E Shtunë, 12.05.2020, 06:48pm (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
OPINONE-EDITORIALE
 

SHBA TË MARRIN NË MËNYRË EMERGJENTE ROLIN AKTIV NË SHQIPËRI PËR TË NDALUR HUGO ÇAVEZIN E BALLKANIT !

Nga ELIDA BUÇPAPAJ


E Hënë, 05.10.2010, 06:25pm (GMT+1)

Pas zgjedhjeve të 28 Qershorit 2009, në Shqipëri nuk ka pasur arsye për krizë. Në Shqipëri u mbajtën zgjedhjet më të mira të këtyre 20 viteve tranzicion. Reformën zgjedhore e përcaktoi opozita, dmth Ed Rama, për herë të parë fuksionoi regjistri elektronik, për herë të parë shqiptarët votuan me karta identiteti, për herë të parë zgjedhjet u certifikuan në të gjitha nivelet. Kryeministri shqiptar kishte arritur disa fitore konkrete: Shqipëria ishte futur në NATO gjatë mandatit të tij, Shqipërinë e vizitoi për herë të parë një President Amerikan gjatë mandatit të tij, George W.Bush i cili ishte vendimtar edhe në vendimmarrjen e Perëndimit për pavarësinë e Kosovës. Në mandatin e tij u ndërtua Rruga e Kombit dhe Shqipërisë iu përmirësua imazhi i ndyrë nga revolucioni i kallashëve dhe rikthimi i ish-komunistëve në pushtet përmes bandave të Zani Caushit dhe mafies etj. Fitorja e Berishës nuk ishte e papritur, pasi ishte e projektuar nga shumë sondazhe te bëra nga institucione ndërkombëtare me autoritet si Zogby etj. etj.

Fushata zgjedhore nisi me një anomali të madhe, pasi kryetari i opozitës nuk ishte në listën e deputetëve, e cila riciklohej me bijtë dhe nipat e etërve të nomenklaturës së kuqe. Gjithësesi zgjedhjet e 28 qershorit u mbajtën në një klimë kuazinormale, të dyja palët mbajtën ekuilibër dhe për hir të transparencës çdo fletë votimi doli përpara një kamere me lidhje në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve. Në fund rifitoi qendra e djathtë. Për të hyrë në histori Ed Ramës do t'i duhej të jepte dorëheqjen si veproi pararendësi i tij dhe si do të duhej të vepronte Berisha po të ishte sfiduar nga kundërshtari i tij.

Pas njohjes të rezultatit të zgjedhjeve, Parlamenti i ri duhej të përqendrohej në objektivat e reja, dhe pozita dhe opozita duhet të bashkërendonin punët për marëvajtjen e shtetit. Opozita do të duhej të ishte në krye të detyrës për t'i bërë oponencë që hallkat e shtetit të së drejtës të funksononin sa më mirë, që të tre pushtetet të ishin funksionalë pa cënuar integritetin e njëri-tjetrit. Dhe kështu konsolidohet shteti.

Kështu do të duhej të rridhnin ngjarjet, sikur Ed Rama dhe mentori i tij Gramoz Ruç të mos dilnin me skenarin për të ricikluar '97. Gjithësesi më 1997 ekzistonte problemi i piramidave, për të cilin akuzohej direkt Berisha, por që më vonë u provua se shefat e piramidave ishin ish-funksionarë të policisë sekrete të diktaturës, ndërsa më 2009-2010 nuk ekziston asgjë.

Nuk ekziston asnjë arsye për të inicuar dialog, sepse dialogu bëhet në Parlament, nuk ekziston asnjë shkak për të kërkuar negociata, sepse Ed Rama dhe Gramoz Ruçi kërkojnë pushtetin politik me çdo kusht, si më 1944 ashtu edhe më 1997 përmes diktatit. Por diktati është mjet i diktaturave dhe jo i demokracisë. Në demokraci pushteti fitohet përmes votës së lirë dhe nuk imponohet përrmes diktatit apo mjeteve që vihen në shërbim të tij siç është greva e urisë.

Ed Rama dhe Gramoz Ruçi po e përdorin grevën e urisë për t'iu kundërvënë njohjes të zgjedhjeve nga të gjitha institucionet ndërkombëtare demokratike të Perëndimit. Ed Rama ka marrë këshillime nga çdo kryetar shteti në Perëndim që të ndalë bojkoti, Ed Rama ka marrë ftesa nga të gjitha organizmat demokratike të Bashkimit Europian që t'i lejojë deputetët e tij të futen në Parlament. Por Ed Rama me një megallomani absurde ka hedhur në kosh të plehrave çdo këshillë dhe ftesë nga përfaqësuesit e Perëndimit, aleati natyral i Shqipërisë dhe shqiptarëve. Mekanizmi i grevës të urisë bën që Shqipërisë t'i rikthehet hija e kaosit dhe trazirave të 1997-tës.

Në këtë kontekst, duhet vepruar sa më shpejt, dhe për të evituar humbjen e jetës të ndonjë grevisti duhet të ndalet sa më shpejt deliri i një lideri lunatik me shumë probleme të personalitetit.

Për të kthyer Ed Ramën në Parlament janë aktivizuar të gjitha mekanizmat demokratike të shteteve Perëndimore, janë aktivizuar të gjitha organizmat e Bashkimit Europian dhe pa dobi, Ed Rama inkarnon Hugo Çavezin e Ballkanit. Deri tani nuk janë ndjerë vetëm SHBA.

Nuk ka vend për të bërë krahasime midis situatës aktuale në Shqipëri me zgjedhjet e vitit 2000 në Amerikë, midis George W.Bush-it dhe Al Gore-it, ku fatin e atyre zgjedhjeve e vendosi drejtësia, vendimin e të cilës për zgjedhjet e 28 Qershorit 2010 Ed Rama nuk e njeh. Nuk mund të krahasohet një vend, prej nga ka lindur primati i demokracië siç janë SHBA-të me një vend ku diktatura ishte më e egra dhe më çnjerëzorja në Europë, dhe ku eksponentë të saj, si Gramoz Ruçi në vend të ishin larguar me kohë nga skena politike shqiptare, vazhdojnë të thurrin skenarë të zinj për shqiptarët.

E pra, është e domosdoshme mbajtja e qendrimit aktiv në mënyrë të menjëhershme e SHBA. Nuk është në interesin kombëtar të Amerikës një kthim mbrapa i proceseve demokratike në Shqipëri, sepse dihet se çdo anomali në shtetin amë ka reaksion zinxhir atje ku jetojnë shqiptarët, në trojet e tyre etnike, që do të thotë në gjashtë shtete në Ballkan.

SHBA kanë investuar shumë energji që shqiptarët t'ja arrijnë kësaj dite, integrimit në NATO dhe Europë, dhe rikthimi i Gramoz Ruçit në pushtet është e kundërta e asaj për të cilën kanë investuar SHBA. SHBA kanë ndikim të madh midis shqiptarëve, pasi konsiderohen aleatët jetikë të kombit shqiptar, andaj duhet të veprojnë në mënyrë sa më urgjente.

 

 

 

ELIDA BUÇPAPAJ


Rating (Votes: )   
    Comments (0)        Dërgoja shokut        Printo


Other Articles:
NJËZET VJET PAS RËNIES SË KOMUNIZMITNga FRANK SHKRELI (05.05.2010)
ATJE KU DIGJET FLAMURI I NATO-S - Nga ELIDA BUÇPAPAJ (05.05.2010)
A ËSHTË KURSIMI NJË MIT GREK?Nga DAVID IGNATIUS, Washington Post (05.03.2010)
BIZNES APO POLITIKË?Nga PATRICK MOORE. Radio Evropa e Lirë (04.30.2010)
SHARLATANË DHE SHARLATANIZËMNga MAUREEN DOWD, New York Times (04.29.2010)
NATA SHQIPTARENga ELIDA BUÇPAPAJ (04.27.2010)
RËNIA E TË PAPREKSHMËVENga MASSIMO GAGGI, Corriere della Sera (04.27.2010)
MOS QAJ PËR UOLL STRITINNga PAUL KRUGMAN, New York Times (04.25.2010)
LUFTA PËR LIRINË NUK ËSHTË VRAP, POR MARATONËNga JEFFREY GEDMIN, president i Radios Evropa e Lirë (04.23.2010)
TË GJITHË E DUAN FITIMTARINNga THOMAS L. FRIEDMAN, New York Times (04.22.2010)



 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Dhjetor 2020  
D H M M E P S
    1 2 3 4 5
6 7 8 9 10 11 12
13 14 15 16 17 18 19
20 21 22 23 24 25 26
27 28 29 30 31    
 
::| Hot News
PËRMBYTJET NË SHQIPËRI - QEVERIA THOTË SE GJENDJA ËSHTË KRITIKE, KËRKON NDIHMË NGA BRUKSELI
ARVIZU - PRESIM QË DREJTËSIA SHQIPTARE TË DËNOJË TRAFIKANTËT E NJERËZVE
NATO NUK MUND TË NDIHMOJË NË KRIJIMIN E USHTRISË NË KOSOVË
GJERMANIA, FRANCA, BRITANIA E MADHE, HOLLANDA DHE DANIMARKA KUNDËR STATUSIT TË VENDIT KANDIDAT PËR SHQIPËRINË
THAÇI PARALAJMËRON ZGJEDHJEN E PRESIDENTIT GJATË JAVËS SË ARDHSHME
MISIONI MISHELËNga MICHELLE OBAMA, Newsweek
BABAI E NJEH MË MIRËNga THOMAS L. FRIEDMAN, New York Times
NATO dhe BE borxhlinj ndaj Kosovës ?Nga Elida Buçpapaj

 
VOAL
[Shko lart]