VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve - NJË TJETËR GAZETAR I VRARË

                                                                                      

E Hënë, 04.29.2024, 05:33am (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
PERSONAZH
 
NJË TJETËR GAZETAR I VRARË

E Mërkurë, 09.03.2014, 11:31am (GMT+1)

Militantët e Shtetit Islamik e kanë publikuar një video që pretendon vrasjen me heqje koke të gazetarit të dytë amerikan, Steven Sotloff, dhe i tërheqin vërejtjen qeverive që të mos rreshtohen me Shtetet e Bashkuara në luftën kundër këtij grupi.

Në këtë video, që u paraqit vonë më 2 shtator, paraqitet një person, i cili dukej si gazetari Sotloff, i veshur me rroba të portokallta dhe duke qëndruar në gjunjë, në një terren të shkretëtirës.

Militanti i maskuar, afër tij, i ka dënuar sulmet e Shteteve të Bashkuara kundër Shtetit Islamik, që ishte cak i sulmeve ajrore në pjesën veriore të Irakut, dhe ia ka prerë kokën personit të rrëmbyer.

Kjo video, që u paraqit dy javë pasi militantët e Shtetit Islamik e publikuan një të ngjashme, ku tregohej vrasja me heqje koke e gazetarit tjetër amerikan, James Foley, edhe njëherë e thekson rrezikun e involvimit të Shteteve të Bashkuara në luftimin e militantëve të Shtetit Islamik dhe e shton presionin kundër presidentit, Barack Obama, që t'i forcojë aksionet kundër këtyre militantëve.

Shtëpia e Bardhë tha se nuk mund ta konfirmojë menjëherë autenticitetin e videos, por burime të qeverisë amerikane thanë se duket se ajo është reale.

Familja e gazetarit Steven Sotloff, 31 vjeçar, i cili ishte rrëmbyer në Siri në gusht të vitit 2013, në një kumtesë ka sugjeruar se konsideron se videoja është autentike.

"Nëse videoja është autentike, atëherë ne jemi të neveritur nga ky akt brutal", tha zëdhënësja e Departamentit amerikan të shtetit, Jen Psaki.

Kryeministri britanik, David Cameron, e ka dënuar vrasjen e qartë me heqje koke si "akt absolutisht i neveritshëm".

Pas ekzekutimit me heqje koke, militanti në video e ka paraqitur edhe të rrëmbyerin tjetër, të identifikuar si David Haines, për të cilin tha se është britanik, dhe u ka tërhequr vëmendjen qeverive që të mbesin larg "nga kjo aleancë djallëzore me Amerikën".

Gazetari Steven Sotloff, ka punuar për revistat Time, National Interest dhe Foreign Policy.

Javën e kaluar, nëna e gazetarit Sotloff e ka postuar një video, në të cilën ajo kërkonte nga shefi i militantëve të Shtetit Islamik lirimin e djalit të saj.

Kryeministri i Australisë, Tony Abbott, është shprehur  se vrasje e gazetarit Sotloff është "diçka djallëzore".

"Bota është zgjuar këtë mëngjes me një tjetër heqje koke televizive. Kjo demonstron se ne kemi të bëjmë me një djall të vërtetë. Ky është moment i tmerrshëm", tha Abbott.

Regjisori amerikan i filmave dokumentar, Matthew VanDykes, që i kishte shokë gazetarët e vrarë, James Foley dhe Steven Sotloff, tha se kjo duhet të jetë thirrje për zgjim të Shteteve të Bashkuara dhe Evropës.

"Vrasjet e këtyre dy gazetarëve, të cilët thjesht e bënin punën e tyre, duhet të jetë thirrje për zgjim për Shtetet e Bashkuara dhe Evropën, për t'u marrë me këtë kërcënim dhe për tu marrë me të praktikisht pa kufizime", tha VanDykes.

Nihad Awad, shef i Këshillit të marrëdhënieve amerikano-islamike, tha se "këto aksione të tmerrshme nuk janë Islam" dhe ka shtuar:

"Ne deklarojmë se ISIS dhe sjellja e tij është anti-etik ndaj Islamit. Sjellja e tyre është e neveritshme dhe mizore. Është shkatërruese për ne të shohim një grup të terroristëve, kriminelëve, që pretendojnë se veprojnë si myslimanë", tha Awad.

Aktualisht, Shtetet e Bashkuara kanë ndërmarrë dhjetëra sulme ajrore kundër caqeve të militantëve të Shtetit Islamik në Irak.

Ky grup dhe aleatët e tij i kanë nën kontroll pjesë të mëdha të territorit verior dhe perëndimor të Irakut, pasi kanë depërtuar në fillim të këtij viti, nga hapësirat në pjesën verilindore të Sirisë.

Në një raport të publikuar më 2 shtator, organizata Amnesty International, tha se militantët e Shtetit Islamik janë fajtorë për "pastrim etnik sistematik" në pjesën veriore të Irakut.

"Luftëtarët e Shtetit Islamik kanë kryer krime kundër njerëzimit dhe krime lufte këtu, në pjesën veriore të Irakut. Ata, në mënyrë sistematike i kanë marrë në shënjestër pakicat etnike dhe religjioze, duke i detyruar ato të largohen nga hapësirat, që ishin nën kontroll të Shtetit Islamik", tha Donatella Rovera, nga organizata Amnesty International.

www.voal-online.ch


Rating (Votes: )   
    Comments (0)        Dërgoja shokut        Printo


Other Articles:
ERDOGAN - TURQIA I VAZHDON REFORMAT PËRGJATË LINJAVE TË BE-së (08.28.2014)
MARRËDHËNIET OBAMA-CLINTON (08.28.2014)
VRITET NJË AMERIKAN QË LUFTONTE PËRKRAH MILITANTËVE NË SIRI (08.28.2014)
VRASËSI I PABLO ESCOBARIT LIROHET PAS 22 VJETËSH (08.28.2014)
LAGARDE - NUK DORËHIQEM (08.28.2014)
CHRISTIE BRINKLEY - 60 VJEÇARJA MË TUNDUESE NË BOTË (08.26.2014)
SOT TAKOHEN POROSHENKO E PUTIN (08.26.2014)
KUSH DO TA ZËVENDËSOJË CATHERINE ASHTONIN? (08.26.2014)
LIRIMI I GAZETARIT DHE GRUPET TERRORISTE (08.26.2014)
FERGUSON - LAMTUMIRA E FUNDIT PËR MICHAEL BROWN (08.26.2014)



 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Prill 2024  
D H M M E P S
  1 2 3 4 5 6
7 8 9 10 11 12 13
14 15 16 17 18 19 20
21 22 23 24 25 26 27
28 29 30        
 
Lajme Aktuale

Poetesha që ka zgjedhur Obama

 
VOAL
[Shko lartë]