E Premte, 05.03.2024, 04:34pm (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
PERSONAZH
 
Obama festë surprizë për Mishelën
E Djelë, 01.17.2010, 02:10pm

Në darkë me miqtë në një restorant të famshëm biologjik për 46 vjetorin e Zonjës së Parë

 

Voal-online -Pesidenti amerikan Barack Obama ka organizuar një darkë surprizë në një restorant të famshëm biologjik të kryeqytetit për ta kremtuar ditëlindjen e së shoqes Michelle.

 

Zonja Obama, e cila ka mbushur 46 vjet, mbante një veshje të zezë dhe mëngë të gjata.

 

Miq dhe anëtarë të familjes së çiftit presidencial kishin pranuar ftesën e Obamës për të darkuar në restorantin Nora në Washington, ndërsa dy bijat e presidentit, Malia e Sasha, kanë qëndruar në Shtëpinë e Bardhë.

 

Restoranti Nora ka qenë i pari në Shtetet e Bashkuara të Amerikës që fitonte markën "restorant biologjik". Menuja e të provuarit të asortimenteve kushton 66 dollarë.

 

Michelle LaVaughn Robinson Obama lindi më 17 janar 1964 në South Side të Chicago dhe u diplomua në Universitetin Princeton dhe në Harvard Law School (Fakultetin e Drejtësisë). Pas plotësimit të shkollimit, ajo u kthye në Çikago dhe pranoi një pozitë në firmën e avokatëbe Sidley Austin dhe më vonë punoi si pjesëtare e stafit të kryetarit të bashkisë Richard M. Daley dhe e Qendrës Mjekësore të Universitetit të Çikagos. 

 

Michelle Obama është motër e Craig Robinson, trainerit të meshkujve në basketboll në Universitetin Shtetëror të Oregonit. Ajo u njoh me Barack Obamën kur edhe ai shkoi në firmën Sidley Austin. Pas zgjedhjes së tij në Senatin e SHBA, familja e Obamës vazhdoi të jetojë në South Side të Çikagos, duke zgjedhur të qëndrojë më mirë atje se të vendoset në Washington D C.

 

Michelle Robinson është bijë e Fraser Robinson, i punësuar në ujësjellësin e qytetit, demokrat i bindur, dhe e Marian Shields Robinson, sekretare në magazinën e katalogeve Spiegel. Të parët e Michelle erdhën nga jugu i Amerikës. Stërgjyshi nga babai, Jim Robinson, ishte një skllav amerikan në shtetin e Karolinës Jugore, ku ende banojnë disa anëtarë të familjes së saj.

Henckel do të jetë regjisor i Depp dhe Jolie në filmin The Tourist
E Enjte, 01.14.2010, 04:09pm
Xhirimet e ribërjes fillojnë në prill

 

 

 

Voal-online –Do të jetë Florian Henckel von Donnersmarck, regjisori I filmit të famshëm Das Lebend der Anderen (Jeta e të tjerëve), ai që do të drejtojë aktorët Johny Depp dhe Angleina Jolie në filmin triller The Tourist (Turisit), xhirimet e të cilit do të fillojnë në prill.

 

 

Lajmin e ka bërë të ditur Variety.

 

 

Në fillim Henkel kishte hequr dorë nga projekti, ngaqë kishte pasur mospajtime artistike dhe ishte zëvendësuar nga regjisori Alfonso Cuaron, por tani është rivënë përsëri në detyrën e regjisorit të filmit.

 

 

Në film, ribërje e një trilleri francez të titulluar “Anthony Zimmer", Johnny Dep interpreton një turist naiv amerikan i përfshirë në një rrjet intrigash nga një agjent i Interpolit (interpretuar nga Angelina Jolie) që është duke kërkuar të bjerë në gjurmët e një krimineli.

 

 

Në vitin 2007 Henckel kishte fituar një Oskar në kategorinë e filmit në gjuhë të huaj për skenarin dhe regjinë e “Jeta e të tjerëve”, një tjetër histori spiunazhi ngjarjet e së cilës vendosen në Gjermaninë Lindore komuniste në vitet Tetëdhjetë.

Princesha Karolinë e Monakos mbron të shoqin para trupit gjykues
E Mërkurë, 01.13.2010, 04:08pm

 

Princi Ernst August i Hanoverit dhe Princesha Karolina e Monakos në një foto të qershorit 2008

 

 

Ndërkohë që shpeshtohen zërat lidhur me statusin e mundshëm të martesës së saj Princesha Karolina e Monakos ishte me të shoqin, Prince Ernst August të Hanoverit, në një sallë gjyqi të mërkurën (sot) në Gjermani – dhe foli në mbrojtje të rij.

Rreth një javë pasi fotografitë skandaloze të Ernst August duke kraheqafur me një grua tjetër në pushimet e Krishtlindjeve në Tailandë u botuan në Gjermani dhe në Francë, princesha mori pozicionin e dëshmitares, kur paraqitja e saj ishte vendimtare për gjykimin në apel të Ernst August ndaj dënimit të vitit 2004 për sulm fizik ndaj Josep Brunlehner, pronar i një diskoje afër shtëpisë së pushimit të princit në Kenia.

 

Në atë kohë princi u dënua se kishte goditur Brunlehner-in me një objekt të fortë, për shkak të pakënaqësisë së  Ernst August me muzikën e natë në disko dhe dritat e forta. I gjetur fajtor, Ernst August u gjobit më shumë se $600 000 dhe u gjet fajtor se e kishte dëmtuar seriozisht në trup. 

Gjyqi i ri, me dëshmitare të ngjarjes Princeshën Karolina, bëet një përpjekje për ta zbutur dënimin e ashpër, duke e konsideruar sulm të thjeshtë fizik.

 

Goditi me shuplakë

 

Duke konfirmuar thëniet e të shoqi, Princesha Karolinë tha para trupit gjykues: “Unë e pashë tim shqo kur e goditi me shuplakë Josef Brunlehner-in dy herë dhe i tha: Këtë e ke për muzikën, këtë e ke për dritën,” bën të ditur televizioni ORF.

 



Princesha Karolinë, 52 vjeçe, në fillim ishte caktuar të dëshmonte në nëntor, por u pezullua për shkak të detyrimeve të tjera të saj. Prania e së mërkurës e saj u negociua për muaj të tërë dhe pasi u mbushën kushedi sa formularë.

Kryeministri irlandezoverior vetëpezullohet pas skandalit të gruas, ia hap rrugën hetimit
E Hënë, 01.11.2010, 06:40pm

 

E shoqja Iris kishte pasur një marrëdhënie me një nëntëmbëdhjetëvjeçar, të cilin e kishte paguar 50 mijë stërlina. Sipas BBC Robinson ishte në dijeni. The First Lady është shtruar në spital për depresion. Pezullimi do të vazhdojë sa të vazhdojnë hetimet për sjelljen e tij.

 

Voal-online -Kryeministri i Ulsterit, Peter Robinson, lider i partisë unioniste DUP, është vetëpezulluar nga detyra për gjashtë javë dhe i ka kërkuar koleges Arlene Foster, ministre aktuale për Çështjet e Pushtetit Lokal, ta marrë postin e tij.

 

Vendimi është marrë në vijim të skandalit të shpërthyer për marrëdhënie të gruas së tij Iris, 60 vjeçe, me një nëntëmbëdhjetëvjeçar të cilin e kishte paguar 50 mijë stërlina.

 

Lajmi, dalë nga Asambleja Kombëtare e Ulsterit, nga vetë kryetari i saj, William Hay, ka arritur pak pasi Robinson kishte marrë konfirmimin e plotë nga partia e tij. Pezullimi duhet të zgjasë sa të vazhdojë hetimi lidhur me huanë që ia kishte kërkuar e shoqja, e cila pastaj ia kishte dhënë të dashurit për të hapur një lokal.

 

Çështja është se Kryeministri dinte për huanë, por nuk e kishte deklaruar, siç e kërkon ligji.

 

Nëse Robinson do të duhej të linte përfundimisht detyrën, do të hapej një e ardhme e paqqartë për Irlandën e Veriut. Një e përditshme e atjeshme hipotizon mes të tjerash një kthim në skenë të klerikut të lartë protestan

Ian Paisley.

 

Qeveritë e Londrës dhe Dublinit, druajnë se Sinn Fein do të përfitonte nga shkarkimi i mundshëm i Kryeministrit për të dalë nga qeveria e koalicionit e Belfastit e për të arritur në zgjedhje të parakohëshme, të cilat normalisht duhej të mbaheshin vitin e ardhshëm.

Pasi kishte tentuar vetëvrasjen, Zonja e Parë është (The First Lady ) është shtruar për trajtim psikiatrik prej disa ditësh në Belfast Health and Social Care Trust.

 

Nënë e tre fëmijëve dhe deputete e Partisë Demokratike Unioniste, Iris Robinson kishte shpallur se donte të shkarkohej ngaqë ishte me depresion.

 

Rrëfimi i saj se e ka tradhtuar burrin me 19 vjeçarin Kirk McCambley është bërë i ditur nga vetë Kryeministri, i cili kishte thirrur shtypn pak orë pas emisionit të BBC, 'Spotlight'.

 

Programi ishte shprehur se Robinson ishte në dijeni të huasë së padeklaruar të gruas dhe e kishte mbajtur fshehur. Por akuza është hedhur poshtë menjëherë nga Kryeministri veriirlandez.
James Cameron duelon me vetveten: Po, do të bëj dhe Avatar 2
E Shtunë, 01.09.2010, 11:08am

 

 

Regjisori bën shpalljen në një kohë kur filmi-revolucion i popullon kinematë. Si fitimprurës i dyti në histori, pas Ttianic, edhe ai i tiji. Midis projekteve një kolosal për bombardimet në Hiroshima e Nagasaki. Dhe është në listën e pritjes nga viti 2000 për të flutuar në stacionin orbitant ISS

 

 

 

"YES, there'll be another" , "do të jetë një tjetër". Nuk është si shprehja obamiane "Yes, we can" por thënia e dalë nga goja e James "Iron Jim" Cameron ka pushtuar mbarë blogët amerikanë. Pra, një Avatar numër 2 e - ngaqë trilogjia sot është pothuaj detyrim – do të ketë patjetër një të tretë, siç e ka shpalosur vetë regjisori dhe skenaristi në mbarim të një projeksioni mbi filmin e ri – revolucion në Arclight Theatre të Hollywood-it e siç e kanë konfirmuar ekspertët e tij të efekteve speciale, duke nënvizuar se puna “do të jete më e thjeshtë në krahasim me të parën" përderisa teknologjitë tejet të kushtueshme dhe tejet të sofistikuara të nevojshme për realizimin janë koaliduar tashmë.


Një shpallje që arrin pikërisht kur Avatar i tij në ditën e njëzetë të programimit në pothuaj gjithë botën, kapërcen një arkëtim prej 1 135 383,229 dollarë. Zotëria i Unazave: kthimi i Mbretit u ndal tek 1 119 110,941 dollarë, duke u bërë i dyti arkëtim në historinë e kinemasë botërore dhe duke u vënë në gjurmët e Titanic, blockbuster-it global të vetë Cameron-it, ende i pakaluar me një arkëtim prej 1 842 879,955 dollarë.
Avatar kundër Titanic, Cameron kundër Cameron.

 

Beyoncé, koncert privat për Gedafin Junior
E Enjte, 01.07.2010, 05:17pm

 

Për 2 milionë $, ka pranuar të bëjë egzibicion në një klub për nder të të birit të Kolonelit

 

Voal-online - Beyoncé Knowles edhe kësaj here tregoj se mund të bëjë çfarë t’i thotë mendja, pa pyetur fare për kritikat. 

 

Ajo e dinte mirë se koncerti privat që do të jepte për të birin e Gedafit, Hanibalin, në Nikki Beach, ishullin karaibik, me rastin e vitit të ri do të shkaktonte polemika, duke pasur parasysh se në ditën e Krishtlindjeve Hanibali kishte ushtruar dhunë tek bashkëshortja në një apartament luksoz në hotelin Clardige në Londër dhe se bashkëshortja e Gedafit Junior Alina Skaf kishte përfunduar në spital me hundë të thyer.

 

Hannibali po ashtu edhe në të shkuarën është akuzuar për akte të tilla dhune, si për shembull më 2005 është arrestuar në Paris sepse kishte sulmuar një grua, ndërsa më 2008 kishte keqtrajtuar personelin e hotelit në Gjenevë të Zvicrës.

 

Por 2 milionë $ me të cilët u pagua këngëtarja për pesë këngë në një koncert që zgjati vetëm 1 orë, ka fshirë në mendjen e saj çdo lloj imazhi të keq të Hannibalit, siç nënvizon gazete londineze The Independent.

 

Dhe nuk ka qenë vetëm Hannibal Gedafi i pranishëm në performancën e Beyoncé (pasi një video e bërë me celular dhe pastaj e dërguar në Youtube e ka fiksuar momentin duke dëshmuar se në këtë shfaqje ishin të pranishëm edhe i shoqi i këngëtares, Jay-Z, këngëtari Usher dhe Lindsay Lohan).

 

Asnjë koment nuk ka ardhur deri tani nga zëdhënësja e Knowles, por polemikat besohet se nuk do të rreshtin shpejt, kur dihet roli i këngëtares si mbështetësja e Presidentit Obama dhe deklarimet e egra të Kolonel Gedafit për gjithçka që lidhet me Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Isaac Asimov, kundërthëniet e shtegtarit të tejkohës dhe tejhapësirës
E Shtunë, 01.02.2010, 10:47am

 

Isaac Asimov (Isak Asimov) lindi më 2 janar 1920 në Petrovichi, pranë Smolenskit, në Bashkimin Sovjetik. Prindërit e tij ishin Anna Rachel Berman Asimov dhe Judah Asimov, një familje hebreje mullixhinjsh. Edhe mbiemri kishte të bënte me zejen e tyre. Isaac kishte një motër, Marcia, dhe një vëlla, Stanley, më të vegjël se veten. Familja e tij emigroi në Shtetet e Bashkuara të Amerikës kur ai ishte tre vjeç. Ngaqë prindërit flisnin me të në gjuhën amtare, ai nuk mesoi kurrë rusisht. Duke u rritur në Brooklyn, New York, Asimov mësoi vetë të lexonte kur ishte pesë vjeç. Dhe do të zotëronte rrjedhshëm hrebraishten e anglishten. Prindërit e tij hapën një dyqan ëmbëlsirash më 1926. Si shitës ëmbëlsirash e filloi fëmijërinë e tij edhe Isaac Asimov.


Dhuntitë e jashtëzakonshme të fëmijës gjeni u shfaqën menjëherë.
Mjafton të mendosh se kur ishte vetëm pesë vjeç mësoi të lexojë vetë dhe se prej atij çasti nuk pushoi kurrë së lexuari dhe studiuari.

 

Legjendare, në këtë drejtim, janë frekuentimet e tij të pandërprera në bibilotekat kombëtare, burimi i tij i vetëm “mbështetës” inelektual në vitet e para të jetës së tij dhe për shumë kohë më vonë. Pasioni për fantashkencën e prek në vitin 1929 kur në dyqanin e babait (në atë kohë candy stores amerikane nuk shisnin vetëm ëmbëlsira, por edhe gazeta e revista) zbulon revistën "Science Fiction", lexues i rregullt i së cilës bëhet menjëherë.

 

Parashikimet dalin të gjitha dhe babait nuk i mbetej gjë tjetër veçse të ishte krenar me të birin, i cili fillimisht diplomohet në kimi në Columbia University të New York, (Bachelor of Science Degree, 1939) e pastaj, i pakënaqur me aq, diplomohet edhe në filozofi (Master of Arts, 1941).

Pas hyrjes së SHBA në luftë, Isaac Asimov punon si kimist pranë U.S. Navy Yard në Filadelfia.

Midis viteve 1949 e 1958 është profesor në Boston University School of Medicine.

Në vijim, falë suksesit të veprave të tij, braktis veprimtarinë akademike dhe bëhet shkrimtar me kohë të plotë, duke i dhënë jetë një krijimtarie të pasur, frut i talentit të tij të pashoq.

 

Në fakt Isaac Asimov njëzëri është konsideruar një nga shkrimtarët më të mëdhenj të fantashkencës të të gjitha kohërave. Suksesi i tij ka ardhur nga martesa e mrekullueshme midis trillimit letrat dhe të vërtetës shkencore, çka arrin t’i bëjë librat e tij të besueshëm dhe fantastikë njëkohësisht, pasqyra të vërteta të së ardhmes. Në mjediset letrare vlerësohet edhe talenti i tij satirik e ironik, që shfaqet në disa prej veprave të tij, sidomos në parathëniet e tyre.

Mbreti i muzikës soul Xhejms Braun
E Premte, 12.25.2009, 10:54am

 

James Joseph Brown, Jr.( 3 Maj 1933- 25 Dhjetor 2006), i njohur si James Brown (Babai i muzikës Soul) ishte një Afrikano-Amerikan që njihet si një nga figurat më me influencë të muzikës popullore. Profili i tij ishte i shumanshëm, ai ishte njëkohësisht këngëtar, kompozitar, lider i një grupi muzikor, producent, ai ka pasur një rol të madh në evoluimin e muzikës gospel dhe rhythm & blues në soul dhe funk. Ai ka lënë gjurmë të pashlyeshme në disa gjini të muzikës përfshirë atë rok, xhaz, reaggae, disko, dans, muzikë elektronike, afrobeat dhe hip-hop.

 

Brown e filloi karierën e tij muzikore më 1953 dhe famën e arriti në fund të viteve ’50 dhe fillim të viteve ’60, ku dominoi skenën me performancën e tij. Hitet e tij ishin një eveniment edhe përgjatë viteve ’80. Në vitet ’60 dhe ’70 Brown ishte aktivist politik, dhe në emër të Afrikano-Amerikanëve ai mbështeti të varfërit dhe Presidentin Richard Nixon. Gjatë karierës së tij të gjatë, Brown ka fituar një nderime dhe çmime pa fund. Ai ishte i pakrahasueshëm me vokalet e tij ulëritëse, kërcimin e ethshëm dhe stilin e tij ritmik unik.

 

Brown ka lindur në një qytet të vogël, Barnwell në Karolinën e Jugut si James Joseph Brown, Jr; ndërsa kur u bë artist i famshëm emri i tij u reduktua në akroniminë (nistoret ) JB. Familja e Brown lëvizi në Augusta, të shtetit Xhorxhia. Gjatë fëmijërisë së tij, Brown i ndihmonte familjes duke mbledhur pambuk dhe duke punuar si lustraxhi, ndërkohë që ushtronte aktivitet vagabondazhi. Në moshën 16 vjeçare ai u dërgua në një burg të rinjsh, ku qëndroi atje vetëm tri vjet duke u liruar me kusht. Gjatë kësaj kohe Brown nuk u kthye në Augusta, por kërkoi një punë. Pasi provoi boksierin dhe beizbollin, Brown gjithë energjitë e tij ia kushtoi muzikës.

 

Interesat e tij, siç është tipike për djemtë e rrugëve, bëhen sporti dhe muzika. Në mënyrë të veçantë, qëkur ishte i vogël ai çmendej për muzikës Gospel (të cilën e dëgjonte në kishë ), muzikën swing dhel Rhythm & Blues.

 

Kur ishte trembëdhjetë vjeç ai themelon grupin e tij të parë muzikor: “The Flames” (Flakët ), i cili në fund të vitit 1955 kompozonte këngën e parë, “Please, please, please”, shndërruar menjëherë në hit paradë amerikane. Vazhdojnë dy albume me përmbledhje këngësh dhe albume të tjera single si “Night Train”, të cilat arrijnë një sukses të mrekullueshëm, por janë shfaqjet drejtpërdrejt në skenë ato që më së shumti kërkohen nga publiku. Në fakt këto shfaqje janë rastet ku merr flatra dalldia prej bishe e James Brown, duke u shndërruar në orgji (ahengje ) madhështore kolektive të lëvizjeve dhe ritmeve. Në vitin 1962 ai do të regjistrohej në Apollo Theater, çka do t’i japë jetë albumit “Live at the Apollo” (Drejtpërdrejt në Apollo ) duke u bërë një best seller.

 

 

Bild: "Stasi e spiunonte Romi Shnajderin"
E Hënë, 12.21.2009, 05:33pm

Voal-online –Stasi, ish shërbimi sekret i Republikës Demokratike Gjermane, kohët  e fundit në qendër të filmit ‘Jeta e të tjerëve’, ka spiunuar për vite të tëra Romy Schneiderin, aktoren austriake bërë e famshme në rolin e imperatores Sissi.

 

Këtë fakt e shpalos sot e përditshmja Bild.

 

Në vitin 1976 shërbimi sekret i Republikës Demokratike Gjermane kishte hapur një dosje kundër aktores. Interesin e spiunëve e kishte ngjallur mbështetje ideologjike dhe ekonomike që Schneider ia kishte dhënë një lëvizjeje të opozitës, “Schutzkomitee Freihit und Sozializmus” (Komiteti Mbrojtës i Lirisë dhe i Socializmit).

 

Schneider – lexohet në aktet e publikuara nga Bild – jo vetëm që i kishte dhënë para komitetit, por edhe kishte rekrutuar anëtarë të rinj, si për shembull Yves Montand dhe Simone Signoret.

 

Dosja u mbyll në qershorin e vitit 1982, pak ditë pas vdekjes së aktores. Një dorë ka shkruar me shkumës: “vdekur më 29/5/82”.

Sarah Palin ndërpret pushimet në Havai, nuk i shmang dot paparacët
E Djelë, 12.20.2009, 10:27am

Voal-online –Sarah Palin dhe familja e saj iu dhanë fund para kohe pushimeve në Hawaii, pasi përpjekjet e saj për t’iu fshehur paparacëve nën një kapelë alla “McCain” dështuan, madje kështu ajo e tërhoqi më shumë vëmendjen e tyre.

 

“Në përpjekje të mbetem e pavënë re, pra inkonjito, me anë të një kapele dielli, unë vetëm sa i ndolla më tepër paparacët të cilët më njohën dhe nuk më lanë rehat mua as fëmijët e tjerë dhe pushtuesit të tjerë që ishin me ne,” iu tha Palin mediave.

“Më vjen keq që njerëzit më keqkuptuan në këtë përpjekje timen, bërë pa të keq,” vazhdoi ajo. “Unë e adhuroj zotërinë John McCain, e përkrah atë 100 për qind dhe do të bëja gjithçka për ta përkrahur rizgjedhne e tij. Siç e dinë të gjithë, unë isha e nderuar dhe krenare të garoja bashkë me të. Dhe Todd e unë ishim me të në Washington D.C para dy javësh.

 

“Todd dhe unë u detyruam t’i ndërpresim pushimet në Hawaii, sepse përpjekja për të mbetur të panjohur, të pavënëre dështoi dhe ashtu i shqetësuam edhe pushtuesit e tjerë. Mjaftuan dy ditë nën diell që paparacët të na pikasnin. Ishin tepër shumë për të mbetur inkonjito.“

  » Frikë nga nataNga Etienne Gilfillan
  »  I harruari Juan Carlos Muñoz
  » E bija e Kurt Kobeinit vendos të jetojë me gjyshen
  » Fundi i Bejtullah Mehsudit dhe impasi agfan
  » Xhoni Hollidei është jashtë rrezikut
  » Roberto Saviano mer diplomën honoris causa: Faleminderit, nuk ndihem vetëm
  » Telashe të reja për Taiger Uidsin
  » Rasëll Brand dëshiron të ketë fëmijë nga Keiti Perri?
  » Rashelë Uhitel ishte e zemëruar për femrat e tjera të Tajger Udsit
  » Pesë gjëra që ju nuk i dini për Elin Nordegren



 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Maj 2024  
D H M M E P S
      1 2 3 4
5 6 7 8 9 10 11
12 13 14 15 16 17 18
19 20 21 22 23 24 25
26 27 28 29 30 31  
 
Lajme Aktuale

Poetesha që ka zgjedhur Obama

 
VOAL
[Shko lart]