VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve - XHINXHIÇI DONTE NDARJEN, PASTAJ NJOHJEN E KOSOVËS

                                                                                      

E Premte, 04.26.2024, 06:22pm (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
PERSONAZH
 
XHINXHIÇI DONTE NDARJEN, PASTAJ NJOHJEN E KOSOVËS

E Djelë, 10.05.2014, 02:54pm (GMT+1)



Ish nënkryetari i Partisë Demokratike (DS) dhe ish ministri i Mbrojtjes në Qeverinë e Serbisë, Dragan Sutanovac, në një intervistë për revistën Nedelnjik, ka zbuluar detaje interesante nga koha kur Serbia qeverisej nga kryeministri Zoran Gjingjiq.

Sipas tij, kryeministri i cili më pas u vra në një atentat, kishte një plan që ta ndante Kosovën, që nënkuptonte më pas njohjen e pjesës tjetër e cila u ngelte shqiptarëve.

Plani i Zoran Gjingjicit, përveç ndarjes së Kosovës përfshinte edhe aneksimin e Republikës Serbe, duke e bërë Serbinë me një territor ndjeshëm më të madh se sa ajo ka aktualisht.

"Në fund të vitit 2002, Goran Vesicit dhe mua na është kërkuar nga ish kryeministri Gjingjiq që të shkonim në Berlin për të biseduar me shefin e kabinetit të ish-presidentit të Kosovës për atë që do të thoshte ndarja e Kosovës", ka thënë Sutanovac, transmeton lajmi, shkrimin e revistës serbe Nedelnjik.

Sipas tij, "Gjingjic ishte në kërkim të një zgjidhje përfundimtare për Kosovën, dhe ideja e tij ishte që të bie dakord për ndarjen e saj në një mënyrë reciprokisht të pranueshme, dhe më pas Serbia të njihte pjesën tjetër të Kosovës".

"Në atë kohë, disa intelektualë me ndikim e bindën Gjingjiqin se nëse do të arrinte të ndante Kosovën, Serbia në të njëjtën kohë do të duhej të fillonte procedurat për aneksimin e Republikës Serbe në Bosnje", ka shpjeguar ai.

"Gjingjiq më pas u vra dhe atentati i parë ndaj tij u krye kur ai shkoi në kryeqytetin e Republikës Serbe, Banja Llukë", kujton Sutanovac.
www.voal-online.ch


Rating (Votes: )   
    Comments (0)        Dërgoja shokut        Printo


Other Articles:
VDES ISH DIKTATORI HAITIAN JEAN-CLAUDE DUVALIER (10.05.2014)
SHBA - ISH PRESIDENTI QË JEP MËSIM TË DIELAVE (10.05.2014)
NJË AMERIKAN SHPALL NJË 'MBRETËRI AFRIKANE' (10.05.2014)
BASHAR AL-ASSAD NJË SHFAQJE TË RRALLË NË PUBLIK (10.05.2014)
KISHTE LIDHJE ME KËSHILLTAREN NGA SHQIPËRIA, BERND BORCHARDT LARGOHET NGA KOSOVA (10.04.2014)
YANUKOVYCH MERR SHTETËSINË RUSE (10.03.2014)
SERBIA PËRKUJTON ESAT PASHË TOPTANINKryeministri i Shqipërisë Edi Rama gjatë këtij muajit pritet të shkojë në Beograd (10.02.2014)
ÇMIMI EVROPIAN PËR TË DREJTAT E NJERIUT - ANAR MAMMADLIT NGA AZERBAJXHANI (09.29.2014)
HAGË - ARGUMENTET FINALE NË PROCESIN KUNDËR KARAXHIQIT (09.29.2014)
ITALIA NË RECESION - RENZI NË DILEMË (09.29.2014)



 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Prill 2024  
D H M M E P S
  1 2 3 4 5 6
7 8 9 10 11 12 13
14 15 16 17 18 19 20
21 22 23 24 25 26 27
28 29 30        
 
Lajme Aktuale

Poetesha që ka zgjedhur Obama

 
VOAL
[Shko lartë]