VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve - A MUND ERDHËT PREJ NJU JORKUNga SKËNDER BUÇPAPAJ

                                                                                      

E Shtunë, 04.27.2024, 08:47am (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
OPINONE-EDITORIALE
 

A MUND ERDHËT PREJ NJU JORKU

Nga SKËNDER BUÇPAPAJ


E Martë, 09.28.2010, 08:03am (GMT+1)

Më shumë se pyetje, titulli i këtij shkrimi është një përshëndetje e njohur tradicionale shqiptare. Atyre që ua kujton këngëlojën e fëmijërisë "Lang-lang-cirilang" mund t'iu them se nuk do të gjejnë konotacione të tilla në radhët e mëposhtme.

Pas qëndrimit në Nju Jork, monopolin amerikan dhe kryemonopolin botëror, kryeqytetin e diplomacisë botërore, zyrtarët tanë nga më të lartët deri më të ultët, pjesëmarrës në punimet e sesionit të 65-të të Asamblesë së Përgjithshme të Organizatë së Kombeve të Bashkuara si dhe të atmosferës që krijon stinori i ri diplomatik botëror, ne i presim nëpër aeroportet tona në grupe më të mëdha e në grupe më të vogla.

Më shumë se kurrë në histori këtë fillimvjeshte të Nju Jorkut e të Amerikës kishim një prani të madhe shqiptare, të Tiranës dhe të Prishtinës, çka ishte tejet e pritshme për shkak të detyrave të politikës dhe të diplomacisë së dy kryeqyteteve tona, detyra të cilat janë sot më të mëdha se kurrë e më vendimtare se kurrë. Madje, më se delegacione, ato ishin batalione.

Fjalët do të ishin të tepërta. Ne i kemi parë tashmë në ekranet tona të vogla, shpesh në mënyrë të drejtpërdrejtë, liderët tanë dhe zytarët e tjerë tanë në takime me delegacionet e huaja, veçanërisht në takime me miqtë dhe aleatët tanë: absolutisht të përzemërta, absolutisht miqësore. Edhe sikur filma pa zë, edhe sikur filma pa ngjyra të ishin, mesazhet e pamjeve që na vinin mespërmes eterit të planetit ishin tejet domethënëse.

Reporterët si reporterët, natyrisht, do t'ua bëjnë pyetjet e rastit dhe do të marrin përgjigjet përkatëse. Ne do t'i dëgjojmë me respektin tonë të njohur të përhershëm fjalët të cilat i parathemi vetë, ende pa u shqiptuar nga të intervistuarit. Nga që jemi të mirinformuar dhe ngaqë përgjithësisht e dimë përmend fjalorin që zotëron dhe që përdor secili nga zotërinjtë tanë.

Pastaj kthehemi me këmbët në tokë. Kosovën e presin bisedime të reja. Sa jemi të përgatitur për bisedimet e reja. Jemi të sigurtë në suksesin e diplomacisë sonë. Vetëm se kureshtja mbetet kureshtje edhe kur rezultati përafërisht dihet, madhe edhe kur rezultati mund të jetë i parashkruar. Kjo edhe për shkak se nuk ia lejojmë vetes sonë vetëkënaqjen. Mbetemi një vend dhe një komb shqiponjash sa fluturuese, aq edhe realiste. Kështu do të thoshte edhe Xhejms Belushi në reklamën e njohur, një shqiponjë si ne edhe ai.

Është e vërtetë se koniunkturat kanë qenë në favorin tonë prej nja njëmbëdhjetë vjetësh, është e vërtetë se në themel të çdo përparimi të mirëfilltë të kombit tonë gati njëqind vitet e fundit është Amerika. Diplomacia më e sukesshme është ajo që e njeh këtë të vërtetë dhe e administron me zotësi. Deri tash diplomacia jonë aktuale e ka bërë dhe po e bën këtë. Dhe kjo na jep ne besim se suksesi, edhe kur të vonojë, nuk do të mungojë. E do të jetë sukses i plotë.

Patjetër, arritja më e madhe e këtij qëndrimi të delegacioneve tona në Nju Jork ishin garancitë e përsëritura nga miqtë amerikanë se do të jenë me ne dhe nuk do t'i mungojnë asnjë çast fatit tonë, i cili ndodhet përsëri në momentet e tij nga më vendimtarët.

Thënë të gjitha këto, ndoshta unë prapë mbetem ndër shqiptarët e vetëm apo shqiptari i vetëm që do të mëtonte nga politikanët tanë kur të zbarkojnë në aeroportet tona diçka që nuk e kemi dëgjuar dhe nuk e kemi pritur ta dëgjojmë. Të paktën nëse jo diçka e folur, nëse jo diçka e thënë, të ishte diçka e nënkuptuar, diçka e kapshme në ajër.

Bisedimet e reja vijnë dhe njohjet e reja nuk vijnë. Gjithë viti 2010 kalon me një njohje, e shumta me dy a tri njohje. Veriu i Kosovës vazhdon të jetë objekt i lakmisë së hapur të Serbisë. Tema e Luginës së Preshevës vazhdon të mos shqiptohet. Dhe prapë presim më të mirën. E presim nga liderët tanë. E presim nga miqtë dhe aleatët tanë, në radhë të parë.

Unë nuk jam i prirur të vë asnjë pikëpyetje në pritshmërinë tonë pozitive, në të menduarit dhe të shpresuarit tonë pozitiv. Nuk i jam i prirur të vë asnjë pikëpyetje sidomos në vitalitetin tonë që do t'i dilte e do t'i tepëronte gadishullit dhe kontinentit tonë. Ligj hyjnor i patjetërsueshëm.



SKËNDER BUÇPAPAJ


Rating (Votes: )   
    Comments (0)        Dërgoja shokut        Printo


Other Articles:
TË DREJTAT E NJERIUT NË POLITIKËN NDËRKOMBËTARENga FRANK SHKRELI (09.26.2010)
AD-HOC DIPLOMACIA E KOSOVËSNga FATON BISLIMI (09.26.2010)
Pavarësia e Kosovës në shërbim të paqes dhe stabilitetit afatgjatë të të gjithë  EvropësJO PROFILIT KONTRAVERS TË Z. KATHY ASHTON !NGA ELIDA BUÇPAPAJ (09.25.2010)
ISA MUSTAFA, NJË ZË REFORMUES I LDK-SË NGA ELIDA BUÇPAPAJ (09.25.2010)
LUFTA, VRASJA DHE KTHIMI I KOLONELIT NË KOSOVËNga BAJRUSH MORINA (09.24.2010)
NË Ç'RRUGË KA HYRË PROCESI I NJOHJEVENga SKËNDER BUÇPAPAJ (09.23.2010)
NDËR VENDET MË TË SIGURTA NË EVROPËNga SALI BERISHA, Kryeministër i Republikës së Shqipërisë (09.23.2010)
PRITJA E GJATË E SHQIPËRISË NË SALLËN E LINDJESDebati me adoleshentët dhe njëzet e sa vjeçarët mbi lidhjet e humbura me Historinë ShqiptareNga MERITA B. MCCORMACK, Washington DC (09.22.2010)
NË LDK ASGJË E RE, ASGJË E RE NË LDKNga SKËNDER BUÇPAPAJ (09.21.2010)
LËVIZJA QË PO TRONDIT PARTITË POLITIKE AMERIKANENga FRANK SHKRELI (09.21.2010)



 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Prill 2024  
D H M M E P S
  1 2 3 4 5 6
7 8 9 10 11 12 13
14 15 16 17 18 19 20
21 22 23 24 25 26 27
28 29 30        
 
::| Hot News
PËRMBYTJET NË SHQIPËRI - QEVERIA THOTË SE GJENDJA ËSHTË KRITIKE, KËRKON NDIHMË NGA BRUKSELI
ARVIZU - PRESIM QË DREJTËSIA SHQIPTARE TË DËNOJË TRAFIKANTËT E NJERËZVE
NATO NUK MUND TË NDIHMOJË NË KRIJIMIN E USHTRISË NË KOSOVË
GJERMANIA, FRANCA, BRITANIA E MADHE, HOLLANDA DHE DANIMARKA KUNDËR STATUSIT TË VENDIT KANDIDAT PËR SHQIPËRINË
THAÇI PARALAJMËRON ZGJEDHJEN E PRESIDENTIT GJATË JAVËS SË ARDHSHME
MISIONI MISHELËNga MICHELLE OBAMA, Newsweek
BABAI E NJEH MË MIRËNga THOMAS L. FRIEDMAN, New York Times
NATO dhe BE borxhlinj ndaj Kosovës ?Nga Elida Buçpapaj

 
VOAL
[Shko lartë]