E Premte, 05.03.2024, 10:05pm (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
PERSONAZH
 
Taiger Uds pranon tradhtinë: Kam zhgënjyer familjen
E Mërkurë, 12.02.2009, 07:08pm

 

 

 

Numri një i botës bën mea culpa: ''Pendohem me gjithë zemër për shkeljet e mia. Jam larg njeriut të përkryer:“ Ndërkohë ia beh një tjetër dashnore

Voal-online -Tiger Woods dorëzohet përballë fakteve dhe bën 'mea culpa', duke pranuar faktin e marrëdhënieve të tij jashtëbashkëshortore të publikuara pas incidentit të çuditshëm të natës pas Festës së Falënderimeve. “E kam zhgënjyer familjen time – deklaroni kampioni i golfit- pendohem me gjithë zemër për shkeljet e mia, nuk iu kam qëndruar besnik vlerave të mia. Jam larg përkryerjes. Do të jap llogari për dështimet e mia personale dhe për sjelljet e mia vetëm ndaj familjes sime, larg të të gjithëve. Këto sensacione duhet ndarë vetëm midis nesh.”

 

Kështu kampioni absolutm bën thirrje për privatësi më të madhe për veten dhe për gruan, suedezen Elin Nordegren: "Javën e fundit e kam kuptuar se çfarë do të thotë të jesh në shenjestrën e tabolideve - pranon Tiger Woods – unë dhe familja ime jemi nën rrethim, të trysnuar që të shpallim hollësitë intime të jetës sonë private. Vlera e privatësisë duhet marrë në mbrojtje, sidomos në çështje që kanë të bëjnë me familjen. Gabimet personale nuk duhen shfajësuar me një komunikatë shtypi dhe as nuk duhen shndërruar në rrëfesa publike.”

 

Nga ana tjetër, nuk pushojnë zërat lidhur me të dashura të tjera të fituesit katër herë të PGA Championship: e fundit që flet është Jaimee Grubbs, kamaeriere 24 vjeçare nga Los Anxhelosi. Sipas US Weekly, Woods ka pasur marrëdhënie me Grubbs tri vjet, ndërprerë rrufeshëm kur është menduar se gruaja e golfistit ka filluar të dyshojë. Grubbs ishte bombarduar nga mbi 300 sms të valë gjatë marrëdhënies së tyre, përmbajtjen e turpshme të të cilëve tabloidët e fshehin. Tiger e Jaimee duheshin takuar edhe javën e lindjes së vajzës së kampionit, por  ai e shtyu takimin sepse ishte “i bllokuar nga probleme familjare”.

Kur National Enquirer ka hapur vazone e Pandorës të dashurive të Woods, duke treguar për historinë e Rachel Uchitel, Tiger ka lënë një mesazh tek sekretaria e Grubbs, duke i thënë se duhet fshirë numrin e tij nga rubrika, sepse gruaja po dyshonte: dy ditë më vonë ka ndodhur incidenti me SUV, që e ka çmontuar përfundimisht imazhin e një kampioni në dukje perfekt.

Tiger Uds i pezullon të gjithë turnetë e vitit 2009
E Martë, 12.01.2009, 05:00pm

 

 

 

Ndërkohë që marrin hov zërat për incidentin

 

Voal-online –Ashtu si Narcisi nga dëshira për ta soditur veten, vdiq në ujin ku pasyrohej, edhe Tiger Woods rrezikon të mbetet viktimë e rregullave me të cilat ai – kampion absolut – e ka bërë veten figurën e lojtarit  më të njohur të golfit në botë. Golfi në këtë rast nuk ka të bëjë, por ka të bëjë vetëm “bukuria” e tij planetare, “tundimi” i tij si burrë në qendër spotesh publicitare. Pasi ka mbetur i plagosur të premten në një incident në afërsi të shtëpisë së tij në Florida, Woods vazhdon të shtyjë për më vonë paraqitjen në publik. E sot, nëpërmjet uebsajtit të tij, ka bërë të ditur se për vitin 2009 nuk do të marrë pjesë në asnjë turne. Vendimi për të mos u dukur në publik është duke ngritur pyetje dhe dyshime gjithnjë e më këmbëngulëse lidhur me arsyet e këtij refuzimi të madh.

 

Keit Blanshet: Kënaqem duke rritur djemtë
E Djelë, 11.29.2009, 09:07pm

Cate Blanchett mund të jetë një ikonë e botës së modës së lartë dhe një kameleone kur është puna të luajë role të tilla si Mbretëresha Elizabetë (Queen Elizabeth) dhe Bob Dylan, por në jetën e saj reale aktorja është një nënë që kënaqet duke bërë amvisëritë e përditëshme!

"Kënaqem duke amvisëruar," tha Blanchett për revistënPEOPLE në darkën festive të Giorgio Armani/Ristorante në New York City këtë javë në nderim të mirsardhjes së Sydney Theatre Company në Big Apple për prodhimin e tyre A Streetcar Named Desire (Një tren I quajtur dëshirë). "Është veçanërisht e ëmbël zhurma që bëj me makinën fshesë në dysheme."

Fituesja e çmimit Oskar shton: „Amvisëria është një gjë e madhe, ajo është një nga gjërat e thjeshta të cilat e mbajnë jetën time të lidhur me realitetin. Është diçka vërtetë shëruese për mua!"

Si nënë që po rrit tre djem – Dashiell, 7 vjeç, Roman, 5 vjeç dhe Ignatius, 19 muajsh – me një burrë dramaturg Andrew Upton, jeta në shtëpi mund të ishte e padurueshme për një aktore yll, por ajo thotë se nuk do t’ia dijë për faktin se është e vetmja femër në shtëpi. „Të kesh djem është mrekulli. Është një pozitë e pashembullt dhe kjo më jep mua energji të pamasë. Është e hatashme."

Çifti i paftuar i Shtëpisë së Bardhë ka arritur ta takojë edhe Obamën
E Shtunë, 11.28.2009, 09:13am

 

 

 

 

Befasia e radhës është se Tareq Salahi, 44 vjeç, e Michaele Salahi, 41 vjeçe, burrë e grua, të cilët morën pjesë në pritjen shtetërore që jepej për kryeministrin e Indisë, kanë arritur të takojnë edhe vetë Presidentin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës

 

Voal-online –Sensacioni i çiftit të paftuar që arriti të hyjë në Shtëpinë e Bardhë vazhdon të shpalosë të papritura të tjera, duke i ushqyer rubrikat e lajmeve me hollësi të tjera, edhe më kureshtare.

 

Befasia e radhës është se Tareq Salahi, 44 vjeç, e Michaele Salahi, 41 vjeçe, burrë e grua, të cilët morën pjesë në pritjen shtetërore që jepej për kryeministrin e Indisë, kanë arritur të takojnë edhe vetë Presidentin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

 

Deri tani dihej se ata kishin arritur ta takonin e madje të bënin fotografi me nënpresidentin amerikan Joseph Biden.

 

Elementin e ri befasuar ia ka shpalosur televizionit CNN një funksionar i Shtëpisë së Bardhë, e cila deri atëherë e kishte mohuar një mundësi të tillë.

 

Shërbimet Sekrete kanë pranuar mangësinë në sigurinë. Tareq e Michaele Salahi ia kanë arritur t’iu kapërcejnë kontrolleve.

 

Pas pjesëmarrjes në veprimtarinë e organizuar në Shtëpinë e Bardhë ata kanë dhënë lajmin në uebsajtin e tyre dhe e kanë shoqëruar atë me disa fotografi ku janë të pranishëm ata vetë, duke bërë sensacion tejet të veçantë.

 

70 VITET E TIGRES TINA TËRNËR

Nga KATIA RICCARDI, La Repubblica


E Enjte, 11.26.2009, 05:15pm

Zë, këmbë, flokë dhe karakter të pamposhtur. Askush nuk ka arritur ta “ndalë” mbretëreshën. E ajo ka përshkuar kushedi sa stinë pa dalë kurrë nga skena.  Tina Turner është prush. Është kështu në përfytyrimin kolektiv, ka qenë gjithmonë kështu. E vështirë është ta fshehësh një zjarr dhe shtatëdhjetë vitet që i mbush sot janë prova se nuk është zbutur kurrë, nuk është shuar kurrë, nuk është kthyer kurrë në hi. Ka djegur me zërin e saj shkëmbor, n me këmbët e saj të hatashme, me flokët e saj, edhe ato të pazbutshme. Flakët që kanë qenë të ndritshme e të zeza si qymyri, bjonde, të kuqe, pa kontroll, të shtyra nga stuhia e rokut drejt lartësive. Në jetën e saj kanë provuar ta ndalin, dikush e ka bërë me grushta si i shoqi Ike, kanë mbetur të gjithë me duar të djegura. Kush e ka dëgjuar apo e ka parë në skenë e ka ndier ngrohtësinë e saj, kush e ka dashur është djegur prej të njëjtit pasion.

.

Polemika midis Sarah Palin dhe javores Newsweek
E Mërkurë, 11.25.2009, 08:45am

 

 

 

 

 

Voal-online –Polemika midis Sarah Palin dhe javores Newsweek. Palin, në një koment në faqen e Facebook e pastaj në televizion, e ka përkufizuar “seksiste dhe paksa poshtëruese” ballinën e parë të revistës, e cila ka dalë në qarkullim më 23 nëntor.

 

Fotografia, marrë nga revista e atletikës “Runner’s World” (Bota e vrapuesve) e portretizon ish kandidatën republikane në nënpresidencën amerikane në shorts (pantollona të shkurtëra) dhe këpucë gjimnastike.

 

“Jashtë kontekstit,” akuzon Palin: “Nuk do takisha bërë kurrë me një politikan mashkull.”

 

Ndizet kështu debati në televizione, në gazeta e në bloge. Dhe Newsweek përgjigjet ironikisht, duke përdorur faqen përmbledhëse në fund të numrit të ri të revistës një fotografi të Obamës në kostum banjoje gjatë pushimeve në Hawaii, përdorur gjerësisht në media në atë kohë.

 

Mësimi që nxirret? Pikërisht thënia e Palin, që akuzon: “Seksiste e paksa poshtëruese.”

 

Gjermania njeh rekordin e hebrejes Gretel Bergman
E Martë, 11.24.2009, 09:11am

 

 

 

 

Bëhet fjalë për rekordin e kërcimit së larti të vendosur në vitin 1936

 

Voal-online –Federata Gjermane e Atletikës ka njohur rekordin kombëtar të kërcimit së larti për femra, vendosur në vitin 1936 nga Gretel Bergmann.

 

Atletja kishte kërcyer 1 metër e 60 centimetra, por autoritetet naziste e kishin përjashtuar nga konkurimi, për shkak se ishte hebreje.

 

„E dimë se nuk është një riparim real, por është së paku një vënie në vend e drejtësisë dhe një gjest simbolik respekti,“ ka thënë presidenti i nderit i Federatës Gjermane të Atletikës, Theo Rous.

 

Gretel Bergman është tani 95 vjeçare. Ajo u vendos në Shtetet e Bashkuara të Amerikës në vitin 1937.

Kisha ia mohon kungatën Patrik Kenedit
E Hënë, 11.23.2009, 06:38pm

 

 

Shkak bëhet kriza midis familjes Kenedi dhe Kishës në SHBA

 

Voal-online –Ipeshkvi katolik i Roud Ajlendit (Rhode Island) ia ka mohuar një djali të Ted Kenedit, Patrick-ut, kungatën, sepse ai është në favor të abortit.

 

Këtë e ka bërë të ditur vetë Patrick Kennedy, eksponent i Partisë Demokratike të SHBA, në një intervistë dhnë uebsajtit të Rhode Island Providence Journal.

 

Kjo që ka ndodhur, sipas gazetës, është e destinuar t’i ashpërsojë marrëdhëniet midis Kishës katolike dhe familjes katolike më të famshme të Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

 

Motrat Mitford, skandale, politikë, literaturë dhe histori
E Premte, 11.20.2009, 10:45am

Komunistja, nazistja, shkrimtarja dhe dukesha ekstravagante. Një libër përmbledh 600 letrat e 6 motrave më të pasura dhe më të famshme të Britanisë

Të mira nuk qenë kurrë, ndoshta me përjashtim të Debo-s, më e vogla e 6 motrave Mitford, e vetmja që pavarësisht nga pretendimi, budallallëk i freskët ("sot kemi pirë çaj me Hitlerin dhe pamë të gjitha atraksionet e tjera të qytetit, i shkruante 15-vjeçare motrës Nancy nga Berlini), si e rritur diti që ta përdorë politikën pa u përpirë prej saj, me një transversalitet të panjohur në familje dhe sigurisht shumë moderne. Është e vetmja akoma e gjallë. Është 89-vjeçare dhe ua vë me lezet veshin thashethemeve, boll që të jenë cilësore dhe të mirëtreguara. Dowager Duchess of Devonshire është matriarkja e familjes, e dyta për nga pasuria vetëm pas Kurorës së Anglisë dhe ndoshta e para për nga pastërtia e gjuhës. Pak vjet më parë i ka lënë të birit dhe nuses së tij atë që për më shumë se 50 vjet ka qenë rezidenca kryesore e saj, madhështorja Chatsworth House në Derby, ku kushdo mund të organizojë martesën e tij dhe të gëzojë statujat e shkollës së Prassitele, Reynolds-ët dhe Lucien Freud-ët ("old dear Lucy") pasi parku prej 1000 hektarësh i projektuar nga Capability Brown kushton disa miliona stërlina në vit dhe e ardhura nga marmelata në shitje në butikët e pallatit me picetat dhe filxhanët prej porcelani për çajin me imitim të porcelaneve Wedgwood të familjes nuk mjaftojnë për t'i mbuluar shpenzimet e mirëmbajtjes. Koka e vogël që qëndron mbi qafën e brishtë, sytë me atë të kaltër të palëvizshme dhe të akullt që haset edhe në shikimet e nipërve Mosley, Romilly e Guinness, jeton në qelën e pronës, e rrethuar nga fotografitë e autografuara të idhullit të saj Elvis Presley dhe pak metra larg nga varri i Katherine Kennedy të cilës vëllai JFK, i cili Debo qe dashnori për vite të tëra, i bëri një vizitë strategjike pak javë përpara se të vritej në Dallas.

Boksieri Pakuaio hyn në histori
E Martë, 11.17.2009, 05:01pm

Ka fituar titujt e kampionit botëror në 7 kategori të ndryshme

 

Voal-online –“Kam qenë promotor i Muhammad Ali-ut, Sugar Ray Leonard-it, Marvin Hagler-it, dhe shumë kampionë të tjerë i kam njohur, Por Manny Pacquiao është boksieri më i mirë që kam parë ndonjëherë. “ Nëse këto fjalë i nxjerr nga goja dikush si Bob Arum, i pranishëm netë më parë në bordin e ringut në MGM Arena, mund t’i besohet. Duke e shkatërruar portorikanin e mrekullueshëm Miguel Angel Cotto, pra jo dikë dosido, idhulli i Filipineve, mjeshtër i teknikës dhe i fuqisë, me një të majtë vrastare dhe tejet i rrufeshëm me duar, këmbët dhe në zhvendosjet e trungut, është bërë boksieri i parë në histori të jetë kampion i botës në 7 kategori të ndryshme.

Maniakët dhe ata që iu besojnë vetëm statistikave mund të kundërshtojnë duke thënë se në një rast, kur u bë mbret i kategorisë pupël më 2003, titulli nuk iu dha zyrtarisht në ring, por iu dorëzua nga revista 'Ring Magazine', megjithatë thelbi nuk ndërron, ashtu sikurse pak apo aspak ka rëndësi fakti se në një rrethanë, pra kur në të vërtetë u bë kampion i peshës super të lhetë, kurora që i jepte ishte nga IBO, pra jo një nga katër siglat kryesore që e qeverisin boksin profesionist.

  » Sarkozi 186 milionë euro për avionin e ri presidencial
  » Fëmija Nr 7 për çiftin Zholi-Pit (Fotoreportazh)
  » Eni Lenoks merr çmimin "Grua për Paqen 2009"
  » Kush e urdhëroi zëvendësin e Hitlerit të fluturonte drejt Skocisë dhe pse?
  » Gjërat që Azar Nafizi nuk i kishte thënë
  » Rihana: Jam më e fortë, më e zgjuar, më e vetëdijshme
  » Uitni Hjuston shet shtëpinë e saj në Nju Xhersi për $ 5,6 milionë
  » Mishele Catwoman për Halloween
  » Veja e Patrik Sujezit: Unë do ta shoh atë përsëri
  » Angolagejt: Dënohet i biri i Fransua Miteranit



 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Maj 2024  
D H M M E P S
      1 2 3 4
5 6 7 8 9 10 11
12 13 14 15 16 17 18
19 20 21 22 23 24 25
26 27 28 29 30 31  
 
Lajme Aktuale

Poetesha që ka zgjedhur Obama

 
VOAL
[Shko lart]