUR NUK U NDËRTUA ASGJËNga SKËNDER BUÇPAPAJ (12.26.2014)
Fjalim më rastin e 90-vjetorit të Triumfit të LegalitetitLEGALISTËT JANË TË BINDUR SE IU TAKON TË DJATHTËVE T'UA KTHEJNË BESIMIN SHQIPTARËVENga SULEJMAN GJANA, kryetar i PLL (12.25.2014)
Fletë nga ditari i njërit prej themeluesve të Lidhjes Demokratike të KosovësLDK - PARTIA QË E BËRI SHTETIN DHE HISTORINËNga GANI MEHMETAJ (12.25.2014)
Në epiqendërNJË MINISTRE E NATO-s DEKORON NJË ISH MINISTRE TË DIKTATORIT HOXHANga ELIDA BUÇPAPAJ (12.24.2014)
LDK në përvjetorin e 25-tëNGA LËVIZJE PËR SHTETNDËRTIM NË PARTI PA VIZION PËR TË ARDHMENNga JUSUF BUXHOVI (12.24.2014)
DR ELEZ BIBERAJ -  SHQIPËRIA DHE SFIDAT E TRANZICIONITNga FRANK SHKRELI (12.23.2014)
Barometri diplomatikAMERIKA NUK DIKTOI KURRFARË KOALICIONI, AS KURRFARË QEVERIE TË RE NË KOSOVËNga Prof. Dr. MEHDI HYSENI (12.23.2014)
TË IDENTIFIKOHET DËMI NJERËZOR, MË PAS DËMSHPËRBLIMI MORALNga SULEJMAN GJANA (12.19.2014)



 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Prill 2024  
D H M M E P S
  1 2 3 4 5 6
7 8 9 10 11 12 13
14 15 16 17 18 19 20
21 22 23 24 25 26 27
28 29 30        
 
::| Hot News
PËRMBYTJET NË SHQIPËRI - QEVERIA THOTË SE GJENDJA ËSHTË KRITIKE, KËRKON NDIHMË NGA BRUKSELI
ARVIZU - PRESIM QË DREJTËSIA SHQIPTARE TË DËNOJË TRAFIKANTËT E NJERËZVE
NATO NUK MUND TË NDIHMOJË NË KRIJIMIN E USHTRISË NË KOSOVË
GJERMANIA, FRANCA, BRITANIA E MADHE, HOLLANDA DHE DANIMARKA KUNDËR STATUSIT TË VENDIT KANDIDAT PËR SHQIPËRINË
THAÇI PARALAJMËRON ZGJEDHJEN E PRESIDENTIT GJATË JAVËS SË ARDHSHME
MISIONI MISHELËNga MICHELLE OBAMA, Newsweek
BABAI E NJEH MË MIRËNga THOMAS L. FRIEDMAN, New York Times
NATO dhe BE borxhlinj ndaj Kosovës ?Nga Elida Buçpapaj

 
VOAL
[Shko lartë]