E Hënë, 04.29.2024, 07:13am (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
PERSONAZH
 
Xhulio Anderoti: kam ndonjë sekret shtetëror që do ta marr me vete në parajsë
E Mërkurë, 01.14.2009, 11:29am (GMT+1)

Intervista e Andreotit

 

Intervistë e Gulio Andreottit

 

Belzebù në Parajsë? "Mendoj tamam kështu. Por për mirësi të Zotit, jo pse e meritoj." Sot Giulio Andreotti mbush 90 vjet dhe shikon përpara, "pa ngutje". Protagonist absolut i gjysmës së dytë të shekullit të shkuar, fytyra dhe trupi më të njohur të Republikës së Parë, shtatë herë kryeministër, i pandehur për mafian e për vrasjen dhe pastaj i shfajësuar përfundimisht, tani senator i përjetëshëm.
Andreotti ka lindur në Romë më 14 janar 1919. Një dhuratë e vogël, tri karamele Rossana, ndjehet mirë. "Po tani i fshehin. Mund të ha vetëm dy në ditë." Metoda, disiplina e ndihmojnë për ta përballur pleqërinë: "Kurrë nuk i kam ndërruar zakonet." Në takim Andreotti arrin në formë të mirë.
"Sot duket pothua normale të arrish këtë moshë. Por kur isha djalosh unë, një burrë 30 vjeç ishte i rritur dhe një 40 vjeç ishte plak." Kohë të tjera, është vërtetë rasti ta themi. Se është mirë ia ka thënë edhe Benedikti XVI. "E kam takuar para pak ditësh, në ditëlindjen e Busa (95 vjeç). Papa m'u afrua e më tha: "Nuk plakesh kurrë."

 

PYETJE: Dhurata e parë e jetës suaj?

GIULIO ANDREOTTI: "Isha 14 vjeç, një gramafon i vogël me një disk të Vittorio De Sica."

 

PYETJE: Nuk e keni njohur kurrë ndonjëherë babain. A ju ka rënduar kjo mungesë?

GIULIO ANDREOTTI: "Babai vdiste kur unë isha dy vjeç. Nëna ime ishte shumë e zonja, ka rritur tre fëmijë me pensionin e luftës që ishin katër pare. Megjithatë nuk na ka munguar asgjë. Jemi rritur me njëfarë kursimi, çka është një gjë e bukur. Nëse jeta më vonë sillet më mirë, atëherë mësohesh. Edhe sot e kësaj dite jam kursimtar."

 

PYETJE: I keni premtuar gruas Livia se do të largoheni nga politika 60 vjeç, pra më 1979. Kanë kaluar plot 30 vjet.

GIULIO ANDREOTTI: "Janë nga ato premtime që bëhen. Livia në fillim është ankzuar, pastaj jo më. Jeta ime është kjo, nuk mund ta ndryshoj. Politika që bëhet tani, gjithsesi, është shumë më e qetë dhe jo vetëm pse përkushtimet e mia janë zvogëluar. Në vitet e para bëja globetrotter-in (bohemin- shënimi ynë), i njihja të gjitha komunat e rajonit, Lacios, nuk kam fjetur kurrë në shtëpi të shtunave. Ishte stërmundim, por më mbante të fortë. Takimet me njerëzit më pëlqenin. Të rrekesh me problemet mbi një harë, në një zyrë apo më keq në televizion, nuk është politikë, ajo shndërrohet pothuaj në një teoremë matematike."

 

PYETJE: Jeni i kënaqur me jetën tuaj deri tani?

GIULIO ANDREOTTI: "Kam pasur gjithçka nga jeta. Kam një familje të thjeshtë, fëmijët e mi bëjnë një jetë të rregullt. Secili ka ndjekur rrugën e tij dhe disa kanë bërë karrierë. Njëri është nënpresident i një kompanie shumëkombëshe. Për punën nuk qahem. Edhe sot më kërkojnë artikuj, më ftojnë nëpër mbledhje dhe më pëlqen të shkoj në komisione. Në sallë gjithsesi debati është paksa uniform. Janë larg kohët e Luftës së Ftohtë, të ndeshjeve të mëdha."

 

PYETJE: E në Amerikë është bërë president një zezak...

GIULIO ANDREOTTI: "Një hop historik. Gjithsesi më vjen keq që më duhet ta nënvizoj aspektin racor pothuaj si të ishte një gjë e rrallë."

 

PYETJE: Për çfarë ndjeni mall?

GIULIO ANDREOTTI:"Kur jemi te njerëzit ndjej mall për De Gasperin. Ndjej mall sidomos për metodën, komunikimet me njerëzit që ishte dikur. Tani gjithçka është mekanike. Atëherë partitë dhe sindikatat ishin subjekte shumë të forta e shumë të gjalla, tani janë burokracira. Nga kundërshtarët kujtoj Di Vittorion. I ashpër, sa kur shpallte një grevë të jepte dhimbje për javë të tëra. Por e respektonim. Gjatë një takimi në Partinë Demokristiana dikush u ankua pse CGIL i nxiste tepër punëtorët. De Gasperi e ndërpreu: "Nuk mund të mëtojmë mënyrën anglosaksone nga një i lindur në Pulja ku për t'ua dhënë fshatarëve dy ditë page në muaj, na është dashur të bëjmë një ligj."

 

PYETJE: Pra, kriza e partive është një e keqe.

GIULIO ANDREOTTI: "Natyrisht. Shkoq një sistem të formacionit politik që ndërohet mbi vetëdijën historike, mbi bazat ekonomike e ndërkombëtare. Politika është vetëm një fakt membranor dhe rastësor."

 

PYETJE: Kampioni i kësaj politike të re është Berluskoni.

GIULIO ANDREOTTI: "Berlusconi është nisur me një përparësi të madhe: e dinte se gjithçka që kish bërë deri atëherë, kishte shkuar mirë. Nuk ishte marrë kurrë me televizion dhe ka ndërtuar një ndërmarrje të barabartë me atë të shtetit, nuk kishte parë kurrë një tullë dhe ka ndërtuar lagje të tëra. Nga ky aspekt është njeri me vlerë. Ndoshta me fat, por i zoti."

 

PYETJE: Po si politikan?

GIULIO ANDREOTTI: "Përmirësohet. Në fillim bënte një gabim shumë të madh, kur thoshte "ju politikanët". Po ai a nuk bënte politikë?"

 

PYETJE: Si burrështeti?

GIULIO ANDREOTTI: "Në fillimet e tij në bankën e qeverisë nuk e zinte vendi vend, shihte orën vazhdimisht. Por pastaj, sipas meje, i ka ardhur pasioni, i ndjek problemet, flet me kompetencë."

 

PYETJE: Gjithsesi ju e keni votuar.

GIULIO ANDREOTTI:"Jo. Po as kundër nuk kam votuar."

 

PYETJE: Dikur ishit ju njeriu më i fuqishëm i Italisë.

GIULIO ANDREOTTI: "Kurrsesi. Më së shumti mund të isha një vasal i vogël. Në rajonin tim isha mirë. Në Lacio nuk kisha konkurentë të mirëfilltë, por edhe nuk pushoja nga mëngjesi në mbrëmje. Askush nuk më ka dhuruar ndonjë gjë në jetën time. Po të mos isha senator i përjetëshëm votat do t'i merrja edhe sot. Lëvizi mjaft, rrallë më gjen nata në shtëpi. Marr pjesë në shumë mbledhje, edhe në takime të thjeshta. Marrin pjesë njerëz të çiltër që flasin për gjithçka. Fillimisht më informojnë për çfarë jemi mbledhur, që të mos bëj hapa të gabuar."

 

PYETJE: Proceset gjyqësore janë kohë e shkuar?

GIULIO ANDREOTTI: "Kur i rimendoj, provoj një zemërim të pakontrollueshëm. Të jesh në shenjë për gjëra që i ke bërë, është normale. Por kështu jo. I kanë përdorur proceset për të më larguar nga politika. Ka qenë një periudhë shumë e keqe e politikës."

 

PYETJE: Drejtësia dhe qeveria janë edhe sot në përplasje.

GIULIO ANDREOTTI: "Gjyqtarët janë një problem i madh. Ligjet janë të njëjta për të gjithë, përveç atyre. Ndoshta ngaqë në gjykatat i kanë të shkruar në shpatulla ligjet dhe nuk mund të lëvizin. Duhet fshirë rrymat e organizuara, sepse rrymat (korentet) janë lojtarë të rëndë të politizuar."

 

PYETJE: Në raportet tuaja speciale me Vatikanin keni bërë më shumë për interesat e Kishës apo të Italisë?

GIULIO ANDREOTTI: "Ju garantoj, Vatikani nuk ka nevojë për ndihmë, as timen as të tjerëve. Natyrisht, Selia e Shenjtë është në Romë dhe kush merret me politikën e jashte duhet ta llogarisë. Në të vërtetë janë ata që na ndihmojnë ne. Kur De Gasperi shkoi në Amerikë pas luftës, kardinali Spellman na i hapi shumë porta, sepse italianët shiheshin me sy shumë të keq."

 

PYETJE: Osservatore Romano ka përgatitur një intervistë të gjatë për 90 vitet tuaja.

GIULIO ANDREOTTI: "Më pëlqen shumë. Fillova ta lexoj në vitin 1931, gjatë përndjekjes së qarqeve katolike nga ana e fashistëve. Nëna ime m'i jepte 40 centë për karamele, unë ndërkaq blija Osservatore Romano ose Mesaggero. Ish rrezik ta blije, se nëpër kioska kishte spiunë fashistë. Njëherë u ndodha në Vatikan, bash atëherë kur pashë Pio XI të qante dhe të bërtiste kundër atyre që e kundërshtonin firmën në Paktet Lateranense (ato midis Kishës dhe Shtetit shënimi ynë). Ajo skenë me turbulloi e më kalamendi. Miqtë e mi më fshehën prapa një ende të bardhë prej mëndafshi."

 

PYETJE: A do t'ju pëlqente një reformë presidencialiste?

GIULIO ANDREOTTI: "Do të thoshja jo. Kush ka pasur një periudhë diktature duhet të jetë i vëmendshëm ndaj ripërsëritjes."

 

PYETJE: Po kanë kaluar 60 vite.

GIULIO ANDREOTTI: "Aq më tepër. Po pate kaluar një ftohje të rëndë 18 vjeç, mos pusho së shqetësuari kur je 70 vjeç."

 

PYETJE: Ndryni plot sekrete?

GIULIO ANDREOTTI: "Pak sosh nga jeta e brendshme e Shtetit i di. Shumë sosh jo, ndonjë po. Por i mbaj për vete. Nuk do të bëja kurrë një libër apo intervistë për këso gjërash. Kategoria e folklorit politik nuk më përket mua."/Elida BUÇPAPAJ



 


 



Rating (Votes: )   
    Comments (0)        Dërgoja shokut        Printo


Other Articles:
Tina Fey një Primadona e komedisë televizive në SHBA (01.12.2009)
Me rastin e 100 vjetori (01.07.2009)
525 Vjetori i Huldryh Zvinglit, reformatorit të madh zviceran, i treti pas Martin Luterit dhe Kalvinit (01.01.2009)
Zherar Depardjë është 60 vjeç (12.27.2008)
Helmut Shmit bëhet 90 vjeç (12.24.2008)
Tenori i ri shqiptar Saimir Pirgu duartrokitet me ovacione në sallën “Metropol” të operës së Lozanës (12.15.2008)
MADONA E ÇMENDI PUBLIKUN E STADIUMIT TË FAMSHËM MARAKANA NË BRAZIL (12.15.2008)
Nostradamus sot do të ishte 415 vjeç (12.14.2008)
Një ditë me emocione dhe me Flora Brovinën (12.13.2008)



 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Prill 2024  
D H M M E P S
  1 2 3 4 5 6
7 8 9 10 11 12 13
14 15 16 17 18 19 20
21 22 23 24 25 26 27
28 29 30        
 
Lajme Aktuale

Poetesha që ka zgjedhur Obama

 
VOAL
[Shko lart]