VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve - Violante Placido bukuri e kulluar e artit

                                                                                      

E Martë, 05.14.2024, 02:06am (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
PERSONAZH
 
Violante Placido bukuri e kulluar e artit
E Hënë, 01.25.2010, 01:19pm (GMT+1)

 

 

Violante Placido lindi në Romë më 1 maj 1976. Është bijë e aktorit dhe regjisorit  Michele Placido , siç dihet me perjardhje arbëreshe, dhe e aktores Simonetta Stefanelli. Ajo debutoi përkrah të jatit në filmin "Quattro bravi ragazzi" (Katër të rinj të mrekullueshëm); pastaj mori pjesë në filmin "Jack Frusciante è uscito dal gruppo" (Xhek Frushante ka dalë nga grupi); roli i saj i parë i rëndësishëm arrinte me filmin "L'anima gemella" (Shpirti binjak), me regji të Sergio Rubini.

Ka luajtur edhe në filmin "Ora o mai più" (Tani o kurrë), me regji të Lucio Pellegrini; "Che ne sarà di noi" (Çfarë do të bëhet me ne), me regji të Giovanni Veronesi; dhe në filmin aq të diskutuar "Ovunque sei" (Kudo që je), në të cilin Violante Placido do të kishte regjisor të jatin Michele Placido.

Në vitin 2005 do të luante në filmin "Karol. Un uomo diventato Papa" (Karoli. Një njeri u bë Papë), për jetën e Papa Giovanni Paolo II.

Në vitin 2006 nën regjinë e Pupi Avati do të luante në filmin "La cena per farli conoscere" (Darkë në mënyrë që të njihemi) i cili doli vitin tjetër në kinema.


Po atë vit debutoi në botën e filmave muzikalë me pseudonimin Viola. Paraprirë nga albumi singël "Still I" (Prapë unë), ajo do të publikonte albumin me përmbledhje këngësh "Don't Be Shy..." (Mos druaj...), ku përfshiheshin dhjetë këngë kënduar në stilin e Suzanne Vega e aq më tepër në gjuhën angleze, autore e të cilave është vetë Viola. Albumi i dytë singël me pjesë të albumit të përmendur është "How To Save Your Life" (Si ta shpëtoni jetën tuaj). Në vijim bashkëpunon me kantautorin Bugo, në ribërjen e duetit të pjesës së saj "Amore mio infinito" (Dashuria ime e pafund).

Shpërthimi i vrullshëm i Bollywood-it dhe i kinemasë indiane çon Violante Placido-n të punojë nën  regjinë e Raja Menon, duke interpretuar Kate-n në në filmin "Barah Aana" që në indisht do të thotë "mashtruar" film që doli në sallat e kinemave në marsin e vitit 2009./Elida Buçpapaj
Elida Buçpapaj


Rating (Votes: )   
    Comments (0)        Dërgoja shokut        Printo


Other Articles:
Chelsea Clinton përpiqet për Haitin (01.23.2010)
Jezui i Nazaretit sa qiellor dhe tokësor (01.22.2010)
Ka vdekur Erich Segal, autori i Love Story (01.20.2010)
Winie dhe Annaika (01.19.2010)
SHBA: Në gjithë vendin u festua Dita e Martin Luther King-ut (01.19.2010)
Obama festë surprizë për Mishelën (01.17.2010)
Henckel do të jetë regjisor i Depp dhe Jolie në filmin The Tourist (01.14.2010)
Princesha Karolinë e Monakos mbron të shoqin para trupit gjykues (01.13.2010)
Kryeministri irlandezoverior vetëpezullohet pas skandalit të gruas, ia hap rrugën hetimit (01.11.2010)
James Cameron duelon me vetveten: Po, do të bëj dhe Avatar 2 (01.09.2010)



 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Maj 2024  
D H M M E P S
      1 2 3 4
5 6 7 8 9 10 11
12 13 14 15 16 17 18
19 20 21 22 23 24 25
26 27 28 29 30 31  
 
Lajme Aktuale

Poetesha që ka zgjedhur Obama

 
VOAL
[Shko lartë]