E Shtunë, 11.16.2019, 10:18pm (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
OPINONE-EDITORIALE
 

A DO TË VAZHDOJË NJOHJET EDHE GJATË DIALOGUT?

Nga SKËNDER BUÇPAPAJ


E Premte, 10.01.2010, 08:02am (GMT+1)

 

Nga foltorja e Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së, në sesionin e 65-të të instancës së lartë ndërkombëtare, kreu i Serbisë iu bëri thirrje të gjitha vendeve të cilat ende nuk e kanë njohur Kosovën të vazhdojnë të mos e njohin shtetin më të ri të botës "të paktën sa kohë që vazhdon dialogu", pra bisedimet e reja midis Kosovës dhe Serbisë.

Po nga Qyteti i Nju Jorkut, në një intervistë për Zërin e Amerikës, ministri i ri i Jashtëm i Shqipërisë, ka deklaruar ndërkaq se shumë shpejt do të ketë njohje të reja të pavarësisë së Kosovës.

Krerët e Kosovës janë treguar të përmbajtur në optimizmin e tyre, ndonëse duke mos e fshehur atë, pa u shprehur më "rreth shtimit të njohjeve", term tipik ky i Prishtinës, megjithatë duke i mëshuar tashmë temës së bisedimeve dhe triumfit të ri të Kosovës në këtë proces të ri.

Fjalët e kreut serb ne do t'i merrnim si vetëshërbesa kënaqësie, nëse nuk do të përfillnim faktin se Serbia ka arritur t'i frenojë njohjet e Kosovës më parë nëpërmjet dërgimit të rastit të shpalljes së pavarësisë së saj në Gjykatën Ndërkombëtare të Drejtësisë, ashtu edhe nëpërmjet dërgimit të një rezolute të njëanshme e pastaj miratimit pa votim të një rezolute të përbashkët me BE-në.

Sa korrekt e vlerësojnë qëndrimin e kreut e Beogradit në Tiranë dhe në Prishtinë, sa të dobishëm a të dëmshëm e shikojnë atë, ne nuk mund të marrim vesh nga tekstet apo nëntekstet e shqiptuara në dy kryeqytetet shqiptare. Ne kemi në inventar një qëndrim përshëndetës me zë të lartë dhe të ngrohtë nga ana e Prishtinës për rezolutën e 9 shtatorit, në të njëjtat valë dhe tone të Brukselit e të Beogradit. Nga Tirana kemi një përshëndetje vetëm nga ana e Metës. Por kemi pastaj një qëndrim pozitiv ndaj përpjekjeve të Perëndimit për një dialog konstruktiv midis dy shteteve të pavarura dhe sovrane fqinje, Kosovës dhe Serbisë.

Nisur nga aritmetika fare pa fletë e njohjeve të reja të Kosovës në periudhat e përmendura dy-tri kryeradhë më lart, jemi krejtësisht të sigurtë se bisedimet e reja pa shtim të numërt të njohjeve të Kosovës, do të jenë pa asnjë dyshim në favor të Beogradit. Bisedimet e reja, në kushtet e vazhdimit të politikës armiqësore të Serbisë ndaj Kosovës, përveçse tejet poshtëruese do të kishin fryte të hidhura, nga ato të cilat Kosova i ka shijuar përgjatë historisë së vonë, sidomos menjëherë pas Luftës së Dytë Botërore. Frenimi i njohjeve të reja të Kosovës, çka Beogradi e demonstron haptas se do ta ketë në qendër të diplomacisë së tij, nuk ka si të jetë shprehje më flagrante dhe më kuptimplotë e politikës armiqësore të Serbisë ndaj Kosovës.

Ndërprerjen e kësaj politike armiqësore, për absurdin e radhës, Beogradi kërkon ta shkëmbejë me përfitime të reja në dëm të shqiptarëve. Kreu serb, në fjalën e tij në Asamblenë e Përgjithshme, tha se nuk ka asnjë arsye që nga procesi i Kosovës shqiptarët të fitojnë gjithçka dhe serbët të humbin gjithçka. Kështu ne e dimë se Beogradi i motivon bisedimet e reja me një shpërblim të ri ndaj serbëve në dëm të shqiptarëve. Siç e ka zakon Beogradi, këto përfitime të "vogla" të serbëve, i trumbeton si lumturi të përbashkët. Kështu iu tingëllon të gjithë atyre që, së paku, e kanë të pashlyer mbresën e hidhur të heqjes së autonomisë së Kosovës me 1989, çka trumbetohej si një kapje dorë për dorë, krah për krah, sup për sup, zemër për zemër e shpirt për shpirt midis dy popujve për në parajsën tokësore.

Prishtina, mendoj unë, nuk ka pse të tregohet e ethëshme për të siguruar patjetër ndërprerjen e politikës armiqësore të Beogradit ndaj Kosovës. Sepse kjo ndërprerje do të ishte vetëm koniunkturale. Herën e parë që do t'i vinte në shteg, Beogradi do ta kompesonte shumëfish rëndëshëm atë ndërkohë gjatë së cilës e pushoi ado relativisht veprimtarinë armiqësore ndaj Kosovës. Prandaj Prishtina do të ishte shumë më mirë të kërkonte që Beogradi të heqë nga menyja e tij e përditshme frenimin e njohjeve të reja të Kosovës. Përndryshe shqiptarëve nuk do t'iu prishej gjiza për pakëz zbutje të armiqësisë së fqinjve veriorë, sepse shqiptarët janë mësuar t'i mbijetojnë me sukses situatat sado sfidante e të kushtueshme.

Heqja e bllokimit të njohjeve të reja duhet patjetër të kërkohet nga Prishtina. Ta kërkojë këtë drejtpërdrejt, ta kërkojë nëpërmjet miqve dhe aleatëve të vet, ta kërkojë në të gjitha format, me një fjalë ta imponojë, ta detyrojë Beogradin që të heqë dorë nga bllokimi i njohjeve të reja të Kosovës para se të jenë ulur në çfarëdo tryeze për çfarëdo bisedimesh.

Kushdo që do të ulej përballë serbëve në bisedime, çfarëdo dorëzanësh e dorëzanish të kishte, do të gjykohej tejet rëndë nga opinioni shqiptar dhe nga opinioni proshqiptar, nëse Kosova nuk do të kishte arritur paraprakisht numrin e nevojshëm të njohjeve ndërkombëtare, i cili do të çimentonte përfundimisht pozitën ndërkombëtare të Kosovës.

VIZIONI YNË EVROPIAN I RIBASHKIMIT SHQIPTAR

Nga SKËNDER BUÇPAPAJ

HAMENDJET PARAZGJEDHORE

Nga SKËNDER BUÇPAPAJ

NUK KAM MALL PËR FUSHATAT E DORËHEQJEVE, LARG QOFSHIN FUSHATAT E DORËHEQJEVE

Nga SKËNDER BUÇPAPAJ

A DO TË VAZHDOJË NJOHJET EDHE GJATË DIALOGUT?

Nga SKËNDER BUÇPAPAJ

A MUND ERDHËT PREJ NJU JORKU

Nga SKËNDER BUÇPAPAJ

Ç'RRUGË KA HYRË PROCESI I NJOHJEVE

Nga SKËNDER BUÇPAPAJ

NË LDK ASGJË E RE, ASGJË E RE NË LDK

Nga SKËNDER BUÇPAPAJ

HISTORIA NUK ËSHTË E PARTIVE, PARTITË JANË PJESË E HISTORISË

Nga SKËNDER BUÇPAPAJ

E NGRIRË KOSOVA NUK MUND TË HYJË NË BISEDIME TË REJA

Nga SKËNDER BUÇPAPAJ

AZEMI, DISIDENTI I LINDUR

Nga SKËNDER BUÇPAPAJ

MIQËSIA ME VATIKANIN

Nga SKËNDER BUÇPAPAJ

VDEKJA E POETIT

Nga SKËNDER BUÇPAPAJ

FATI I UKSHIN HOTIT

Nga SKËNDER BUÇPAPAJ

PA ZBARDHJEN E HISTORISË DISIDENCA SHQIPTARE NUK DO TA FITOJË QYTETARINË


Nga SKËNDER BUÇPAPAJ

PËR INAT TË KOSOVËS, SERBIA ËSHTË GATI TË BËJË ÇFARËDO HARAKIRI

Nga SKËNDER BUÇPAPAJ

LERENI KOSOVËN SHËNDOSH, NËSE E DONI SHËNDOSH BALLKANIN, EVROPËN...

Nga SKËNDER BUÇPAPAJ



Nga SKËNDER BUÇPAPAJ


EMRI NDËRKOMBËTAR I KOSOVËS

Nga SKËNDER BUÇPAPAJ


KOSOVA DHE NJOHJET - GJEOPOLITIKA TJETËR

MË TEPËR SE NJË GJETJE FORMULE, NJË THYERJE TABUJE

Nga SKËNDER BUÇPAPAJ



Nga SKËNDER BUÇPAPAJ


AS REVANSHISTË, AS TË REVANSHUAR

Nga SKËNDER BUÇPAPAJ

VERIU I KOSOVËS, FUSHËBETEJA E FUNDIT?

Nga SKËNDER BUÇPAPAJ


Nga SKËNDER BUÇPAPAJ

NË HORIZONTE ENDE ASNJË RRETHANË OPTIMALE PËR BISEDIME


KORRUPSIONI SHESHIT

Nga SKËNDER BUÇPAPAJ

Nga SKËNDER BUÇPAPAJ

Nga SKËNDER BUÇPAPAJ

MARRËDHËNIET ME NDËRKOMBËTARËT SHPREHIN AFTËSINË SHTETËRORE TË KOSOVËS

Nga SKËNDER BUÇPAPAJ
SKËNDER BUÇPAPAJ


Rating (Votes: )   
    Comments (0)        Dërgoja shokut        Printo


Other Articles:
RADIO EVROPA E LIRË ME RASTIN E 60 VJETORITPërgatitur nga FRANK SHKRELI (09.29.2010)
EVROPA MPOSHTI FRIKËN DHE NGJALLI SHPRESËNNga Dr. ALBAN DACI (09.29.2010)
MBYLLJA ME NDER E MISIONEVE NDËRKOMBËTARENga SKËNDER BUÇPAPAJ (09.28.2010)
A MUND ERDHËT PREJ NJU JORKUNga SKËNDER BUÇPAPAJ (09.28.2010)
TË DREJTAT E NJERIUT NË POLITIKËN NDËRKOMBËTARENga FRANK SHKRELI (09.26.2010)
AD-HOC DIPLOMACIA E KOSOVËSNga FATON BISLIMI (09.26.2010)
Pavarësia e Kosovës në shërbim të paqes dhe stabilitetit afatgjatë të të gjithë  EvropësJO PROFILIT KONTRAVERS TË Z. KATHY ASHTON !NGA ELIDA BUÇPAPAJ (09.25.2010)
ISA MUSTAFA, NJË ZË REFORMUES I LDK-SË NGA ELIDA BUÇPAPAJ (09.25.2010)
LUFTA, VRASJA DHE KTHIMI I KOLONELIT NË KOSOVËNga BAJRUSH MORINA (09.24.2010)
NË Ç'RRUGË KA HYRË PROCESI I NJOHJEVENga SKËNDER BUÇPAPAJ (09.23.2010)



 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Nëntor 2019  
D H M M E P S
          1 2
3 4 5 6 7 8 9
10 11 12 13 14 15 16
17 18 19 20 21 22 23
24 25 26 27 28 29 30
 
::| Hot News
PËRMBYTJET NË SHQIPËRI - QEVERIA THOTË SE GJENDJA ËSHTË KRITIKE, KËRKON NDIHMË NGA BRUKSELI
ARVIZU - PRESIM QË DREJTËSIA SHQIPTARE TË DËNOJË TRAFIKANTËT E NJERËZVE
NATO NUK MUND TË NDIHMOJË NË KRIJIMIN E USHTRISË NË KOSOVË
GJERMANIA, FRANCA, BRITANIA E MADHE, HOLLANDA DHE DANIMARKA KUNDËR STATUSIT TË VENDIT KANDIDAT PËR SHQIPËRINË
THAÇI PARALAJMËRON ZGJEDHJEN E PRESIDENTIT GJATË JAVËS SË ARDHSHME
MISIONI MISHELËNga MICHELLE OBAMA, Newsweek
BABAI E NJEH MË MIRËNga THOMAS L. FRIEDMAN, New York Times
NATO dhe BE borxhlinj ndaj Kosovës ?Nga Elida Buçpapaj

 
VOAL
[Shko lart]