E Djelë, 09.15.2019, 06:40pm (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
OPINONE-EDITORIALE
 
TË JESH A TË MOS JESH CHARLIE HEBDO
Nga SKËNDER BUÇPAPAJ

E Shtunë, 01.10.2015, 01:36pm (GMT+1)


Ai, kur të gjithë të tjerët thonë Je Suis Charlie, thotë I Am Not Charlie, Unë nuk jam Charlie. Nga ai çast që e thotë këtë, në fakt, në të vërtetë, ai është Charlie, ai është sadopak Charlie.

Nga të gjitha opinionet (mendimet) e opinionistëve (mendimtarëve) të botuara këto ditë pas 7 janarit në mediat perëndimore, unë kam marrë në vëmendjen time vetëm shkrimin e sapopërmendur të David Brooks të 8 janarit 2015, të botuar në New York Times, ku ai, prej shumë vitesh, është kolumnist.

Ja si e argumenton ai, ndër të tjera, se nuk është Charlie:

"Shumica jonë e di se provokatorët dhe figurat e tjera të pazakonshme kanë role të dobishme publike. Satiristët dhe përqeshësit ekspozojnë dobësitë tona dhe kotësinë tonë kur ne jemi duke u ndier krenarë. Ata thumbojnë vetëkënaqësinë e të plotsukseshmit."

"Provokatorët dhe përqeshësit ekspozojnë marrëzinë e fundamentalistëve. Fundamentalistët janë njerëz që gjithçka e marrin kallëp. Ata nuk janë të aftë t'i pranojnë pikëpamjet. Ata nuk janë të aftë të shikojnë se, ndërsa religjioni i tyre mund të meritojë respektin më të thellë, është e vërtetë edhe se shumica e religjioneve janë disi të frikshëm. Satiristët ekspozojnë ata që nuk janë të aftë të qeshin me veten e tyre dhe na mësojnë ne të tjerëve se ndoshta edhe ne duhet të mësojmë."

"Me pak fjalë,  duke menduar për provokatorët dhe fyesit, ne duam të ruajmë standardet e qytetërimit dhe të respektit, duke krijuar njëkohësisht hapësirë për njerëz kreativë dhe sfidues të cilët janë të pazakonshëm për mënyrat dhe shijet e mira.
Nëse ju provoni të nxitni këtë balancë delikate mes ligjit, kodit të shprehjes dhe shprehësve të mendimit të ndaluar, do të përfundoni në censurë të egër dhe në ndrydhje të bisedës. Është gjithmonë gabim të provosh të trysnosh shprehjen, të ngresh kode të shprehjes dhe t'u mbyllësh gojën atyre që flasin."


Ja pse, mendoj unë, David Brooks, në këtë shkrim, është Charlie, është sadopak Charlie:

Ai thotë "Unë nuk jam Charlie" në një kohë kur të gjithë thonë "Unë jam Charlie", kur eteri është mbushur me këtë thënie, kur mediat hapen dhe mbyllen me këtë thënie, kur kjo thënie është vënë në gojën dhe në penën e politikës dhe të publikut, dy faktorëve në konflikt të përhershëm, nganjëherë të papajtueshëm pikërisht ndaj së vërtetës.
Pra, të jesh Charlie do të thotë të guxosh kur të gjithë të tjerët kanë frikë, do të thotë të shqiptosh të kundërtën, krejt të kundërtën e asaj që e thonë të gjithë, do të thotë të jesh kundëropinion i të gjitha opinioneve, të kesh kundër-rrymë e të gjitha rrymave. Të jesh Charlie do të thotë të mos heshtësh për të vërtetën, kur të gjithë tjerët heshtin për të vërtetën. Ta shpallësh të vërtetën kur të gjithë e mendojnë atë dhe askush, secili për arsye të ndryshme, nuk e thotë atë që mendon. Ta shërbesh të vërtetën në atë mënyrë sikurse nuk do ta shërbente askush tjetër.

Duke guxuar të thotë "Unë nuk jam Charlie", David Brooks, i fton të pohojnë të thonë të njëjtën gjë të gjithë ata që e ndjejnë se e kanë përdorur pushtetin, kanë instrumentalizuar ligjin, kanë bërë çfarë kanë pasur në dorë për të mbyllur gojët e së vërtetës, për të shtypur, ndrydhur kufizuar lirinë e shprehjes, të gjithë ata që i janë kundërvënë së drejtës së publikut për ta ditur të vërtetën, së drejtës së publikut për t'u shërbyer me të vërtetën nga mediat që marrin jetë prej tij.

Në jehonën që iu bë në kryeqytetet tona masakrës së kryer në Paris ndaj kolegëve të Charlie Hebdo, i vetmi shembull që u muar nga realiteti shqiptar ishte djegia e selisë së gazetës Koha Jonë gjatë trazirave të vitit 1997 në Shqipëri.

Ata që u ftuan nëpër studiot e televizioneve, ata që dhanë deklarimet e tyre për masakrën terroriste të 7 janarit 2015, nuk denjuan të përmendnin gazetarët shqiptarë të cilët dhanë jetën gjatë Luftës së Kosovës apo pas kësaj lufte, vetëm pse e thanë atë që nuk guxoi askush ta thotë. Ata janë Ali Ukaj, Shemsi Popova, Enver Maloku, Bekim Kastrati, Xhemajl Mustafa, Bardhyl Ajeti.

Asnjë nga shoqatat e gazetarëve në Republikën e Shqipërisë, në Republikën e Kosovës apo tjetërkund në mediatikën shqiptare nuk e ka ngritur zërin as kur vrasja e këtyre kolegëve paralajmërohej, as kur vrasja e këtyre kolegëve ndodhi, as më vonë. Asnjë nga ato shoqata, asnjë nga politikat e derisotme në Tiranë apo në Prishtinë nuk ka bërë asgjë për ndriçimin e vrasjeve dhe për dhënien e drejtësisë ndaj këtyre vrasjeve.

Kolegët tanë Ali Ukaj dhe Shemsi Popova, kolegët e mi Enver Maloku, Bekim Kastrati, Xhemajl Mustafa, Bardhyl Ajeti ishin Charlie. Këta që thonë në media apo tjetërkundër në publik këto ditë "Unë jam Charlie" në fakt nuk janë Charlie, janë anti Charlie.
Presidenti Bujar Nishani dekoroi këto ditë një gazetare që vdiq aksidentalisht në krye të detyrës. Ai e kishte dhe e ka rastin të bëjë atë që nuk e bënë paraardhësit e tij dhe të nderonte gazetarët e vrarë në Kosovë.

Vinjetistët e Charlie Hobde deri më 7 janar 2015 ishin martirë të gjallë të fjalës së lirë, të mendimit të lirë. Nga 7 janari 2015 ata janë martirë të ndarë nga jeta, të ndarë mizorisht dhe padrejtësisht nga jeta. Martirë të gjallë të janë të gjithë ata guxojnë kur të tjerët kanë frikë apo parapëlqejnë të kenë frikë, ata që shqiptojnë të kundërtën, krejt të kundërtën e asaj që e thonë të gjithë, ata që janë kundëropinion i të gjitha opinioneve, ata që janë kundër-rrymë e të gjitha rrymave. Ata nuk heshtin për të vërtetën, kur të gjithë tjerët heshtin për të vërtetën. Ata e shpallin të vërtetën kur të gjithë e mendojnë atë dhe askush, secili për arsye të ndryshme, nuk e thotë atë që mendon. Ata e shërbejnë të vërtetën në atë mënyrë sikurse nuk do ta shërbente askush tjetër.

©

TREGUT SHQIPTAR - SERBIA DERI NË PALCË
Nga SKËNDER BUÇPAPAJ

E Djelë, 01.04.2015, 10:55am
2014 - VITI KUR NUK U NDËRTUA ASGJË
Nga SKËNDER BUÇPAPAJ

E Premte, 12.26.2014, 10:49am
MUNGESA E GRUPIT TË PDsë NË KUVEND NUK ËSHTË NDIER - AS PRANIA E TIJ NUK DO TË NDIHET
Nga SKËNDER BUÇPAPAJ

E Shtunë, 12.13.2014, 11:55am
7 PRILL 1939 - 29 NËNTOR 1944, ÇFARË IU NDODHI SHQIPTARËVE MIDIS DY TË PREMTEVE
T'i çlirojmë shqiptarët nga festa e çlirimit
Nga SKËNDER BUÇPAPAJ

E Hënë, 12.01.2014, 10:32am

VITI I RUGOVËS
Nga SKËNDER BUÇPAPAJ

E Mërkurë, 11.26.2014, 09:11am

VRASJA E XHEMAJL MUSTAFËS - TËRMET QË VAZHDON TË TRANDË KOSOVËN
Nga SKËNDER BUÇPAPAJ*

E Djelë, 11.23.2014, 12:34pmNË ALTAR PËR HERË TË DYTË ME GJARPRIN
Nga SKËNDER BUÇPAPAJ

E Premte, 11.21.2014, 11:52am
Shkrim i pabotuar
SERBIA E KA MENDJEN TE KOSOVA, PASTAJ TEK FQINJËSIA ME SHQIPËRINË
Nga SKËNDER BUÇPAPAJ

E Premte, 11.14.2014, 02:03pm
RAMA T'I LUTEJ VUÇIÇIT QË TA ZHBLLOKOJË KRIZËN NË KOSOVË
Nga SKËNDER BUÇPAPAJ

E Mërkurë, 11.12.2014, 10:12am

AI VEND KU NUK LEJOHEN KUNDËRKANDIDATURAT, ËSHTË DIKTATURË
Nga SKËNDER BUÇPAPAJ

E Djelë, 11.09.2014, 03:55pm

JERMI TOTALITAR I PDK - OSE NËNSHTRIM, OSE ZGJEDHJE TË JASHTËZAKONSHME
Nga SKËNDER BUÇPAPAJ

E Enjte, 11.06.2014, 09:26am

A E UDHËHEQ LDK KOALICIONIN PASZGJEDHOR?
Nga SKËNDER BUÇPAPAJ

E Mërkurë, 10.29.2014, 10:21am
SERBIA E TRAJTON EDHE SHQIPËRINË ME FUSNOTË
Nga SKËNDER BUÇPAPAJ

E Djelë, 10.19.2014, 08:56am
KUVENDI I KOSOVËS - VENDIMET QË MUND TË MERREN ME SHUMICË TË THJESHTË NUK KA PSE TË SHTYHEN PËR MË VONË
Nga SKËNDER BUÇPAPAJ


8 QERSHORI - NYJA GORDIANE
Nga SKËNDER BUÇPAPAJ

E Mërkurë, 10.01.2014, 10:55amPAPA YNË
Nga SKËNDER BUÇPAPAJ

E Hënë, 09.22.2014, 08:47am

PRESIDENTJA E HODHI GURIN NË LUMË, NJË MIJË TË ZGJUAR NUK E NXJERRIN
Nga SKËNDER BUÇPAPAJ

E Mërkurë, 08.27.2014, 06:59am
TRI JOTË JETIKE TË KOSOVËS
Nga SKËNDER BUÇPAPAJ

E Shtunë, 08.23.2014, 09:05am

REFORMA ORIGJINALE E KRYEMINISTRIT RAMA
Domosdoshmëria e një revanshi femëror në zyrat e partisë dhe të shtetit
Nga SKËNDER BUÇPAPAJ

E Hënë, 08.18.2014, 08:25am
PRANDAJ KUVENDI I RI NUK PO LICENSOHET
Nga SKËNDER BUÇPAPAJ

E Mërkurë, 08.06.2014, 02:30pm

KOSOVA POST-TRAUMË
Nga SKËNDER BUÇPAPAJ

E Premte, 08.01.2014, 04:58pm

Shënimi ditor
8 QERSHORI I TRYSNUAR
Nga SKËNDER BUÇPAPAJ

E Mërkurë, 07.23.2014, 07:24am
Shënimi ditor
SHËN 8 QERSHORI
Nga SKËNDER BUÇPAPAJ

E Hënë, 07.21.2014, 09:06am

ALBINI - MË LARG PARIMIT, MË PRANË DOGMËS
Nga SKËNDER BUÇPAPAJ

E Mërkurë, 07.16.2014, 09:48am

BIJTË E ETËRVE 'TË DJATHTË'
Nga SKËNDER BUÇPAPAJ

E Mërkurë, 07.09.2014, 10:40am
SHUMICA E RE KA 63 DEPUTETË, OPOZITA E RE KA 37 DEPUTETËNga SKËNDER BUÇPAPAJ (06.26.2014)
PRESIDENTJA THËRRET KUVENDIN E RI
Nga SKËNDER BUÇPAPAJ

E Martë, 06.24.2014, 07:59am
RA LAZARATI S'RA LAZARATI
Nga SKËNDER BUÇPAPAJ

E Mërkurë, 06.18.2014, 10:21am

MISIONI I RI I HASHIM THAÇIT ËSHTË NË OPOZITË
Nga SKËNDER BUÇPAPAJ

E Mërkurë, 06.11.2014, 10:58am
PDK BËRI ZULLUME NË QEVERISJE, BËFTË HAJËR NË OPOZITË
Nga SKËNDER BUÇPAPAJ

E Premte, 06.06.2014, 10:45am
QEVERIA E RE KRIJON TË PAKËNAQUR, POR ATA NUK JANË ME PD-në
Nga SKËNDER BUÇPAPAJ

E Hënë, 05.26.2014, 08:57am

REVOLUCIONI ME VOTË - KOHA E KOSOVËS
Nga SKËNDER BUÇPAPAJ

E Hënë, 05.19.2014, 06:46pm

NJË OPOZITË E SHPARTALLUAR KUNDËR NJË QEVERIE ENDE TË PAKONTURUAR
Nga SKËNDER BUÇPAPAJ

E Premte, 05.16.2014, 10:08am
FTESA NDAJ QYTETARËVE TË KOSOVËS DHE LUGINËS SË PRESHEVËS - NJË LËVIZJE TJETËR MË SE BOSHE E TIRANËS
Nga SKËNDER BUÇPAPAJ

E Enjte, 05.08.2014, 02:59pm
Temë për debat
DEFETARIZIMI I POLITIKËS DHE DEPOLITIZIMI I FESË
Nga SKËNDER BUÇPAPAJ

E Mërkurë, 04.09.2014, 07:56am
SFIDË NDAJ SKEMAVE
Libri 'Traumat e tranzicioni' i Elida Buçpapajt
Nga SKËNDER BUÇPAPAJ

E Hënë, 04.07.2014, 09:32pm
Ftesa këtuT'I DREJTSHKRUAJMË SHQIP EMËRVENDET ZVICERANENga SKËNDER BUÇPAPAJ (03.17.2014)
PS TË MOS IMITOJË PD-në, PD TË MOS IMITOJË PS-në
Nga SKËNDER BUÇPAPAJ

E Mërkurë, 03.05.2014, 11:47am
Këndi këtu
SI TË UROJMË
Nga SKËNDER BUÇPAPAJ

E Hënë, 02.17.2014, 06:50pm

SHPEND MOS U ÇMEND
Nga SKËNDER BUÇPAPAJ

E Mërkurë, 02.12.2014, 10:28am

FQINJËT JANË NË EKSPANSION, NE JEMI NË RESTRIKSION
Nga SKËNDER BUÇPAPAJ

E Mërkurë, 01.29.2014, 11:37am
POPULLI SHQIPTAR I KOSOVËS PO - E MERITON ÇMIMIN NOBEL PËR PAQE
Nga SKËNDER BUÇPAPAJ

E Enjte, 01.02.2014, 11:19am

NË EVROPË, SI ALEATË TË AMERIKËS
Nga SKËNDER  BUÇPAPAJ

E Djelë, 12.29.2013, 12:04pm
Ribotim me rastin e ditëlindjes së Presidentit Rugova
IBRAHIM RUGOVA - NJË EPOKË E PANDËRPRERË
Nga SKËNDER BUÇPAPAJ

E Hënë, 12.02.2013, 08:58am


 TË MOS SHNDËRROHEMI NË HORDHI
Nga SKËNDER BUÇPAPAJ


OKSIGJEN OPOZITËS
Nga SKËNDER BUÇPAPAJ

E Djelë, 11.17.2013, 10:10am

BEDRI MYFTARI - JETOI PËR NJË ËNDËRR, IKU PA TË
Nga SKËNDER BUÇPAPAJ

E Djelë, 11.10.2013, 10:12am
E MAJTA SHQIPTARE KONSOLIDON LULIN
Nga SKËNDER BUÇPAPAJ

E Mërkurë, 10.30.2013, 10:22am

COMMONWEALTHI SERB ËSHTË SA ANTISHQIPTAR DHE ANTIEVROPIAN
Nga SKËNDER BUÇPAPAJ
AZEM HAJDARI DHE IBRAHIM RUGOVA - FIGURA BASHKUESE DHE EMANCIPUESE TË POLITIKËS E TË KOMBIT
Nga SKËNDER BUÇPAPAJ

E Djelë, 09.15.2013, 09:50am

Ribotim
PD DHE PS MËTOJNË SE 23 QERSHORI 2013 KA TË NJËJTËN RËNDËSI ME 22 MARSIN 1992
Nga SKËNDER BUÇPAPAJ

E Shtunë, 08.24.2013, 08:56am


TIRANA DHE PRISHTINA NË GARË PËR DESHQIPËZIMIN E SHQIPES
Nga SKËNDER BUÇPAPAJ

E Mërkurë, 08.21.2013, 10:44am

'MAQEDONIA' NUK PUNON PËR EVROPËN, KOHA NUK PUNON PËR 'MAQEDONINË'
Nga SKËNDER BUÇPAPAJ

E Martë, 08.13.2013, 07:50am
SQARIM PËR OPINIONIN PUBLIK: NUK KAM QËNË KURRË ANËTAR I PPSH
Nga SKËNDER BUÇPAPAJ

E Hënë, 07.15.2013, 05:51pm

SEVDALLINJTË MANJAKË TË PARTIVE - DIVERSION EDHE KUNDËR MEDIAVE ONLINE
Nga SKËNDER BUÇPAPAJ

E Djelë, 07.07.2013, 11:35am
VOTA PARANDALUESE
Nga SKËNDER BUÇPAPAJ

E Premte, 06.28.2013, 09:42am


A ËSHTË 23 QERSHORI ZGJIDHJA?
Nga SKËNDER BUÇPAPAJ

E Djelë, 06.16.2013, 07:12am

HAPËSIRA SHQIPTARE MË VERILINDORE - PENG I TERMAVE
Nga SKËNDER BUÇPAPAJ

E Martë, 06.04.2013, 07:03am
MONOLOG PAS ZYRTARIZIMIT TË LISTAVE - QAJ FACEBOOK ME LOTË PËRPJETË
Nga SKËNDER BUÇPAPAJ

E Premte, 05.10.2013, 10:23am

TIRANË - KUVENDI BURLESK NË SEANCËN E JASHTËZAKONSHME PËR EGIN CEKËN
Nga SKËNDER BUÇPAPAJ

E Premte, 04.26.2013, 02:28pm
NJË THËNIE ME DOMETHËNIE E MESIÇIT
Nga SKËNDER BUÇPAPAJ

E Djelë, 04.14.2013, 08:41am

TË NESËRMEN E NJËZET E DY MARSIT TË NJËZET E DYTË
Nga SKËNDER BUÇPAPAJ

E Shtunë, 03.23.2013, 09:46am
MJERIMDIPLOMACIA E REPUBLIKËS SË SHQIPËRISËNga SKËNDER BUÇPAPAJ (03.10.2013)

MAFIA NUK BËN DOT ZGJEDHJE - OSE MEDITIM PËR 23 QERSHORIN
Nga SKËNDER BUÇPAPAJ

E Mërkurë, 02.27.2013, 02:54pm
SI E HUMBI KRYETARI I PD SHANSIN PËR TË PASUR FLAMURIN E INTEGRIMIT EVROPIAN FLAMUR TË FUSHATËS
Nga SKËNDER BUÇPAPAJ

THJESHT ATDHEDASHURI - TË JEMI BIJ TË ATDHEUT, TË MOS JEMI VAMPIRË TË ATDHEUT
Nga SKËNDER BUÇPAPAJ

E Djelë, 02.03.2013, 10:09am
Përmendore IBRAHIM RUGOVA, VËLLAI YNË, BABAI I KOMBIT TONË
Shkruar më 22 janar 2006
Nga SKËNDER BUÇPAPAJ

E Hënë, 01.21.2013, 08:43am

POPULLI E DI KË KA CUB KË HERO
Nga SKËNDER BUÇPAPAJ

E Shtunë, 01.12.2013, 09:57am


HOSSANA, BARJABA!
Nga SKËNDER BUÇPAPAJ

E Hënë, 01.07.2013, 10:00am

SHKRUAR MË 21 DHJETOR 2012, NË DITËN E PARË TË EGOS GLOBALE
Nga SKËNDER BUÇPAPAJ

E Premte, 12.21.2012, 11:35am
A DO TË JETË PD NJË OPOZITË BLLOKUESE?
Nga SKËNDER BUÇPAPAJ

E Mërkurë, 12.12.2012, 11:54am


Ribotim përkujtimor
XHEMAJL MUSTAFA DHE KOSOVA
Nga SKËNDER BUÇPAPAJ

FUNDNËNTORI 2012, TIRANA E DAFINAVE DHE E GJEMBAVE Nga SKËNDER BUҪPAPAJ
E Djelë, 11.18.2012, 02:34pm
ISH TË BURGOSUR POLITIKË TË POPULLIT TË BURGOSUR POLITIK
Nga SKËNDER BUÇPAPAJ

SHQIPËRISË ORA E PRONËS I KA NGECUR NË VITIN 1946
Ese nga SKËNDER BUÇPAPAJ

E Martë, 09.18.2012, 02:03pm
Ese BASHKIM GJYRIQI, NJË LARGIM I HESHTUR QË NUK E MORËN KRONIKAT
Nga SKËNDER BUÇPAPAJ

E Premte, 08.24.2012, 07:48am

NDËRVETINga SKËNDER BUÇPAPAJ

Pesëvjetori i vizitës së Presidenti amerikan në Shqipëri XHORXH W BUSHI NË TURIN EUROPIAN HISTORIK TË KOSOVËS

Veta e parë LETËR ZOTIT PËR BARDHYL AJETIN!

 Nga SKËNDER BUÇPAPAJ (shkruar më 4 qershor 2005)

SHQIPËRIA POSTKOMUNISTE DREJT PRESIDENTIT TË GJASHTË

Nga SKËNDER BUҪPAPAJ

MIRËNJOHJE AMERIKËS!

Nga SKËNDER BUÇPAPAJ

DOBIA KRYESORE E KATASTROFAVE NATYRORE

Nga SKËNDER BUÇPAPAJ

DY FJALË PARA PROTESTËS SË PRITSHME TË VETËVENDOSJES

Nga SKËNDER BUÇPAPAJ


NJË VIT HARRAKAT

Nga SKËNDER BUÇPAPAJ

HAVELI QË E PATËM, HAVELI QË NUK E PATËM

Nga SKËNDER BUÇPAPAJ

SINOPSIS STINORIT TË SIVJETËM TË ZJARREVE

Nga SKËNDER BUÇPAPAJ

PRESIDENTI BILL KLINTON ËSHTË NJERIU QË MORI VENDIMIN EPOKAL PËR ÇLIRIMIN E KOSOVËS

Ribotohet me rastin e 65 vjetorit të lindjes së presidentit të 42-të të SHBA

Nga SKËNDER BUÇPAPAJ

ZËVENDËSKRYEMINISTËR PËR GJUHËN SHQIPE

Nga SKËNDER BUÇPAPAJ

DISA IDE PËR ORGANIZIMIN E DIASPORËS SHQIPTARE NË ZVICËR

Nga SKËNDER BUÇPAPAJ

Nga SKËNDER BUÇPAPAJ

URIMET MIRËSEARDHËN

Nga SKËNDER BUÇPAPAJ

INSTRUMENTI I VETËM ËSHTË PUNA

MË SHUMË SE OPOZITË INSTINKTIVE, KOSOVËS I DUHET NJË OPOZITË ME STRATEGJI

Nga SKËNDER BUÇPAPAJ

REVOLUCIONE APO RRËSHQITJE SITUATE

Nga SKËNDER BUÇPAPAJ

URIMET EVROPIANE NDOSHTA NUK DO TË VIJNË

Nga SKËNDER BUÇPAPAJ

FORCËN E OPOZITËS NUK E BËJNË NUMRAT

Nuk e bën as dobësia e shumicës qeverisëse

Nga SKËNDER BUÇPAPAJ

BISEDIME JO, DIALOG PO

Nga SKËNDER BUÇPAPAJ

POETIKA E DHIMBJES NË NJË ROMAN TË RI

Romani "Imazh" i Zef Mulajt

Nga SKËNDER BUÇPAPAJ

NJË SKEMË PA SENS KRIJUES

Nga SKËNDER BUÇPAPAJ

A ËSHTË E PËRGATITUR LIDHJA DEMOKRATIKE PËR TA QEVERISUR KOSOVËN?

Nga SKËNDER BUÇPAPAJ

THAÇIZMI

Nga SKËNDER BUÇPAPAJ

RADHA E RËNIES SË RAISËVE

Nga SKËNDER BUÇPAPAJ

21 JANARI DHE INTELEKTUALËT LAKEJ

Nga SKËNDER BUÇPAPAJ

KUVENDI I RI: TIPOLOGJI, KAAKTERIZIME, PROGNOZA

Nga SKËNDER BUÇPAPAJ

PËRSHPIRTNI NAZMI LUKAJT, MIKUT DHE KOLEGUT

Nga SKËNDER BUÇPAPAJ

21 JANARI NË RADARIN E JASHTËM MEDIATIK

Nga SKËNDER BUÇPAPAJ

NJË VERSION I NËNTËDHJETESHTATËS

Nga SKËNDER BUÇPAPAJ

BAJRAKU NË ÇARSHI OSE POLITIKA NË ANKAND

Nga SKËNDER BUÇPAPAJ

ROJA TË SOVRANITETIT

Zotër shtëpie

Nga SKËNDER BUÇPAPAJ

PDK DHE LDK SHTRATIN ENDE TË NXEHTË

Nga SKËNDER BUÇPAPAJ

ALTERNATIVË MAFIOZE PUSHTETIT

Nga SKËNDER BUÇPAPAJ

SUDETIÇ, I TRETI I MOSKETIERËVE

Nga SKËNDER BUÇPAPAJ

KOLLITJET E STALINIT...

...nesër në "tri komunat heroike"

Nga SKËNDER BUÇPAPAJ

MARTY & THAÇI, THE PRECEDENT & SUBSEQUENT

Nga SKËNDER BUÇPAPAJ

TË DUAN, PA TË QORTOJNË

(Letër e mbyllur partive)

Nga SKËNDER BUÇPAPAJ

UKË RUGOVA DHE QYTETARIA E DINASTIVE NË DEMOKRACI
Nga SKËNDER BUÇPAPAJ

SIMBOL I LUFTËS SË KOSOVËS ËSHTË SHTËPIA E JASHARAJVE, NUK ËSHTË "SHTËPIA E VERDHË"

Nga SKËNDER BUÇPAPAJ

EVROPA NË ANËN E HUMBËSVE TË LUFTËS SË KOSOVËS

Nga SKËNDER BUÇPAPAJ

MINUS NEXHATI, PLUS ALBINI, BARAS ÇKA?

Nga SKËNDER BUÇPAPAJ

POLITIKËN MUND TA NDRYSHOSH VETËM DUKE MARRË PJESË NË POLITIKË

Nga SKËNDER BUÇPAPAJ

SHKODËR SHQYPNIA!

PARTITË E KRYEMINISTRAVE

Nga SKËNDER BUÇPAPAJ

UKA DHE ISAI

Nga SKËNDER BUÇPAPAJ

DOSIADA

Nga SKËNDER BUÇPAPAJ

TIPOLOGJIA E LISTAVE

Nga SKËNDER BUÇPAPAJ

SHKRIRJA E MEDIAVE NË PUSHTETIN POLITIK

Nga SKËNDER BUÇPAPAJ



MURMURIMË DUKAGJINI (REQUIEM PËR DIN MEHMETIN)

Nga SKËNDER BUÇPAPAJ

ZGJEDHJE TË FAKTIT TË KRYER

Nga SKËNDER BUÇPAPAJ

Sot mbushen plot 17 vjet nga dalja për herë të parë në satelit e Radiotelevizionit Shqiptar

NGASJET E PERSONALIZIMIT TË HISTORISË

Nga SKËNDER BUÇPAPAJ<

GREQIA DHE SHQIPËRIA, GREKËT DHE SHQIPTARËT

Nga SKËNDER BUÇPAPAJ

MJAFTON EMRI IBRAHIM RUGOVA

Nga SKËNDER BUÇPAPAJ

KALVARI I NJË MOCIONI

Nga SKËNDER BUÇPAPAJ

PDK DHE LDK SHAHEN... DERI PAS ZGJEDHJEVE

Nga SKËNDER BUÇPAPAJ

AKSESI I KOSOVËS NË DOSJET E SPIUNËVE TË SAJ

Nga SKËNDER BUÇPAPAJ

NGA NGURIMET NË NGUTJE?

Nga SKËNDER BUÇPAPAJ

SINDROMI I THESARIT TË ALI PASHË TEPELENËS SI E KAPI GREQINË

Nga SKËNDER BUÇPAPAJ


EMPATI E MBRAPSHTË E SOCIALISTËVE ME DEMOKRATËT

Nga SKËNDER BUÇPAPAJ

SHQIPTARIZMI NË KONTEKSTIN E EVROATLANTIZMIT DHE GLOBALIZMIT

Nga SKËNDER BUÇPAPAJ

VIZIONI YNË EVROPIAN I RIBASHKIMIT SHQIPTAR

Nga SKËNDER BUÇPAPAJ

HAMENDJET PARAZGJEDHORE

Nga SKËNDER BUÇPAPAJ

NUK KAM MALL PËR FUSHATAT E DORËHEQJEVE, LARG QOFSHIN FUSHATAT E DORËHEQJEVE

Nga SKËNDER BUÇPAPAJ

A DO TË VAZHDOJË NJOHJET EDHE GJATË DIALOGUT?

Nga SKËNDER BUÇPAPAJ

MBYLLJA ME NDER E MISIONEVE NDËRKOMBËTARE

Nga SKËNDER BUÇPAPAJ

A MUND ERDHËT PREJ NJU JORKU

Nga SKËNDER BUÇPAPAJ

Ç'RRUGË KA HYRË PROCESI I NJOHJEVE

Nga SKËNDER BUÇPAPAJ

NË LDK ASGJË E RE, ASGJË E RE NË LDK

Nga SKËNDER BUÇPAPAJ

HISTORIA NUK ËSHTË E PARTIVE, PARTITË JANË PJESË E HISTORISË

Nga SKËNDER BUÇPAPAJ

E NGRIRË KOSOVA NUK MUND TË HYJË NË BISEDIME TË REJA

Nga SKËNDER BUÇPAPAJ

AZEMI, DISIDENTI I LINDUR

Nga SKËNDER BUÇPAPAJ

MIQËSIA ME VATIKANIN

Nga SKËNDER BUÇPAPAJ

VDEKJA E POETIT

Nga SKËNDER BUÇPAPAJ

FATI I UKSHIN HOTIT

Nga SKËNDER BUÇPAPAJ

PA ZBARDHJEN E HISTORISË DISIDENCA SHQIPTARE NUK DO TA FITOJË QYTETARINË


Nga SKËNDER BUÇPAPAJ

PËR INAT TË KOSOVËS, SERBIA ËSHTË GATI TË BËJË ÇFARËDO HARAKIRI

Nga SKËNDER BUÇPAPAJ

LERENI KOSOVËN SHËNDOSH, NËSE E DONI SHËNDOSH BALLKANIN, EVROPËN...

Nga SKËNDER BUÇPAPAJ



Nga SKËNDER BUÇPAPAJ


EMRI NDËRKOMBËTAR I KOSOVËS

Nga SKËNDER BUÇPAPAJ


KOSOVA DHE NJOHJET - GJEOPOLITIKA TJETËR

MË TEPËR SE NJË GJETJE FORMULE, NJË THYERJE TABUJE

Nga SKËNDER BUÇPAPAJ



Nga SKËNDER BUÇPAPAJ


AS REVANSHISTË, AS TË REVANSHUAR

Nga SKËNDER BUÇPAPAJ

VERIU I KOSOVËS, FUSHËBETEJA E FUNDIT?

Nga SKËNDER BUÇPAPAJ


Nga SKËNDER BUÇPAPAJ

NË HORIZONTE ENDE ASNJË RRETHANË OPTIMALE PËR BISEDIME


KORRUPSIONI SHESHIT

Nga SKËNDER BUÇPAPAJ

Nga SKËNDER BUÇPAPAJ

Nga SKËNDER BUÇPAPAJ

MARRËDHËNIET ME NDËRKOMBËTARËT SHPREHIN AFTËSINË SHTETËRORE TË KOSOVËS

Nga SKËNDER BUÇPAPAJ

©


SKËNDER BUÇPAPAJ


Rating (Votes: )   
    Comments (0)        Dërgoja shokut        Printo


Other Articles:
NË PARIS VRITET LIRIA E SHTYPITNga FRANK SHKRELI (01.08.2015)
Barometri diplomatikBEOGRADI PO LUFTON PËR 'ANULIMIN' E PAVARËSISË SË KOSOVËS, KURSE PRISHTINA PËR 'NORMALIZIMIN' ME SERBINË!!!Nga Prof. Dr. MEHDI HYSENI (01.08.2015)
NGA CIKLI I SHKRIMEVE PËR ZVICRËN - PËR SHQIPËRINË NGA EKSPERIENCA ZVICERANE Nga ELIDA BUÇPAPAJ (01.07.2015)
FAMILJA BUSH - PORTRETI I NJË PRESIDENTI NGA DJALI I TIJ PRESIDENTNga FRANK SHKRELI (01.07.2015)
PËR VITIN E RI 2015 - PAQE NË BOTË, PAQE NË ZEMRAT TONA!Nga SAMI REPISHTI (01.05.2015)
Pas deklarimit të VAN se nuk do ta votojë Gjykatën SpecialeVEPRIMET AUTODESTRUKTIVE TË VAN-it ZGJASIN PUSHTETIN E HASHIM THAÇITNga ELIDA BUÇPAPAJ (01.05.2015)
SHTRËNGATA EVROPIANE NXJERR NË BREG TË MAJTËN E RENga HARLOD MEYERSON, Washington Post (01.05.2015)
TREGUT SHQIPTAR - SERBIA DERI NË PALCËNga SKËNDER BUÇPAPAJ (01.04.2015)
NOLI - KRYESHENJTOR I GJALLË I SHQIPTARISË NË TË DY BOTËTNga ARTUR VREKAJ (01.03.2015)
74 VJET MË PARË NDËRROI JETË AT GJERGJ FISHTANga FRANK SHKRELI (12.30.2014)



 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Shtator 2019  
D H M M E P S
1 2 3 4 5 6 7
8 9 10 11 12 13 14
15 16 17 18 19 20 21
22 23 24 25 26 27 28
29 30          
 
::| Hot News
PËRMBYTJET NË SHQIPËRI - QEVERIA THOTË SE GJENDJA ËSHTË KRITIKE, KËRKON NDIHMË NGA BRUKSELI
ARVIZU - PRESIM QË DREJTËSIA SHQIPTARE TË DËNOJË TRAFIKANTËT E NJERËZVE
NATO NUK MUND TË NDIHMOJË NË KRIJIMIN E USHTRISË NË KOSOVË
GJERMANIA, FRANCA, BRITANIA E MADHE, HOLLANDA DHE DANIMARKA KUNDËR STATUSIT TË VENDIT KANDIDAT PËR SHQIPËRINË
THAÇI PARALAJMËRON ZGJEDHJEN E PRESIDENTIT GJATË JAVËS SË ARDHSHME
MISIONI MISHELËNga MICHELLE OBAMA, Newsweek
BABAI E NJEH MË MIRËNga THOMAS L. FRIEDMAN, New York Times
NATO dhe BE borxhlinj ndaj Kosovës ?Nga Elida Buçpapaj

 
VOAL
[Shko lart]